×

Cfare i mungon politikes shqipetare?

· 9 · 2115

Cfare i mungon politikes shqipetare?

· 9 · 2115

  • Postime: 10
  • i identifikuar
    Cervantes
    ne: 03-07-2004, 14:25:41
    Cfare i mungon me te vertete politikes shqipetare ne kete fund tranzicioni? Shume shpesh qytetari pergjitheson gjithcka rreth politikes, bie shi, qeveri e poshter, thahet lumi prape qeveri e poshter! Me kete teme do te shpresoja ne nje diskutim me largpames  rreth kesaj ceshtjeje duke evidentuar problemet reale te saj dhe nga rrjedhin ato. Dhe si mund te ndikojme ne si qytetare te thjeshte per te ndryshuar dicka dhe per te imponuar zgjedhjet e politikes?

    • Postime: 23945
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #1 ne: 04-07-2004, 13:35:03
    Ne radhe te pare politikes shqiptare i mungojne politikanet. Se dyti ka mungese te theksuar ne kulture demokratike dhe politike ne masen e gjere te popullit. Si rezultat i ketyre te dyjave kemi gjendje bataku dhe hamullie politike.
    Ne radhe te pare eshte mungesa e nje klase politik te mirefillte dhe te pergjegjshme, qe do sillte me pas dhe nje mase (populli) me te pergjegjshme. Nese do ishte nje klase politike e duhur, atehere do evitoheshin dhe ato qe ju permendni mesiper. Sot me kete klase politike shumica e popullit eshte bere inaktive dhe shume jo e interesuar per politiken dhe politikanet e saj, si rezultat kemi dhe kete gjendje qe te gjithe e njohim.

    ZGJIDHJA?!!

    NJE KLASE TERESISHT E RE POLITIKE!

    • Postime: 211
  • i identifikuar
    eagle2
    #2 ne: 06-08-2007, 19:43:57
    politikes shqiptare i mungon koka. deri me sot po ecen si pule pa koke. bolsheviket qe drejtojne shqiperine po marrin ne qafe miliona shqiptare. zoti i cfaroste me gjithe femije e familje cfare kane

    • Postime: 2287
  • i identifikuar
    PetritKola
    #3 ne: 08-08-2007, 00:01:23
    Saturday, August 04, 2007
    Zgjidhja
    Kur elita komuniste dhe bufonet e tyre drejtues ne organizatat e masave "te djathta" me akuzojne se, une kritikoje por nuk ofroje alternative, ata nuk bejne gje tjeter por ushtrojne zanatin e tyre te genjeshtarit.
    Une jam shprehur dhe shprehem qarte dhe me ze te larte dhe per kete edhe jam kercenuar.

    Kur PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit krijoi PD-ne dhe organizatat e masave "te djathta" per te penguar te djathtet e vertete dhe nacionalistat qe te organizohen dhe te bejne progres politik dhe ekonomik, ata i furnizuan edhe me lista te personave konkret te cilet duheshin luftuar dhe persekutuar. Emri im eshte ne ato lista. Detyra e vene u tejkalua nga ekipi i kryesuar nga ekstremisti komunist Sali Berisha.

    Po e perseris! Shqiperia ndodhet pa alternativen e djathte si rezultat i sabotimit nga PD-ja dhe organizatat e masave "te djathta".
    Ne realitet qysh nga 1944 Shqiperia gjendet nen nje sistem nje partiak. PD + PS =PPSH. Kjo eshte fatkeqesia e Vendit.

    Krijimi dhe funksionimi i sistemit pluralist shumepartiak, do te kontriboje ne zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike, politike dhe kombetare ne te cilen gjenden qellimisht shqiptaret. Kjo eshte zgjidhja.

    Petrit Kola

    • Postime: 1209
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    chekevara
    #4 ne: 10-08-2007, 05:13:09
    jam pjeserisht dakord me max...nqs ndryshimi pritet nga populli aktual shqiptar, zgjidhja eshte revulucioni, populli shqiptar sdin te bej revulucion..nqs pritet nga klasa politike  aktuale shqiptare, e pamundur, nuk jane politikane..ose do te na marre per dore europa, ose duhet te presim seleksionimin natyral...nje zgjidje mund te jete futja  me detyrim ne te gjitha ciklet shkollore te lendes"sensibilizim politk dhe demokratik"......

    • Postime: 6970
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    kengaime
    #5 ne: 10-08-2007, 21:23:34
    Problemi kryesore jemi ne,ne qe japim voten. Nje popull i mencur ka politikane (politike) te mire dhe e kunderta

    • Postime: 195
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    miri14
    #6 ne: 12-08-2007, 09:45:35
    Une mendoj se "politikes shqiptare i mungon "           
    1-EKSPERIENCA.
    Der 100 vjet me pare nuk njihej politika se e benin turqit per qindra vjet(romaket,bizanti,turqit)Edhe kur u nda me vete(E FUNDIT!!! me copa!!!)erdhi princ VIDI.Me qe nuk kthehet e shkuara per te bere "eksperience"duhe te presim nja 200 vjet per te mesuar.Por me qe "eksperienca" eshte mesim nga gabimet ahere ne qe bejme shume gabime mesojme me shpejt,pra pas 50 vjetesh.
    2-Natyra prej skllavi e popullit tone,udheheqsit perfshire.Jugosllav et,ruset,kinezet,amerikanet.
    3-Marrezia provinciale :nuk kemi turp as nga vetja.Rezojme nje president me arme dhe e bejme kryeminister,president-veteriner,ate qe shajme e lepijme(Nano-Berisha).Clirohet Kosova me lufte,ate qe kundershton luften ,ne paqe e bejme hero e president.Ate qe furnizon me nafte makinen e luftes kunder kosovareve ,vete kosovaret pa i detyruar kush e bejne "qytetar nderi" e hero.Keto jane marrezira popullore e jo te politikes!Politika tallet me nje popull te cmendur!
    Kur te na hapen syte ne kemi te drejte te themi qe ishim te cmendur e nuk dinim c'benim!Pershendetje,miri14

    • Postime: 187
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    diamant
    #7 ne: 22-08-2007, 16:11:45

    Politika perdoret per pushtet. Pushteti keqperdoret jo si detyrim per mirbesimin e dhene ndaj njerzve qe te votojne por si mjet shfrytezimi dhe varferimi te vet shtetasve .
    kur hipin larte ne pushtet fryhen si gjela, tregojn dhembet,muskujt,  ndrojne kostumet, maqinat, dashnoret por harojne se ajo kohe mbaron shpejt dhe perdoren si lende djegese per motorin "historia e sherdhatave"

    • Postime: 23
  • i identifikuar
    elisabeta
    #8 ne: 30-09-2007, 22:06:29
     
    Kur elita komuniste dhe bufonet e tyre drejtues ne organizatat e masave "te djathta" me akuzojne se, unë kritikoje por nuk ofrojë alternative, ata nuk bëjnë gjë tjetër por ushtrojnë zanatin e tyre te genjeshtarit.
    Unë jam shprehur dhe shprehem qartë dhe me ze te lartë dhe për këtë edhe jam kercenuar.

    Kur PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit krijoi PD-ne dhe organizatat e masave "te djathta" për te penguar te djathtet e vërtetë dhe nacionalistat qe te organizohen dhe te bëjnë progres politik dhe ekonomik, ata i furnizuan edhe me lista te personave konkret te cilët duheshin luftuar dhe persekutuar. Emri im është ne ato lista. Detyra e vënë u tejkalua nga ekipi i kryesuar nga ekstremisti komunist Sali Berisha.

    Po e përsëris! Shqipëria ndodhet pa alternativen e djathte si rezultat i sabotimit nga PD-ja dhe organizatat e masave "te djathta".
    Ne realitet qysh nga 1944 Shqipëria gjendet nën një sistem një partiak. PD + PS =PPSH. Kjo është fatkeqesia e Vendit.

    Krijimi dhe funksionimi i sistemit pluralist shumepartiak, do të kontriboje ne zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike, politike dhe kombëtare ne te cilën gjenden qellimisht shqiptarët. Kjo është zgjidhja

    te gjitha keto qe lexova me lart jane te verteta,ish te perzekutuarve SALIU i ben skaner dhe i del i zi ,une jam e djathte por nuk e gjeta veten te P.D ja KOMUNISTE
     

    Cfare tregojne duart per ne

    Nisur nga M A XRubrika Mix

    Postimi i fundit 06-04-2020, 04:10:23
    nga erlehta
    Çfarë ëndërrojnë qentë?

    Nisur nga M A XRubrika Kafshet Shtepiake

    Postimi i fundit 17-02-2020, 10:16:16
    nga M A X
    Njerëzit e suksesshëm - Cfarë i dallon

    Nisur nga M A XRubrika Leku

    Postimi i fundit 21-01-2020, 22:15:09
    nga M A X
    Cfare i jep kuptim jetes?

    Nisur nga M A XRubrika Diapazon

    Postimi i fundit 08-04-2020, 08:05:29
    nga erlehta
    Nese vuani nga hemorroidet ja cfare duhet te shmangni

    Nisur nga PoshnjariRubrika Jeta

    Postimi i fundit 27-12-2019, 13:22:46
    nga Poshnjari