“Guidë turistike” - Panorama

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Guidë turistike”

“Guidë turistike”

· 2 · 5050

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-07-2010, 00:21:14
Duke filluar nga sot, Top-Channel do të nisë rubrikën e re mbi prezantimin e destinacioneve turistike. Kamera jonë ka udhëtuar në destinacionet turistike më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, duke prodhuar një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan t’i frekuentojnë, por edhe një vëzhgim kritik për realitetin.



I pari në fokus është Durrësi, me plazhet e mëdha dhe objektet  arkeologjike si dhe qyteti i Krujës me kalanë dhe pazarin e tij karakteristik.

Për më shumë shih videon…

Pushimet në Durrës

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-07-2010, 15:49:50
Pushime mes 1001 mrekullive të plazheve shqiptare

Do të mjaftonte vetëm një udhëtim në bregdetin shqiptar, në territorin jo aq të shtrirë në përmasë e kufij, për të arritur në përfundimin se mbetet i pakapshëm në detajet e një natyre magjepsëse. Ndërthurje mahnitëse mes një bregdeti të pafund, maleve të paanë, liqeneve gati kristalor apo pyjeve e lagunave të panumërta.



Bashkëjetesë e shkëlqyer e një vendi me sipërfaqe të vogël, midis tërësisë së vlerave dhe kombinimeve gati perfekte të natyrës. Shqipëria, vendi i një natyre të bekuar dhe mundësive të një turizmi joshës, aty ku dielli ndofta më shumë se kudo tjetër është treguar më shumë se miqësor.


Një fluturim i shpejtë nga lart për të vërejtur, njohur dhe zbuluar vendet më të bukura, më tipike shqiptare. Kjo do të ishte edhe ëndrra e gjithsecilit për të zbulur më nga afër këtë perlë natyrore që na përket të gjithëve.

E në fakt dëshirën tonë të përbashkët duket se e realizoi me pasionin e jashtëzakonshëm për të na afruar më pranë gjithësisë së vlerave natyrore dhe pamjeve magjepsëse Alket Islami. “Albania from the air” është pikërisht përmbledhja e 101 vendeve më të bukura shqiptare, album që të çlodh me pafundësinë e çdo hapësire, cepi apo detaji shqiptar, të jep mundësinë e eksplorimit të vlerave shqiptare dhe njohjes së turizmit shqiptar.

***
Eshtë stina ajo që bën më tepër vlerësimet për shqiptarët, mbi të gjitha, për plazhet e bukura të bregdetit shqiptar. Është koha të tregojmë me ngulmim bukuritë mahnitësë të vijës sonë bregdetare, e cila nga sezoni në sezon po bëhet edhe më e dashur për turistët që shkelin për së pari, apo për të disatën herë tokën tonë.

Dihet që vija bregdetare e Mesdheut në Europë tashmë është formuar. Kjo ka bërë që Shqipëria të përbëjë një destinacion të ri e të pazbuluar, ndaj dhe mediat më të njohura ndërkombëtare kanë shtuar shkrimet me komentet vlerësuese për bregdetin tonë përrallor, duke nxitur turistët të udhëtojnë nëpër Shqipëri, ku mund të gjejnë plazhe të virgjëra dhe të jashtëzakonshëm, ushqim të freskët dhe të shijshëm dhe festa pa limit. “Spanja, Franca, Italia, Kroacia, madje tashmë edhe Mali i Zi, si shteti më i ri i formuar në botë, ishte duke u survejuar, që kur ishte ende nën thundrën e Serbisë, dhe për më tepër kur grupi i famshëm Rolling Stones ka luajtur për disa ditë në këtë vend para se të ktheheshin nga kishin ardhur.

Shumë nga bregdeti i Turqisë është pushtuar dhe nuk lejohet që të përdoret nga Greqia. Prandaj, duke folur për rivierën shqiptare, mund të thuhet se është një ndër të rrallët bregdete më spektakolare të tokës në Europë, me çmime të ulët ku shuma që paguhet është me të vërtetë qesharake”, shkruhet në një artikull të “The Guardian”. Një vend për t’u eksploruar pa mëdyshjen më të vogël.

Velipoja



Vetëm 32 kilometra larg Shkodrës, nga grykëderdhja e lumit të Bunës dhe deri në lagunën e Vilunit, shtrihet plazhi i Velipojës. Velipoja është një fshat me një vijë bregdetare afro 14 kilometra të gjatë.

Rërë e imët, det i pastër dhe një kompleks i tërë mjedisesh të lagështa formohen në harmoni me kënetën e Domnit, lagunën e Vilunit, deltën e Bunës dhe Rezervatin e Gjuetisë. Plazhi i Velipojës shfrytëzohet kryesisht nga qytetarët e Shkodrës dhe banorët e zonave përreth, por gjatë ditëve të nxehta nuk mungojnë edhe pushuesit nga Kosova, pasi është plazhi verior më afër tyre.

Plazhi i Velipojës është i rekomanduar për vlerat shëndetësore e kurative. Pushuesit mund të qëndrojnë në plazhin popullor, ku mund të vendosen me një çadër në rërë ose në plazhet private, të cilat janë të rrethuara dhe ofrojnë çadra e shezlongje me çmime të arsyeshme.

Shëngjini

Ja një ftesë për t’u ndalur në Shëngjin e për t’u kënaqur me plazhin e tij të kadifenjtë. Deti i pastër shtrihet shumë afër pishave, dhe në fund të plazhit shtrihet një lagunë e mrekullueshme.



Peshku i detit është ushqimi kryesor që ofrojnë restorantet dhe hotelet, ndërkohë që zona shquhet për verë të prodhuar prej vendasve nga vreshtat e tyre dhe që i përket një cilësie shumë të lartë. Plazhi i madh shtrihet 8 kilometra në veriperëndim të qytetit.

Zona turistike ka shtrirje mjaft të madhe rreth 15 km nga kufiri me Velipojën deri në deltën e lumit Mat. Gjatë kësaj shtrirje gjenden plazhe rërore të pastër, moçale, këneta, laguna, gjire që hyjnë thellë në tokë. Është zonë e pasur me vlera natyrore.

Plazhet e shumta, të Shëngjinit, Kunës, Vainit, Tales me gjatësi disa km, gjerësi mbi 250 m të përbërë nga rëra e imët e pastër, të lagura nga ujërat e detit Adriatik, rrethohen nga bimësi e dendur pyjore pishe, ligatina me bimësi ujore, duna etj.

Durrësi



Sot Durrësi është një ndër plazhet më interesantë dhe modernë ku çdokush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Shumë pranë Tiranës për gjithsecilin është një zgjedhje e shpejtë dhe e leverdishme. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët, apo shqiptarët e Malit të Zi.

Autostrada që lidh qytetin bregdetar me kryeqytetin bën që atje të shkohet mjaft lehtë, pavarësisht trafikut që me stinën e verës vjen e rëndohet, kryesisht nga dyndja e pushuesve dhe mbërritja e refugjatëve. Ajo çfarë të shtyn drejt pushimeve në Durrës, është edhe mundësia për të njohur historinë e këtij qyteti të lashtë.

Në Periudhën Romake, atëherë njihej me emrin (Dyrrahu), ishte ndër qytetet detarë me një fortifikim të fuqishëm. Me pozitë strategjike dhe skelë të klasit të parë ai ishte kreu i rrugës Egnatia që lidhte Romën me Kostandinopojën. I frekuentuar që nga periudha socialiste, sot është ndër plazhet më të frekuentuar të vendit, ku pushuesit mund të gjejnë shërbime për të gjitha kategoritë dhe nivelet e pushuesve.

Durrësi ofron një vijë të bollshme bregdetare me një numër të konsiderueshëm plazhesh, lokalesh e argëtimesh të pafund, deri në Kavajë, ku ndodhet një nga vendet më të pëlqyer për plazhin e të rinjve “Shkëmbi i Kavajës”.

Komplekse argëtimi, kuzhinë të shkëlqyer, bare verore, të gjitha këto e bëjnë plazhin e Durrësit dhe të Kavajës një mundësi që nuk duhet humbur.

Shën Pjetri

Ky plazh fillon pikërisht aty ku Kepi i Rodonit fillon të futet në det për 2 km. Ai është pjesë e komunës së Ishmit, ndërsa në shpinë të plazhit ndodhet fshati Fushë Drac.

Tre hotele të ndërtuar vitet e fundit, si dhe fshati turistik Lura që ndodhet rreth 2 km më në jug e bëjnë këtë territor gjithnjë e më të afërt për pushuesit. Rruga Maminas-Gjiri i Lalzit, me një financim prej 10 milion USD nga qeveria shqiptare do të përfundojë brenda vitit 2009 duke i dhënë një hov të ri turizmit në këtë zonë, ku bregdeti dhe kodrat e buta gërshetohen me njëra-tjetrën.

Vlora

Një tjetër pjesë bregdetare që me plotë gojë e themi se jemi krenar për të. Një nga perlat bregdetare ku çdo kush do të donte që përveçse të kalonte pushimet, të kishte dhe një shtëpi, për të mos humbur asgjë nga pamjet mahnitëse që të ofron ky plazh dhe qytet.



Numri i pushuesve në këtë plazh duket se është rritur shumë në krahasim me vitet e kaluara, gjë që reflektohet edhe me zhvillimin e shumë aktiviteteve kulturorë gjatë sezonit veror. Po ashtu një pjesë dërrmuese e pushuesve janë të huaj dhe sidomos shqiptarë që vijnë nga vende të ndryshme për të shijuar natyrën e bukur dhe komoditetin që të ofron ky qytet.

Krenaria e Vlorës është një ballkon i madh natyror, me emrin historik “Kuzuk baba”, pika nga ku mund të shihet i gjithë qyteti si në pëllëmbë të dorës, ndërsa një pikë tjetër turistike “Uji i Ftohtë”, pret e përcjell miqësisht turistët që i drejtohen rivierës shqiptare.

Ajo që të bie më shumë në sy në bregdetin e Vlorës, zona turistike 135 km larg nga Tirana, është se rrjeti hotelier po zgjerohet nga viti në vit, ndërkohë që standardet e këtij shërbimi kanë ardhur duke u përmirësuar për pushuesit dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet gjatë sezonit veror.

Vlora paraqet një ndër strukturat më të larta të shërbimit në të gjithë vendin dhe pushuesit mund të gjejnë jo vetëm luksin e hoteleve, por edhe ushqimin e pasur, peshkun e freskët, mishin e pjekur në hell dhe traditën e çmuar labe.

Laguna e Nartës

Në skajin jugor të Adriatikut ndodhet Laguna e Nartës me një sipërfaqe të përgjithshme prej 45 km2. Ajo është formuar nga prurjet e gurta të lumit të Vjosës. Në qendër të lagunës ndodhet ishulli i Zvërnecit, një ishull interesant edhe për shumë nga pushuesit e këtij vendi.

Riviera shqiptare

Riviera shqiptare nis nga një vend i vogël, nga një lartësi jo më tepër se 1 mijë metra, nga ajo e Llogorasë dhe me pas vjen duke u ulur poshtë nëpërmjet rrugës. Përmes këtij udhëtimi mund të ndalojmë në fshatra dhe plazhe të vegjël, por të mrekullueshëm.

Palasa është e vendosur në faqen e Malit të Çikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut pasi kalon Qafën e Llogorasë. Pjesë e tij është, Plazhi i Palasës me një shtrirje mjaft të gjatë mbi 1.5 km. Ai shërben si vend pritjeje për të pasionuarit pas sporteve të ajrit, të cilët hidhen nga Qafa e Llogorasë dhe bien pikërisht në Plazhin e Palasës.

Zbresim më pas poshtë në fshatin e vogël të Dhërmiut, i përbërë thuajse nga 100 shtëpi dhe me hapësirë të madhe, madje mund të ngjitesh fare mirë edhe në kodrën atje pranë dhe të shohësh lehtë kufirin grek që ndodhet atje tej.

Plazhi i Dhërmiut është mjaft tërheqës për bukurinë e tij dhe frekuentohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj për të kaluar pushimet verore. Sidomos përbën një pikë turistike mjaft të pëlqyer për të rinjtë kryqytetas që për fundjava e kanë bërë zakon të marrin makinat dhe të drejtohen për në Dhërmi, ku jo gjithmonë mund të gjendet një dhomë hoteli, pa pronotuar më parë.

Gjatë natës aty bëhen festa të bukura verore, ndërsa ditës qetësia dhe pastërtia e ujit, bëjnë që kënaqësia të mos ketë të krahasuar.
Pranë ka hotele dhe restorante, ndërsa kamarierët që shërbejnë janë vendas, djem të rinj, që përveç shqipes, dinë të flasin greqisht dhe italisht. Peshku që serviret është shumë i freskët dhe prodhim deti. Kjo e shton kënaqësinë.

Pas një udhëtimi 20 minutësh ndalesa tjetër është në Gjirin e Jalit, pjesa bregdetare e fshatit Vuno, nje fshat historik me arkitekturë veneciane, që është akoma edhe më i paprekur. Ndodhen disa vila shumë pranë thuajse plazhit dhe pushuesit janë të pakët, gati të njëjtët njerëz që frekuentojnë vazhdimisht. Qetësia e këtushme të kujton parajsën.

I tillë është edhe bregu i Qeparosë, ku mrekullia e natyrës dhe pritja e mirë e vendasve, shërbejnë si ftesë e pakontestueshme për t’u kthyer sërish.

Rreth 2 km larg fshatit Qeparo takojmë fshatin Borsh, një sipërfaqe e gjelbër, plazhe e det pa fund, qiell i kaltër. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit. Rruga përmes ullishteve të çon në plazhin e Borshit me i gjati i krahinës.

Ndërkohë që ka mbetur pa u vizituar një pjesë tjetër e mirë e bregdetit shqiptar, për të parë disa pyje të vegjël që ndodhen afër bazës së Ali Pashës, afër Porto Palermos. Drurët e shumtë dekorativë krijojnë imazhe të bukura ndërsa syri i lirë mund të sodisë vijën e bregdetit që shkon deri në Korfuz.

Saranda

Duket se sa më poshtë të zbresim aq më shumë perfeksionohet bregdeti shqiptar. Përbën një nga zonat më të bukura të turizmit shqiptar së bashku me rrethinat e saj. Ndodhet në skajin më jugor të Shqipërisë. Qyteti dhe plazhet e tij shtrihen në formë gjysmëharku në brigjet e Jonit përballë ishullit grek të Korfuzit, vetëm 5 milje detare larg.

Një tjetër ndalesë e domosdoshme është Saranda. Një tjetër pikë ku ndeshim me shumicë turistë shqiptarë dhe të huaj. Saranda cilësohet për bukurinë dhe veçantinë e një bregdeti të rrallë, komoditetin dhe rehatinë që të ofrojnë hotelet dhe vendet ku mund të pushosh, apo lokalet dhe klubet ku jeta e natës padyshim që frekuentohet.

Një ndër stacionet më interesante që të gjithë kanë ndaluar është “Syri i kaltër”, një tjetër pasuri e bregdetit shqiptar, aty ku shumë do të ndalonin, por pak do të guxonin të laheshin për shkak të temperaturës së ulët të ujit. Historia dhe atraksionet e Sarandës, bëjnë që pushuesit ta ndiejnë veten mjaft mirë si turist në Sarandë.

Ksamili

Këta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri në 15 m mbi nivelin e detit. Për të shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarandë – Ksamil. Në këto ishuj shkohet me lundrim.



Këta janë ishuj të vegjël shkëmbor, të vendosur pranë njëri tjetrit, të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Fshati i Ksamilit përfaqëson një pikë të rëndësishme për turizmin familjar.

Aktiviteti ekonomik i fshatit mbështetet pikërisht tek turizmi veror, kur gjatë stinës së verës me qindra familjarë marrin me qera apartamente për periudha një ose dy javore për të kaluar pushimet.

Butrinti

I vendosur mbi një kodër të gadishullit të Ksamilit, buzë liqenit të Butrintit ngrihet qyteti antik i Butrintit. Në vitin 167 p.e.s Butrinti pushtohet nga Romakët. Në kohën e Jul Cezarit u kthye në koloni romake dhe më pas bizantine.

Si album i gjallë i historisë shekullore në Butrint ruhet një inventar i pasur veprash të arkitekturës social-kulturore, fetare e ushtarake nga të gjitha epokat e historisë së stërlashtë. Janë veçanërisht interesante Gjimnazi, Nymfeu, Teatri, Ujësjellësi i qytetit, Tempulli i Eskulapit dhe Kullat fortifikuese të stilit venecian.

Padyshim që turizmi në këtë pjesë jugore dhe shumë të bukur të Shqipërisë është mëse i zhvilluar. Turistë të huaj, sidomos, vizitojnë Butrintin çdo vit duke marrë me vete përshtypjet më mbresëlënëse.
***

Shtetasit e huaj që dëshirojnë të kalojnë periudhën e pushimeve në vendin tonë, kanë një sistem fiskal shumë më të favorshëm se në vende të tjera. Qytetarët e pjesës më të madhe të vendeve të botës, hyjnë pa vizë në Shqipëri si dhe duhet të paguajnë vetëm dhjetë euro taksë në hyrje. Të huajt që hyjnë pa vizë kanë të drejtë të qëndrojnë në RSH 90 ditë për 180 ditë.

Shqip

Temat e fundit