Hashim Thaçi ! - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hashim Thaçi !

Hashim Thaçi !

· 6 · 2695

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-12-2007, 11:04:35
"Ju rrëfej anën e panjohur të Hashim Thaçit"

Intervistë ekskluzive për gazetën "Shqip" me gazetarin, publicistin dhe shkrimtarin e njohur, Bedri Islami, ish-drejtuesin kryesor të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Hashim Thaçit




Ashtu siç është bërë e njohur tashmë publikisht, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe opinionin mbarëshqiptar kudo në botë, por edhe në kancelaritë më të larta të politikës botërore, zgjedhjet e 17 nëntorit që u mbajtën në Kosovë, të cilat u përcollën me interes të jashtëzakonshëm edhe nga mediat me prestigjioze të botës, nxorën fituese Partinë Demokratike të kryesuar nga Hashim Thaçi. Ai pritet që në ditët në vazhdim të formojë edhe qeverinë e re të Kosovës. Ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla raste, pas zgjedhjeve të 17 nëntorit e në ditët në vazhdim, emri dhe figura e Hashim Thaçit, ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm në qarqet politike të Kosovës, por edhe në media të ndryshme të botës dhe kancelaritë më të larta të politikës botërore. Po kush është Hashim Thaçi, cila është e kaluara e tij, ku u shkollua dhe u diplomua, cilat janë fillesat e para të hyrjes së tij në lëvizjen kundra politikës dhe terrorit serb në Kosovë, cilët kanë qenë bashkëpunëtorët më të afërt në Kosovë dhe marrëdhëniet e tij me ta, si kanë qenë raportet e Thaçit me politikanët e shtetit shqiptar këtej kufirit, cili ka qenë roli i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në marrëveshjen e Rambujesë, etj. etj. Për këto ngjarje dhe fakte nga jeta e tij, na njeh me dëshminë e tij ekskluzive për gazetën "Shqip", gazetari, publicisti dhe shkrimtari i njohur, Bedri Islami, ish-drejtues kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hashim Thaçit, njeriut që pritet të drejtojë qeverinë e re të Kosovës.

Zoti Islami, zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë sapo kanë përfunduar dhe tani kemi një konfiguracion të ri politik. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryeministër do të jetë Hashim Thaçi. Nisur nga fakti se ju jeni një veprimtar i hershëm i çështjes së Kosovës dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si i gjykoni zgjedhjet në përgjithësi dhe rezultatin që arriti partia e drejtuar nga Thaçi. Ishte e rastësishme apo pritej një gjë e tillë?

Ishte një postulat i njohur. Në Kosovë kishte ardhur koha për ndryshime. Nga të gjitha mundësitë, më e vyera ishte kjo që ndodhi. Ishte diçka që pritej, që duhej të kishte ndodhur edhe tetë vite më parë, por që, sipas mendimit tim, ndodhi përsëri në kohën e duhur.

Përse mendoni kështu?

Është koha e duhur, pasi në Kosovë priten zhvillime të reja, të cilat, edhe pse nuk duam, është krejt e mundshme të jenë sa historike, aq edhe dramatike. Është një moment kur gjithçka është vënë në lëvizje dhe kahu i kësaj lëvizjeje duhet të jetë i qartë, pa asnjë ekuivok dhe shumë domethënës, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët. Është tepër shprehëse që fakti i realizimit de jure dhe de fakto i pavarësisë së Kosovës të bëhet përmes atyre që janë të denjë për të bërë një akt të tillë, që kanë bërë një rrugë të vështirë, që kanë rrezikuar dhe kanë pasur gjithnjë një vizion të qartë. Në fund të fundit do të ishte përmbledhësja e të gjitha sakrificave të bëra.

Kryeministër i ri i Kosovës do të jetë një figurë e njohur politike, Hashim Thaçi. Nga ajo që kemi lexuar në librat që keni shkruar, sidomos tek "E fshehta e hapur e Kosovës", ju keni miqësi dhe njohje të hershme me Thaçin. A mund të na thoni kur e keni takuar dhe njohur për herë të parë njeriun që pritet të drejtojë qeverinë e re të Kosovës?

Hashim Thaçin e kam njohur në Zvicër, rreth vitit 1995. Aty e kam takuar për herë të parë. Por njohja e parë nuk ka qenë domethënëse. E kam takuar si të gjithë të tjerët, në redaksinë e gazetës "Zëri i Kosovës", në vitin 1996, ku unë shkoja shpesh dhe ku Thaçi vinte herë pas here. Më kishte bërë përshtypje sepse ishte një njeri i heshtur, nuk kishte shumë miq aso kohe, më dukej më i menduar se të tjerët...

Pse ndodhte kështu, në redaksinë e një gazete mund të hynin e dilnin me dhjetëra njerëz, përse ju ka bërë përshtypje një njeri i vetëm?

Përshtypje më bënin edhe të tjerët, por ajo që lidhet me Hashim Thaçin ka një ngjarje krejt tjetër. Një ditë, një mik i imi, Sejdi Gega, që ishte i zgjedhur në forumet e larta drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, (në parantezë po ju kujtoj se LPK-ja është organizata ilegale që e ka krijuar dhe udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës), po i thoshe Hashimit dhe Kadri Veselit, "Lulit": "Përse po rrini mënjanë dhe nuk po aktivizoheni". Ata nuk i kthyen përgjigje, as njëri dhe as tjetri. Unë e pyeta mikun tim, Sejdiun, për djemtë që "nuk po aktivizoheshin" dhe ai më shpjegoi shkurt se ata kishin qenë dikur shumë aktiv. Kjo ishte fillesa. Unë nuk e përfytyroja dot që njerëz të cilët kishin sakrifikuar, që kishin qenë të burgosur politikë, tani të rrinin mënjanë. Aq më tepër kur ishin të rinj. Mirëpo tek ata kishte diçka që të bënte të mendoje se nuk ishte gjithçka aq e thjeshtë.

Kjo ishte njohja e parë, po më tej...?

Organizata jonë, Lëvizja Popullore e Kosovës, ishte një organizatë ilegale, e cila, edhe brenda vetes kishte sektorë që ishin, si të thuash, dy herë ilegalë; edhe për të tjerët, por edhe për vetë organizatën. I tillë ishte sektori i veçantë, ose më saktë fillesa e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte i ditur vetëm për anëtarët e kryesisë së organizatës. Ndërsa pjesa tjetër e shtabit të përgjithshëm, ajo që vepronte në Kosovë, nuk ishte e ditur as për anëtarët e kryesisë dhe as për kryetarin e saj. Ajo dihej vetëm nga sektori i veçantë.

Kush bënte pjesë në sektorin e veçantë në fillimet e saj?

Sektorin e drejtonte Xhavit Haliti (i njohur ndryshe me pseudonimin e luftës "Zeka"), ku fillimisht bënin pjesë edhe Ali Ahmeti, "Abaz Gjuka" dhe Jashar Salihu, i cili ishte edhe drejtues i fondit "Vendlindja thërret", ose më saktë i fondit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më pas këtij sektori iu bashkua edhe Azem Syla, "daja i vogël", i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër, ose "Antoni", emër me të cilin njihej në hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë një organizatë ilegale, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin ngritur disa struktura, që ishin të ditura vetëm për një grup të vogël njerëzish. Në këtë grup bënin pjesë edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Si vazhdoi më tej njohja dhe miqësia juaj me Thaçin?

Kjo ndodhi në mbledhjen e gjashtë të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ose në kuvendin e saj të gjashtë zgjedhor. Ajo mbledhje u mbajt në pikun e fillimit të luftës, menjëherë pas vrasjes së Adem Jasharit. Mendoj se ishin ditët dhe momentet më dramatike të Kosovës, ndoshta nga më të vështirat, më të rëndat, ku gjithçka qëndronte pezull dhe rëndesa ishte e pranishme kudo. Pikërisht, në këtë kuvend e kam njohur edhe më nga afër Hashim Thaçin. Deri atëherë unë nuk e dija se edhe ai ishte anëtar i organizatës, aq më tepër anëtar i forumeve drejtuese të organizatës brenda vendit. Më erdhi mirë që nuk isha gabuar në përshtypjen time të parë. Mirëpo, ashtu si rrodhën ngjarjet më pas, nuk kisha kohë të mendoja në se kisha menduar mirë ose jo, sepse në memorien time ajo ishte një ditë që nuk mund ta harroj. Isha zgjedhur të drejtoja, së bashku me një grup pune, punimet e mbledhjes së gjashtë të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Tani mund të duket e lehtë, por atëherë kishte kaq shumë punë e kaq shumë halle, sa që nuk i dihej se si do t‘i përballonim. Lufta sapo kishte nisur. Në Kosovë duhej bërë ringritja e zonave të luftës, pasi pas rënies së familjes Jashari kishte një hutim apo si të them një çoroditje. Ishin dërguar një grup shokësh në Kosovë, të cilët kishin emër dhe njohuri mbi luftën. Mjete logjistike nuk kishim. Me mijëra njerëz vinin në Shqipëri për të marrë armë dhe nuk kishim t‘i jepnim as bukë. Shteti shqiptar ende nuk e kishte marrë vesh se lufta kishte filluar dhe se kjo do të ishte një luftë edhe për ta. Kishte bllokime, tentohej të përfitohej nga dyndja e njerëzve për t‘i paraqitur si refugjatë, në Shqipëri kishte po ashtu disa grupime që flisnin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritej ardhja e ushtarakëve nga vende të ndryshme jashtë Kosovës, por duhej parë edhe motivimi i tyre. Qeveria "Bukoshi" kishte bllokuar të gjitha mjetet, njerëzit nga jashtë kërkonin të shkonin në Kosovë dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kishim hallet e problemet brenda nesh, që po ashtu nuk ishin të vogla. Themelorja ishte në përcaktimin, në se do të bënim një luftë të përgjithshme dhe a mund ta bënim këtë, apo do t‘u riktheheshim formave guerile. Si përfundim, organizata vendosi për luftë të përgjithshme, krijimin e frontit të përbashkët me të gjithë që donin të luftonin. Hashimi kishte ardhur në emër të shokëve që vepronin brenda vendit. Në fillimin e vitit 1998 ai kishte shkuar në Kosovë për të riorganizuar forcat. Pas një odiseje të gjatë, në ato ditë në Kosovë kishte shkuar edhe më i shquari pas Adem Jasharit, njeriu legjendë, Fehmi Lladrovci. Në këtë mbledhje të përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës m‘u bë e qartë se Hashimi ishte pjesë e së njëjtës organizatë, Lëvizjes Popullore të Kosovës. Natyrisht nga ai çast unë mësova thuajse gjithçka për të, pasi nuk ishte më tabu të flitej për atë person dhe u bë po ashtu i njohur fakti se tërheqja e tij, siç ishte menduar nga ata që ishin jashtë, kishte lidhje me luftën.

Hashim Thaçi nuk kishte filluar asaj kohe aktivizimin e tij në lëvizjen ilegale. Edhe ai, si shumë të tjerë, ka pasur rrugën e tij. Kanë qenë disa momente që kanë përcaktuar qëndrimin e tij. Familja dhe zona ku ka lindur, Drenica, mjedisi ku ka jetuar, lidhjet që janë krijuar etj.

Si hyri Hashim Thaçi në lëvizjen ilegale dhe kur ka ndodhur kjo gjë afërsisht?

Zakonisht, askush nuk e ka një datë të saktë, sepse askujt, sidomos në ato vite, nuk i është thënë që kjo është dita e pranimit tuaj në lëvizjen ilegale. Është dashur të kalohet përmes shumë provave, janë dashur dëshmi të ndryshme jetësore. Hashimi ka qenë student, në fillimet e jetës së tij, kur ka rënë në lidhje me lëvizjen ilegale që drejtohej nga Lëvizja Popullore e Kosovës. Lidhjet e tij të para kanë qenë përmes Kadri Veselit "Lulit", nga Mitrovica, i cili po ashtu ishte student. Ai është njohur si djalë trim, që, si i thonë fjalës, nuk i ka përtuar. Prej këtu zë fill edhe miqësia e tyre. Kjo miqësi vazhdon edhe sot. Kjo ka ndodhur në fillimet e vitit 1988, më parë se të fillonte lëvizja paqësore. Pastaj ai është përfshirë në grupet ilegale të Drenicës, që drejtoheshin nga Adem Jashari, dhe nga Ramiz Lladrovci, "Veshi", po ashtu anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Më pas ndodhi diçka që duhej të thoshte shumë për të ardhmen e tij. Hashimi u zgjodh prorektor i Universitetit të Prishtinës, që do të thotë përfaqësues i Lëvizjes Studentore në rektorat. Ai ishte dhe vazhdon të jetë njeri me ambicie dhe nga kjo nuk ka pasur kurrë dëm.

Më konkretisht, cili ishte roli dhe aktiviteti i Hashim Thaçit në veprimtarinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës?

Pas atyre ngjarjeve që përmenda më lart, Thaçi filloi të bëjë emër në radhët e organizatës në disa nga mbledhjet më të jashtëzakonshme të saj, si të Kërçovës apo në mbledhjen e tretë e të katërt të përgjithshme. Në historinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës ka një rast, i cili nuk kishte precedent deri atëherë dhe nuk do të kishte as më pas. Fjala është për zgjedhjen ose më saktë, përcaktimin e Këshillit të ri të Përgjithshëm në mbledhjen e katërt të përgjithshme, e cila mori edhe vendimin për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Grupi i organizimit dhe riorganizimit, prej pesë vetash, mes të cilëve ishte edhe Hashim Thaçi, në konsultim me kryesinë, para mbledhjes së katërt të përgjithshme, vendosi që të formojë një komision, i cili do të shqyrtonte listën e kandidatëve të mundshëm për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë, të cilët do t‘ia propozonte Mbledhjes së Përgjithshme. Propozimi nuk do të bëhej publik, por do t‘i besohej komisionit, tashmë prej tre anëtarësh, njëri prej të cilëve, ishte po ashtu, Hashim Thaçi. Pra, që në fillimet e vitit 1993, ai ishte njëri ndër njerëzit më të besuar të organizatës ilegale dhe i caktuar për të ngritur strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të formohej më pas. Në fundin e vitit 1993, saktësisht në dhjetor, Thaçi u caktua në trupën udhëheqëse të saj. Pra, Thaçi nuk kishte ardhur nga hiçi apo rastësisht. Ishte një emër i njohur, i cili më pas do të bëhej edhe më i njohur.

Cili ishte qëndrimi i Thaçit në momentet kur ndodhën arrestimet e mëdha të vitit 1993, kur shërbimi i fshehtë serb vuri në pranga disa emra të njohur të lëvizjes si Xhavit Hazirin, Bajrush Xhemajlin, Hysen Gegën etj.?

Lidhur me këtë pyetje, do t‘ju sjell në vëmendje një gjë, e cila nuk është publikuar kurrë më parë në shtypin shqiptar. Kjo që po ju them ka të bëjë me një fragment nga diskutimi i Thaçit në takimin e veçantë për gjetjen e shkaqeve që çuan te dekonspirimet dhe arrestimet. Ky diskutim është i ruajtur në arkivën e organizatës dhe i përket pjesës dhjetor 1993. Midis të tjerash, aty thuhet: "Organizata jonë në Kosovë, pas arrestimeve, nuk është faktor i rëndësishëm politik. Ndoshta nga goditjet, por edhe nga dobësitë tona. Duhet të shohim se ku kemi gabuar. Organizimi ilegal në Kosovë dhe organizimi legal jashtë Kosovës, nuk shkon. Duhet të ndryshojmë krejt formën e organizimit. Ka qenë e gabuar që nga vitet ‘90. Pos një organizimi të mirëfilltë brenda, kjo duhet të bëhet edhe jashtë. Vetëm frikësohem se do t‘i marrim njerëzit në qafë. Dikush e ka me hile. Se kush nuk e di. Unë jam gati të futem në Kosovë...".

Në disa media, këndej dhe andej kufirit të sotëm politik të Shqipërisë, është shkruar se Hashim Thaçi ka marrë pjesë në aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si qëndron e vërteta rreth kësaj që i atribuohet Thaçit?

Është më se e saktë. Hashim Thaçi ka marrë pjesë në disa aksione. Në njërin prej tyre ka qenë bashkë me Sami Lushtakun, Jakup Nuren dhe Ramiz Lladrovcin. Kjo ka ndodhur në vitin 1992. Aksioni i bërë në Drenasin e sotëm, është i njohur. Por e rëndësishme është të bëhet i njohur fakti se ky aksion ishte i pari që bëhej me vendim të posaçëm të strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aksionet e deriatëhershme ishin bërë nga organizata, por tashmë ishte ngritur edhe struktura ushtarake e saj dhe kjo ndodhte për herë të parë në lëvizjet ilegale. Pra Hashimi është njëri ndër pjesëtarët e parë të aksioneve ilegale.

Për këtë aksion ka ndodhur edhe dënimi më pas i Hashim Thaçit nga gjykatat serbe?

Dënimi i tij nuk ka lidhje vetëm me këtë aksion. Bartësit e këtij aksioni vetëm tash, për herë të parë, bëhen të njohur. Hashim Thaçi është dënuar në grupin e njohur si "Grupi i Drenicës", prijës i së cilit ka qenë Adem Jashari. Gjykatësja hetuese, Danica Marinkoviqi, më 4 tetor 1996 mori aktvendimin për zbatimin e hetimeve kundër 15 ilegalëve, nga të cilët vetëm tre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët ndodheshin në arrati. Hashimi ishte njëri prej tyre. Ai akuzohej se në natën mes 13 dhe 14 prillit 1993, pra në pragun e 25-vjetorit të tij, së bashku me disa shokë, kishin planifikuar një aksion, i cili kishte mbetur pa u realizuar. Në përfundimin e aktgjykimit, Hashim Thaçi do të dënohej me 10 vite burg, është i njëjti gjyq, në të cilin Adem Jashari dënohet, po ashtu në mungesë, me 20 vite.

G.Shqip

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-02-2008, 14:45:17
Vlora shpall Hashim Thaçin qytetar nderi

Titulli, si simbol për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe vlerave të figurës së tij

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë titullin qytetar nderi i qytetit të Vlorës, prej Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Propozimi për marrjen e këtij titulli ka ardhur nga dy forcat më të mëdha politike në këtë këshill, nga grupi i Partisë Socialiste si dhe i Partisë Demokratike. Vendosja e këtij titulli Kryeministrit aktual të Kosovës ka qenë dhe rendi i parë i ditës për Këshillin Bashkiak të qytetit. Deklarata është lexuar nga kreu i PD-së në të njëjtën kohë kryetari i qarkut të Vlorës Agron Sharra, i cili ka folur në emër të dy forcave politike për të shpallur si “Qytetar Nderi të Vlorës” një prej figurave më të njohura për popullin e Kosovës në kohën që jetojmë, për popullin shqiptar në përgjithësi si dhe për opinionin ndërkombëtar.

Simbolika e titullit

Sipas deklaratës, Hashim Thaçi është një figurë simbol i përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për pavarësi, është simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik dhe intelektual të popullit të tij dhe një faktor i rëndësishëm për zhvillimet politike dhe diplomatike për finalizimin e statusit të Kosovës me pavarësinë e saj të afërt. Në deklaratën e lexuar nga Sharra kërkohej që si përfaqësues të popullit të Vlorës, i cili mban mbi vete peshën e madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerësimin me titullin më të lartë që mund të japë ky Parlament vendor shpalljen e zotit Hashim Thaçi, ”Qytetar Nderi të Vlorës”. Faktori më i rëndësishëm i deklaratës së dy forcave politike ka qenë pavarësia e Shqipërisë, e cila është shpallur në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912, faktor i cili është përmendur në mënyrë të theksuar dhe në fund të deklaratës në të cilën thuhej: ”Janë pikërisht këto dy momente në historinë e kombit shqiptar, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, pas së cilës Kosovën dhe pjesë të tjera të trungut Shqiptar i lanë jashtë trojeve etnike dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në 2008-n, që lidhin fuqishëm vëllezërit e një gjaku e të një gjuhe, që vetëm formalisht i ndan një kufi për të vendosur dhe një komunikim shpirtëror me shpalljen e zotit Hashim Thaçi “Qytetar Nderi të Vlorës”. Pas leximit të deklaratës, këshilltari i PDK-së Gafur Shameti është shprehur se deklarata duhet të ishte në emër të gjithë forcave politike dhe jo vetëm të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Pas fjalës së disa këshilltarëve në lidhje me formulimin e deklaratës, kryetari i Këshillit Bashkiak Arben Sinani, i ka kërkuar këshilltarëve të pranishëm që të votonin për këtë propozim ku të gjithë këshilltarët kanë votuar pro këtij propozimi. Duke parë votat pozitive në favor të vendosjes së titullit, Sinani e ka shpallur Hashim Thaçin si “Qytetar Nderi të qytetit të Vlorës”. Pas dhënies së këtij vendimi e gjithë salla e Këshillit Bashkiak ka shpërthyer në duartrokitje. Sipas drejtuesve të Bashkisë, hap tjetër i cili duhet të kryhet tashmë për këtë titull është dekretimi nga ana e kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Sipas burimeve nga Bashkia e qytetit të Vlorës, Kryeministri i Kosovës është njoftuar për këtë titull të akorduar nga Këshilli Bashkiak dhe ka premtuar që do të jetë vet i pranishëm për tërheqjen e këtij titulli më qytetin e Vlorës.

Lidhje

Kryetarja e Shoqatës së bashkimit për identitet kombëtar për qytetin e Vlorës, znj. Laureta Petoshati është shprehur se Vlora ka një lidhje të ngushtë me Kosovën, pasi ky qytet ka një lidhje të fortë me shtetin tashmë fare pranë pavarësisë së Kosovës, për shkak se pavarësia e qytetit të Vlorës, në zemrat e vëllezërve kosovarë është gdhendur në zemër madje dhe shumë prej vajzave kosovare mbajnë emrin e qytetit tonë. Ajo ka shtuar se vendosja e këtij titulli ish-komandantit të UÇK-së Hashim Thaçi në këtë ditë përkon me rënien e dëshmorëve të parë të UÇK-së, komandant Zahir Bajazitit dhe bashkëpunëtorëve të tij Edmond Hoxha dhe Akif Sulejmani, të cilët më 31 janar 1998 ranë heroikisht, në luftë kundër okupatorit serb në Pestan afër Prishtinës. Thaçi është i dyti qytetar nderi i Vlorës me prejardhje nga radhët e UÇK-së. Disa vjet më parë pranë festave të nëntorit është shpallur Adem Jashari qytetar nderi dhe dita e pavarësisë përkon me ditëlindjen e tij.

Kush është Hashim Thaçi...

Hashim Thaçi ka lindur ne Burojë, Skënderaj të Kosovës në 24 prill 1968. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë (djalë).

Është diplomuar në Fakultetin Filozofik, dega Histori, ndërsa ka përfunduar studimet pasdiplomatike në Universitetin e Zyrihut për Histori Juglindore dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Njeh gjuhët gjermanisht dhe anglisht.

Ishte një nga drejtuesit kryesor të UÇK-së dhe për pjesëmarrje në radhët e saj gjykata serbe në vitin 1997 e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Ka pasur një karrierë të pasur politike e diplomatike:

Në janar 1999, drejtor i Drejtorisë Politike të UQK-së

Në mars 1999 përzgjidhet nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Madlen Allbright, si përfaqësues i klasës politike kosovare për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë.

Në 10 tetor 1999 themelon Partinë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2000 u caktua Kryeministër Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Në nëntor 2007 fiton zgjedhjet politike në Kosovë nën siglën e PDK-së dhe bëhet Kryeministër i Kosovës.

DHIMITëR SPIRO G.Metropol
 

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 01-02-2008, 21:07:50


Kryeministri Thaçi e quan private vizitën e Tadiqit 
   
e premte . 01 shkurt 2008 

Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur private vizitën e presidentit serb, Boris Tadiq, në Kosovë. Ai u ka deklaruar  gazetarëve se kjo do të jetë hera e fundit që dikush nga Serbia do të pretendojë të marrë vota në Kosovë, sepse të gjithë qytetarët do të votojnë në Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike. Thaçi ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se zhvillimet në Serbi nuk ndikojnë në procesin e statusit politik të Kosovës. “Kosova e ka rrugën e vet, po i numëron ditët e fundit para publikimit të datës dhe shpalljes së pavarësisë”, është shprehur kryeministri. Edhe zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin, ka reaguar ftohtë ndaj premtimit që presidenti serb, Boris Tadiq, ua ka bërë serbëve të Cernicës që Serbia do ta pengojë me rrugë diplomatike pavarësimin e Kosovës. Deklarata e Tadiqit, sipas Rossinit, nuk ka rëndësi tjetër pos që lidhet me zgjedhjet presidenciale në Serbi. “Qëndrimet e të gjitha palëve janë mjaft të njohura, dhe çka do që thotë Tadiqi nuk mund të ndryshojë zhvillimet që janë bërë dhe që po bëhen për statusin e Kosovës”, iu ka kundërpërgjigjur Rossini disa orë më vonë presidentit serb.

 
Veq perpara Thaq :detari

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#3 ne: 14-10-2011, 00:22:39
Ska cfare nuk e njohim Thaqin,e dime tashme qe eshte hajn i deshmuar.

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 04-01-2012, 15:15:54
Hajdut :D

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 04-01-2012, 15:16:43

Temat e fundit