Fan Stilian Noli - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fan Stilian Noli

Fan Stilian Noli

· 14 · 9809

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-01-2006, 20:47:55
Fan S. Noli
(1882-1965)

Fan Noli ishte artist dhe dijetar, perfaqesues e shquar i letersise demokratike, qe u zhvillua ne shqiperi fill pas Rilindjes.
Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 ne fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar ne Thrake, jo shume large nga Ederneja.
Si disa fshatra te tjere te asaj krahine te banuar nga shqiptare, fshati kishte ruajtur gjuhen dhe zakonet e te pareve. Noli prejardhjen e tij fisnore e kishte nga Kolonja. I ati, Stiljani, ndonse trashgoj nje cope toke, nuk u mor kur me punet e bujqesise, po sherbeu si psalt ne kishen e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Familja u shtua shume dhe jetesa u veshtirsua per te.
Sa qe i mitur Noli kaloi semundje te medha dhe kjo qe dhe arsya qe e filloi shkollen me vonese.
Filloren dhe te mesmen e beri greqisht. Por me shume tek ai ndikoj dashuria per gjuhen shqipe.
Qe ne bankat e shkolles u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltes. Per kete shkak nuk ju dha diploma ne kohen e duhur.
Me 1900 vajti ne greqi qe te nxirte jetesen dhe te vazhdonte fakultetin e filozofise. Ne Athine u lidhe me nje shoqeri belgjiane, e cila zotronte tranvajet me kuaj. Nuk i eci mbare me kete shoqeri dhe shkollen nuk e beri. Filloj te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor prane nje trupe teatri greke. Atje ju ngjall deshira per tu mare me dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri pune si mesues i greqishtes. Nderkoh njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga patriot, nisi veprimtarine politike dhe letrare.
Me 1906, i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet, Noli u nis per ne SHBA, me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkepunimin e shqiptareve te merguar, qe kercenoheshim nga reziku i percarjes, per shkak te veprimeve te shovinisteve greke.
Beri pune krahu si puntor ne nje fabrik share, si pjatalares etj. Megjithese nuk kishte bindje te forta fetare u be prift me 1908 dhe filloj luften per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga ajo greke, duke bere sherbesa shqip, duke perkethyer ne shqip librat fetar etj. Nderkohe bashkepunonte me gazeta, mbante ligjerata, organizonte shoqeri patriotike, te cilat, me 1912, u bashkuan ne federaten pan-shqiptare "Vatra". Ate vit kreu studimet e larta ne Universitetin e Harvardit.
Pas shpalljes se pavarsise, Noli perkrahu qeverine e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi ne Shqiperi per te paren here me 1913. Pastaj shkoj perseri ne ShBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Ne kete kohe ai shkroi vjershat e tij te para, qe ishin dhe shqiperimet e para artistike.
Me 1921 doli vepra e tij madheshtore ne proze "Historia e Skenderbeut" .Ne Shqiperi erdhi serisht ne fillim te viteve 1920. Gjeti nje levizje mjafte te gjere per sigurimin e pavarsise kombetare. Si deputet ne Keshillin Kombetar, mbrojti platformen e Kongresit te Lushnjes dhe u be udheheqsi i krahut demokratik kunder feudaleve, qe kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti nje rol te dores se pare ne organizimin dhe drejtimin e Revolucionit Demokratik te Qershorit me 1924, pas ngadhnjimit ne te cilin u caktua kryetar i qeverise. Por revolucioni nuk u cua deri ne fund per arsye se Noli me shoke u treguan shume te bute
. Revolucioni u thye nga bashkeveprimi i reaksionit te brendshem dhe me forca te huaja.
Me 24 Dhjetor 1924 Noli mori rugen e mergimit politik dhe nuk u kthye me ne Shqiperi.
U vendos perkohesisht ne Vjene. Regjimi zogist e denoj me vdekje ne mungese.
Ne periudhen 1925-1930, krahas veprimtaris politike, zhvilloi nje pune te dendur krijuese: shkroi vjersha, perktheu ne shqip disa kryevepra te letersise botrore, botoj artikuj te mprehte per mbrojtjen e Revolucjonit Demokratik te Qershorit per denoncimin e regjimit zogist dhe te reaksionit nderkombetar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos perfundimisht ne ShBA. Aty ushtroj profesionin e peshkopit te kishes ortodokse Shqiptare.
Me 1947 botoi perpunimin qe i beri "Historise se Skenderbeut", nxori ne drite nje botim anglisht dhe me 1949 nje variant te dyte shqip te saj.
Me1948 botoj vellimin me vjersha "Album".
Me 1960 dha nje "Autobiografi" ne anglisht, mjaft terheqese.
Me 1961-1963 botoj dy vjershat e fundit dhe perketheu ne shqip disa vjersha te poeteve te njohur.
Me 20 Nentor 1963 vajti ne Florida.
Me 13Mars 1965 Fan Noli vdiq, ne Fort Lauderdel, larg atdheut te tij te dashur, qe e deshi me zjar te pashuar.
Fan Noli eshte varosur ne Forest Hill Cemetiry, ne Boston.

  • Postime: 2715
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 19-01-2006, 09:43:04
Kryepeshkopi Fan S. Noli ne SHBA

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2715
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 19-01-2006, 09:45:01
Fan Stilian Noli

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2715
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 19-01-2006, 09:47:34
Fan Noli ne nje nga misionet e tij ...

[attachment[/attachment]

  • Postime: 127
  • Karma: +0/-1
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 19-01-2006, 10:29:28
 :lule
  Pershendetje suksese vetem vazhdo mos te harrojme te kaluaren se nuk mundemi te ndertojme te ardhmen.Jeta dhe veprimtaria e atdhetareve si Fan S. Noli e te tjere jane nje bazament i forte per ne se si duhet te  punojme e luftojme per Kombin dhe jetesimin e Shqiperise Etnike.Suksese.

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#5 ne: 27-01-2006, 16:43:21
MERR E ZGJIDH  (F.NOLI 1924)

1
A te duhen luftetarë?
Dhe arratinë armiku te marrë?
A do botës ti vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.

2
A do male me debore
Trima te fortë e malesore
Fort bujare e burrerore
Shkon ne kukes I ken e dorë

3
Atë duhen sharlatane
Qe lepin ne çdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa të duash Tropojane

4
A do njerëz për aheng
Për tryeza e për kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Këta I gjen veç ne Shkodër

5
Njerez te zgjuar me lezet
Qe I gjen ne çdo anë
Qe te bëjnë muhabet
Këta janë mjeshterit Dibrane

6
A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuke
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

7
A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vënë,
Gjumi pa i zënë t'mos flene,
Për tre mirditore bëj bene.

8
Këta matjane burr atë zotë
Qe dikure kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarre
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandar

9
A te duhen genjeshtare ?
Matrapaz e kokë thare ?
Kripen ta shesin për fare,
Mer Krutane dhe je i lare.

10
Do dembele për Stamboll?
Mos u lodh e mos hiç hall,
Të rreshtosh nja tri tabor,
Tiranasit t'i zgjedhish me dorë.

11
Po qejflinj a te duhen?
Qe me jevga dinë te kruhen,
Zonja qe pjellin çdo vit,
Veç Elbasani i rrit.

12
Ne do burra llafazane
Qe cudisin gjithë dynjane
Qe rrine tërë ditën rrugës
Nga këto gjen plot ne Durrës

13
Po kërkove kokë palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punët te shkojnë vaj
Shko e merri ne Kavaje

14
Kerkon hoxhe e kërkonë prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si këta qe bëjnë mëkat
I gjet vetëm ne Berat

15
A do urte njerëzitë te rine,
Nën komande të kesh ushtrine,
ne tabjate të kesh njerezine
Merre te gjithë Laberine !

16
Do për pune, një korçar ?
I ke bujq e ustallarë,
Me gra bashke e hapin varre
Krah e kokë s'u ka te share.

17
Do budallenj qe veç hane?
Me dy këmbë do hajvane?
pasuri qe sdin te vënë
Merr shetit gjithë Myzeqene.

18
A do të ruash florine?
Katandine e shtepine?
Me dy qoftë mbush sinine,
Ec e more Gjirokastrine.

19
A do të hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret,
Pasterti e për yzmet,
Të tillë gjen veç ne Permet.

20
Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra për "mend",
Duan kudo te jenë të parë,
Ne mexhlis e ne kuvend.

21
Hall i madh me Skraparllinj
Ka rrezik te hash dhe dru,
Dy ministra le të rrine,
Se na duhen dhe pa tru.

22
Ore te gjore, harruam Vloren!
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e një medalje,
Kësaj pune i vënë kapak.
« Editimi i fundit: 27-01-2006, 16:53:59 nga IshUllI »

  • Postime: 155
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 27-01-2006, 17:43:55
 NUK E KISHA LEXUAR PREJ KOHESH ATE VJERSH TE FAN NOLIT. E BUKUR :)

#7 ne: 30-07-2007, 17:06:59
Me paska share Fan Noli mua nga Berati !

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#8 ne: 14-09-2008, 12:16:04
MERR E ZGJIDH  (F.NOLI 1924)

5
Njerez te zgjuar me lezet
Qe I gjen ne çdo anë
Qe te bëjnë muhabet
Këta janë mjeshterit Dibrane



 :perqafim :perqafim Rrofsh o Nol rrofsh. U ke rene kokes te gjitheve!

  • Postime: 33
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 26-02-2009, 09:52:28
F.S.NOLI shkrimtar i madh e politikan i vogel

Paraqet,Sabri Selmani

Më shumë se gjithkush vlerat reale të Nolit në kuptimin historik, në fushën e ndihmesës së tij në jetën kombëtare shqiptare i kanë zbehur e njollosur pikërisht ajo kategori " nolistësh fanatikë ditirambistë" që kanë dashur të bëjnë njëfarë shenjtërimi të rremë të një nolizmi të sajuar ose të fryrë pör qëllime personale.
"Askush nuk mund të mohojë se Fan Noli është një persoanlitet i shquar i historisë sonë kombëtare që është përkëdhelur më së shumti nga studiuesit, politikanët, opininoni publik". Kjo ka frenuar së tepërmi njerëzit të peshojnë si duhet vlerat, antivlerat e dhe pseudovlerat e nolizmit.
Kjo i bën ende të guxishëm disa nolistë fanatikë që të vërsulen me inat e pa arsyetime bindëse kundër cilitdo që mendon se duhet një qëndrim më objektiv dhe realist ndaj trashëgimisë së vërtetë të Nolit dhe sidomos ndaj vlerave e ativlerave që janë afishuar në fanolizmin politik të prodhuar kontrabandë nga ithtarët e Nolit për interesa të një rryme të caktuar politike.
Gazeta "Sot" më 16 maj ka shkruar se pas Kongresit të dytë ortodoks shqiptar të vitit 1929, që miratoi dhe Kanunoren e KOASH : "Fan Noli nga SHBA mbajti qëndrim kundër Kishës së re autoqefale shqiptare, sinodi i së cilës kishte qenë programuar në fillmn të shkurtit në rezidencën e Zogut dhe ishte një krijesë e politikës fetare të kundërshtarit të betuar të peshkopit të mërguar". Edhe pse ky fakt mund të jetë i paknëdshëm jo vetëm për nolistët, përsëri nëse shkruesi ka vërtetë mbështetje dokumentare nuk ka bërë ndonjë herezi që e ka vënë në dukje për puiblikun.

Noli tregoi veten politikan nga më të këqinjtë. Detyra e politikanit është në radhë të parë të kryejë mirë e me sukses detyrat që duhen kryer në kohën kur i takon të merret me politikë, në radhë të dytë të kryejë ato detyra që ka marrë pësipër. Unë i besoj përkufizimit se të merresh me politikë do të thotë në radhë të parë të parashikosh, pra të jesh edhe vizionar edhe njeri i veprimit ( jo fallxhor). Noli kurrë nuk tregoi aftësi të tilla. Noli dështoi në parashikme. Noli pësoi fiasko në veprime. Rexhep Qosja dhe jo Abdi Baleta ka shkruar në "Panteoni i rralluar" shumë vite përpara se : ": në jetën politike të shqiptarëve Noli ka dështuar pse nuk e kishte atë vendosmërinë e revolucionarëve të vërtetë, aq sa edhe për shkak se programit i tij demokratik ishte një hap tepër i gjatë dhe i papërligjur nga dialektika e zhvillimit shoqëror në kontekstin e atëhershëm historik dhe shoqëror të shqiptarëve. Noli ka dështuar si demokrat dhe ne kemi humbur demokracinë kur atë nuk e kanë pasur as popujt tjerë të Ballkanit".
Noli me shumë fjalime të tij në parlament të kujton disa deputetë të sotëm që dinë të kërkojnë qiqra në hell po nuk dinë as si mbillen qiqrat, as si bëhet helli, as se çfarë mund të piqet e çfarë nuk mund të piqet në hell.

Ta pyesim pak atë historianin nolist ; " cili popull e kishte zgjedhur Nolin për kryeahengxhi të anarshisë? Një grusht politikanësh aventurierë që braktisën Tiranën dhe u vendosën në Vlorë, që bënë për vete disa ushtarakë aventurierë , që krijuan disa komitete të paligjëshme, njësoj si "komitetet e shpëtimit publik" në pranverën e vitit 1997 dhe e zhytën Shqipërinë në kaos e luftë civile? Mos vallë vetëm për hir të "ahengut nolian" të qershorit 1924 edhe Rexhep Qosja në pranverën e vitit 1997 e cilësoi serinë e dytë të këtij ahengu të vdekjes si "revolucion të vonuar demokratik

Noli edhe në Lidhjen e Kombeve u tall me parlamentarizmin, nuk bëri kurrë zgjedhje. Pse i paska pëlqyer aq shumë "ahengu nolian" historianit Masar Kodra? Pse u shkri nga qejfi Rexhep Qosja kur ky aheng gjëmoi po nga Vlora pas 73 vitesh? Apo pse në Shqipëri u krijua "parlamenti i kallashnikovit" në qershor të vitit 1997? Pse kërkon patjetër Agim Vinca që të gjithë të pranojnë se Noli ka qenë politikan vizionar? Mos me këtë do që të mbështesë idenë se në Shqipëri "ahengjet politike" duhet të bëhen vetëm sipas avazeve të nolizmit? E kemi të qartë se edhe përtej kufinjëve të Shqipërisë londineze ka individë, rryma e forca politike që bëhne zevzekë për çdo kritikëë ndaj politikanizmit të Nolit sepse u pëlqejnë ekssperimentet e situatat si ato që u bënë me "revolucionin e vonuar demokratik" të vitit 1997 që shkatërroi Shqipërinë dhe nga bandat e rebelimit të jugut që përsëritën në çdo pikëpamje skenarët e "revolucionit nolian të vitit 1924".

E ka thënë Rexhep , që Noli suksesin më të madhe e ka si përkëthyes. Nuk kam shkruar unë por Qosja për Nolin : "...vjershat e tij dalin pamfletiste e qërime hesapesh me armiqtë e tij politikë. Për më tepër ai del disi si tepër jo modest si poet që ka ngritur veten tek roli i një çlirimtari duke u krahasuar me shëmbëlltyrën e shenjtë të Jezu Krishtit dhe si politikan megalloman që kapardiset se do të përmendet përgjithmonë, si një mesi i popullit tonë..." Unë vetëm po shtoj se këtë figurë të Nolit duan të na imponojnë gjithë nolistët, sepse duan përmendoren e Nolit politikan që të rrinë vet nën hijen e saj. Atëherë ku i gjeti Vinca fjalët e mia se Noli është bejtexhi?! Po nëse vjershat janë politike kjo sipas mendimit të Vincës e afron më shumë autorin me bejtexhiun apo me poetin? Historianët e pedagogët e tjer le të na jëpin një përgjigje të saktë se cili është më poet e cili më bejtexhi Noli kur rreshton vargje "ngrihuni, korrini, bjeruni katundarë e punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë", apo Hasan Zyko Kamberi kur vjershëronte shumë kohë para Nolit " Kadiut po t'i rrëfesh paranë, ters e vërtit sherianë.

Pas vitit 1990 nolistët ndërruan taktikë, filluan në kërkonin rrugë për të mohuar çdo afërsi të nolizmit me komunizmin. Më hapur këtë e bëri Naum Prifti. Ai arriti deri atje sa të mohonte që Noli kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, gjë që e kishin vërtetuar shkëlqyeshëm nolistë të tjerë si Arben Puto.

Për t'u çliruar pakëz nga ngërçet teorike që ia shkaktojnë stereotipet noliste-enveriste në radhë të parë do t'i rekomandoja forumistave të marrin e të studiojnë librin e Hysamedin Ferajt "Skicë e mendimit politik shiptar" që është një vepër e politologjisë së mirëfilltë, që ka kaluar edhe në miratimin shkencor në Tiranë. Në kët vepër ju do të gjeni analizën teorike të nolizmit si varianti shqiptar i panballkanizmit, si shtruesi i rrugës së komunimzit në Shqipëri, si teori e praktikë e dështuar politike, si përgatitës i enverizmit dhe tani si maskë e enverizmit. Atëherë do të ketë një mundësi më shumë që të frenoni veten e të mos kërcej përpjetë kur lexon edhe shkrime si të miat polemizuese në stil më propagandistik
Austini një amerikano-kanadezi me nderrshmërinë e studiuesit ka dhënë shumë gjëra që nuk u kanë pëlqyer dikur nolistëve tanë fanatikë që e "kanë ndihmuar". Nga ana tjetër në kushtet e reja këta nolistë kanë qenë të interesuar që disa gjëra që shkelin tabutë të thuhen nëpërmjet një të huaji që të mos mbeten për t'u thënë më troç për herë të parë nga studiues shqiptarë.

Më saktë se Austin në ndikimin e nolistëve këtë çështje e ka parashtruar britaniku Xhulian Ameri që i ka njohur mirë shqiptarët e punët e shqiptarëve. Ai thotë : " Konflikti midis Zogut dhe Fan Nolit ka qenë përfolur si një luftë për pushtet midis "konservatorëve" dhe "progresistëve". Por në këtë rast, ashtu sikurse pothuaj në të gjitha kryengritjet shqiptare, dallimi midis palëve kundërshtare kishte karakter gjeografik dhe grupazhi, më tepër se një karakter opinioni apo rendi shoqëror" ( "Bijtë e Shq ipes", botim shqip, Tiranë 2002, f.37

Kiel-Gjermani

  • Postime: 26
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 28-02-2009, 21:02:27
abdylabib ????????
No coment!!!!!!

  • Postime: 195
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 01-03-2009, 12:45:33
Nuk ka menyre me te mire per sharlatanet e picirruket se te shajne te famshmit per tu vene re nga njerzit qe edhe ata ekzistojne.Eshte nje rruge e shkelur nga medioker te tjere e s'ka asgje te re ne kete shkrim.Keshtu e mendoj une.Megjithate faleminderit Abdulit qe solli nje shkrim "ndryshe".

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 08-05-2009, 14:24:41
Mendoj se artikulli eshte i njeanshem e nuk i merr parasysh gjerat ne kontektin e kohes kur kane ndodhur.
Personalisht mendoj se figura e Nolit eshte nje figure e madhe e kombit tone si nga ana letrare, ashtu edhe nga ana politike. Kurse ky artikull qe ne titull e quante Nolin poet te madh, ne trup e quante bejtexhi.
Persa i perket lidhjes se marredhenieve diplomatike te Nolit me Bashkimin Sovjetik, mund te lexoni me teper ne: "Mbreti Zog, monarku i veteshpallur i shqiptareve" te Jason Tomes.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 06-01-2012, 17:03:19
Dita e nesërme shënon 130-vjetorin e lindjes së Fan Nolit, me rastin e së cilës busti i tij do të vendoset në qytetin e lindjes, Ibrik Tepe të Turqisë.

Busti, rreth 2 m e 80 cm i lartë, është realizuar në bronz nga Andrea Demçe, gjatë vitit 2010-të dhe do të vendoset në sheshin “Republika”. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, studiuesi Nasho Jorgaqi dhe skulptori Demçe, janë nisur drejt Turqisë për të qenë të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të Nolit.

Busti për Fan Nolin u realizua me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përmes një konkursi të hapur nga Galeria Kombëtare e Arteve në shkurt të vitit 2010-të. Skulptori ka zgjedhur ta sjellë Nolin në moshë të mesme, pasi sipas tij, ky është imazhi i tij më i njohur.

Noli kujtohet si i pari që mbajti meshën në gjuhën shqipe në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare si dhe për veprat, përkthimet, publicistikën, politikan, diplomat, etj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Temat e fundit