Ca justifikimi

Nje grua kthehet ne shtepi dhe gjen ne shtrat te shoqin me nje vajze te re e te bukur.
"Derr i ndyre!" i gerthet gruaja, "Si munde te ma besh kete, nje gruaje besnike,Nenes se femijeve te tu! Do te te le menjehere, dua divorcin!"
Dhe i shoqi: "Ej, nje sekonde,te pakten me ler te te shpjegoj dicka..."
"Ne rregull, - i thote ajo - tek e fundit keto do te jene fjalet e fundit qe degjoj nga ty..." Ai fillon: "Po hyja ne makine per te ardhur ne shtepi
kur afrohet kjo vajze dhe me kerkoi ta merrja me vete ne makine. Dukej e humbur, e trembur dhe e pambrojtur:Me ngjalli meshire, keshtu qe e lash te hipte ne makine. Vura re qe ishte shume e dobet, e veshur shume keq dhe e piset.
Me tha se nuk hante prej ditesh! Keshtu, i rrembyer nga meshira, e solla ne shtepi dhe i ngroha disa biftek mishi qe kisha gatuar mbreme ne darke per ty , ato qe nuk hengre nga frika se mos shendosheshe. Eh, i kaperdiu ne nje cast!
Duke qene se ishte pis i sugjerova te bente nje dush dhe teksa po lahej pashe se rrobat e saj ishin pis dhe te grisura: i hodha poshte.
Duke qene se kish nevoje te vishej, i dhashe jeanset e tua Armani te nje viti me pare, qe ti nuk i vesh me sepse te rrine te ngushta.I dhashe dhe te brendshmet
qe te kisha blere per ditelindje, por qe ti nuk i vesh sepse thua se kam shije te keqe.
I dhashe dhe ate kemishen sexy qe ime moter te dhuroi per Krishtlindje por qe ti nuk e vesh per ti prishur qejfin asaj, dhe ato cizmet qe kishe blere ne
ate butikun e shtrenjte, por qe nuk i veshe asnjehere sepse ne zyre njera kishte nje pale te ngjashme..."
Ne kete pike burri merr fryme thelle dhe vazhdon:
"Me ishte kaq mirenjohese per mirekuptimin tim dhe teksa po e percillja per tek dera u kthye nga une , me lot ne sy, dhe me pyeti: " A ka
ndonje gje tjeter qe jot shoqe nuk e perdor me ?"