Arshi Pipa - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arshi Pipa

Arshi Pipa

· 1 · 630

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-11-2011, 16:26:41
Arshi Pipa/Vendi yt në mauzole tok me mjeshtrin, në hale!

Të huajt, që e kanë vizituar vendin, i referohen vizitës si "një udhëtim pas në vitet '50"; e përshkruajnë vendin si një "digë që ka bllokuar kohën", një "anakronizëm i shekullit të njëzet" dhe "utopia ... e të gjitha utopive... sigurisht më madhështorja" e lidhin atë me vendet afrikane: "nga Angola te Shqipëria", "... njerëzit në Shqipëri apo në Burkina Faso" apo i quajnë shqiptarët "alienë" dhe "përbindësha" Shqipëria i tërheq të huajt, sepse iu duket si një kafshë e rrallë ekzotike në një kopsht zoologjik.
Dyzet e pesë vjet të regjimit shqipo-stalinist nuk e kanë shëruar varfërinë e rrënjosur shqiptare. Bujqësia e kolektivizuar nuk ka qenë e suksesshme, drithi vazhdon të importohet. Shumica e punës në fushë e pemishte bëhet nga gratë. Radhët jashtë dyqaneve shtetërore ushqimore, zakonisht "të zhveshura prej ushqimeve" janë një pamje e zakonshme. Edhe uji e elektriciteti janë me racion, për arsye të një thatësire të vazhduar (një ndëshkim hyjnor?). Njerëzit nuk mund të shkojnë nga një vend në tjetrin pa leje me shkrim. Udhëtimi jashtë shtetit i lejohet shumë pak personave, zakonisht njerëz të besuar. Në Shqipëri mungojnë makinat, përveç atyre të udhëheqësve të partisë dhe funksionarëve të lartë. Transporti i njerëzve bëhet me autobusë të vjetëruar, rrjeti hekurudhor i fragmentarizuar me një trase transporton edhe njerëz, por ai u ndërtua për të transportuar minerale dhe produkte bujqësore. Nëpër rrugë, biçikletat dhe pak motoçikleta kryqëzohen me karrocat e tërhequra nga kuajt dhe qetë.
Brezi i vjetër që jetoi gjatë periudhës revolucionare po shuhet. Ata që kanë lindur pasi e mori pushtetin Partia janë përshtatur me situatën, i janë nënshtruar fatit të tyre. Brezi më i ri që mund të shikojë në televizor sesi jetojnë evropianët shfryn zemërimin e tij duke thyer pemët në parqet publike dhe duke pështyrë monumentet e Stalinit. Të lumtur janë fëmijët, pasi për ta kujdesen në kopshte dhe shkolla fillore. Ata mësohen të spiunojnë prindërit e tyre, e për këtë ata marrin notat e mira.
Segmenti i privilegjuar i popullsisë, nomenklatura, pra, klasa sunduese, mund të bëjë pazar në dyqane të veçanta shtetërore, ka mundësi për përfitime të ndryshme dhe mund të kurohet jashtë shtetit. Punëtorët, teorikisht shtylla kurrizore e regjimit, detyrohen të punojnë shumë, ndërkohë që paguhen pak, duke u shfrytëzuar, në këtë mënyrë, shumë më tepër se në vendet kapitaliste. Ata reagojnë me mungesa, ngadalësi dhe punë pa kujdes. Fshatarët në kooperativa janë disi në gjendje më të mirë, pasi ata mund të shesin tepricën e prodhimit me çmimet e tyre (një mjet tipik kapitalist i futur kohët e fundit). Ata, gjithashtu, mund ta vjedhin pronën socialiste. Vjedhja është, meqë ra fjala, një tipar i përgjithshëm i sistemit, siç janë edhe mitdhënia, korrupsioni dhe favorizimet e të gjithë llojeve.

(Shkëputur nga libri "Stalinizmi shqiptar" me autor Arshi Pipa)

Temat e fundit