[PDK] Partia Demokratike e Kosovës - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

[PDK] Partia Demokratike e Kosovës

[PDK] Partia Demokratike e Kosovës

· 6 · 5069

  • Postime: 386
  • Karma: +0/-1

ne: 04-02-2006, 05:35:03
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS



PROGRAMI

HYRJE

Partia Demokratike e Kosovës ( më tej në tekst PDK ), krijohet në një moment të
veqantë të historisë sonë . Pas luftës heroike të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe
dëbimit të pushtuesit serb, vendosjes së forcave ndërkombëtare , fillimit të organizimit
dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës , janë krijuar kushtet e
përshtatshme për veprimtari politike publike.

PDK është trashëgimtare e strukturave politike të UçK –së dhe e sistemit të
vlerave politike kombëtare për liri demokraci e pavarësi të Kosovës . PDK identifikohet
në vlerat dhe synimet e organizatave patriotike të pas Luftës së Dytë Botërore ,
trashëgimtare e luftës së UçK-së dhe vazhduese e realizimit të synimeve të saja në paqe.
Duke dalur nga lufta e armatosur kundër okupatorit , PDK do të respektojë
përkrahjen e popullit që na u dha në momentet vendimtare. Ajo do të ruajë në kujtesën e
saj të gjithë ata , që ranë heroikisht në beteja , që u vranë e u masakruan dhe që vdiqën në
tortura .

PDK mbështet të gjitha përpjekjet pozitive të bashkësisë ndërkombëtare për
krijimin e parakushteve për zgjidhjen përfundimtare të statusit politik të Kosovës. Në
këtë fazë është e domosdoshme të shfaqet e plotë dhe e dinjitetshme aftësia jonë për të
qeverisur , për të ndërtuar shtetin demokratik të së drejtës, për të ndërtuar institucionet
demokratike , për të rimëkëmbur jetën politike, ekonomike e sociale, për të rindërtuar
vendin dhe për të arritur e ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
PDK është e vetëdijshme se , ashtu si liria që nuk erdhi pa luftën e UçK –së e të
NATO- s, poashtu as rindërtimi e zhvillimi i Kosovës s'mund të bëhet pa punën ,
përpjekjen e vendosmërinë tonë, pa ndihmën politike ekonomike dhe humanitare të
SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian.

PDK konsideron se në këto momente duhet të arrihet një bashkim sa më i gjerë i
mendimit politik e demokratik shqiptar në Kosovë dhe një angazhim i fuqishëm i të gjitha
energjive krijuese dhe realizuese të popullit tonë për sendërtimin real të aspiratave të tij .
PDK do të përcaktojë si përparësi rindërtimin e menjëhershëm dhe ndarjen e
ndihmave ekonomike në rajonet më të dëmtuara nga lufta si : strehimin e popullësisë,
furnizimin me ujë dhe energji , telekomunikacionin , infrastrukturën , prodhimin bujqësor
, institucionet arsimore dhe ambientin shëndetësor .

Për PDK –në, dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do të jenë si mjete parësore për
të realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit të pavarësimit të Kosovës .
PDK është ngushtësisht e lidhur me lirinë e mendimit , laicitetit të shtetit dhe të
shkollës .



PAVARËSIA E KOSOVËS – KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR STABILITET NË
RAJON

Për PDK-në pavarësia e Kosovës mbetet kusht i domosdoshëm për paqen
stabilitetin në Kosovë e rajon . Pavarësia e Kosovës është zgjidhje reale dhe nuk rrezikon
askënd .
PDK i vë vetes për qëllim realizimin e aspiratave të shoqërisë civile në Kosovë
për pavarësinë e vendit përmes proceseve demokratike.
PDK periudhën e bashkëqeverisjes me UNMIK-un, OSBE –në e konsideron
kalimtare, gjatë së cilës periudhë procesi i pavarësisë do të kristalizohet dhe realizohet
përmes të drejtës për vetvendosje të popullit të Kosovës.


INTEGRIMET SHQIPTARE NË RAJON DHE EVROPË

Në kuadër të rajonit , PDK rreshtohet përkrah forcave politike që kanë për qëllim
demokratizimin e tij . Politika e shtypjes dhe e diskriminimit ndaj popujve dhe kombeve
ka sjellë pashmangshëm politikën e konflikteve të vazhdueshme që kanë destabilizuar
tërë rajonin .Pa respektimin e të drejtës dhe vullnetit të çdo populli as që mund mund të
bëhet fjalë për demokratizim të Ballkanit.
PDK mbështet përpjekjet e forcave politike shqiptare në rajon, të cilat kanë për
qëllim që me pjesëmarrje në procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane të realizojnë
të drejtat e pakontestueshme kombëtare.
Politika e PDK-së do të synojë që Kosova të jetojë në paqe e demokraci me të
gjitha shtetet e rajonit . Ne jemi për bashkëpunim fqinjësor bilateral e multilateral si në
rrafshin politik , ekonomik , të mbrojtjes e sigurisë ashtu edhe në atë arsimor, kulturor,
tekniko- shkencor, e sportiv si dhe në çdo aspekt të jetës ekonomiko – sociale.
PDK angazhohet për ndërtimin e një politike sa më të afruar e të njësuar me
shtetin shqiptar, kombëtare e ndërkombëtare.


KOSOVA DHE INSTITUCIONET EVROPIANE

PDK përcjell me interesim të veçantë reformat e institucioneve evropiane dhe
duke qenë Kosova si pjesë e kontinentit evropian , angazhohet përkrah forcave politike të
Evropës Perëndimore që synojnë integrimin e popujve të kontinentit tonë në një Evropë
politike dhe ekonomike . Në këtë drejtim , duke u angazhuar drejtëpërsëdrejti për
demokratizimin e Kosovës, kontribuojmë në përshpejtimin e realizimit të këtij qëllimi.
Vetëm një bashkim demokratik i Evropës që respekton veçoritë e secilit komb dhe di t'i
integrojë përmes tolerancës dhe solidaritetit , bëhet realitet për dhënien fund të
konflikteve të armatosura në rajon .


KOSOVA SHTET ME INSTITUCIONE DEMOKRATIKE

PDK angazhohet që në Kosovë të vendoset shteti i demokracisë parlamentare ,
ndërtimi i shtetit të së drejtës, ngritja e të gjitha institucioneve demokratike, sistemi i ri
juridik në të gjitha nivelet , sistemi bankar dhe strukturat shtetërore e administrative, pra,
pushteti legjislativ , ekzekutiv dhe gjyqësor

.
TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT SIPAS STANDARDEVE
NDËRKOMBËTARE

PDK do të punojë për një shoqëri demokratike dhe sistem ligjor , që siguron
realizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut sipas standardeve ndërkombëtare në përputhje
me Deklaratën universale mbi të drejtat dhe liritë e njeriut të OKB-së dhe dokumentet e
OSBE-së , duke bërë bashkërendimin e të drejatve të individit me të drejtat shoqërore
dhe me vlerat shpirtërore , kombëtare e demokratike.


E DREJTA PËR JETË , INFORMIM DHE ZGJEDHJE TË LIRA

PDK do të krijojë kushte reale për të garantuar e siguruar në praktikë liritë e
njeriut , të drejtat politike, zgjedhjet e lira me votë të fshehtë plurale dhe të barabartë.
PDK do të garantojë jetën e mbrojtur me ligj , të drejtën e informimit , lirinë e
shprehjes së mendimit , lirinë e shtypit dhe mediave , të bindjes e të fesë ,
paprekshmërinë e pronës , lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave si dhe lirinë e punës.


TOLERANCA DHE MIRËKUPTIMI NDËRETNIK

PDK angazhohet për barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit pa marrë parasysh
përkatësinë e tyre nacionale, fetare apo racore .
PDK do të mbrojë dhe garantojë të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare që
jetojnë në Kosovë në pajtim me standardet që dalin nga Konventat ndërkombëtare.


MODERNIZIMI I FORCËS MBROJTËSE TË KOSOVËS

PDK vlerëson si një ndër momentet më vendimtare të historisë sonë themelimin e
Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj për paqe , liri , pavarësi dhe demokraci .
PDK angazhohet fuqishëm për ristrukturimin dhe modernizimin e Forcës
mbrojtëse të Kosovës në kushtet e krijuara , me objektiv integrimin e saj në strukturat
Evro – Atlantike .
PDK angazhohet përherë për profesionalizëm dhe ngritje të aftësisë së saj
mbrojtëse .
PDK do të kundërshtojë energjikisht çdo tendencë për politizimin e forcave
Mbrojtëse të Kosovës .
PDK do të angazhohet që statusi , vendi , roli dhe pozita materiale e forcës
mbrojtëse të Kosovës të rregullohet në mënyrë sistemore me ligj.



EKONOMIA E TREGUT

PDK angazhohet për ekonomi private në Kosovë , të bazuar në ligjet e
ekonomisë së tregut , të hapur e të lirë , të integruar në institucionet rajonale dhe evroatlantike.
Kjo perspektivë e përgjithshme do të përcaktojë orientimin e saj politik ,
legjislativ dhe administrativ.
PDK do të angazhohet për privatizimin e pronës shoqërore sa më shpejt që do të
jetë e mundur pas zgjedhjeve të lira.
PDK gjatë fazës tranzitore do të bëjë përpjekjet maksimale të sanojë pasojat e
luftës dhe të zvogëlojë prapambetjen ekonomike që karakterizon vendin tonë në raport
me Evropën. Për arritjen e këtyre objektivave PDK angazhohet në frymën e Paktit të
Stabilitetit për Evropën Juglindore që donatorëve dhe investitorëve të jashtëm t'ua
lehtësojë rrugën e realizimit të projekteve që kanë të bëjnë me Kosovën .
PDK angazhohet që ekonomia jonë të adaptohet në rrethanat e reja qoftë me
kontekstin evropian qoftë me atë botëror . Krijimi i një tregu fleksibil është një ndër
objektivat tona.

Duke qenë se konkurrenca e lirë në treg dhe liria e këmbimit janë të
domosdoshëm për të stimuluar rritjen e zhvillimit ekonomik, PDK angazhohet për një
treg të fortë dhe konkurues.
Për këtë arsye ekzistenca e një kornize, që do t'u mundësojë forcave të tregut të
përmbushin me korrektësi rolin e tyre , është e domosdoshme për sukseset ekonomike ,
dhe paraqet një kusht për një politikë efikase të punësimit .
Në botën ku globalizimi dhe progreset shkencore nuk kanë të ndalur , Partia duhet
të krijojë kushte që do t'u mundësojnë ndërmarrjeve të prosperojnë dhe të adaptohen , të
cilat do të favorizojnë edhe krijimin e ndërmarrjeve të reja.
PDK do të stimulojë , favorizojë dhe mundësojë krijimin e ndërmarrjeve duke
bërë lehtësime dhe duke i zbutur masat administrative….
Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme paraqet për ne prioritet absolut
sepse, në këto ndërmarrje ndodhet potenciali më i madh i rritjes së rendimentit dhe
krijimit të vendeve të punës .
PDK do ta orientojë shoqërinë drejt ekonomisë moderne dhe do të angazhohet
kundër çdo ngulfatjeje të inovacioneve .
Duke qenë se konkurrenca e lirë në treg dhe liria e këmbimit janë të
domosdoshëm për të stimuluar rritjen e zhvillimit ekonomik, PDK angazhohet për një
treg të fortë dhe konkurrues .
Duke qenë se , teknologjitë e reja modifikojnë rrënjësisht natyrën e punës dhe i
japin organizimit të punës një dimension ndërkombëtar , PDK konsideron se një nga
detyrat më të rëndësishme që nënkupton modernizimin , duhet të jenë , investimet në
kapitalin njerëzor me qëllim që individët dhe ndërmarrjet të jenë të pregaditur t'i bëjnë
ballë marrëdhënieve ekonomike të së nesërmes që bazohen në njohuritë shkencore .
Dinamika e re që do të karakterizojë transformimet shoqërore dhe ekonomike nga
depërtimet e reja teknologjike në Kosovë dhe rajon , do të përcillen edhe me një dozë të
pasigurisë rreth punësimit të njerëzve. Për këtë arsye PDK do të angazhohet për krijimin
e kushteve të pregaditjes profesionale të vazhdueshme kompatibile , konform nevojave të
tregut .



PËRKUJDESJA SOCIALE
PDK ka për qëllim mbojtjen e shtresave shoqërore të varfëra dhe të mesme mbi të
cilët rëndojnë pasojat e luftës. Në mënyrë të veçantë familjet e dëshmorëve , të të
burgosurve politikë dhe viktimave të agresionit serbomadh.
PDK do të angazhohet posaçërisht për t'i ndihmuar ata dhe për t'i integruar sa më
denjësisht në shoqëri .
PDK angazhohet për institucionalizimin e një fryme të re sociale që konsiston në
krijimin e kushteve të barabarta për progres të çdo qytetari të Kosovës.
Periudha e papunësisë duhet të shëndërrohet në një periudhë për të përmirësuar
kualifikimin profesional.
PDK do të përpiqet të respektojë normat sociale minimale, t'i ndihmojë familjet
që të adaptohen në përputhje me ndryshimet dhe t'u ofrojë mundësi të reja atyre
familjeve që nuk mund të ndjekin evolucionin.

Për të krijuar një mirëqenie të gjithëmbarshme të popullit ne do të angazhohemi;
- të hapim një perspektivë të re për qytetarët e Kosovës,
- të hapim vende të reja pune,
- të mundësojmë kualifikime të reja që do të jenë në përputhje me standardet
evropiane,
PDK do të angazhohet për t'iu siguruar të gjithë pensionistëve të drejtën në
pension , shfrytëzimin e kësaj të drejte universale sociale e njerëzore.
PDK do të ketë përkujdesje të vazhdueshme për të përndjekurit politik, të të
gjitha kohrave , për familjet e dëshmorëve , për invalidët e luftës dhe për të gjithë ata që
në forma të ndryshme pësuan nga pushtuesi.
PDK do të përkujdest për punësimin e pjesëtarëve të Ushtrisë çlirimtare të
Kosovës .
PDK angazhohet në gjetjen e mënyrave më të përshtatshme për të luftuar
problemet gjithnjë e më urgjente që lidhen me kriminalitetin , ç'integrimet shoqërore,
përdorimin e narkotikëve dhe të të gjitha devijimeve të tjera në shoqëri.



FËMIJËVE – FËMIJËRI TË LUMTUR

Në përputhje të plotë me Deklaratën universale të të drejtave të njeriut , me
rezolucionet , deklaratat , konventat dhe rekomandimet e OKB-së , si dhe të
insitucioneve të specializuara që kanë për objekt eliminimin e të gjitha formave të
diskriminimit PDK do të angazhohet që fëmijëve të Kosovës pa dallim të përkatësisë
etnike , fetare , gjinore apo racore t'u sigurojë një jetë të lumtur dhe me perspektivë.
PDK do të angazhohet që e drejta e fëmijëve të mbrohet me ligj , që fëmijëve t'u
sigurohet mbrojtje sociale për zhvillim normal psiko –fizik, fëmijët të gëzojnë të drejtën
e arsimit të obligueshëm fillor falas.

PDK do të angazhohet që fëmijëve si në qytet ashtu edhe në fshat t'u krijojë
kushte për mësim , dëfrim dhe aktivitete të ndryshme kulturore sportive dhe rekreative.
PDK do të angazhohet që të ndalojë me ligj punën dhe eksploatimin e fëmijëve të
moshës jomadhore.
RINIA
Rinia ishte shtylla kryesore e luftës sonë çlirimtare , ajo do të jetë forcë kohezive
e shoqërisë në Kosovën e Pavarur e demokratike.
PDK e sheh si të domosdoshme mbështetjen e gjithanshme të rinisë, për arsim ,
edukim punësim dhe përfshirjen e saj me përparësi në gjithë jetën politike e shoqërore të
vendit. Kujdes të veçantë do t'i kushtojë ngritjes së tyre profesionale, punësimit dhe
specializimit të tyre edhe në botën e jashtme .
PDK do të stimulojë të rinjët për aktivitete rekreative dhe sportive.



EMANCIPIMI DHE TË DREJTAT E GRUAS

PDK angazhohet për emancipimin e shoqërisë në përgjithësi , e të gruas në
veçanti .
PDK vlerëson lartë rolin dhe rëndësinë e gruas shqiptare gjatë luftës çlirimtare .
PDK do të angazhohet që për një punë me vlerë të njejtë të ketë pagë të njejtë pa
dallim gjinie dhe do të luftojë kundër çdo forme të diskriminimit të gruas si në këtë
aspekt, ashtu edhe në të gjitha aspektet tjera.
Ne do të angazhohemi që të ndërmirren të gjitha masat e nevojshme duke
përfshirë edhe dispozitat ligjore për të luftuar të gjitha format e tregtisë me gra dhe të
prostitucionit si deformitete të shoqërisë moderne.



KULTURA

PDK do të angazhohet dhe do të favorizojë një zhvillim të gjithanshëm kulturor
në të gjitha lëmitë me qëllim që të vendoset një ekuilibër i harmonishëm në mes të
progresit teknik e teknologjik dhe ngritjes intelektuale e morale të njerëzve.
PDK do të angazhohet për ruajtjen, kultivimin , pasurimin dhe përhapjen e
kulturës sonë kombëtare .

PDK do të angazhohet për një bashkëpunim kulturor kombëtar dhe ndërkombëtar
që do të shtrihet në të gjitha fushat e aktiviteteve intelektuale dhe kreative që lidhen me
edukimin , shkencën dhe kulturën. Bashkëpunimi kulturor kombëtar e ndërkombëtar do
të ketë për qëllim :
- të shpërndajë njohuritë dhe të stimulojë begatinë kulturore;
- të zhvillojë marrëdhënie paqësore dhe të miqësisë në mes të popujve;
- t'i mundësojë çdo njeriu t'i afrohet njohurisë të shijojë artet dhe letërsinë e
popujve të ndryshëm , të marrë pjesë në progresin e shkencës që është arritur
në tërë pjesët e botës dhe të kontribuojë nga ana e tij në pasurimin e jetës
kulturore.
Bashkëpunimi kulturor do t'i kushtojë një rëndësi të veçantë edukimit moral e intelektual
të rinisë në një frymë të miqësisë të mirëkuptimit ndërkombëtar dhe të paqes.



MODERNIZIMI I ARSIMIT KUSHT PËR NIVELIZIMIN ME STANDARDET
PERËNDIMORE

PDK do të angazhohet për modernizimin e sistemit të arsimit në Kosovë, dhe
nivelizimin e tij me standardet e shteteve të demokracive perëndimore.
Një angazhim të veçantë do të kemi në shtrirjen e arsimit fillor për të gjithë qytetarët e
Kosovës.

PDK do të ketë synim të saj të vazhdueshëm përmirësimin e kushteve të
gjithanshme në të gjitha nivelet e arsimit, stimulimin adekuat në bazë të vlerave të punës
dhe ngritjes profesionale të punëtorëve arsimor.
PDK do të inkurajojë dhe mbështesë iniciativën për depolitizimin e sistemit
arsimor dhe do të angazhohet për krijimin e kushteve për arsimim privat .
PDK do të angazhohet për krijimin e kushteve për intelektualët , specialistët dhe
kuadrot tjerë të shoqërisë moderne për punë normale shkencore e inovative të cilët do të
çmohen dhe nderohen nga Partia jonë.


POLITIKA SHËNDETËSORE

PDK angazhohet për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve
si detyrë për krijimin e një shoqërie të shëndoshë në Kosovë.
Me qëllim që të bëjmë këtë , politika shëndetësore do të bazohet në planifikimin
shëndetësor si detyrë kryesore drejt ristrukturimit tërësor të sistemit shëndetësor përmes
elaborimit global dhe të koordinuar politik pa harruar përparësinë në ndarjen e mjeteve në
kuadër të kësaj politike.


PËR NJË AMBIENT KUALITATIV TË JETËS

PDK angazhohet për një ambient ekologjik kualitativ.
PDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit jetësor nga ndotja ekologjike, nga
shkatërrimet e pandërgjegjshme, sidomos të pyjeve. Do të angazhohemi për planifikim
hapsinor dhe planizim urbanistik , për rregullimin e territorit dhe planifikimin e hapsirës
zhvillimore.
PDK do të mbështet uljen e taksave për teknologjinë bashkëkohore që nuk bënë
ndotjen e ambientit dhe do të insistojë në ngritjen e tatimeve ndaj firmave ndotëse të
ambientit.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 06-04-2006, 07:32:29
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
ADMINISTRATA



Antaret e partis;
 
   
 
01.
 HASHIM THAçI
 
02.
 ARSIM BAJRAMI
 
03.
 HAJREDIN KUçI
 
04.
 JAKUP KRASNIQI
 
05.
 BAJRAM REXHEPI
 
06.
 RAMË BUJA
 
07.
 AZEM SYLA
 
08.
 HYDAJET HYSENI
 
09.
 BASRI MUSMURATI
 
10.
 BAJRUSH XHEMAILI
 
11.
 XHAVIT HALITI
 
12.
 FATMIR LIMAJ
 
13.
 ADEM GRABOVCI
 
14.
 RAMADAN AVDIU
 
15.
 FEHMI MUJOTA
 
16.
 EMIN KRASNIQI
 
17.
 GANI KOCI
 
18.
 SAFETE HADERGJONAJ
 
19.
 NAIT HASANI
 
20.
 NAZLIE BALA
 
21.
 RUZHDI MORINA
 

PDK2004.ORG

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-04-2006, 07:52:51
Un jam me pdk .. ne pdk e gjej veten jeten dhe rinin qe s vyshket nga vullneti.

  • Postime: 338
  • Karma: +12/-10

#3 ne: 06-04-2006, 20:22:26
 :) edhe une ktu jam...eshte partia e se ardhmes kjo  ;)

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 07-04-2006, 08:09:26
:) edhe unë këtu jam...është partia e se ardhmes kjo  ;)

Ti e ke vendin ne te ardhmen me u zgjedh ndonje ministresh se ne  vitin tjeter ne do jemi pozit.

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 11-11-2006, 01:15:31
Si ka mundesi, qe PDK-ja nuk u votua ne popull, kur dihet se kjo parti ishte krahu i Luftes Clirimtare??

Temat e fundit