×

Tradhtia

Tradhtia

· 53 · 5815

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#50 ne: 20-12-2013, 17:47:07
gabimi me tradheti eshte hap fillestar per te njohur veten

  • Postime: 26492
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#51 ne: 01-10-2019, 09:35:28
 



1. Shenja e parë dhe më e dukshme është kur partneri nis të kjdeset më shumë se zakonisht për veten. Psh përdor parfum të ri, ndryshon stilin e të veshurit, modelin e flokëve etj. Ai nis të mos kalojë shumë kohë me ju.

2. Nëse partneri juaj vendos fjalëkalime sekrete në telefon, në kompiuter apo në tablet, një arsye e ka. Gjithashtu, nëse nuk ju lejon ti kontrolloni telefonin është një shenjë e tradhtisë, veçanërisht nëse më parë keni pasur një marrëdhënie të mbushur me besim mes jush.

3. Një sjellje tjetër që dallon personat tradhtarë është se ata sillen në mënyrë të vrazhdë, ju sulmojnë dhe janë të acaruar gjatë gjithë kohës. Psh, sa herë që u bie telefoni, bëhen nervozë, marrin telefonin dhe përgjigjen në privatësi. Çdo pyetje që ju bëni kthehet në debat. Në këto raste nuk duhet të ndiheni fajtore. Ai thjeshtë po mundohet të justifikojë veprimet e tij dhe tju bëjë të ndiheni keq.

4. Nëse më parë partneri ju ftonte gjithmonë në restorant apo në kinema, ndërsa më pas ju shmang dhe gjen justifikime për të mos ndenjur me ju, ky është një sinjal. E njëjta gjë vlen edhe për rastet kur partneri juaj zakonisht rrinte në shtëpi, apo kishte një orar të caktuar për të ndenjur në shtëpi, ndërsa tani ka gjithmonë punë dhe duhet të takojë dikë. /lapsi.al

  • Postime: 21300
InfoZ
#52 ne: 03-07-2020, 11:29:12
Nuk është e lehtë të shëroheni nga tradhtia, por duke ndjekur hapat e mëposhtëm të sugjeruar nga ekspertët kjo mund të kalojë.

1. Reflektoni në vend që të shpërtheni

Gjëja e fundit që doni të bëni në një rast të tillë janë veprimet e nxituara. Mundohuni të merrni kohë për të menduar vetë dhe për të marrë vendimin e duhur në qetësi dhe jo në gjaknxehtësi.

2. Kërko ndihmë nga një njeri i afërt

Kjo mund të jetë një kohë e vështirë, prandaj bëni mirë të mbani afër miq që ju rrisin vetëvlerësimin dhe ju ndihmojnë të gjykoni situatën më ftohtë.

3. Pyesni veten nëse ja vlen barra qiranë

Tradhtia nuk do të thotë se dashuria midis jush ka mbaruar. Të paktën jo në të gjitha rastet. Prandaj më e mira është që të gjykoni ftohtë të gjitha të mirat dhe të këqijat e marrëdhënies tuaj, për të marrë një vendim nëse doni ta vazhdoni apo të hiqni dorë prej saj.

4. Flisni

Dihet që në kohë të tilla tendencat janë që ju të mbylleni në vetvete, por komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Të folurit për këtë çështje qoftë me miqtë apo qoftë me partnerin është hapi i parë drejt shërimit.

5. Faj keni të dy ose asnjë

Nuk është faji juaj nëse partneri ka kërkuar diku tjetër për atë ngrohtësi që nuk e ka gjetur tek ju. Faji juaj është kur vini re një lloj distancimi dhe nuk hapni një bisedë në lidhje me këtë gjë, shkruan Anabel.

6. Bëni gjëra që ju rrisin vetëvlerësimin

Është më se normale që të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm pas një ngjarjeje të tillë. Gjithashtu mund të filloni të dyshoni te vetja, por mos e bëni. Kujtojini vetes se çfarë ju bën ju të veçantë dhe çfarë është interesante në lidhje me ju.

7. Vendosni të filloni nga fillimi

Cilido të jetë vendimi juaj, respektojeni atë. Nëse vendosni ta falni ose të hiqni dorë, harroni çfarë ka ndodhur dhe filloni nga e para. Koha mund t’ju ndihmojë për të marrë një vendim.
 

Tradhtia ndaj burrit

Nisur nga V@GαβθηDRubrika Qesh

Postimi i fundit 18-07-2013, 00:13:13
nga V@GαβθηD
Kur tradhtia forcon dashurinë!

Nisur nga ßåßy ღRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 05-02-2011, 11:18:14
nga stalion
Kur tradhtia forcon lidhjen në çift

Nisur nga BerniRubrika Diskutime

Postimi i fundit 01-10-2013, 16:41:17
nga ciarli
Pse lind tradhtia në çift?

Nisur nga BerniRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 03-01-2011, 16:38:15
nga Berni
Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?!

Nisur nga +ERELA+Rubrika Diskutime

Postimi i fundit 07-01-2011, 23:05:58
nga Nore