Ismail Qemali (1844-1919) - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ismail Qemali (1844-1919)

Ismail Qemali (1844-1919)

· 3 · 1490

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-11-2006, 11:39:00
Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur.Hero i popullit.
Lindi ne Vlore me 1844.Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" ne Janine,me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll,ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare:mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare.Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale.Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen clirimtare te bashkeatdhetareve te tij,por edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise si dhe per perhapur kulturen e dijet shkencore.Kerkesat e I.Q. per zbatimin e reformave demokratike cuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit.U denua nga Porta e Larte me internim,te cilin e vuajti per shtate vjet.Ne maj te 1900,per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit,u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne vise te ndryshme te Evropes,ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.
I.Q. zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin europian.Ai shpalli boterisht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja.
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke,ne krahun perparimtar qe ishte per njohjen e te drejtave te kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake.Ne dhjetor te vitit 1908,me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke,u zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku,se bashku me grupin e deputeteve patriote,mbrojti interesat e kombit shqiptar.
U dallua si frymezues e organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1912-1914.Se bashku me L. Gurakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organizimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912.I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane qe t'i jepte Shqiperise autonomine.Pas fillimit te Luftes se I Ballkanike ndermori se bashku me L. Gurakuqin nje aksion te ri per te shpetuar atdheun.Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej atje shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive te Medha per te shtruar e mbrojtur ceshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin ndermjet fuqive.Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi fatet e atdheut.U kthye me bashkepunetoret e tij ne atdhe.Ne Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme.Ne politiken e brendhme e te jashtme te qeverise kombetare u tregua i papajtueshem me cdo cenim nga ana e Fuqive te pavaresise e sovranitetit kombetar,i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore,por dhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te coptuar Shqiperine.Qeveria e kryesuar nga I.Q. ndonese ne kushte mjaft te veshtira te brendshme e te jashme,mori nje varg masash ne fushen e ekonomise,te ndertimit shteteror e kultures kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut.Ne te gjitha veprimet I.Q. u tregua burre shteti dhe diplomat largpames.Me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare te cilet e rrezuan qeverine kombetare te kryesuar prej tij ne janar 1914.
Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim I.Q. i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare.Vdiq ne Itali.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 11-01-2012, 15:11:21
Nga Frederik Stamati dhe Ariola Prifti

Më 2 dhjetor 2011 u zbulua në fondin etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali!

Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, në hotelin “Brufani” me 26 janar 1919, (FESH). Në darkën e 10 shkurtit të atij viti luftanija italiane “Alpino” solli në Skelë të Vlorës arkivolin me trupin pa jetë të burrit. Vlora ndodhej nën pushtimin italian.

U vendos që Ismail Qemali të varrosej në Kaninë, në varrezën familjare të familjes Vlora, meqë në qytet nuk kishte mundësi urbanistike. Komanda italiane, që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli patriot.

Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora.

Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e mërkurë. U mbajtën dy fjalime mbresëlënëse nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua hymni mbretëror italian. Pastaj kortezhi i gjatë u nis për në Kaninë. Ishte ora dhjetë. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj. Anash ecnin me ngadalë dy rreshta ushtarësh. Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella.

Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga “Djelmoshat e Vlorës”, të shoqërisë me po këtë emër. Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria “Djelmoshat e Vlorës” dhe nga gazeta “Kuvendi”. Mbas këtyre vinte “Shoqëria djaloshare”. Pastaj ecte banda ushtarake që luante marshin funebër. Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë. Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh. Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritete ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë.

Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin flamur e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.

 

Në Arkivin e Shtetit ruhen disa dokumente që vërtetojnë ngjarjen. Po i paraqesim:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

“MBRETNIJA SHQIPTQRE

PREFEKTURA MBRETNORE

VLONЁ

 

Nr. 172

Vlonë me 21. Kallnuer. 1933

P.T.

Ministris Aresimit

Tirane

Kétu ngjitun kemi nderin me Ju paraqite process-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes né dorézim té Flamurit qé ashte ngritun pér té parén here né Vlone, prej Patriotit Ismail Qemalit.

Gjith ashtu né pako te veҫnté dhe po me kété shkresé dérgohet edhe Flamuri né fjalé.

Shtojme se me gjithqe Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur ashte ngritur pér té parén here né ndértesén Qeveritare me doren Atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur ashte ngritur me té vértet mem 28 Nanduer 1912, por jo né ndértesén Qeveritare, por né Zyren e doganave né Vlone.

Lutemi me na njoftue marrjen né dorézim.

Prefekti

A.  Nepravishta”

 

Shkruar me dorë:

“T’i dërgohet ky flamur Bibliotekës”

Nën këtë shënim, është një tjetër, që konfirmon marrjen e flamurit në dorëzim:

“asht këtu në bibliotekën t’onë”

(firma)

28/10/33

Vijojnë disa vula dhe firma dhe në fund:

“Marrë në dorzim me 29-X-933”.

Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqërues:

“PROCES-VERBAL

Sot mé 28 Nanduer 1932, ditén e Héné, me rrastin e transferimit té eshtravet té shénjtorit té Kombit té ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina né Pemendoren kujtimore té ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe né pranie té Pérfaqesuesit té N.M.Tij Mbretit Shkelqésis sé tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe té shkelqesave té tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministér i Arésimit, Milto Tutulani, Ministér i Drejtésis dhe té Prefektit té Vlonés Z. Abedin Nepravishta, Zoti Ethem Bej Vlora, i biri  i té ndjerit Ismail Qemal pér kujtim Kombétar i dorézoj Prefektit té Vlonés Flamurin Kombétar té cilin mé 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti né qytetin e Vlonés tue prokllamuar indinpendencén e Shqipnisé pas shumé shekujsh rrobnije.

Kété Flamur té shenjté Prefekti i Vlonés ja dorézoj Ministrit té Arésimit Shk. tij Z. Hil Mosi pér t’a dépozituar né Muzeun Kombétar né Tirané.

Pér sa ma nalté u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun né katér kopje dhe i nénéshkruem prej té gjithéve qe pérménden ma sipér.

 

Nga shkresa e mëposhtme, e firmosur nga vetë ministri i arsimit Mirash Ivanaj, vërtetohet se flamuri iu dorëzua Muzeut Kombëtar. E citojmë:

 

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

“MINISTRI E ARSIMIT

Nr. Prot. 1208. Dërgohet Flamuri Komtar i ngrehun për herë të parë në Vlonë.

Drejtoris së Muzeut Komtar, Tiranë

Këtu ngjitun i dërgojmë asajë Drejtorije kopjen e process-verbalit të mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar * asht ngreh për herë të parë nga i ndjeri Ismail Qemali në Vlonë.

Për njiherit me këto shkresa ju dërgojmë dhe kët flamur historik për t’a ruejtun me kujdes në muzeun komtar.

Ministr’i Arsimit

Mirash Ivanaj (firma)

 

Nisur me 6/XI/1933”

Kështu, në bazë të këtij dokumenti, Shqipëria u bë me flamur kombëtar. Por kjo nuk ishte e vërtetë. E vërtetojnë mohimet që i u bënë faktit të servirur nga dëshmitarët e atyre ngjarjeve, që detyruan autoritetet e kohës të bënin verifikime të shumta, për të sqaruar të vërtetën. Mirëpo patriotizmi vulosi mendimin. Për shumë kohë u besua se flamuri i pavarësisë ndodhej i ruajtur në Muzeun Kombëtar. U desh kohë që ngatërresa të shpështillej, por kjo është ҫështje që nuk lidhet me këtë shkrim, aq më tepër që është sqaruar.

 

Vijojmë të paraqesim dokumente të tjerë që shkojnë më pranë të vërtetës.

“M.A.

Nri 402/749

Flamuri i Vlorësë

Mënistërijës’ së Arësimitë

Q y t e t

 

Bashkë me shkresën’ Nri 1208 të së 6s’ së këtij muaji, të shoqëruarë me verbalin’ e endur’në Vlorë më 28 të Vjeshtës’ së Tretë 1932. Muarëm’ në dorëim:

Flamurin’ kombëtar që shtolli në Vlorë vetë Ismail Qemal Vlora, mbë 28 të Vjeshtës së Tretë 1912.

Ky flamur zu vëndin’ në rjeshtën’ e kujtimevet’ t’ tjerë, me vlejë të jëstorijëtë, që ruhen’ në Tiranë,  9 Vjesht’ e Tretë 1933

Drejtori

(Firma dhe vula )

 

Ngjitur’ pas kësaj’ dorë-dëftesa

e jonë Nri C. 208”

Dokumenti: AQSH, Fondi 195, viti 1936, dosja 62.

“Flamuri i Vlorësë

Për punën, e flamurit’ kombëtar që valoj në Vlorë për here të pare ditën’ e të lëçiturit’ të Shqipërijsë mbë krye të vehtë, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i të ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati mirësijën’ të shtronjë këta kujtime:

1) flamuri upat nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora. (Shënim nga F. Stamati: fjalët, “nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora”, janë të shuara me një vijë përsipër).

2) Pëlhura e flamurit’ qe e leshtë dhe shkaba e shtampuarë; nuk’ mban mënt të ketë pasur,’ theka o kravatë.

3) Të madhët’ të tijë, gjer sa mund të caktohet’ me të maturë syri, munt të qe afëro 0 m. 80 për së gjati, dhe 0 m. 50 për së gjëri.

Sa për fundin ‘ e këtij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora ësht’ i mejtimit’ se flamuri nuk’ ka qënë shdukurë, po se ndodhet’ i ruajturë në Shqipërijë, ndër duar’ që do të kujtohen’ ndofta ndonjë ditë t’i a falin’ Muzejës’ Kombëtare.

Tiranë, 10 shkurt 1936”

 

Më poshtë, në të majtë, është vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, si dhe firma, ndërsa në të djathtë, firma e Et’hem Bej Vlorës. Poshtë ka një shënim:

(a)        Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me dorën’ e vehtë:

“nga shtëpija e Zotit’ Xhemil Bej Vlora”.

Ёshtë me interes edhe një dokument tjetër nga AQSH, fondi 195, viti 1936, dosja 62. Po e citojmë:

“Flamuri i Doganës’ së Vlorësë.

Me shkresën’ e Mënistërijës’ së Arësimitë Nri 1208 të së 6s’ së Vjeshtës’ së Tretë 1933, i u dorëzua Muzejës’ Kombëtare një flamur i trajtuarë prej dy fijesh pëlhure të leshtë, 1 m. 45 i gjatë dhe 0 m. 95 i gjërë, me shkabën’, me dy krerë dhe me krahë të shtallurë mbë të përpjetë, pa theka dhe pa kravatë.

Pas shkresës’ që i përsillte Muzejës’ Kombëare këtë flamurë, janë mpështeturë:

1) një verbal me ditë 28 të Vjeshtës së Tretë 1932, në të cilin’ kan’ vënë duarëtë:

Përfaqësi I L. Madhërijës’ së Tijë Mbëretitë, Gjeneral Leon de Ghilardi,

Ministri i Arësimitë, Hil Mosi,

Ministri i Drejtësijësë, Milto Tutulani,

Zoti Et-hem bej Vlora, përfaqësi i Fëmijës’ së të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë, Prefekti i Vlorësë, A. Nepravishta.

Në këtë verbal është shënuarë se flamuri i dhuruarë  Muzejës’ Kombëtare është muu ay që pati ngriturë në Vlorë me dorën’ e vehtë i ndjeri Ismail Qemal Beu, të 28në të Vjeshtës’ së tretë 1912.

2) një shkresë e Prefekturës’ së Vlorësë, Nri 172 me ditë 21 Jenar 1933, në të cilën’, ndër t’ jera, është shënuarë se si pas kërkim’ e hetimeve të bërë nga Prefektura e Vlorësë, ky flamur nuk ‘ ka qënë ngritur’ kurrë mbi ndërtesën’ qëverritare as ditën’ që ulëҫit të krye-mbë-vehtët’ të Shqipërijésë as mëë pas, po ka valuarë vetëmë për një kohë të gjatë mbi godinën’ e Doganës’ së detitë  të Vlorësë.

Për të kthillurë këtë pikë u kërkuanë hollësija nga Zoti Et’hem Bej Vlora, i cili pati mirësijën’ të apinj’ këta shënime:

1) flamurin’ që  i u dorëzua Muzejës’ Kombëtare, i a fali të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë Duku i Monpansierit’, kur pat’ ardhurë në Vlorë, nga Marsi i vitit’ 1913.

2) qëverrija e Shqipërijësë e përdori për Doganën’ e Vlorësë, mbi ndërtesën’ e së cilësë valoj gjer ditën’ që Ismail Qemal Beu hoqi dorë nga Kryesija e Qëverrijësë.

3) mbë t’ ularguarë nga Vlora  Ismail Qemal Beu, kërkoj të ketë si kujtim një nga flamuret’ të Qëverrijësë; usgjoth ky flamur dhe i udorëua Zotit’ Et-hem Bej Vlora, i cili e pati me vehte gjatë kohës’ që bashkë me t’ anë undodhën’ ndëpër Evropë.

4) ditën’ që i ndjeri Ismail Qemal Vlora ndërroj jetë në Perugia të Italijësë (25 Jenar 1919) Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin’ e t’et me këtë flamur.

5) kur upru i vdekuri në Vlorë dhe uvendos në sallën’ e fllugërijës’ së përmortëshme, që pati navaturë Kumanda e Ushtërijës’ Italjane, prapë ky flamur under mbi arqivolin’ e të vdekuritë.

6) gjatë përsjellës’ së trupitë nga Vlora në Kaninë, arqivoli qe mbuluarë me po këtë flamur.

7) edhe ditën’ që eshtërat’ të të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë umbartën’ nga Kanina në Vlorë, për t’ ukallurë në varrin’-monoment, që ngrehu Qëverrija Mbëretërore e Shqipërijësë, ky flamur qe nderur’ mbi arqivolin’ edhe gjatë rrugësë edhe gjer sa  mori funt shërbesa e të kalluritë, pas së cilësë Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorëzoj  Përfaqësvet’ të Qëverrijësë Mbëretërore, si kujtim për t’ uruajtur’ në Muzejën’ Kombëtare.

Tiranë, 10 Shkurt 1936”

Më poshtë, majtas,  është firma dhe vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, ndërsa djathtas firma e Et-hem Bej Vlorës.

………………………………………..

Në vitin 1946 materialet e Muzeut Kombëtar i kaluan Institutit të Shkencave. Në vitin 1957, kur u krijua Universiteti i Tiranës, mori jetë edhe Instituti i Histori-Gjuhësisë, i cili pati në vartësi të vet edhe Muzeun Arkeologjik-Etnografik, si edhe fondin etnografik. Në këtë fond kaluan edhe flamujt, që ndodheshin dikur në Bibliotekën dhe  Muzeun Kombëtar. Mirëpo nuk pati asnjë dokument për historinë e tyre. Kështu, ata mbetën enigmë. Edhe i ndjeri Rrok Zojzi, themeluesi dhe shefi i etnografisë dhe i fondit etnografik, e kishte me të dëgjuar se dikush i kishte dorëzuar flamujt pa dhënë ndonjë sqarim për ta, duke thënë: merrini dhe ruajini edhe këta! Punonjësja më e vjetër e fondit etnografik Znj. Pandora Plaku, kujton edhe në ditët e sotme porosinë e Rrok Zojzit për kujdesin ndaj këtyre flamujve dhe punën që ka bërë ajo me kolegët e saj për t’i mbrojtur këta flamuj nga infeksionet e insekteve dhe nga dëmtime të tjera.

Ishin tetëmbëdhjetë. Puna për identifikimin e tyre filloi dhjetë vjet më parë. Më 2 dhjetor 2011 i erdhi radha këtij. Se si ndodhi mund ta tregojmë ndonjë herë tjetër.

Flamuri është i plotë, por ka dëmtime të shumta. Ngjyra e kuqe është zbehur nga veprimi i diellit. Duket të jetë pis. Duhet restauruar. Do të jetë një punë jo e lehtë në gjendjen që është ai!

Pavarësisht nga të dhënat e grumbulluara deri më sot, rëndësia e këtij flamuri dikton domosdoshmërinë e studimeve gjithnjë edhe më të gjera për të ndriçuar maksimalisht këtë simbol kombëtar.

Edhe disa ditë dhe ky flamur do të ekspozohet përkohësisht në mjediset e Qendrës së Studimeve Albanologjike për të kujtuar përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-02-2012, 09:59:27
Pakkush mund të dijë sesi e përjetoi ish kryetari i parë i qeverisë shqiptare dorëheqjen, por një gjë mbase duhet të ketë kuptuar... se nuk do ta kishte gjatë. Ismail Qemali braktiset nga shumë njerëz ndërsa do i bëhet presion deri me ndihmën sociale, që merr jashtë vendit. Biografët e tij kanë mënjanuar shumë gjëra dhe sidomos ato që kanë lidhje me gabimet e tij...

Askush nuk mund të dijë reagimin njerëzor të Ismail Qemalit më 24 janar të vitit 1914, kur e detyruan të japë dorëheqjen. Vendi administrohet nga dy qeveri në Durrës dhe në Vlorë, ndërsa të dyja bëjnë presion të madh kundra njëra-tjetrës. Biografët e tij, bukur të shumtë, heshtin për këtë, ndërsa pak burime, mundohen t’i sfumojnë shumë gjëra. Bashkëkohësit, qoftë nga nderimi për figurën e tij, por nga ana tjetër edhe për shkak të respektit ndaj traditës të mosfoljes për të vdekurin, kanë lënë pa përmendur gjëra esenciale. Dhe, të mendosh se skulpturimi psikologjik i ka të nevojshëm këto gjëra, atëherë vërtetë të themi se është një goxha humbje për ata që do merren në të ardhmen me figurën e Shkëlqesisë së tij. Anipse, ky burrë simpatik, që shikon i qetë nga imazhet e kohës, pak i bën përshtypje.

Si gjithnjë dhe paradoksalisht, janë të huajt ata që na rrëfejnë. Vetë ai, në kujtimet e fundit do të shprehet për atë që nuk e konsideron gati aspak: “Mbretërimi i shkurtër i Wilhelm Wiedit, qe më i pasur në episode groteske, se sa në veprime për organizimin e një shteti të ri”. Duhet të ketë pak maraz sepse njerëzit e princit ia vështirësojnë jetën dhe mundohen ta denigrojnë me të gjitha mundësitë. Një vështrim interesant jepet nga Sonino, një nga zyrtarët e lartë italianë të kohës, kur pasi hidhet poshtë ideja se I. Qemali mund të bënte spiunazh për Austrinë, telegrami shkruar nga ai pohon: se ishte kërkuar “vigjilencë” për shkak të karakterit të tij (I.Q.) intrigant dhe armiqësisë me Esat Pashën, kryetar i qeverisë së Durrësit, për të shfrytëzuar situata të vështira, në të cilat ndodhej Shqipëria, për qëllime egoiste e interesa personale, prandaj duhet të kontrolloheshin lëvizjet e tij dhe marrëdhëniet që mbante me persona të tretë, me qëllimin të ndalohej që ai gjatë qëndrimit të tij në Itali të bënte intriga e manovrime në kundërshtim me veprimtarinë tonë në Shqipëri”.

Megjithatë, kur më prill të vitit 1915, do jetë në Francë, Ismal Qemali është gati ‘i njollosur’ me nam të keq para autoriteteve frënge. Ka ende një mënyrë për ta rregulluar, por Shqipëria duhet kthyer në qendër për operacionet frënge në Ballkan në këmbim të ndihmës së tij personale ekonomike. E hedh poshtë, ndërsa kryeministri frëng Briand do e cilësojë me ironi si një“pensionist të padobishëm të Francës”. Në këtë vazhdë nuk e lënë as të shkojë në Zvicër ngaqë frikësohen se inkurajon shqiptarët atje, që njihen si proaustriakë. Mbetet aktiv dhe në kohën e emigracionit, Ismail Qemali, i jep një ndihmë morale Markezit Auletta Kastrioti, që kërkon një vend si monark i Shqipërisë, një fakt që sërish do ia përflasin. Më 28 shtator 1916, delegati i policisë B. Spetia në shërbim të konsullatës së Marsejës dhe në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet sekrete frënge, i dërgon homologut të tij italian, një lajmërim të tillë: “Duke e ndalur Ismail Qemalin të shkojë në Zvicër dhe duke u ndodhur ai dhe familja e tij në varfëri të plotë, nuk më duket se është fjala për një kundërshtarin tonë, e nuk është as humane e as e urtë të lihet të vdesë nga uria”.

Kjo shpresë e tyre nuk zgjat shumë, pasi më 1918 ndodh papritur që shqiptarët e Amerikës i kërkojnë t’i përfaqësojë në Konferencën e Paqes. Situata e tij komplikohet dhe më shumë dhe bëhet i pahonepsshëm sidomos për frëngët. Rrethanat e sjellin që në maj 1918 të përfundojë në Spanjë, ku në momentet e fundit i këmbejnë pasaportat italiane me atë frënge. Ajo që kupton është se sërish gjendet në grackë. Barcelona, ku ndodhet, jo vetëm është larg, e prej andej e ka të pamundur të angazhohet më për punët e tij. Përpiqet të kthehet në Itali dhe studiuesit e tij venë në dukje konfuzitetin e diplomacisë italiane, që nuk dinë të bashkëpunojnë, për të harmonizuar. Ndërkohë kanë ardhur ditët e fundit dhe ai vetë duhet të ndjejë se forcat s’janë si më parë.

Mbërrin në Peruxhia në Hotel “Brufani” më 20 dhjetor 1918, shoqëruar nga djemtë e tij Et’hemi dhe Qazimi, pasi bëjnë një ndalesë të gjatë në Xhenova. I biri tjetër Qamili ka mbetur në Spanjë, kurse pjesa tjetër e familjes po bën udhën nga Brindizi në drejtim të Vlorës, ku të gjitha bëhen me shpenzimet e Italisë. Këta të fundit luajnë dyfish dhe i vënë shumë shkopinj mbi rrota: ku kryesorja është kushtëzimi të qëndrojë vetëm në hotel, sepse vetëm aty mund ta ndihmojnë, ndërsa nëse do mund të lëvizë duhet të paguajë vetë. Kjo quhet drama e tij e fundit, sepse e gjithë pasuria është mbaruar në këtë sfidë të pashembullt, për t’i bërë bashkatdhetarët e tij me shtet. Akti i fundit i tij është më 15 janar 1919, kur do t’i bëjë një promemorie kryeministrit Oslando, ndërsa ky i fundit niset për në Konferencën e Paqes, ku i konfirmon se përfaqëson shqiptarët e Amerikës... Ashtu si do t’i tregojë kohë më vonë Et’hemi, i biri, Ali Asllanit, Ismail Qemali pati një konferencë shtypi, që nuk mundi ta realizojë të plotë sepse befas pësoi një lloj prerje fuqie dhe më 26 janar do ndërrojë jetë. Kufoma e liderit të parë shqiptar më 8 shkurt 1919, shoqëruar nga të bijtë Et’hemi, Qazimi dhe Qamili do udhëtojë drejt Vlorës, kurse varrimi i bëhet me nderime më datë 12 shkurt... 

...

Pakkush mund të dijë hidhërimin e tij, kur disa nga ata që do jenë protagonistë të shtetit shqiptar i kthejnë krahët. Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Abdyl Ypi, Dervish Hima etj., jo vetëm do ta mohojnë, por edhe do e pengojnë në çdo hap. Esat Pashë Toptani, kuptohet se do t’ia bëjë rrugën edhe më të vështirë, sa është gjallë. Që në ditët e para të qeverisë i duhet të luftojë me prijës lokalë, që nga Cakrani deri në Elbasan, të cilët mezi i mund, falë entuziazmit të shqiptarëve për kauzën e tij. Ismail Qemalin e tradhtojnë deri te korrierët, si ai që në vend t’i çojë një letër konfidenciale Cecil Bornes, kryetarit të komisionit ndëraleat, pasi e hap, ia jep austriakëve në Shkodër. Në fakt, shtuar dhe me bisedimet e fshehta që ai bëri me Grebenenë, tashmë ishte e fiksuar edhe fundi i tij institucional. Ismail Qemali e kish kuptuar me kohë konfuzionin shqiptar dhe se gjërat nuk do zgjidheshin në vend por jashtë tij. Zhgënjimi është i thellë dhe kur Preng Pasha dhe Bajram Curri do t’i luten pak javë pasi ka ikur në Francë se duhet të rikthehet. Përgjigja është patetike: Ju dua por nuk mundem. E ka të qartë se nuk vazhdohet. Pak para se të vdesë do të lerë si epigram shprehjen e famshme “Shpresa ime e vetme janë zotërinjtë e opingës”...

Autori:  Ben Andoni
Burimi:  Revista JAVA

Temat e fundit