Sipas një deklarate të lëshuar nga gjiganti tregtar online Amazon.com, konsumatorët kanë blerë katër here më shumë Kindle sesa që kanë blerë në “Black Friday” të vitit të kaluar.
Edhe pse Amazon nuk ofroi shumë detaje, është kuptuar se shitja është ndihmuar dukshëm nga pajisja relativisht e re Kindle Fire, që është modeli bestseller. Shumë konsumatorë edhe kanë blerë disa Kindle, me gjasë për të mbajtur një për vete dhe të tjerat për t’i mbajtur rezervë si dhurat për festat e fundvitit.
Por Kindle nuk ishte e vetmja fitore e Amazon gjatë “Black Friday”. Siç është raportuar nga Comscore, Amazon ka qenë faqja më e vizituar e shitjes, me 50 për qind më shumë trafik sesa top faqet tjera si Walmart, Best Buy, Target dhe Apple. Të gjitha këto faqe kanë përjetuar trafik të lartë me 25 nëntor.
Pavarësisht faktit se pati oferta të Black Friday edhe nga Apple, ato ishin relativisht conservative në krahasim me shitëst tjerë. 9to5 Mac raporton se Black Friday ka shënuar shitjet më të mëdha të të gjitha kohërave të asaj kompanie.
Gjersa shifrat e sakta nuk janë bërë të ditura, një burim i brendshëm i Apple ka raportuar për 9to5 Mac se Apple ka tejkaluar parashikimet e saja në shitje. MacBook Air dhe iPad ishin më të shiturat atë ditë, me një zbritje prej 101 dollarë, gjegjësisht 41 dollarë.
Në përgjithësi, shpenzimet online për festa kanë përjetuar një rritje. Sipas comScore, 50 milion Amerikan kanë vizituar dyqane online në “Black Friday”, ku kanë shpenzuar 816 milion dollarë, një rritje prej 26 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në 25 ditët e para të Nëntorit, Amerikanët kanë shpenzuar 12.7 miliard dollarë online, që është 15 për qind më shumë sesa në të njëjtën periudhë në vitin 2010.
Cyber Monday 2010 në anën tjetër ka sjellë mbi 1 miliard dollarë dhe ishte dita më e madhe e shpenzimeve online. Të hyrat nga Cyber Monday i këtij viti thuhet se janë edhe më të mëdha, me 78 për qind të shitësve që kanë ofruar një lloj promocioni.
Sipas një deklarate nga Shop.org, shitësit online nuk po tentojnë të arrijnë tek trgtarët online përmes ueb faqeve por edhe përmes pajisjeve të tyre mobile. Numri i konsumatorëve që planifikojnë të përdorin pajisjet e tyre mobile për të blerë në Cyber Monday është trefishuar qysh nga viti 2009.
Sipas Shop.org, 17.8 milion thonë se do të përdorin celularët e tyre apo tabletët për të blerë gjëra me 28 nëntor. /pcworldalbanian