Samsung mbretëron në tregun e televizorëve 3D - Pajisje Elektronike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Samsung mbretëron në tregun e televizorëve 3D

Samsung mbretëron në tregun e televizorëve 3D

· 1 · 358

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-06-2010, 00:31:19

Samsung mbretëron në tregun e televizorëve 3D

Ky segment i tregjeve ende është jashtëzakonisht i ri, mirëpo siç po qëndrojnë gjërat tani, mbret i papërkulur është prodhuesi jugkorean Samsung.

Nëse mund t’i besohet gazetës Chosun të Koresë Jugore, Samsung aktualisht mbanë vendin e parë, respektivisht ka 90 për qind të pjesëmarrjes në tregun e televizorëve tredimensional (3D). Po ashtu, kompania për një kohë të gjatë mbanë edhe vendin e parë në tregun e televizorëve të hollë HD, me pjesëmarrje prej 18 për qind.

Ka qenë mu Samsung i cili i pari është futur në tregun e televizorëve 3D, duke paraqitur modelin e vet të parë në muajin mars, e më pas ka paraqitur edhe serinë e vet të televizorëve 3D LED.

Në vendin e dytë ka zënë vend Panasonic i cili afarizmin e vet ka vendosur ta fokusojë në televizorë plazma 3D, e aktualisht ofron televizorin më të lirë tredimensional në treg.

Sipas të dhënave të gazetës së sipërpërmendur, afro 300.000 televizorë tredimensionalë janë shitur deri më tani në mbarë botën. /Telegrafi/

Temat e fundit