"Kush jam une?" - Ese filozofike - Habia Filozofike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

"Kush jam une?" - Ese filozofike

"Kush jam une?" - Ese filozofike

· 1 · 689

  • Postime: 25153
  • Karma: +0/-0

ne: 20-05-2020, 21:36:34
 

"Kush, apo cfare jam une? Kjo eshte nje pyetje me shume rendesi qe secili duhet t'i shtroje vetes, sepse eshte pyetje shume interesante per t'iu pergjigjur.

Nese i ben kete pyetje dikujt ne rruge do te pergjigjet me emrin e tij. Por pergjigja e vertete per kete pyetje nuk eshte aq e thjeshte sa mund te mendohet. Ne radhe te pare sepse shume njerez nuk e kane nje ide te qarte per vetveten, se cfare jane e kush jane. Por nje gje eshte e sigurte, per secilin kjo pyetje ka nje pergjigje te vecante dhe origjinale. Kjo sepse cdo njeri eshte qenie konplekse dhe i dallueshem nga te tjeret ne shume aspekte te ndryshme, qofshin keto fizike, psikologjike, emocionale, ne karakter, ne endrra, deshira e qellime. Kesaj i duhet shtuar se cdo njeri ka ambjentin e tij ku eshte lindur dhe rritur, ka familjen e tij, shoket e rrethin shoqeror. Te gjitha keto, por dhe gjera te tjera ndikojne ne ate qe perben nje njeri.

Gjerat qe e rrethojne njeriun kuptohen dhe perkufizohen gjithashtu ndryshe nga secili prej nesh. Cfare eshte lumturia per njerin nuk eshte per tjetrin. Cfare eshte dashuria per dike, eshte dicka tjeter per dike tjeter. Nese per dike eshte familja dhe njerezit qe e rrethojne dhe shendeti lumturia dhe kenaqesia e kesaj jete, per dike tjeter eshte paraja apo paraqitja e jashtme.

Por keto menyra te menduari per gjerat e jetes ndikohen nga kultura familjare, rrethi shoqeror, feja, eksperiencat e te tashmes dhe te shkuares si dhe endrrat e deshirat per te ardhmen.

Keshtu cfare e perben te qenit njeri eshte e ndryshme per secilin, por ky perkufizim nuk eshte i ngurte per gjithe kohet. Ai mund te ndryshoje. Cfare eshte dikush sot, ndoshta nuk do te jete me neser. Perkufizimi i njeriut dallon jo vetem nga ajo qe e shesh secili veten, por dhe cfare e shohin te tjeret ate. Shpesh perkufizimi i te tjereve mund te ndikoje se si dikush e sheh vetveten. Ne mjaft raste te njeriu ndikon shume mendimi qe ka krijuar "bota" per te dhe mundohet t'i pershtatet ketij perkufizimi te jashtem.

Prandaj dhe njeriu perbehet te pakten nga dy "une". I pari eshte ai i verteti, ai i brendshmi, qe vetem personi vete e njeh, ndonjehere disa pjese kryesore i njohin dhe familja apo rrethi i ngushte shoqeror. I dyti eshte ai i jashtmi, ai qe njeh "bota". Ai qe ne duam t'i prezantojme botes, apo dhe ai qe bota na detyron te tregojme, te behemi. Keshtu cdo njeri eshte i dyzuar: nje i jashtem dhe nje i brendshem. Ndonjehere keto mund te jene shume te afert me njeri tjetrin, por ne disa raste mund te jene bote te ndryshme midis tyre.
« Editimi i fundit: 15-12-2020, 11:29:19 nga M A X »

Temat e fundit