Edhe Google zhvillon kompjuter tablet - Pajisje Elektronike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Edhe Google zhvillon kompjuter tablet

Edhe Google zhvillon kompjuter tablet

· 1 · 416

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-05-2010, 12:34:15
Edhe Google zhvillon kompjuter tablet



Gjiganti i internetit Google po punon në zhvillimin e kompjuterit të vet i cili do të jetë konkurrent i fuqishëm i atij iPad të Apple, pohojnë agjencitë e shumta botërore të lajmeve. Supozohet se Google është duke bashkëpunuar me kompaninë Verizon Wireless, operatorin më të madh të rrjeteve pa tela (wireless) në SHBA.

Drejtori ekzekutiv i Verizon Wireless, Lowell McAdam, ka deklaruar për të përditshmen amerikane “Wall Street Journal” se kompjuterët tablet të Google janë pjesë e valës së mundësive të radhës. McAdam ka shtuar edhe se në këtë mënyrë thellohet bashkëpunimi në mes të Verizon dhe kompanisë Google, sistemin operativ Android të cilit e përdorin prodhues të shumtë botërorë.

"Jemi duke analizuar krejt ato që Google ka në arkivin e vet në mënyrë që të mund t’i shfrytëzojmë ato të dhëna për kompjuterin tablet dhe në këtë mënyrë t’u ofrojmë përdoruesve një përvojë të shkëlqyeshme gjatë shfrytëzimit të tij”, ka theksuar McAdam.

Ani pse nuk është thënë se kur do të mundej të paraqitej versioni i kompjuterit tablet nga Google, mediet theksojnë se gjiganti i internetit është duke bërë eksperimente të shumta në këtë drejtim.

Kompjuteri në fjalë sigurisht do të bazohet në sistemin operativ Android, e siç paralajmërojnë nga Google e Verizon ai do të jetë një konkurrent i fuqishëm ndaj arritjes së fundit teknologjike të kompanisë Apple – tabletit iPad. /Telegrafi/

Temat e fundit