MSI paraqet laptopin X-Slim X610 - Pajisje Elektronike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

MSI paraqet laptopin X-Slim X610

MSI paraqet laptopin X-Slim X610

· 1 · 433

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-09-2009, 20:19:03
MSI paraqet laptopin X-Slim X610
Laptopi 15.6 inçësh nga kompania MSI pos procesorëve të Intel tani e tutje do të mund të blihet edhe me procesorët Athlon Neo të kompanisë AMD.

MSI edhe zyrtarisht ka paraqitur laptopin me emrin X-Slim X610. Trashësia e kompjuterit është dy centimetra e gjysmë, derisa peshon rreth dy kilogramë.

Laptopi bazohet në platformën e AMD-së me procesorin Athlon Neo falë së cilës shpenzon edhe deri në 60% më pak energji sesa laptopët e ngjashëm me të. Po ashtu, është integruar mënyra ECO e punës e cila mundëson rregullimin e shpenzimit në bazë të punës të cilën e kryen kompjuteri.

Është integruar edhe ekrani 15.6 inçësh me rezolucion prej 1.366 x 768 pikselash dhe ndriçim LED të prapavijës, derisa grafika është ATI Mobility Radeon HD 4330 me 512 MB memorie.

Laptopi vjen me 2 apo 4 GB RAM, me disk në kapacitet prej 320, 500 apo 640 GB, e në vend të DVD-së në ofertë është Blu-ray. Në mënyrë standarde, laptopi vjen i pajisur me Wi-Fi, Bluetooth, kamerë uebi, lexues të kartelave të memories dhe qasje HDMI.

Çmimi i laptopit nuk është bërë i njohur, mirëpo pritet që në tregun evropian të jetë rreth 700 euro.

Telegrafi.com

Temat e fundit