(MQ) [BDI] Bashkimi Demokratik për Integrim - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

(MQ) [BDI] Bashkimi Demokratik për Integrim

(MQ) [BDI] Bashkimi Demokratik për Integrim

· 3 · 2434

  • Postime: 386
  • Karma: +0/-1

ne: 06-02-2006, 22:00:26
Bashkimi Demokratik për Integrim




Partia Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua në qershor të vitit 2002, kryetar i saj u zgjodhë Ali Ahmeti.


KRYESIA

Ali Ahmeti
Kryetar

Hazbi Lika
Anëtar
   
Nevzat Bejta
Anëtar
   
Gëzim Ostreni
Sekretar i përgjithshëm

Sadulla Duraku
Anëtar
   
Hajrulla Misimi
Anëtar
   
Rafis Aliti
Anëtar

Ermira Mehmeti
Anëtare
   
Izet Mexhiti
Anëtar
   
Bekir Asani
Anëtar

Teuta Arifi
Anëtare
   
Xhevat Ademi
Anëtar
   
Shaban Memedi
Anëtar

Nurhan Izairi
Anëtar
   
Talat Xhaferri
Anëtar
   
Adnan Jashari
Anëtar

Fazli Veliu
Anëtar
   
Musa Xhaferri
Anëtar
   
Agron Buxhaku
Anëtar

Kastriot Haxhirexha
Anëtar
   
Tahir Hani
Anëtar
   
Aziz Pollozhani
Anëtar

  • Postime: 386
  • Karma: +0/-1

#1 ne: 06-02-2006, 22:01:56
KONGRESI I PARË I BDI-së


Fjalimi i Kryetarit te Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, ne Kongresin e pare te partise

Tetove, 19 nentor 2005

Kryengritja e vitit 2001 ne Maqedoni solli deri te ndryshimi rrenjesor i konceptit te deriatehershem politik i cili bazohej ne model etnocentrik te shtetit.  Ndryshimet qe i solli viti 2001 hapen perspektiva te reja, zberthyen energji dhe krijuan rrethana per angazhimin e te gjithe potencialit njerezor, force e cila, per shkak te paragjykimeve nuk shfrytezohej por ishte e perjashtuar.  Ky ndryshim i solli mundesi, kapacitete te reja shtetit qe ta perballoje tranzicionin.  Pa inkuadrim te plote te shqiptareve, Maqedonia rrezikonte te mbetej ne nje tranzicion te pafund qe do ta izolonte vendin nga rrjedhat integruese bashkekohore.

Qe nga themelimi ne qershor te vitit 2002, Bashkimi Demokratik per Integrim deshmoi aftesi organizative, potencial, kapacitet mobilizues dhe gatishmeri per t'u ballafaquar me kerkesat e kohes.  Themelimi, paraqitja e programit zgjedhor dhe verifikimi ne garen zgjedhore jane prove se qysh ne fillim ne treguam potencial te nje force serioze politike me vizion te qarte per te ardhmen.

Ne me bindje te plote percaktuam per prioritet tonin implementimin e Marreveshjes politike te Ohrit si nje kontrate shoqerore, baze per pajtimin mes etniteteve me te medha dhe per ndertimin e mirebesimit ne shoqeri.

Kjo e arritur eshte vertetimi se pa angazhimin e gjithe potencialit ne institucionet e shtetit ky sukses nuk do te arrihej.  Ky potencial eshte forca kryesore e transformimit dhe integrimit te vendit ne strukturat euro- atlantike. Me keto ndryshime ne i sollem vendit vlera te rendesishme te cilat u shperblyen me mendimin pozitiv per status kandidat, te dhene nga ana e Komisionit Europian.

Bashkimi Demokratik per Integrim ne praktike konfirmoi se populli shqiptar qe jeton ne Maqedoni eshte faktor konstruktiv e perparimtar dhe nuk ka qene armik i Maqedonise.  Pa nje organizim politik te nje subjekti te ri i cili hyri ne kete proces me pergjegjesi, guxim dhe ndershmeri si vlera kryesore per procesin politik publik, ndryshimet do te ishin te pamundura.

Bashkimi Demokratik per Integrim u percaktua qe te ndryshoje raportet shoqeroro- politike per te krijuar kushte te barabarta per te gjithe, i bindur se pa pjesemarrjen e te gjitheve reformimi i shtetit nuk do te mund te behej.  Ne jemi te bindur se transformimi i shtetit nga monoetnik ne multietnik ishte nje domosdoshmeri.  Integrimi i mirefillte i te gjitha grupeve etnike, shoqerore, kulturore ne reformimin e te gjitha institucioneve ishte dhe mbetet garanca e suksesit.

Ndryshimi i pare qe duhej te reflektonte ishte siguria dhe liria per te gjithe qytetaret.  Institucionalizimi i dinjitetit te individit dhe grupit te tij etnik ishte ndryshim tjeter me rendesi. Heqja e normave diskriminuese ne pjesemarrjen e qytetareve ne vendimet politike te vendit, integrimi social per te gjithe, afirmimi i vlerave kulturore, etnike, gjuhesore ishin detyrat tona paresore.  Ne patem guximin dhe vendosmerine per te qene bartes te nje procesi te rende te ndryshimit te natyres se funksionimit te institucioneve, te ndryshimit te mentaliteteteve te vjetra.  

Ne pretendojme dhe jemi konsekuent ne ate se pavaresisht se si ishte qasja, qellimi final ka qene qe me ndryshimet qe duhej te ndodhnin te hapej perspektiva per te gjithe qytetaret dhe me kete rast te krijohej hapesira e duhur per popullin shqiptar autokton ne Republiken e Maqedonise.

 
Zonja e zoterinj,

Bashkimi Demokratik per Integrim e mbeshtet veprimin e vet politik mbi shprehjen e lire te mendimit, komunikimin e hapur me miqte, me komunitetin nderkombetar.  Ne nuk na frikeson transparenca. Duke patur transparencen ne nivel te larte, forcohet organizimi i brendshem dhe gjithnje e me teper forcohet  dinjiteti personal dhe partiak.  Kjo forme e veprimit legjitimon mendimin dhe veprimin politik te partise sone dhe e pavareson ate nga ndikimet tjera politike.

Miq dhe dashamire te Bashkimit Demokratik per Integrim ne vazhdimesi na kane sugjeruar qe te dalim dhe propagojme per te arriturat tona.  Ne sakrifikojme me vetedije sepse duam te vendosim vlera te reja, te cmohet puna, veprimet konkrete dhe jo fjalet dhe premtimet boshe. Metoda jone e punes gjithmone per busull do te kete keto parime.  Me qasjen tone ne duam te kthejme besimin e humbur per politiken sepse ne politiken e kuptojme shkence dhe keshtu duam ta interpretojme tek popullata.  Ne duam qe tek qytetaret te krijojme nje mentalitet te ri, nje menyre te te menduarit ndryshe, dhe rezultatet tona te deritashme deshmojne se kjo po realizohet.

Bashkimi Demokratik per Integrim apelon te te gjithe subjektet politike qe te bejne perpjekje per kultivimin e vlerave qe na nderojne ne si subjekte politike, duke zhvilluar lufte parimore politike qe shpien proceset perpara.  Ne jemi per debat konstruktiv, jo per perhapjen e urrejtjes organike. Vetem ne kete menyre ne rrisim vlerat si subjekte politike dhe jemi gjithnje ne sherbim te perparimit dhe te krijimit te nje elektorati stabil, nje elektorat qe cmon vlerat. Ne bejme nje kthese te madhe ne shoqerine tone, per cka kemi edhe pergjegjesi morale dhe kombetare dhe njehere e pergjithmone dukurite e shemtuara t'i luftojme bashkarisht.


Te nderuar miq,

Kur kohe me pare kam deklaruar se Maqedonia eshte atdheu im, ndoshta dikujt i ka tingelluar ironike.  Angazhimi im ne krye te BDI si force politike bartese e ndryshimeve legjitimon deklarimin tim se kjo ceshtje nuk ka alternative.

Percaktimet, angazhimi dhe veprimi i Bashkimit Demokratik per Integrim kane rezultuar me ate qe sot shqiptaret ne Maqedoni te mos ndjehen te huaj ne vendin e vet por Maqedonine ta ndjejne atdhe te vetin, sepse:
 

-         gezojne te drejten per arsim ne gjuhen amtare;
-         gezojne te drejten per perdorim zyrtar te gjuhes amtare;
-         gezojne te drejten per perdorim te lire te simboleve kombetare;
-         gezojne te drejten qe te kultivojne traditen, kulturen dhe historine e vet;
-         gezojne te drejten qe te nderojne institucionalisht figurat e veta kombetare;
-         gezojne te drejten te shkruajne lirshem per historine e tyre;
-         gezojne te drejten te kene nenshtetesi;
-         gezojne te drejten te perfaqesohen dhe integrohen ne institucionet shteterore dhe publike;
-         jane partner ne qeverisjen qendrore dhe lokale;

Duke u nisur nga e drejta e trasheguar historike dhe e natyrshme, ne konsiderojme qe ky vend eshte i te gjithe atyre qe jetojne ketu.  Te respektojme kulturen, traditen, gjuhen, zakonet e njeri- tjetrit.  Ky diversitet nuk duhet te paraqese mangesi por perkundrazi, eshte pasuria jone qe na ben te vecante.  Kjo shumellojshmeri eshte kontributi jone ne mozaikun e vlerave te popujve europiane.  Cdo avancim dhe barazi ndermjet etniteteve prodhon lojalitet ndaj shtetit dhe institucioneve.

Bashkimi Demokratik per Integrim angazhohet per reforma rrenjesore ne administraten publike dhe gjyqesi.  Vendi jone ka nevoje per nje administrate dhe gjykata apolitike, profesionale, te pergatitura mire dhe efektive.  Maqedonise i duhet nje administrate e cila ne menyre te drejte do te realizoje interesat e te gjithe qytetareve dhe e cila do te mund te perfitoje besimin e te gjitheve.  Administrata qe mohon grupet e caktuara dhe qe eshte e ndertuar ne baze te diskriminimit, nxit korrupcionin dhe pamundeson reformat.  Si e tille, nuk mund t'i sherbeje Maqedonise.

Bashkimi Demokratik per Integrim kerkon realizimin e plote te perfaqesimit te drejte dhe adekuat ne te gjitha sferat e sektorit shteteror dhe publik.  Arritja e perfaqesimit te drejte dhe adekuat eshte ndihmese per nje administrate me te drejte dhe eshte nje hap i domosdoshem ne rrugen drejt integrimit euro- atlantik.

Bashkimi Demokratik per Integrim ne menyre te vecante nxit perfshirjen e te rinjve te pergatitur mire dhe te motivuar ne adminsitraten publike dhe institucionet tjera shteterore. Bashkimi Demokratik per Integrim eshte i bindur qe perfaqesimi i drejte dhe adekuat dhe dhenia e shanseve per karriere te pjesetareve te te gjitha etniteteve, jo vetem qe do te forcoje reputacionin e shtetit, por edhe do te rrise kapacitetin e tij.

Bashkimi Demokratik per Integrim  angazhohet per perfshirjen e femres ne aktivitetet shoqerore, per edukimin e shoqerise tone qe ta pranoje femren si partnere te barabarte ne proceset politike. Ne jemi kunder qasjeve me paragjykime qe e pengojne angazhimin e femres.  Ne shprehim respekt per nenat qe jane baza e ngritjes dhe edukimit te familjes si qeliza e shoqerise.  Ne familje fillon edukimi i te gjitha brezave.

Ne e shohim decentralizimin si nje nder parimet themelore te Marreveshjes Kornize te Ohrit, si nje element te rendesishem te nje shteti multietnik dhe multikulturor.  Decentralizimi eshte demokraci e gjalle, ai nenkupton demokratizimin e te gjitha niveleve shteterore.  Komuna eshte qeliza e demokracise.  Nepermjet te decentralizimit qytetaret vendosin vete per fatin e tyre ne pajtim me traditat dhe interesat e tyre.

Ne e nxisim veteqeverisjen lokale si mjet per vetevendosje sepse vetevendosja krijon hapesire per gare pozitive vlerash, ideshe dhe menaxhim te suksesshem.

Ne e pranojme decentralizimin edhe si element organizativ per partine tone.  Partia eshte ne sherbim te qytetareve.  Zyrat lokale te partise i njohin nevojat dhe deshirat e qytetareve.  BDI angazhohet per perforcimin e zyrave lokale te partise dhe strukturave demokratike te partise ne te gjitha nivelet.


Mysafire te nderuar,

Bashkimi Demokratik per Integrim insiston per promovimin e politikes se fqinjesise se mire.  Qasja jone eshte se siguria e fqinjit eshte siguri edhe per ne.  Mireqenia jone eshte e ndervarur.  Pa siguri dhe mireqenie ne fqinjesi, nuk mund te kete siguri dhe mireqenie ne vendin tone.  Perparimi dhe zhvillimi i fqinjeve dhe rajonit eshte perparim dhe zhvillim edhe per ne.

Ne interesohemi qe fqinjet tone te ndertojne institucione demokratike funksionale dhe te qendrueshme si baze per stabilitet ne rajon.  Modeli europian per bashkepunimin dhe shkembimin nderfqinjesor duhet te jete udherrefim per politiken tone rajonale.  

Nga ky kendveshtrim, Bashkimi Demokratik per Integrim mendon se sa me shpejte qe Kosova te behet e pavarur me institucione stabile, demokraci funksionale, sundim te ligjit dhe te se drejtes, aq me shpejte do te integrohet rajoni ne Bashkimin Europian dhe ne NATO.

Ne kuader te ketyre raporteve rajonale, ne konsiderojme se sa me shpejte qe Serbia te lirohet nga Kosova, aq me shpejte do te mund te lirohet nga mitologjia dhe e kaluara dhe te gjeje te ardhmen ne integrimet europiane.

Shqiptaret ne Maqedoni jane faktor i rendesishem dhe duhet te marrin pjese aktive ne zgjidhjen e problemeve politike te hapura me shtetet fqinje.  Per sa i perket ceshtjes se hapur me Greqine lidhur me emrin e shtetit, ne duhet te jemi pjese e zgjidhjes se ketij kontesti.  

BDI angazhohet per intensifikim te marredhenieve me Bullgarine si shtet fqinj i cili tanime eshte anetar i NATO-s dhe ne nje stad me te avancuar ne procesin euro-integrativ, per te perfituar nga pervoja e tyre ne kete proces.

Ne do te vazhdojme te kultivojme marredheniet e mira tradicionale me Shqiperine si faktor i deshmuar konstruktiv per bashkepunim rajonal.

Qarqeve politike qe promovojne skenare destruktive, qe parashohin te ardhmen e vendit tone dhe te rajonit si nje katastrofe te mundshme, ne u pergjigjemi me promovim te qasjes konstruktive qe ngjall optimizem dhe shprese per nje te ardhme europiane te Ballkanit.  Skenareve te ndarjes ne u kundervihemi me proceset e integrimit europian, pastrimeve etnike me solidaritet rajonal, vendosjes se kufijve te rinj me heqjen e kufijve ekzistues.

Zonja e zoterinj,

Fati i Maqedonise eshte i lidhur me te ardhmen e Ballkanit, e ardhmja e Ballkanit eshte ne Europen e bashkuar.

Bashkepergjegjesia per te ardhmen e Maqedonise qendron tek dy etnitetet me te medha.  Ne shprehim gatishmeri qe ta ndajme kete pergjegjesi dhe te angazhohemi bashkarisht qe te demokratizojme dhe perparojme vendin tone, t'u mundesojme qytetareve siguri personale, ekonomike, sociale; trajtim adekuat shendetesor; arsimim cilesor, liri personale dhe perspektive me te mire.

Ndryshimet fillojne me ne!

  • Postime: 386
  • Karma: +0/-1

#2 ne: 06-02-2006, 22:03:46
Kush është Ali Ahmeti?

Ali Ahmeti ka lindur më 4 janar 1959 në fshatin Zajas, Kërçovë. Angazhimi politik i tij ka filluar qysh në shkollë të mesme, kur arriti që me sukses të vendoste përdorimin  e gjuhës shqipe në gjimnazin e tij në Kërçovë.

Në vitin 1979 Ahmeti fillon studimet në Fakultetin filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në vitin 1983.  Gjatë viteve 1981 dhe 1983 ai bëhet njëri nga bartësit e lëvizjes studentore qëllimi i së cilës ka qenë përmirësimi i statusit politik të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni dhe ka ndihmuar në organizimin e protestave studentore në Prishtinë, aktivitet i cili kulminoi me arrestimin dhe dënimin në një vit burg për bindje politike.

Në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtërirjen e lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë.  Në vitin 1986, Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve të ndryshme.  Në vitet 1988/89 ai është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve të cilat për herë të parë më seriozisht e sfiduan regjimin e Sllobodan Miloseviqit.  Në vitet 1989/90 ai ka qenë njëri nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Evropë.

Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve Ahmeti e ka pasur në Lëvizjen Popullore të Kosovës.  Në vitin 1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Evropës.  Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë special sektorin ushtarak.

Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.  Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes Kornizë.  Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë çlirimtare Kombëtare në një platformë të disejnuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.

Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie.  Në shtator të vitit 2002, Bashkimi Demokratik për Integrim e fitoi besimin e shumicës dërrmuese të elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë.  Ali Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim hyri në koalicionin qeveritar.

Më 19 nëntor 2005, në Kongresin e Parë të BDI-së, Ali Ahmeti ri-zgjidhet Kryetar i partisë.

Temat e fundit