×
Hyrja
Profili

Isak Njutoni dhe molla

Isak Njutoni dhe molla

· 2 · 130

  • Postime: 21592

ne: 21-05-2020, 01:30:41
Kjo teme e hapur ne lidhje me legjenden e Isak Njutonit dhe molles sherben si vend diskutimi dhe burim informacioni per te ndare, marre e dhene shkrime, fotografi e videoklipe; per te bere diskutime e biseda, per te kerkuar ndihme, per te bere pyetje e per te marre pergjigje; per keshilla e sugjerime; per te shprehur shqetesime apo kritika. Te gjitha keto ne menyre te hapur, te lire dhe te pacensuruar.

Po ashtu ky eshte nje vend per te dhene kontribut nese e shihni te arsyeshme, apo nese keni dije e njohuri qe te te tjeret nuk i kane, a qe nuk i kane shprehur ketu ne kete faqe. Jeni te lire dhe te lutur qe ta jepni kontributin tuaj ne menyre qe ta plotesoni dhe pasuroni me tej me informacione e te dhena shtese tematiken qe trajtohet ketu. Nese keni info te vecanta qe ndoshta nuk gjenden diku tjeter, natyra e faqes tone e ben te mundur kete, pasi ketu sic dihet mund te shkruhet lirshem, anonim dhe pacensure. Sepse kjo platforme nje nga misionet baze te saj ka pikerisht dhenien e mundesise per shkembim e shperndarje infosh e dijesh pacensure dhe pa pengesa.

Kush ka nevoje per ndihme per cdo gje ne lidhje me ligjet e gravitetit, Isak Njotoni dhe fiziken, ketu eshte po ashtu vendi i duhur duke iu drejtuar komunitetit te perdoruesve, sepse gjithmone gjendet dikush qe ndoshta ka pergjigjen e duhur per ndihmen qe kerkohet. Edhe pyetjet, si per te shuar kureshtjen, apo dhe per te marre informacioni qe kerkohen, po ashtu mund te shtrohen ketu, sepse me shume mundesi dikush e ka pergjigjen qe kerkoni.

Tema per Isak Njutoni dhe mollen mund te permbaje shkrime, foto a video nga burime te ndryshme mediatike online, por dhe nga mediat e tjera si TV, Gazeta, Revista, Radio, Podcasts, Infographics etj, si dhe diskutimet e bisedat qe rrjedhin prej tyre. Preferohet qe shkrimet dhe informacionet per kete teme te jene shqip dhe nga mediat e portalet shqiptare, por nese vertete jane shume interesante dhe me vlere, atehere dhe ne gjuhe te huaja nuk eshte problem qe te postohen, se paku linku ku e keni gjetur, lexuar apo shikuar.

Cdo gje tjeter interesante per Isak Njutoni dhe molla qe mund te jete me interes publik dhe qe ia vlen te shperndahet, diskutohet, komentohet e debatohet, mund te postohet ketu dhe ndahet me komunitetin tone. Keshtu infot e gjetura te Wikipedia shqip por dhe burime e platforma te tjera, mund te sherbejne si pikenisje per te biseduar e diskutuar rreth kesaj teme. Ka raste psh kur informacionet e gjendura online, psh edhe artikujt e Wikipedias, apo neper portale te ndryshme, nuk i pergjigjen realitetit. Keto gjera mund t’i tematizoni e komentoni ketu duke sqaruar, shpjeguar, plotesuar apo korrigjuar gabimet e te pavertetat qe ju keni vene re.

Kini parasysh qe postimet ne kete teme, ashtu si ne cdo teme te Zerion, duhet t’i permbahen rregullores tone dhe si te tilla duhet te karakterizohen nga respekti, edukata, mundesisht gjuha e kuptueshme dhe e paster dhe larg nga sharjet, ofendimet, racizmi dhe sulmet personale. Me shume rendesi eshte po ashtu edhe ruajtja e te drejtes se autorit per gjerat qe postoni duke cituar burimin. Gjithashtu jo spam ketu!
 
« Editimi i fundit: 18-10-2020, 19:45:03 nga InfoZ »

  • Postime: 21592

#1 ne: 18-10-2020, 19:44:38
Historia e mollës së Njutonit është një nga historitë më të njohura dhe më të përhapura në historinë e shkencës. Sipas besimit popullor Njutoni gjendej poshtë hijes së një peme me mollë duke menduar  kur një mollë i bie mbi krye dhe i dha idenë e parë të ligjit të gravitetit. Dorëshkrimi që lidh historinë sesi shkencëtari britanik frymëzoi teoritë e tij duke nisur nga molla e famshme, moment i njohur ndryshe si “eureka” e Njutonit (1643-1727), bën pjesë në një biografi të shkencëtarit të shkruajtur nga miku i tij William Stukeley në 1752. Në janar të2010 ky dorëshkrim doli në dritë për herë të parë nga arkivat e“Royal Society” të Londrës.

Deri më tani ishte mbajtur e fshehtë në fondet shkencore antike londineze deri në 350 vjetorin e tij të lindjes. Me këtë rast u vendos publikimi i dokumentit të famshëm përmes faqes në rrjet. Martin Rees, president i organizatës në momentin e publikimit pohoi se biografia e Stukeley-it është një instrument i vyer për historianët shkencorë dhe siguroi se këtë dokument mund ta shohë kushdo. Sipas Martin Rees, biografi i Njutonit William Stukeley ishte mik i shkencëtarit dhe ishte dëshmitar i refleksioneve të tij rreth teorisë së gravitetit. Të dy shpesh uleshin nën hijen e mollëve që gjendeshin në kopshtin e shtëpisë së tij dhe kalonin orë duke reflektuar dhe debatuar mbi aktualitetin shkencor të momentit. Në një fragment të librit “Jeta e sir Isaac Newton” Stukeley shkroi: “Më tha se ishte në atë gjendje kur nocioni i gravitetit i erdhi në mendje. Ishte diçka e shkaktuar nga rënia e mollës, ndërsa qëndronte i ulur dhe mendueshëm.

Pse kjo mollë gjithmonë bie vertikalisht në tokë?  – pyeti ai me vete.” Edhe me këtë informacion që sjell ky dokument të shumtë janë ata që dyshojnë vërtetësinë e kësaj historie. Disa mendojnë se historia e mollës ishte një shpikje e vogël e Njutonit për të përmirësuar historinë e tij dhe për të rritur famën e vet, të tjerë besojnë se molla e famshme është një metaforë, meqë ky frut është i lidhur prej kohësh me simbolin e njohjes, atë që kafshoi Eva. Sido që të jetë molla mbolli farën e gravitetit tek Njutoni. Shkencëtari britanik ishte një nga mendimtarët më të rëndësishëm dhe më të respektuar të epokës dhe ka mbërritur deri në ditët tona si një legjendë. Është pikërisht ajo që Alexander Pope shkroi në epitafin e tij: “ Natyra dhe ligjet e saj ishin të fshehura në errësirë. Zoti tha: ‘Le të bëhet Njuton!’ dhe u bë dritë.” / bota.al
 

Temat e fundit