(KS) [PD] Partia e Drejtësisë - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

(KS) [PD] Partia e Drejtësisë

(KS) [PD] Partia e Drejtësisë

· 2 · 2566

  • Postime: 386
  • Karma: +0/-1

ne: 04-02-2006, 01:42:45
Partia e Drejtësisë



Partia e Drejtësisë u themelua më 19.09.1999 në Prishtinë. Kryesia e Këshillit drejtues të Partisë së Drejtësisë:

Kryetar:
Sylejman çerkezi

Nënkryetarë:
Dr. Rukije Mehmeti,
Munir Basha

Anëtarë:  
Ass. Dr. Mr. Sci. Ferid Agani
Mexhit Përçuku
Baki Statovci
Abaz Osmani
Qamil Cena
Sead Morina



Ne kuvendin themelues të Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë, më 19.09.1999, u miratua:  PROGRAMI I PARTISË SË DREJTËSISË


KAPITULLI I PARË

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Pika 1

Për t'i shërbyer arritjes së qëllimit më të lartë "Zgjidhjes së çështjes kombëtare dhe ndërtimit të shoqërisë së përparuar me norma të larta morale" krijohet bashkimi politik me emrin: "Partia e Drejtësisë"

Pika 2

Partia e Drejtësisë / në tekstin e mëtejmë:Partia / është bashkim vullnetar i qytetarëve të Kosovës, të cilët të frymëzuar mga dashuria për atdheun, të mbështetur në parimet e drejtësisë dhe barazisë, i përkushtohen angazhimit politik për të krijuar një shoqëri të lirë dhe demokratike sipas parimit:

NË EMËR TË ZOTIT ME DREJTËSI

Ky bashkim politik vullnetar krijohet e vepron në bazë të normave e rregullave që vendosen me Statutin e Partisë.

Pika 3

Partia organizohet e vepron mbi bazën e ideve dhe parimeve të njohura demokratike për trajtimin dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve shoqërore e shtetërore.

Pika 4

Partia është kundër çdo ideologjie, doktrine e praktike politike kundërnjerëzore, totalitariste, kundër racizmit, fashizmit dhe komunizmit, kundër çdo lloj predikimi apo veprimtarie që bie ndesh me normat e dokumentet e njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut e të bashkësive njerëzore.

Pika 5

Partia synon që çështja kombëtare shqiptare të zgjidhet me mjete jo të dhunshme në pajtim me normat ndërkombëtare.




KAPITULLI I DYTË

VENDI I PARTISË SË DREJTËSISË NË SISTEMIN POLITIK DHE NDËRTIMIN E SHTETIT LIGJOR

Pika 1

Partia kërkon mbështetje nga të gjithë qytetarët që mirëqenien e tyre dhe përparimin e vendit e shikojnë nëpërmjet ruajtjes dhe ndërtimit të vlerave të mirëfillta morale të familjes shqiptare. Ajo kërkon të ketë një bazë shoqërore sa më të gjerë për zgjidhjen e qështjes kombëtare duke ushtruar të drejtën e kombit shqiptarë për vetëendosje.

Pika 2

Partia përpiqet që me votën e popullit të sigurojë rol aktiv në sistemin politik, të vijë në pushtet, ose të luajë rol të ndjeshëm si opozitë konstruktive. Ajo pranon pjesëmarrjen në ushtrimin e pushtetit shtetëror nëpërmjet koalicionit qeveritar vetëm kur të ketë partner serioz e të ndershëm.

Partia është për bashkëpunim të sinqertë, mbi baza barazie dhe respekti të ndërsjellë me forcat politike, edhe kur ato nuk mbajnë qëndrime të ngjashme në çështjet themelore të politikës.

Pika 3

Partia angazhohet për ndërtimin e shtetit ligjor, ku do të realizohet zbatimi i plotë i parimit demokratik të ndarjes dhe ballancit të tre pushteteve dhe ku përjashtohet ndeshja joparimore dhe e dëmshme midis tyre dhe mjeteve të shprehjes së lirë të mendimit të njerëzve.

Pika 4

Partia do të angazhohet për njohjen, respektimin dhe garantimin e plotë të të drejtave të njeriut sipas standardeve dhe akteve ndërkombëtare.

Pika 5

Partia i njeh, respekton dhe është për garantimin dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave të grupeve minoritare etnike në Kosovë.

Minoriteteve duhet krijuar të gjitha kushtet për trajtim të barabartë në ligj, garanci të plotë për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe të të gjitha veçorive të tyre si dhe për pjesëmarrje pa diskriminim në jetën ekonomike-shoqërore.

Pika 6

Partia angazhohet për një aparat shtetëror efikas, për një ndarje sa më të qartë të kompetencave midis organeve qendrore dhe lokale të pushtetit. Ajo kërkon veprimtari sa më të disiplinuar e të unifikuar të organeve qëndrore të pushtetit dhe të administratës.

Pika 7

Partia kërkon një pushtet gjyqësor të pavarur, të paanshëm e të prganizuar mirë me nivel të lartë profesional.Rëndësi parësore për arritjen e këtij qëllimi ajo i jep zgjedhjes së kuadrove të ndershme, të afta, serioze e të pakorruptuara.

Pika 8

Partia e konsideron të domosdoshëm për funksionimin e shtetit ligjor ndërtimin e një strukture të forcave të armatosura të përgatitura e të pajisura mirë.

Forcave ushtarake duhet tu kushtohet rëndësi e veçantë për aftësimin profesional, që sa më parë të përfshihen në strukturat e NATO-s.

Pika 9

Partia e konsideron detyrë parësore të shtetit ligjor sigurimin sa më të mirë të qetësisë publike, të jetës e pasurisë së qytetarëve dhe intensifikimin e luftës kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit.

Pika 10

Partia gjithnjë do të luftojë më ashpërsi kundër lorrupsionit, sidomos kundër rrezikut të ndërthurjes së korrupsionit ekonomik me burokracinë e partokracinë.

Pika 11

Partia do të këmbëngulë në përcaktimin e rregullave të sakta ligjore për mundësimin e depërtimit të lirë e në përmasa sa më të mëdha të kapitalit të huaj privat e shtetëror.



KAPITULLI I TRETË

PROGRAMI I SFERAVE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

Pika 1

Partia quan bazë të zhvillimit ekonomik, të pasurimit ekonomik të njerëzve e të vendit në tërësi, respektimin e plotë, me rreptësi të së drejtës së pronës private të trashëguar dhe të asaj të fituar me drejtësi.Zhvillimi ekonomik duhet të mbështetet në iniciativën e lirë, në shfrytëzimin e pronave dhe në organizimin e punës së njetëzve sipas ligjeve të ekonomisë së tregut, në bazë të kushteve konkrete të Kosovës.

Shteti do të jetë mbikëqyrës dhe faktorë ndikimi për parandalimin e zhvillimeve të dëmshme spontane, për t'i përdorë me dobi për vendin e qytetarët levat e tij të ndikimit si sistemin fiskal, doganat, veprimtaritë studimore, inkurajimin e investimeve e të tjera. Shteti ndikon me sistemin kreditues që sa më shumë qytetarë të përfshihen në garën ekonomikle dhe të kthehen në pronarë.

Pika 2

Partia angazhohet për mbështetjen e iniciativës së lirë në investime, si faktor vendimtar për zhvillimin ekonomik të vendit. Shteti për këto qëllime duhet t'i plërsosë e fuqizojë masat e mekanizmat për shërbimet financiare e bankare si dhe ta luftojë kriminalitetin në ekonomi.

Pika 3

Partia kërkon që shteti të luajë një rol të dorës së parë në përcaktimin e përparësive në zhvillimin afatgjatë të ekonomisë së vendit, nëpërmjet projekteve studiuese të organeve shtetërore, në përgatijen e planeve me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik.

Pika 4

Partia do të kërkojë që shteti të marrë masa për uljen e nivelit të papunësisë nëpërmjet:

    *

      Zbatimit të një politike të përshtatshme fiskale e kreditore për inkurajimin e biznesit të vogël e të mesëm dhe të prodhimtarisë së vendit, që të pakësohet importi i mallërave të konsumit të përditshëm;
    *

      Sigurimit të investimeve nga jashtë për t'i shfrytëzuar mundësitë reale që ka vendi për zhvillimin e disa degëve të industrisë, bazuar në pasuritë tona natyrore;
    *

      Përshpejtimit të planeve dhe punës për krijimin e një infrastrukture të domosdoshme për zhvillimin e turizmit;
    *

      Kujdesit për të zhvilluar marrëdhënie më të gjëra shtetërore me shtetet që janë të interesuara për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Kosovës dhe për inkurajimin e investuesve nga këto vende;
    *

      Kontrollit mbi administratën shtetërore që i trajton problemet e investimeve nga jashtë, të nënshkrimit të kontratave etj.;
    *

      Kontrollit mbi përdorimin e kredive dhe ndihmave nga jashtë, në mënyrë që ato të përdoren për hapjen e vendeve të reja të punës e jo për shpenzime joproduktive ose veprimtari ekonomike me efektivitet të ulët.

Pika 5

Partia kërkon që shteti t'u kushtojë vëmendje të veçantë problemeve të zhvillimit të prodhimit bujqësor . Shteti duhet të ketë plane konkrete për subvencionimin e disa veprimtarive bujqësore, blektorale, etj., sipas traditave zonale, me qëllim që largimi i popullsisë nga fshati të jetë sa më i vogël.



KAPITULLI I KATËRT

PROGRAMI NË FUSHA TË TJERA

Pika 1

Partia konsideron se është i domosdoshëm sigurimi i mbrojtjes shëndetësore nga ana e shtetit për të gjithë qytetarët edhe atë në të tre nivelet.

Partia do ta përkrahë sistemin e masave për plotësimin e nevojave të fondeve shëndetësore përmes participimit të shkallëzuar në çmimin e shërbimeve dhe shpenzimeve nga ana e shfrytëzuesve. Qytetarët që janë në përkujdesje sociale duhet mbrojtur me ndihma materiale të cilat duhet ta mbulojnë minimumin e kërkesave jetësore.

Pika 2

Partia i jep përparësi rritjes së kujdesit të shtetit për përmisimin e sistemit arsimor në kuptim të theksimit të thelbit kombëtar dhe fetarë të mësimdhënies, si dhe të rritjes së mëtejshme të nivelit të shkollës.Duhet stimuluar përfshirja e të rinjëve në sistemin e arsimit të lartë si dhe autonomia e institucioneve të larta arsimore. Institucionet e larta arsimore duhet të ofrojnë më shumë mundësi për studentët nga trojet shqiptare jashtë Kosovës në mënyrë që arsimi të bëhet faktor i fuqishëm veprues për kompaktësimin e mëtejshëm të kulturës e të lidhjeve mbarëshqiptare.

Pika 3

Partia angazhohet që nëpërmjet organizmave shtetërore e shoqërore dhe të gjitha institucioneve të inkurajohet e të mbështetet zhvillimi i kulturës, artit, sportit, i të gjitha llojeve të krijimtarive duke i mbështetur në traditat e vlerat e vërteta kombëtare dhe vlerat përparimtare civilizuese, me synim të shprehur qartë që t'i shërbehet afirmimit më të madh të kombit shqiptar dhe pasurimit të jetës shpirtërore të njerëzve dhe demokratizimit të shoqërisë.

Pika 4

Partia do të përpiqet që shteti të kujdeset sa më shumë për zhvillimin e shkencës e të teknikës, të inkurajojë e të organizojë kërkime shkencore dhe aplikimin e arritjeve të tyre në dobi të zhvillimit të Kosovës.

Pika 5

Partia e quan me rëndësi të veçantë që shteti të marrë masa të rrepta ligjore e praktike për mbrojtjen e mjedisit. Shërbimet shtetërore të ngarkuara me këtë detyrë duhet të autorizohen me kompetenca të mjaftueshme dhe të ngrihen në nivelin organizativ e profesional si në vende të tjera të përparuara.

Pika 6

Partia mbron lirinë e besimit e të predikimit të lirë të feve. Ajo respekton zgjidhje të drejta në marrëdhëniet e shtetit me bashkësitë fetare dhe angazhohet për përparimin e këtyre marrëdhënieve.çdo person ka të drejtë të ushtrojë fenë sipas bindjeve të veta, por nuk duhet lejuar presionin politik, ekonomik e psikologjik me qëllim të ndërrimit të fesë.

Pika 7

Partia përkrah kultivimin e mëtejshëm të tolerancës ndërfetare dhe ndërlidhshmërinë e feve në interes të çështjes kombëtare.



KAPITULLI I PESTË

PROGRAMI PËR çËSHTJEN KOMBËTARE

Pika 1

Partia sipas parimit të saj: "Në emër të Zotit me drejtësi" do të angazhohet për arritjen e zhgjidhjes së vetme të drejtë, vetëvendosjen për të gjithë shqiptarët në trojet e veta etnike.

Pika 2

Partia do të përpiqet që me të gjitha mundësitë e mjetet që i ka në disponim të ndikojë që bashkëveprimi kombëtar të bëhet synim i përgjithshëm, ndjenjë e vetëdijshme dhe ideal i shqiptarëve kudo që janë.

Pika 3

Partia mbështetet në qëndrimin se çështja kombëtare nuk është detyrë fakultative për shqiptarët, por e drejtë historike dhe njëkohësisht një detyrim para të shkuarës, të tashemes dhe të ardhmes së kombit.

Pika 4

Partia i përmbahet mendimit se kufijtë që e ndajnë kombin shqiptar janë kufij të padrejtë, artificialë jo kufij të drejtë ndërshtetërorë.

Zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare nuk mund të realizohet me ndryshimin e dhunshëm të kufijëve shtetërorë, por me realizimin e të drejtës për vetëvendosje të garantuar me konventat ndërkombëtare. Partia konsideron se thelbi i çështjes kombëtare qëndron në pranimin e të drejtës së popullit të Kosovës për vetëvendosje dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.



KAPITULLI I GJASHTË

PROGRAMI NË FUSHËN E POLITIKËS SË JASHTME

Pika 1

Partia përpiqet që shteti të ndjekë një politikë të jashtme në shërbim të interesave shtetërore e kombëtare, që në qendër të vëmendjes do të ketë zgjidhjen e çështjes kombëtare sipas parimeve që Partia i parashtron në këtë Program.

Pika 2

Partia përpiqet që politika e jashtme e shtetit të mbështetet në themele të shëndosha parimore e afatgjata, në mënyrë që Kosova të ketë vendin e merituar në familjen e shteteve evropiane dhe bashkësinë ndërkombëtare, në pajtim me mundësitë, fuqinë dhe pozitën e kombit shqiptar.

Pika 3

Partia do të përpiqet që marrëdhënjet diplomatike të zhvillohen me përparësi e intensivisht me ato shtete që historikisht kanë dëshmuar simpati për çështjen e kombit shqiptar, dhe që sot objektivisht kanë interesa për zhvillimin e sinqertë të marrëdhënjeve me Kosovën.

Partia asnjëherë nuk nxitë dyshime të pabaza apo armiqësi ndaj ndonjë shteti apo kombi tjetër.

Pika 4

Partia është e vetëdijshme për rëndësinë që ka për Kosovën zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe për vështirësitë që kanë ekzistuar gjithmonë dhe që ekzistojnë ende për të krijuar marrëdhënie të tilla mbi baza të qëndrueshme dhe afatgjata. Ajo nuk mund t'i pranojë iluzionet se marrëdhëniet e saj me fqinjët mund të zhvillohen pa asnjë pengesë e pa rreziqe tradicionale për Kosovën.

Pika 5

Partia marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri i sheh si marrëdhënie specifike midis dy shteteve sovrane që i përkasin të njëjtit komb me fat të përbashkët. Ajo do të kënbengulë që politika e jashtme dhe diplomacia e Kosovës dhe e Shqipërisë të jenë plotësuese të njëra-tjetrës në mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky lloj bashkëpunimi politik e diplomatik duhet të institucionalizohet gjithnjë e më tepër.

Pika 6

Partia është për rritjen e rolit të pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat e mekanizmat ndërkombëtare të sistemit të OKB-së e jashtë saj. Ajo do të mbështesë shpejtimin e integrimit të Kosovës në mekanizmat evropiane e në NATO, në Paktin e Stabilitetit të Evropës Juglindore, në Nismën për Evropën Qendrore, Bashkëpunimin në Mesdhe, Konferencën e Vendeve Islame, etj.

Pika 7

Partia do të përpiqet të ushtrojë gjithë ndikimin e vet të mundshëm që në Kosovë të ngrihet një shërbim diplomatik i organizuar mirë, i përgatitur nga ana e profesionistëve, për t'i kryer funksionet shtetërore jashtë çdo ndikimi të prirjeve dhe intersave të ngushta partiake.

VËRTETOHET SE KY PROGRAM U MIRATUA NË KUVENDIN THEMELUES TË PARTISË.
« Editimi i fundit: 04-02-2006, 02:55:47 nga BESIM »

  • Postime: 386
  • Karma: +0/-1

#1 ne: 04-02-2006, 01:48:43
SYNIMET E KËSAJ PARTIE


Partia e Drejtësisë, si bashkim vullnetar i qytetarëve të Kosovës, me orientimet e veta programore, sipas parimit të saj

NË EMËR TË ZOTIT ME DREJTËSI

Me filozofinë e saj politike dhe sociale, e mbështetur në parimet univerzale të drejtësisë dhe të barazisë, do t'i përkushtohet angazhimit politik për të krijuar një shoëqri demokratike, nëpërmjet tolerancës ndërfetare vlerat e mirëfillta morale të familjes kosovare.

***

Partia e Drejtësisë zhvillon dhe ushtron veprimtari të gjithanshme duke u mbështetur në bashkëpunim dhe tolerancë të forcave kreative brenda radhëve të saj, e pastaj edhe me faktorët e brendshëm dhe me atë ndërkombëtarë.

***

Partia e Drejtësisë synon realizimin e objektivave tona shekullore për pavarësi, liri, demokraci, për ndërtimin e një shoqërie civile, politikisht të ngritur, ekonomikisht të zhvilluar dhe të përpunuar me norma dhe standarde të larta.

***

Partia e Drejtësisë do të jetë faktor aktiv i proceseve të përbashkëta në të gjitha rrjedhat politiko-ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës, me theks të posaçëm në këto ëështje; garantimi i plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut sipas standardeve dhe akteve ndërkombëtare; garantimi dhe mbrojtja e të gjitha të drejtave të grupeve dhe minoriteteve etnike në Kosovë - ndërtimin e një shteti ligjor me aparat efikas në pushtet të pavarur gjyqësor, me nivele të larta profesionale, ndërtimi i një strukture të forcave të armatosura të përgatitura mirë, duke u përfshirë në strukturat shumëkombëshe europerëndimore.

***

Partia e Drejtësisë do të angazhohet për një siguri sa më të mirë, për qetësi publike, të jetës dhe të pasurisë së qytetarëve si dhe për forcimin e luftës kundër të gjitha llojeve të amoralitetit e të korrupsionit, kriminalitetit dhe kundër dukurive të tjera negative në shoqëri.

***

Partia e Drejtësisë do të jetë kundër çdo ideologjie ekstremiste, doktrine politike antinjerëzore, kundër racizmit, fashizmit dhe komunizmit.

***

Mbrojtja e pronës private të trashëguar dhe të asaj të fituar me drejtësi do të jetë obligim prioritar i Partisë. Zhvillimi ekonomik duhet të mbështetet në nismën e lirë dhe në organizimin e punës sipas ligjeve të ekonomisë së tregut, duke përkrahur sistemin e kreditimit dhe duke e zhvilluar biznesin e vogël dhe atë të mesëm.

***

Partia e Drejtësisë konsideron se rol të veçantë në përcaktimin e përparësive të zhvillimeve afatgjate të ekonomisë së vendit duhet dhënë: përgatitjes së planeve strategjike për sigurimin e tregut të lirë; zhvillimit të forcave prodhuese, të arsimit, shkencës dhe të teknikës. depërtimi i kapitalit të huaj, ulja e nivelit të papunësisë, zhvillimi i potencialeve prodhuese në industrinë bazike dhe përpunuese, të energjetikës e tjera, do të jenë detyra prioritare të PD-së.

Partia përpiqet të sigurojë mbnrojtje shëndetsore nga ana e shtetit për kategori të rrezikuara të popullatës dhe të udhëheqë një politikë të drejtë sociale. Partia i jep përparësi rritjes së kujdesit të shtetit për përmirësimin e sistemit arsimor duke u garantuar autonomia e institucioneve të larta arsimore, duke bërë reforma cilësore në sistemin shkollor, madje edhe Universitetet. Partia e Drejtësisë e vlerëson të domosdoshme aplikimin e mësimbesimit në sistemet obligative arsimore.

***

Partia do të angayhohet që nëpërmjet organizmave shtetërore të mbështesë zhvillimin e kulturës, artit, sportit dhe të gjitha dhojeve të veprimtarive të mirëfillta duke u mbështetur në traditat dhe në vlerat e vërteta kombëtare, përparimtare, civilizuese në shërbim të afirmimit dhe të pasurimit të jetës shpirtërore të qytetarëve dhe në shërbim të demokratizimit të shoqërisë së vendit tonë.

***

Partia e Drejtësisë mbron lirin e besimit e të ushtrimit të lirë të feve. Ajo respekton zgjidhjet e drejta në marrëdhëniet e shtetit me bëshkësitë fetare dhe angazhohet për përparimin e këtyre marrëdhënieve dhe përkrah kultivimin e tolerancës ndërfetare dhe ndërlidhshmërinë e feve në interes të çështjes kombëtare. çdo person duhet të ketë të drejtë ta mbajë fenë sipas bindjes së tij, pa lejuar presion politik, ekonomik ose tjetër me qëllim të ndërtimit të fesë.

***

Politika e jashtme e shtetit duhet të mbështetet në themele të shëndosha e parimore afatgjata, në mënyrë që Kosova të ketë vendin e merituar në familjen e shteteve evropiane dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Ajo do të mbështesë shpejtimin e integrimit të Kosovës në NATO, Paktin e Stabilitetit të Evropoës Juglindore, të Nismës për Evropën Qendrore, në Konferencën e Vendeve Islamike e të tjera, duke ngritur një shërbim diplomatik të organizuar dhe të përgatitur mirë nga ana profesionale për të kryer funksionet shtetërore jashtë çdo nënshtrimi të prirjeve të ngushta partiake.

***

Partia e Drejtësisë, sipas parimit të saj "NË EMËR TË ZOTIT ME DREJTËSI", do të angazhohet për arritjen e zgjidhjes së vetme të drejtë gvetëvendosjes për gjithë shqiptarët në trojet e veta etnike.

***

Partia do të përpiqet, me të gjitha mundësitë dhe mjetet, që i ka në disponim, të ndikojë që bashkëveprimi kombëtar të bëhet synim i përgjithshëm, ndjenjë e vetëdijshme dhe ideal i shqiptarëve kudo që janë.

***

Partia e Drejtësisë mbështetet në qëndrimin se çështja kombëtare të mos jetë detyrë fakultative për shqiptarët, por e drejtë historike dhe njëkohësisht një detyrim para të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së kombit. Partia përmbahet mendimit se kufitë që e ndajnë kombin shqiptarë janë kufij të padrejtë, artificial, pra jo kufij të drejtë ndërshtetërorë.

***

Zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare nuk mund të realizohet me ndryshimin e dhunshëm të kufijve shtetërorë, por me realizimin e të drejtës për vetëvendosje. Partia e Drejtësisë konsideron se thelbi i çështjes kombëtare qëndron në parimin e të drejtës së popullit të Kosovës për vetëvendosje dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Temat e fundit