×

 Arrestohet themeluesi i Wikileaks Julian Assange

· 11 · 381

 Arrestohet themeluesi i Wikileaks Julian Assange

· 11 · 381

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 07-12-2010, 11:44:58
    Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange është arrestuar nga policia britanike, bazuar mbi një urdhërarresti evropian, njofton agjencia Reuters.


    Assange akuzohet nga Suedia për krime seksuale. 39 vjeçari i ka hedhur poshtë akuzat. Më herët përmes avokatëve të tij kishte deklaruar se akuzat janë të motivuara politikisht.



    Vetë Julian Assange e quajti 'problem serioz' mbylljen dhe censuren që SHBA po përpiqet tw vendosë mbi faqen Wikileaks.


    'Këto sulme nuk do ta ndalin misionin tonë, por duhet të alarmohemi mbi rregullat në lidhje me sundimin e ligjit në SHBA'- tha themeluesi I Wikileaks Julian Assange


    Pak kohë pas mbylljea së domainit të Wikileaks në SHBA, faqja më e famshme momentalisht në botë u hodh menjëherë në internet, për tu parë nga të gjithë, nëpërmjet një domain-i zviceran 'wikileaks.ch'.




    Firma amerikane EveryDNS, e cila i siguron emrat e domenëve në faqet e Internetit, ka njoftuar sot se e ka tërhequr emrin "WikiLeaks.org". Ndërkohë që Britania ka njoftuar se është në gjendje të arrestojë Assange qw nesër, pasi ka mësuar vendndodhjen e tij. Lajmin për arrestimin e ka bërë të ditur "ABC News".

    Mbyllja e faqes
    Kjo firmë tha se më nuk do të bëjë shërbime për faqen e organizatës "WikiLeaks.org", pasi ajo ishte bërë cak i "sulmeve të shumta" me zbatimin e metodës "refuzimi i shpërndarë i shërbimeve".


    Të mërkurën organizata në Internet, Amazon.com e dëboi Wikileaksin nga serverët e saj, pasi WikiLeaksi e filloi shpërndarjen e dokumenteve sekrete të Departamentit amerikan të shtetit.


    Kjo lëvizje u bë pasi stafi i kongresistëve të SHBA-ve, e kishte vënë në pikëpyetje kompaninë Amazon.com lidhur me marrëdhëniet e saja me WikiLeaksin.

    Senatori Xhoe Liberman e kishte lavdëruar aksionin e kompanisë Amazon.com, duke thënë se WikiLeaksi po shpërndante "material që i kishte marrë në mënyrë ilegale".



    Nje dite me pare, nisi kërkimi ndërkombëtar për themeluesin e Wikileaks Julian Assange, i cili thuhet se ndodhet në Britani, ndërkohë që zemërimi rritet mes udhëheqësve që nga Rusia dhe deri Australia mbi informacionet sekrete të publikuara në faqen e internetit.


    Media britanike njoftoi sot se autoritetet e dinë se zoti Assange po fshihet në juglindje të Britanisë. 39-vjeçari australian thuhet se ka dhënë adresë dhe numër telefoni kur ka hyrë në vend në tetor.


    Mesazhet diplomatike amerikane të publikuara nga faqja e debatueshme e Assange tregojnë mendimet e Shteteve të Bashkuara mbi udhëheqësit botërorë dhe kanë zemëruar politikanët në të gjithë botën.


    Mesazhet e fundit diplomatike të publikuara nga kjo faqe tregojnë se Shtetet e Bashkuara e shohin Rusinë si një vend të korruptuar dhe shtet mafioz.


    Në përgjigje të mesazheve të publikuara, zoti Putin tha për rrjetin televiziv CNN se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Rusisë.



    Pas shpalljes në kërkim nga Interpol themeluesi i Wikileaks Julian Assange tashmë nuk ka një adresë fikse se ku mund të gjendet, por një gjë është e qartë shkruan gjermanja Bild.


    Sipas gazetës thuhet se Assange është gjatë gjithë kohës në fluturim nëpër botë, mendohet se aktualisht ai jeton në aeroporte ose tek miqtë dhe përkrahësit e tij


    Bild shkruan se Julian Assange ka rreth vetes së tij pesë punonjës (pa të drejtë rroge) dhe rreth 800 informatorë nga e gjithë bota.


    Themeluesi i platformës së internetit Wikileaks, Julian Assange, tashme po perballet me një urdhër arresti ndërkombëtar. Prokurori i Përgjithshëm suedez kishte lëshuar në mes të nëntorit një urdhër arresti kundër australianit 39 vjeçar.


    Ai akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj dy grave. Assange i ka mohuar akuzat dhe foli për një fushatë të shërbimit sekret amerikan kundër tij dhe platformës Wikileaks. Ai tashmë është fshehur prej shumë kohësh.



    Pas zbulimeve më të fundit të Wikileaks, qeveria amerikane ka filluar të mbrojë më mirë dokumentet e saj. Ministria e Jashtme amerikane hoqi të dhënat e saj për dërgesat diplomatike nga një rrjet kompjuterik të ushtrisë.


    Kështu tekstet konfidenciale mund t'i kenë në duar më pak punonjës. Paltforma e internetit kishte publikuar ditën e dielë më shumë se 250.000 dokumente tepër delikate, nga diplomatët e Shteteve të Bashkuara në gjithë botën.


    Nje dite me pare, Ekuadori deklaroi se i ka ofruar strehim Julian Assange, themeluesit të WikiLeaks-it. Zëvendësministri i Ekuadorit, Kinto Lukas, ka deklaruar se nëse themeluesit të WikiLeaks-it i nevojitet një shtet për tu vendosur, vendi i tij do të ishte shumë i kënaqur t'ia ofronte këtë mundësi.


    Ai përballet me një arrest ndërkombëtar për dhunë seksuale ndaj dy suedezeve. Themeluesi i WikiLeaks-it i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur pjesë të fushatës denigurese ndaj tij. Australia, vendi i tij i origjinës, ka deklauar të hënën se po shikon me kujdes nëse Assange ka thyer ndonjë ligj atje.


    WikiLeaks ka ngjalluar zemërimin e Uashingtonit pasi ka nxjerrë në internet qindra mijëra dokumenta sekrete e të klasifikuara amerikane për luftën në Irak e në Afganistan, si dhe dokumentacion të ambasadave amerikane në botë.

    G. Shekulli Online

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Shej
    #1 ne: 07-12-2010, 13:33:35
    Arrestimi ndodhi në një stacion të policisë londineze, ku 39-vjecari u prezantua bashkë me avokatin e tij. Assange do të dalë gjatë ditës para gjykatës.

    Mandati i arrestit është dhënë pasi dy gra e akuzojnë Assange se i ka sulmuar seksualisht, pretendime që pronari i Wikileaks i ka mohuar gjithnjë.Pak ditë më parë qarkullonin zërat se gazetari australian do të dilte para drejtësisë të martën. Interpoli e kërkonte prej kohësh për akuzën e sulmit seksual në Suedi.

    Të hënën avokati i Assange, Mark Stephens, deklaroi se ishte në kontakt me Scotland Yard për të organizuar marrjen në pyetje të klientit të tij, duke shtuar se 'takimi' do të ndodhte së shpejti.

    Disa burime të tjera thanë për "The Guardian" se Assange i kishte kërkuar mbështetësve të tij që t'i dilnin garant dhe të mblidhnin një shifër prej 100-200 mijë stërlinash për të.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #2 ne: 09-12-2010, 14:41:58
    Kush e mbron Assange?

    Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks ka kaluar 48 orët e para në qelitë  e burgut Wandsworth në Londër.

    Mbrapa tij qëndron një ekip mbrojtës me avokatë anglez, të cilët po tentojnë bllokimin e ekstradimit.Por cilët janë juristët që kanë marrë përsipër një mision të vështirë sic mund të jetë mbrojtja e njeriut që iu kundërvu në mënyrën më të ashpër një superfuqie botërore sic janë SHBA.

    Në krye të ekipit mbrojtës në Londër qëndron Mark Stephens një avokat me eksperiencë të gjatë i përkushtuar  cështjeve të medias.Stephens është pjesa e dukshme e përfaqësimit ligjor falë një mori deklaratash në media ku ai e ka cilësuar kërkesën e ekstradimit të Assange si “të motivuar politikisht” ndërsa drejtësinë suedeze e ka akuzuar “si orkestruese të një procesi gjyqësor që do t'i përngjajë një show.”

    Barrën më të rëndë në prezantimin e mbrojtjes në gjykatë, e mban baristeri John Jones një jurist lider në fushën e ekstradimeve në Britaninë e Madhe përfshi cështjet e terrorizmin.CV-ja e tij përmban një sëre cështjes të profilit të lartë sic janë marrja në mbrojtje e Naser Orić dhe Rasim Delić që të dy, komandante lufte gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. NE CV përfshihet edhe mbrojtja e Ejup Ganic ish- presidentit së Federatës së Bosnjë Hercegovinës duke mundur bllokimin e ekstradimit nga Londra për në Serbi si të motivuar politikisht.

    Juristi John Jones që prej 10 Shtatorit 2008  ka marrë në mbrojtje edhe ish SHIK-asin Ilir Kumbaron, ndërsa në vitin 2007 Vullnet Mucellin i kërkuar për t'u ekstraduar në Francë dhe Shqipëri.Për zotin Johnes ky proces ekstradimi padyshim është një prej sfidave më të mëdha profesionale.

    Atij do t'i duhet përsëri t'i argumentojë gjykatës javën e ardhshme kërkesën e lirimit me kusht për Assange.Në krah të ekipit mbrojtës së Julian Assange janë edhe zonja Jemima Khan një aktiviste e të drejtave të njeriut ish e dashura e yllit të kinemasë britanike, Hugh Grant.

    Ken Loach një regjisor i njohur britanik është një tjetër përkrahës.Gazetari John Pilger një prej legjendave të gazetarisë britanike, mik i shefit të Wikileaks, është një tjetër përkrahës i Assange i cili së bashku me Khan dhe Loach vunë në dispozicion të gjykatës një garanci pasurore prej 180,000 stërlinash.Prezenca e tyre në gjykatë më 14 Dhjetor duket se do të jetë e paevitueshme duke ofruar përsëri këtë garanci pasurore njëkohësisht duke i shtuar këtij procesi atë që është cilësuar si “Celebrity-Factor”.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #3 ne: 09-12-2010, 14:46:44
    Personalisht duhet te them se akuzat qe behen atij nga suedezet jane vertete qesharake.
    Sic degjoja mbreme ne lajme ato dy grate qe e kane paditur tashme, ne fillim as e kishin marre mundimin ta padisnin. Duket qarte se jane shtyre nga dikush.
    Por dhe po t'i marresh vec e vec dy rastet e kupton qarte se po mundohen t'i mbyllin gojen me akuza te kota. E para e akuzon se e  ka ngacmuar seksualisht. Ndersa e dyta e akuzon se kane kryer marredhenie pa prezervativ. Tani kjo e ka lene te mbaroje pune ky, ndersa me vone eshte kujtuar ta padise se ajo ka preferuar qe ky te perdore prezervativ, por Assange nuk ka dashur dhe kjo ka qene arsyeja qe ajo ta padise per perdhunim.
    Me kane zhgenjyer rendshem suedezet kete here, sepse mendoja se ishte nje nga parajsat e lirise dhe liberalizmit.

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Shej
    #4 ne: 09-12-2010, 14:48:15
    Epo nje gje do ja gjenin qe ta arrestonin. Ate mire qe se kane heq qafe sherbimet sekrete.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #5 ne: 11-04-2019, 16:28:52
     

    Assange arrestohet pas shume vitesh azil ne ambasaden ekuadoriane. Por kete here e kane ne dore britaniket dhe me shume mundesi do ekstradohet ne USA, ku dhe do i behet gjyqi.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Ωμέγα
    #6 ne: 12-04-2019, 17:10:08
    Fillimisht kam pas simpati per assange po kohet e fundit e tregoi veten kur bashkepunoi hapur me ruset. Edhe ekuadorianet e kishin keq me te se ishte teper i padurueshem ato vite qe qendroi ne ambasade. Mir i behet.
  • i identifikuar
    Passion
    #7 ne: 12-04-2019, 17:46:58
    Fillimisht kam pas simpati per assange po kohet e fundit e tregoi veten kur bashkepunoi hapur me ruset. Edhe ekuadorianet e kishin keq me te se ishte teper i padurueshem ato vite qe qendroi ne ambasade. Mir i behet.

    Ke shkruajtur si Baba Dimri  :D


    -------------------------------------------

    Per zerin e lire (gazetarine )eshte nje minus.

    Lajmet,artikujt e tij kane qene nje bum,ku u tundos ajo bota e fsheht e perendimoreve.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Ωμέγα
    #8 ne: 12-04-2019, 18:12:08
    Zeri i lire eshte kur raporton per pislliqet e te gjithe paleve, kur raporton per njerin dhe per tjetein hesht atehere e ke humb veten.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #9 ne: 13-04-2019, 17:08:43

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Gjumashi
    #10 ne: 15-04-2019, 14:04:36
    Nuk besoje qe do denohet per Wikileaks, por do gjejn ndonje akuze tjeter.