×

(RSH) [PDR] Partia Demokrate e Re

(RSH) [PDR] Partia Demokrate e Re

· 3 · 2323

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 03-02-2006, 11:13:29



KRYESIA E PARTISË DEMOKRATE TË RE



Genc Pollo - Kryetar

Nard Ndoka - N/Kryetar

TritanShehu - N/Kryetar

Ferdinand Xhaferri - Sekretar i përgj.

Enno Bozdo - Sekretar Mediatik

                                                    EMRI

Partia mban emrin Partia Demokrate e Re(PDR). Inicialet (shkronjat nistore) te Partise janë: PDR. Partia ka vulen, stemen dhe simbolin e saj.

•  Stema e partise do të jetë me germat PDR,me ngjyrë te verdhe te celet, ne një fushe blu me disa re te bardha,e rrethuar nga disa yje me ngjyrë te verdhe.

•  Vula e Partise Demokrate e Re është rrethore me diameter normal me germat: PDR siç janë ne steme, ndërsa ne pjesen e poshteme te vules është shënuar viti 2001.

                                                      QELLIMI:

Partia Demokrate e Re (PDR), synon te zhvilloje e te mbroje demokracine, pluralizmin politik, të drejtat dhe lirite themelore te njeriut, shtetin ligjor, ekonomine e tregut si dhe çështjen kombëtare te shqiptareve.

PDR është parti e qendres se djathte me shtrirje dhe mbështetje te gjerë sociale.

PDR synon krijimin dhe forcimin e një etike te re politike, te bazuar ne transparencen e veprimit politik, ne ballafaqimin e programeve dhe ideve, ne ndermarrjen e aksioneve politike te gjëra e perfshirese dhe ne arritjen e konsensusit dhe kompromisit politik.

SELIA QENDRORE

Selia Qendrore e PDR ndodhet ne kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
« Editimi i fundit: 04-02-2006, 02:56:10 nga BESIM »

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#1 ne: 07-04-2006, 08:11:43
Nga nje her me pelqen genc pollo por nga nje her mundohet me fitu pozita gjat ndrrimit te pushtetit kjo e ben ate me te ult edhe pse e sht krah i partis demokratike pershendetje Krahun e ri te pdk

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 27-02-2007, 16:21:50
PDR rrit votuesit, arrin në 6.3 për qind

Zgjedhjet lokale kanë treguar dhe peshën e vërtetë elektorale të shumë partive të konsideruara “të vogla”. Ndarja e tortës elektorale të 18 shkurti e ka renditur Partinë Demokrate të Re ndër forcat me peshë kryesore në koalicionin e djathtë. Konkretisht PDR ka arritur të marrë një bashki të madhe, si ajo e Ballshit dhe 7 komuna në qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë në rang vendi Partia Demokrate e Re ka arritur të marrë 133 këshilltarë.
Njësitë vendore të fituara
Në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2003, PDR duket se këtë herë ka shënuar bingo. Në 21 tetor të 2003 PDR fitoi në rang kombëtar vetëm 2.19 për qind të votave të shqiptarëve. Ndërkohë që rezultatet e deritanishme e rendisin atë në partitë më të rëndësishme të koalicionit të djathtë me 6.3 për qind të votave.
Në qytetin e Ballshit, kryetari i ri i bashkisë, Naim Bega, është zgjedhur nga PRR. Ndërkohë PRD ka shënuar fitore dhe në shtatë komuna të tjera, në Lunxhëri, me kandidatin Ilir Kuro, në komunën Qendër-Koplik, me Isa Ramajn, në Petran të Përmetit, me Niko Shupulin, në Poroçan të Gramshit, me Nefail Kllogjirin, në Luzni të Dibrës, me Haxhi Damsin, në Zerqan të Bulqizës, me Defrim Fikun, dhe në Petrelë të Tiranës, me Ylli Kupin.
Këshilltarët
Modeli i fushatës së ndjekur nga drejtuesit e PDR, Genc Pollo dhe Tritan Shehu duket se dhanë rezultate pozitive. 133 këshilltarë në disa nga bashkitë kryesore të vendit nuk janë pak për ta renditur PDR-në në një nga partitë që ka kaluar me sukses provën zgjedhore. Kështu PDR ka numëron shtatë anëtarë në Këshillin Bashkiak të Laçit, 12 këshilltarë në bashkinë e Peqinit, 11 në Krujë, 20 në Korçë, 10 në Përmet, 10 në Tepelenë, 6 në Bulqizë, 13 në Berat, 22 në Lushnjë, 10 në Dibër dhe 12 në Kavajë. Shifra interesante ka për këtë parti dhe në këto qytete ku spikat qyteti i Krujës me 13 për qind. Ndërkohë që me këtë nivel ka arritur të marrë vota edhe në qytetin e Laçit me 12 për qind. Ndërsa në Krujë dhe në Kavajë ka arritur të marrë 11 për qind të elektoratit. Po ashtu dhe në Korçë, Tepelenë dhe Bulqizë ka marrë 8 për qind të elektoratit.

Zonat e fituara nga pdr

1. Bashkia Ballsh, me kandidatin Naim Bega

2. Komuna Lunxheri, Gjirokastër, me kandidatin Ilia Kuro

3. Komuna Qendër-Koplik, Malësi e Madhe, me kandidatin Isa Ramaj

4. Komuna Petran, Përmet, me kandidatin Niko Shupuli

5. Komuna Poroçan, Gramsh, me kandidatin Nefail Kllogjri

6. Komuna Luzni, Dibër, me kandidatin Haxhi Damsi

7. Komuna Zerqan, Bulqizë, me kandidatin Dëfrim Fiku

8. Komuna Petrelë, Tiranë, me kandidatin Ylli Kupi

Këshilltarët e PDR

Laç - 12 për qind, 7 këshilltarë
Peqin - 13 për qind, 12 këshilltarë
Krujë - 11.61 për qind, 11 këshilltarë
Korçë - 8.87 për qind, 20 Këshilltarë
Përmet - 7.93 për qind, 10 këshilltarë
Tepelene - 8.54 për qind, 10 këshilltarë
Bulqizë - 8.09 për qind, 6 këshilltarë
Berat - 5.5 për qind, 13 këshilltarë
Lushnje - 8 për qind, 22 këshilltarë
Dibër - 5.8 për qind, 10 këshilltarë
Kavajë - 11.37 për qind, 12 këshilltarë