Fatmir Limaj - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj

· 2 · 2840

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-11-2005, 13:23:25
Edhe pse historia po përsëritët pa dashje jam thëllësisht i bindur së deputeti Fatmir Limaj së bashku me shokë do dëshmojë pafajësinë para gjykatës ndërkombëtare ashtu siç bëri në Paris Avni Rrustëmi pas atentatit që kreu në trathëtarin e kombit Esat Pashën, dukë i dhënë atij hakun e popullit.

Nga Agim Vuniqi, Farmington Hills

Në kohën kur Kosova dhe shqiptarët përballeshin me provokacionet e shumta nga politika zyrtare e Bëogradit për kinse përgatitjen e formacioneve ushtarake shqiptare për kidnapimin e civilëve në Luginën e Preshevës, që pasoi menjëhërë pas një takimi të zyrtarëvë maqedonas dhë sërb për luftën e përbashkët kundër "terrorizmit", që u shoqërua me bastisjet e shtëpive dhe burgosjet e disa ushtarëve të UçPMB-së në Luginën e Preshevës (të cilët pushuan së vepruari ushtarakisht pas garancionevë të bashkësisë ndërkombëtare për më shumë të drejta për shqiptarë, dhë pas një amnestie të përgjithëshme), si dhe me kërcnimin e vazhdueshëm të liderëve sërbë nga Kosova (që vazhdimisht ishin dorë e zgjatur e regjimit sërbë që nga koha e Millosheviqit, të cilët kishin konfirmuar edhë njëhërë qëndrimin e tyre zyrtar gjatë zgjedhjeve të dështuara për presidentin e Sërbisë, kur masovikisht votuan për ultranacionalistin sërb dhe të akuzuarin për krime lufte fashistin Vojisllav Sheshel, duke dëshmuar edhë njëhërë së ata nuk janë për koekzistencë me shqiptarë, por si gjithnjë qëndrojnë në pozicionet segregacioniste që i kishin para dhe gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë, dukë mos bërë as përpjekjen më të vogël për ndryshimin e këtij kursi promillosheviqian as pas luftës) për shkëputjen e një pjesë të Kosovës e cila do të shkaktontë luftëra të reja dhë do të destabilizontë rajonin.

Po në këtë kohë minsitri sërb Batiq kërcnonte dhë kërkonte nga UNMIK-u ekstradimin e liderëve shqiptarë, duke bërë trysni të orkestruar për koncesione edhe në vetë Tribunalin e Hages për të ngritur dhë zhvilluar hetimet për kinse krime lufte edhe ndër shqiptarë (të cilët zhvilluan luftë vëtëmbrojtësë-UCK-ja, për këtë edhë kishin përkrahjen nga ajri të forcavë aleate të NATO-s, dhe njëhërit jepnin informacionë logjistike nga toka duke bërë më të efektshme goditjet e fluturakeve në caqet ushtarake sërbe), që u efektizuan me arrestimin e Haradin Balaj, Isak Musliu dhe Agim Murtezi në bazë të një urdhërarresti të Tribunalit të Hagës. Haradin Bala nga fshati Korraticë e Epërme nga komuna e Gllogocit, i njohur me nofkën "Shala", i lindur më 1957, baba i shtatë fëmijëve, pastaj Isak Musliu me nofkën "çerçizi" (i arrestuar ditë më parë nga KFOR-i amerikan në Ferizaj) nga Krojmiri i Lipjanit dhe Agim Murtezi me nofkën "Murrizi" akuzohen për veprimtarinë e tyre në kohën kur ishin pjesëtarë të ish-UçK-së. Sipas aktakuzës bëhet e ditur se këtyre të treve i vihet në barrë aktakuza për keqtrajtim dhe likuidim të civilëve si shqiptarë ashtu edhe serbë në një kamp në Llapushnik gjatë periudhës maj-korrik të vitit 1998 (edhe pse në atë kohë vehen kontaktet e para të z. Hollbruk, z. Petriq dhe z. Hill me komandantët e UçK-së).

UNMIK-u dhe KFOR-i ndërmorrën një akcion të përbashkët për të treguar muskujt ndaj shqiptarëve duke prodhuar efekte psikologjike për diciplinim të shqiptarëve, por edhe për të ulur presionin e vazhdueshëm të palës sërbe kinse për njëanshmëri. Kryeprokurorja ngriti aktakuzen që juridikisht eshtë e luhatshme (kjo do të vërtetohet sigurisht pas dëshmimit të fakteve, dhe pas dëshmive që do të duhej të pasonin nga vetë familjetë e dëmtuara shqiptare në rajonin e Drenicës, të cilët humbën më të afërmit e tyre), duke spustuar vëmendjen e opinionit me tëpër me deklaratën se Fatmir Limaj ishte arrestuar e jo dorëzuar vullnetarisht (meqë kjo plotësisht ishtë qartësuar nga deklarata e tij por edhë të vetë kryetarit të PDK-së z. Thaçi se shqiptarët nuk i frikësohën drëjtësisë, që ishtë edhë vetë qëllimi i luftës çlirimtare të UçK-së për drejtësi), në favor të këtij konstatimi është deklarata e mëhershme e negociatorit kryesor në Rambuje diplomatit austriak z. Petriq, i cili së bashku me Hollbrukun kishin kërkuar përmes telefonit nga Thaçi lirimin e ushtarëve të zënë sërb, dhe pas premtimeve të liderit shqiptar të njëjtit ishin liruar, këtë e pohonte në librin "Rruga e gjatë në luftë, Kosova dhe Bashkësia ndërkombëtare, 1989-1999" (të autorëve Volfgang Petriqit dhe Robert Pihlerit) dhe merret me çështjen e Kosovës për periudhën që akuzohet z. Fatmir Limaj dhe tre të tjerët, duke dhënë mjaft detaje edhe nga bashkëbisedimet në Ramboulliet, në të cilat diplomati austriak ishte njëri nga negociatorët më të rëndësishëm.

Në një intervistë të botuar në B92 Vofgang Petriq qartësonte shumë gjëra lidhur me angazhimin e tij në bisedime shumë të rëndësishme me palën shqiptare dhe me atë serbe, para bashkëbisedimeve ne Ramboulliet dhe gjatë tyre "Në atë kohë në vjeshtën e 98-ës edhe amerikanët kishin menduar për diçka të ngjashme, për dallim që Holbrook ishte takuar me liderë të gabueshëm. Për mua kjo ide ishte me vlerë dhe për këtë qëllim bënim hulumtime se kush kishte ndikim më të madh politik brenda asaj organizate të panjohur me emrin UçK. Njerëzit e mi përcillnin, vlerësonin, hulumtonin dhe, unë për herë të parë u takova me Hashim Thaçin dhe njerëzitë e tij. Unë i dëgjova dhe ua përcolla atyre pozicionet e BE-së. Që nga atëherë u vunë edhe kontaktet e para dhe u krijuan raporte të reja. Ishte interesante kur pjesëtarët e UçK-së zunë peng ushtarët jugosllav si kundërpërgjigje ndaj situatës në kufirin Kosovë -Shqipëri, unë atëherë negocoja me komandantët ushtarak të UçK-së së bashku me Kris Hillin. Thaçi nuk mirrte pjesë, por pas një bisede telefonike që pata me te ai jipte garancione se ushtarët jugosllav do të lirohen, kuptova se ai njeri kishte ndikim të madhë politik në UçK".

Edhe pse të qarta pozicionet e ish komandantëve të UçK-së për një luftë të drejtë vetëmbrojtëse, duke manifestuar vullnetin e mirë për çdo kërkesë të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, shpeshherë edhe në dëmë të interesave nacionale të shqiptarëve për të mundësuar jetësimin e përpjekjeve të Bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje paqesore të çështjes së Kosovës, u harruan shumë shpejt. Të gjitha këto përpjekje të Bashkësisë ndërkombëtare përbuzeshin në vazhdimësi nga regjimi terrorist i "RFJ-së" dhe serbët në Kosovë duke zbatuar strategjinë e "tokës së djegur", duke shkatërruar e djegur pasurinë e paluajtëshme të shqiptarëve, duke vrarë, maskruar e djegur civilët shqiptarë, ndër ta shumë fëmijë, gra e pleqë, duke dëbuar me dhunë nga Kosova afro 1.000.000 shqiptarë, për të cilat veprime u ndëshkua nga Aleanca Veriatlantike e NATO-s me bombardime në caqet ushtarake të Serbisë.

Edhe pse nganjëherë pretendohet të viktimizohet lufta e përbashkët e UçK-së dhe NATO-s (si aleate gjatë luftës), që kishte për qëllim rivendosjem e vlerave të qëndrueshme njerëzore duke bartur idenë e fuqishme amerikane për demokratizim të rajonit duke ngrehur në syprinë të drejtat globale të njeriut, prandaj çdo përpjekje për "demonizimin" e luftës çlirimtare janë dështuese, sidomos tendencat e lidershipit serb për kriminalizimin e luftës së UçK-së, ngase ata pretendojnë përmes "bajpasit" politik të kriminalizojnë luftën e drejtë të NATO-s.

Divergjencat në qëndrime se Fatmir Limaj u dorëzua me vullnet apo u arrestua janë më tepër të motivuara politikisht dhe janë të natyrës procedurale, pasi që avoketët e z. Limaj mund të kërkojnë që në seancën e parë mbrojtjen e tij në liri. Edhe pse besueshmëria e shqiptarëvë në drejtësi eshtë e pakontestueshme, edhe për vetë rrespektin që kanë ata për Tribumalin e Hagës dhe për vetë kryeprokuroren Karlla del Ponte, ata asnjëherë nuk do të luhaten që të drejtën e tyre ta realizojnë në mënyrë të ligjshme duke shtruar fakte të pamohueshme për pafajësi, ngase vëtëm në këtë mënyrë do të realizohej misioni fisnik i luftës çlirimtarë (asesi me protesta masive, edhe pse të arsyeshme dhe shprehin paknaqësi), dhe se në këtë do të japin një kontribut të veçantë institucionet demokratike të Kosovës, edhe pse të anashkaluara nga vetë PSSP z. Shtajner (ndoshta pa qëllim) me tendenca të defaktorizimit të institucioneve demokratike të Kosovës të ndërtuara nga vota e popullit. Edhe pse historia po përsëritët pa dashje jam thëllësisht i bindur së deputeti Fatmir Limaj së bashku me shokë do deshmojë pafajesinë para gjykatës ndërkombëtarë ashtu siç bëri në Paris Avni Rrustëmi pas atentatit që kreu në trathëtarin e kombit Esat Pashën, dukë i dhënë atij hakun e popullit.
« Editimi i fundit: 04-02-2006, 03:43:28 nga BESIM »

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 25-11-2005, 06:41:24
Më 28 nëntor në Prishtinë defile në përkrahje të Fatmir Limajt
 
Në prag të aktvendimin ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, të cilinTribunali i Hagës do ta shpall më 30 nëntor, tri shoqata të dala nga lufta, së bashku me Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, kanë paraparë që më 28 nëntor të organizojnë një defilim paqësor në Prishtinë, me moton "Në pritje të lirisë". Kështu është bërë e ditur në konferencën me gazetarë, të organizuar sot nga udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta.  
 
 
Faik Fazliu, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UçK-së shprehu bindjen që akuzat nuk kanë asgjë të bëjnë me drejtësinë, por se janë akuza kryekëput politike, të bazuara në akuzat e armikut tonë shekullor dhe bashkëpunëtorëve të tyre këtu, në Kosovë. Defilimi do të fillojë në orën 12:00, nga Fakultetit Filologjik, në drejtim të mensës së studentëve, Teatrit Kombëtar, Hotel Grandit ndërsa defileu do të përfundojë prapë te Fakulteti Filologjik.
 
« Editimi i fundit: 04-02-2006, 03:46:09 nga Stafi »

Temat e fundit