×
Hyrja
Profili

Fjalet e qiririt - Naim frasheri

Fjalet e qiririt - Naim frasheri

· 1 · 158

  • Postime: 21558
InfoZ
ne: 21-05-2020, 01:39:18
Kjo teme e hapur ne lidhje me poezine Fjalete e Qiririt te poetit tone te madh Naim Frasheri, sherben si vend diskutimi dhe burim informacioni per te ndare, marre e dhene shkrime, fotografi e videoklipe; per te bere diskutime e biseda, per te kerkuar ndihme, per te bere pyetje e per te marre pergjigje; per keshilla e sugjerime; per te shprehur shqetesime apo kritika. Te gjitha keto ne menyre te hapur, te lire dhe te pacensuruar.

Po ashtu ky eshte nje vend per te dhene kontribut nese e shihni te arsyeshme, apo nese keni dije e njohuri qe te te tjeret nuk i kane, a qe nuk i kane shprehur ketu ne kete faqe. Jeni te lire dhe te lutur qe ta jepni kontributin tuaj ne menyre qe ta plotesoni dhe pasuroni me tej me informacione e te dhena shtese tematiken qe trajtohet ketu. Nese keni info te vecanta qe ndoshta nuk gjenden diku tjeter, natyra e faqes tone e ben te mundur kete, pasi ketu sic dihet mund te shkruhet lirshem, anonim dhe pacensure. Sepse kjo platforme nje nga misionet baze te saj ka pikerisht dhenien e mundesise per shkembim e shperndarje infosh e dijesh pacensure dhe pa pengesa.

Kush ka nevoje per ndihme per cdo gje ne lidhje me poezine Fjalet e Qiririt ketu eshte po ashtu vendi i duhur duke iu drejtuar komunitetit te perdoruesve, sepse gjithmone gjendet dikush qe ndoshta ka pergjigjen e duhur per ndihmen qe kerkohet. Edhe pyetjet, si per te shuar kureshtjen, apo dhe per te marre informacioni qe kerkohen, po ashtu mund te shtrohen ketu, sepse me shume mundesi dikush e ka pergjigjen qe kerkoni.

Tema per poezine e Naimit mund te permbaje shkrime, foto a video nga burime te ndryshme mediatike online, por dhe nga mediat e tjera si TV, Gazeta, Revista, Radio, Podcasts, Infographics etj, si dhe diskutimet e bisedat qe rrjedhin prej tyre. Preferohet qe shkrimet dhe informacionet per kete teme te jene shqip dhe nga mediat e portalet shqiptare, por nese vertete jane shume interesante dhe me vlere, atehere dhe ne gjuhe te huaja nuk eshte problem qe te postohen, se paku linku ku e keni gjetur, lexuar apo shikuar.

Cdo gje tjeter interesante per vepren letrare te poetit tone te madh kombetar, Naim Frasheri qe mund te jete me interes publik dhe qe ia vlen te shperndahet, diskutohet, komentohet e debatohet, mund te postohet ketu dhe ndahet me komunitetin tone. Keshtu infot e gjetura te Wikipedia shqip por dhe burime e platforma te tjera, mund te sherbejne si pikenisje per te biseduar e diskutuar rreth kesaj teme. Ka raste psh kur informacionet e gjendura online, psh edhe artikujt e Wikipedias, apo neper portale te ndryshme, nuk i pergjigjen realitetit. Keto gjera mund t’i tematizoni e komentoni ketu duke sqaruar, shpjeguar, plotesuar apo korrigjuar gabimet e te pavertetat qe ju keni vene re.

Kini parasysh qe postimet ne kete teme, ashtu si ne cdo teme te Zerion, duhet t’i permbahen rregullores tone dhe si te tilla duhet te karakterizohen nga respekti, edukata, mundesisht gjuha e kuptueshme dhe e paster dhe larg nga sharjet, ofendimet, racizmi dhe sulmet personale. Me shume rendesi eshte po ashtu edhe ruajtja e te drejtes se autorit per gjerat qe postoni duke cituar burimin. Gjithashtu jo spam ketu!



Në mes tuaj kam qëndruar
e jam duke përvëluar,
që t'u ap pakëzë dritë,
natënë t'ua bënj ditë.


do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
që t'u ndrinj mir' e të shihni,
njëri-tjatërin të njihni.


për ju do të rri të tretem,
asnjë çikë të mos mbetem,
të digjem e të qanj me lot,
se dëshirën s'e duronj dot.


unë zjarrit nuk i druhem
dhe kurrë s'dua të shuhem,
po të digjem me dëshirë,
sa të munt t'u ndrinj më mirë.


kur më shihni se jam tretur,
mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,


unë jam në shpirtin tuaj,
mos më kini për të huaj,
m'është falurë durimi,
andaj po digjem si trimi,


se ma k'ënda t'u bënj mirë,
të mos mbeti n'errësirë.
jakëni rreth meje rrini,
flisni, qeshni, hani, pini,


në shpirt kam dashurinë,
pa digjem për njerëzinë,
lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,


dua ta djek trupn' e kretë
për atë zotn' e vërtetë.
me zjarr ta djek mushkërinë
e të tretem për njerinë,


bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
unë dua njerëzinë,
mirësin' e urtësinë.


në bëhi shokë me mua,
në më doni si u dua,
njëri-tjetërin në doni,
të paudhë mos punoni.


o zëmëra fluturake,
qasju pakë kësaj flake!
mase krahët t'i përvëlon,
po dhe shpirtin ta shënjtëron.


unë duke përvëluar,
njerëzit i kam ndrituar.
kam qënë mik me njerinë,
andaj i di e më dinë.


gjithë tuajt' i kam parë,
mëm' e at' e fis e farë,
si tani gjithë i kam ndër mënt,
që rrininë më këtë vënt.


edhe sot nër ju ata shoh,
se shpirtin e tyre ua njoh,
dhe unë si ju jam ndruar
e jam përzjer' e ndryshuar,


pa jam bërë shumë herë
zjar e uj' e balt' e erë.
jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.


edhe ndër qiej fluturonj,
edhe brënda në det qëndronj,
shumë herë fle në baltë,
diku ndodhem dhe në mjaltë


bënem qëngj e kec i pirë,
lul' e bar e gjeth i mbirë.
dua shumë fjalë t'u them,
po trëmbem mos i bënj ujem.
e ku shkruhenë në kartë
fjalët' e gjuhësë zjarrtë?
« Editimi i fundit: 13-09-2020, 21:39:14 nga InfoZ »