Ultralaptop me grafikë solide - Pajisje Elektronike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ultralaptop me grafikë solide

Ultralaptop me grafikë solide

· 1 · 528

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-11-2009, 14:11:48
Ultralaptop me grafikë solide

Laptopi më i ri i kompanisë Asus dallohet për dimensione modeste, shtëpizë elegante dhe kartelë shtesë grafike, që e bën një zgjidhje të shkëlqyeshme për përdoruesit të cilët nuk bëjnë kompromise.

Asus UL30Vt ka ekran të diagonales 13.3 inç me rezolucion 1.366 x 788 piksela, derisa shtëpiza e tij prej alumini është më e hollë se një inç. Në një laptop të tillë do të mund të pritnim ndonjë kompromis, mirëpo bëhet fjalë për njërin nga laptopët më të mirë të këtij lloji në treg.

UL30Vt vjen në disa konfiguracione, mirëpo procesori në ofertë është ai solid dhe ekonomik Intel Core Duo SU7300 me takt pune prej 1.4 GHz. Në të gjenden edhe deri në 4 GB DDR3 RAM memorie, disku i fortë me kapacitet maksimal 500 GB, tri porte USB, konektori VGA D-sub dhe dalja HDMI, WiFi e Bluetooth si dhe kamera e uebit prej 0.3 megapiksela.

E veçanta e këtij ultralaptopi është grafika e tij: ngjashëm sikur te laptopët MacBook Pro, në të është integruar çipi grafik (Intel GMA X4500MHD) i cili kursen baterinë si dhe çipi grafik Nvidia GeForce G210M me 512 MB memorie.

Çmimi tani për tani nuk është bërë i njohur, mirëpo nëse do të jetë nën 1.000 dollarë për versionin me procesor më të fuqishëm, atëherë do të jetë një konkurrent i fuqishëm në këtë klasë të pajisjeve. /Telegrafi/

ASUS UL Series- Possibilities UnLimited

Temat e fundit