Kush ishte Fadil Hoxha? - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kush ishte Fadil Hoxha?

Vizitor · 9 · 11202

Kush ishte Fadil Hoxha?

Vizitor · 9 · 11202

ne: 23-01-2008, 00:45:44
 Kush ishte Fadil Hoxha!


Sh.Oseku është ant. i Levizjes Vetëvendosja  dhe shkruan rregullisht në gazetën  4 faqëshe  Vetëvendosja bot. Epoka e Re  të hëneve. Në gazetën Epoka e re e enjte 3 janar 2008 Sh. Oseku e fyen dhe e njollosë shumë rëndë dhe pa asnjë argument figurën e F. Hoxhës. Sh. O.:F. Hoxha iu bashkua partizanëve komunistë, që etnikisht qenë serbë  e që drejtoheshin nga Sërbia. Jo Sh. O. Nga viti 1942 në Kosovë  u formuan çeta të armatosura partizane: " Z. Hajdini " ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942 ), "E. Duraku (janar 1943 ), e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943). Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, që ushtronte të njejtat funksione me shtabet ushtarake të krijuara në viset e tjera të J. .....Në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Pra Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, F. Hoxha në asnjë mënyrë nuk iu është drejtuar  Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë....Ndërsa bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta.  Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, qliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit.  Sh. O. shkruan: Pas Konferencës së Bujanit eprorët serbë e poshtruan botërisht F. Hoxhën....Jo Sh. O. ju po e poshtëroni F. Hoxhën, gjakun e mijëra dëshmorëve dhe vendimet e Konferencës së Bujanit, e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 , ku këtu ishte vendosur që Kosova dhe viset tjera shqiptare në J. të mbesin në përbërje të J. si më parë. Jo z. Sh. O. pas Konf. së B. të poshtëruara pos Jugosllavisë - Serbisë mbetën edhe Fuqitë e Mëdha që më 1878  që ju në këtë shkrim askund nuk i përmendët të cilat edhe tash janë përkëdhelëse të  Sërbisë. Kuvendi i Prizërenit 8-10 korrik 1945 është mbajtur në rrethana të jashtëzakonëshme ushtarake e policore serbe për aneksimin e Kosovës ku aty morën pjesë 142 delegatë dhe të ftuar shumica serbë e malazezë. F. Hoxha në Konferencën e Bujanit në program e ka patur bashkimin kombëtarë më shumë se Lëvizja Vetëvendosje tash. Sh. O. F. Hoxhën e akuzon për mbylljen e syve gjersa shokët e tij ia masakronin qindra bashkëqytetarë me çekan në kokë të Tephanet në Gjakovë e gjetiu në Kosovë. Amanetin e tijë Shaban Polluzhës në Drenicë që ti mbyllë edhe ai sytë njësoj gjersa vriteshin drenicasit....Jo Sh. O. atë kohë F. Hoxha ishte shkarkuar nga detyra e Komandantit të shtabit Operativ,  ndodhi Tivari dhe Lufta në Drenicë. Që prej asaj kohe F. Hoxha është parë me dyshim dhe është sulmuar nga politika serbe, deri në vitet e 60-ta dhe pas v. 1981. Nga Beogradi epiteti seperatitst nuk i është ndarë asnjëherë. është cilësuar si Babë i seperatizmit shqiptarë. Pas  ngjarjeve të 81-ës është kërcënuar me burgosje dhe u shkarkua nga të gjitha postet e larta,  ku tërhiqet nga jeta politike dhe publike. Kundër F. Hoxhës u shkruan qindra faqe gazetash, vëllime librash dhe fushata serbe nuk pushoi deri në përfundim të luftës së Kosovës.Siq e dimë F. Hoxha i pari e ka përkrahë UÇK- në '" Po të isha i ri, përsëri doti mbathja opingat dhe do të dilja në UÇK kurse Sh. O. shkruan Fadili e mbijetoi luftën çlirimtare i fshehur përrreth Gjakovës e vdiq nga pleqëria më 2001, në një Kosovë që tashti drejtohej nga ata që më 1981 i pati kërcnuar ti fuste në birë të minit".Po z.Oseku Fadili e ka përmend birën e minit por ai e ka ditur se çka do te bëhet me vonë. Udhëheqësit e vjetër në Shqipëri e Kosovë  të asaj kohe ashtu analistë e publicistë etj. i kanë thënë mendimet e tyre për demostratat e 81-tës, ku shumica nga ta i kanë vlerësuar jo të favrshme dhe jo në kohën e duhur sdm. pas vdekjes së Titos. Sh. Oseku shkruan më 1981 janë vrarë dhjetëra studentë....Jo z. 13 veta janë vrarë. Udhëheqësit e Kosovës në atë kohë janë munduar ti ndalin dhe ti minimizojnë demonstratat e 81-tës para j. për të mos u dhënë shkas forcave serbosllave të ndërhynin - siç ndërhynë dhe vranë. Ashtu F. Hoxha dhe R. Berisha janë munduar ta ndalin gjakëderdhjen - luftën në Drenicë 1945, ku e qojnë Asim Luzhën me influencë nga Drenica në bisedime me komandën e njësive serbo-malazeze. Aty në komandë çdo gjë kinse pranohet nga A. Luzha në favor të drenicasve kinse edhe tërheqja e forcave s-m. Si gjithmonë në pabesi dhe në befasi komanda, nëpërmjet vendosjes së një bombe të aktivizuar në xhep dhe shtytjes së tij nga shkallët poshtë, e vranë këtë atdhetar të përkushtuar. Në Drenicë, në atë fund janari 1945 u pushkatuan edhe 21 shoqërues të Asimit....Shkuarja e F. Hoxhës në Beograd për të biseduar çështjen e Kosovës, ishte bërë me dijen e Titos dhe E. Hoxhës....Prandaj mendohej se Kosova duhej ti bashkangjitej Shqipërisë....F. Hoxha kishte shkuar atje, por nuk e dinte fare si do të kthehej....Në bisedime, ku nuk ishte prezent Fadili, Milladini ishte kërcënuar prej Rankoviqit dhe Gjilasit, sepse përmes Kosovës po insistonte që territori jugosllav ti bashkohet Shqipërisë....Ranko viqi iu kishte kërcnua Milladinit se për këto ambicje karrieriste mund të shkoj edhe koka....Aty per aty ishte vendosur të likujdohet Milladini e jo Fadili. Beogradi si gjithmonë insistote që Kosova të ishte një provincë autonome e Sërbisë. Po në shkurt 1945  në takim në Beograd F. Hoxha dhe M. Popoviqi me udhëheqësit më të lartë j. Titoja e E. Kardeli me qëllim që Kosova të fshihej edhe si krahinë autonome krejtësisht -ajo duhet të ndahet administrativisht në 3 zona. Metohija (Rr. i Dukagjinit) të bashkohet me M. e Zi, Kosova Veriore e Qendrore të bashkohet me Serbinë ndërsa Kosova Jugore, nga Kaçaniku deri në Ferizaj, të bashkohet me Maqedoninë....Milla dini kundërshtoi i pari mendimin e udhëheqsve j.Ne tha ai i kemi premtuar popullit shqiptarë të Kosovës se ai vetë do të vendosë për fatin e tijë, kurse F. Hoxha tha : " Kjo do të thotë kthim në ndarje e vjetra të kralëve serbë - në Zetska, Ibarska e Vardarska banovina ( njësi administrativo-territoriale të mbretërisë jugosllave si një formë principate). Populli kurrë nuk do të pajtohet me këtë ndarje. Reakcioni dotë thotë se ja Jugosllavia e re po del edhe më keq se e vjetra. As unë vetë kurrë nuk do të pajtohem me copëtimin e Kosovës. Ju e dini çfarë premtimesh na keni dhënë gjatë LANÇ dhe ato duhet ti mbani, ndryshe Jugoslavia do të jetë për një kohë të gjatë në luftë me shqiptarët ....Sh. O. F. Hoxhën e quan kolaborator të shtypur dhe e kritikon RTK-në pse këtë figurë tragjike e bëri "baba të Kosovës" ?! Ç' vlera pati ai njeri i gjorë që na u dashka ta kultivojmë edhe sot. Pse u dashka që edhe breznitë e reja ta përkujtojnë me pietet shembëltyrën e një kolaboratori të shtypur ? them se përgjigjen na e dha vet RTK-ja. Z. Sh. O. ju as te thembra e F. Hoxhës nuk jeni. Fadili që gjatë LDB - gjerë në vdekje ka qenë për vetëvendosje dhe bashkim kombëtarë.Fatmir Fehmiu për F. Hoxhën shkruan " ai në një rast patë thënë kur jam inkuadruar në lëvizje më 1936 në Shkodër, jam inkuadruar në një ideal: barazi sociale dhe bashkim të popullit të copëtuar....E. Hoxha shkruan në letrat që na dërgonte në vitet e luftës Komiteti Krahinor i Kosovës - F. Hoxha pohohej mosbesim që ndihej në Kosovë ndaj PKJ dhe ndaj partizanëve jugosllavë, për shkak të shtypjes së egër serbomadhe, vrasja e shqiptarëve të pafajshëm. F. Hoxha ishte te Enver Hoxha në Tiranë pas çlirimit. Fadili iu ankua Enverit për gjendjen e rëndë që ekzistonte në Kosovë, për situatën e ndjekjeve, të represaljeve e të terrorit ndaj shqipëtarëve që zotëronte në krahinë dhe hapur më tha se " as spo shohim, as ska ndonjë ndryshim nga e kaluara kur vuam nën jugosllavinë e kralëve". F. Hoxha pas çlirimit solli shkronjat e para shqip nga Tirana për Rilindjen ashtu solli rreth 200 mësues e arsimtarë dhje një kamion me libra nga Shqipëria ku në atë kohë ajo nuk kishte për vete. Fundi i v. 60 -ta F. Hoxha udhëhoqi komisionin për ndryshimet kushtetuese që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës. F. Hoxha zhduku analfabetizmin në Kosovë ( nga 80% në 8%) Më 1984 F. Hoxha reagoi me mëse 18 faqe të shkruara kundra Kryesisë së KQ të LKJ, e cila denonconte konferencën e Bujanit si seperatiste.Tetor 1987 Dhoma Federative e Kuvendit të Jugosllavisë anuloi Rezolutën e Bujanit.  F. Hoxha me udhëheqësit e tjerë në kohën e Rankoviqit kanë qenë kundër shpërnguljes së shqipëtarve në Turqi, ku për këtë  kanë shkuar ilegalisht edhe nëpër fshatëra dhe kanë qenë kundër deklarimit të shqipëtarëve në turq etj. Kanë folur hapur si p.sh. 24 shtator 1954 në Plenumin e Komitetit Krahinor : këtu ka shenja të asgjësimit të shqipëtarëve. Ju Vetëvendosja në nr. të fundit Vetëvendosja  bot. Epoka e re e lavdëruat TV Mitrovicën për kombëtarizëm, kinse shkaku pse ka qenë musafir A. Kurti, pas 2 dite Zyra e Komisionerit të UNMIK-ut për media mori vendim për konfiskmin e paisjve të TV Mitrovica. Të gjithë e dimë që udhëheqësi - pronari i këtij TV N. Spahiu është shpikës i Kombit Kosovar. Kombin kosovar nuk e ka shpikë as F. Hoxha as RTK-ja - Agim Zatriqi dhe askush tjeter madje A. Kurti pas daljes nga burgu një kohë ka punuar në RTK- emisione javore. Si ju të Vetëvendosjes patën filluar ta kritikonin Fadilin  disa anëtarë të LDK-së të cilët brenda 24 orëve nga LKJ kaluan aty. Kjo ishte para 17 vite. Fadili, Xhaviti  u thanë bine ku e kemi pru ne tani kritikoni. Në këtë aspekt Vetëvendosja është mrapa 17 vite. Faktikisht Kosova që nga viti 1989 dhe sot nuk është më e avancuar as ekonomikisht  as politikisht e as kombëtarisht që ishte rreth 20 vite (1966-1989). Pra F.Hoxha siq u vertetua në këtë shkirm që nga LDB-ja nuk ka qenë titist por për bashkim kombëtarë, dhe kot njelloset akoma. Albinit nuk i mugon aftësia as guximi por Albinit i mungon menquria nuk është i hapur, nuk bashkpunon me të tjerët sidomos me të vjetërit, nuk pranon kritika , nuk është vetëkritik.Vetëvend osja duhet ti kërko falje familjes së Fadil Hoxhës- shoqës Vahidës , veteranëve të LANÇSh etj.     


Literatura :

Grup atorësh: Fadil Hoxha Një jetë në shërbim të atdheut( akademik Minir Dushi) , botuar, Prishtinë 2007
Dr. Hakif Bajrami : Tragjeda e Tivarit, Prishtinë 1993
Shaban Braha : Rifat Berisha Figure e shquar kombëtare, Tiranë 1998
E. Hoxha : Titistët, Tiranë 1982
J. LLuka : Shpërngulja e shqipëtarve nga Peja e rrethina 1912-1994, Prishtinë 1997



Me nderime,
R. Mexhuani Prishtinë


Reagimet pa fakte, e kisha lutur redaksinë që të mos botohen fatekeqesishte kjo akoma po ndodhë neper mediat tona.
« Editimi i fundit: 09-02-2021, 08:40:28 nga 12:51 »

#1 ne: 26-01-2008, 16:03:31

                                 2. Kush ishte Fadil Hoxha! Dëshmi për ata që kritikojn...

  V.Shita: Udhëheqësit më të lartë shqiptarë të LNÇ-së në atë kohë F.Hoxha, M.Hoxha, R.Berisha, Z.Rexha etj., përpiqeshin të shpëtonin cka mundë të shpëtohej në     atë situatë shumë të vështirë....Nëntorë 1944 prof. dr. Vasa Çubriloviq, autor i projektit të njohur për shpërnguljen dhe eliminimin e shqiptarëve nga Kosova dhe Serbia e Jugut(Maqedinia) në vitin 1938, ia dorëzoi Shtabit Suprem të UNÇ dhe APJ projektin e ri për shpërnguljen, eliminimin dhe likuidimin  e minoriteteve nga J. në radhë të parë të shqiptarëve, të gjermanëve të hungarezëve, të turqve etj. Kjo, sipas këtij projekti, duhej të bëhej pa marrë fund LDB....V. Çubriloviq në atë kohë ishte ministër ne qeverinë federative të J.B.Titos. Ata  që e hartuan Rezolucianin e Bujanit dhe disa tjerë u vranë, u shkarkuan dhe u dëbuan nga UDB-ja serbosllave: Hajdar Dushi vritet më 22.09.1944 në Kala të Dodës në rrethin e Dibrës, Xheladin Hana vritet në Drejtorinë  e mbrojtjes-UDB-në e Prishtinës. Rifat Berisha vritet nga forcat e sigurimit dhe të ushtrisë jugosllave më 1949. Halim Spahiu kryetar i Këshillit NÇ të rrethit të Prizrenit u ngrit kundër aneksimit të Kosovës edhe në bisedë me J.B.Titon prill 1945, një vit më vonë, u denua me vdekje-pushkatim. Ishte likuiduar në rrethana misterioze nga organet e UNÇ dhe të OZN-ës komisari i cetës partizane të Drenicës, Qamil Hoxha. Në Mitrovicë u likuidua juristi Nexhib Deva. Me vrasjen e M. Popoviqit vrahet H. Taha mësues, Ibrahim Banush Sedllari kapiten i UNÇ dhe Enver Sudi arsimëtar. Dënohet-pushkatohet  B. Pejani sekretar i KMKK edhe drejtues per disa muaj i Lidhjes së dytë të Prizrenit, njeriu të cilin F.Hoxha numri një i lëvizjes antifashiste në Kosovë  nuk ngurronte ta vizitonte në burgun e J.së re e ti qonte cigare etj. M.Hoxha, kryetari i parë i këtij këshilli ose të kësaj qeverie do të hiqet nga kjo detyrë menjëherë....
 F.Hoxha, atëherë komandant  i Shtabit kryesor të UNÇ të Kosovës të barabartë me shtabet e tjera kryesore të UNÇ të njësive federale.... Fadili menjëherë në fillim të v.1945 u hoq nga kjo pozitë.... Z.Rexha u dëbua nga Kosova etj. F.Hoxha akoma akuzohet nga disa ,edhe për Sh. Polluzhën.
   I.Shaqiri: Miladini më telefonoi. Ai insistonte se duhet bërë cmos që Shabani me njerëxit e tij të niset  për në frontin e Sremit, si e vetmja mënyrë për ti ikur gjakderdhjes dhe për të shpëtuar pjesen më të madhe të njerëzve të pafajshëm të mashtruar dhe që nga frika e hakmarrjes ju bashkuan bandës së Sh. Polluzhës. Në bisedë me Sh.Polluzhën, ai më lajmroi se njerëzit e tij nuk deshirojnë të largohen nga Kosova dhe te shkojnë ne front te Sremit....Unë ia kamë dhënë fjalen Fadilit por këta nuk duan dhe nuk më ndëgjojnë dhe shtoi, ''ndegjo vetë se cka thonë.... Hymë në postë e kerkova Fadilin i cili gjindej në fshatin Lupc.Unë fjalen ta kam dhënë por shokët nuk po më degjojnë...Nëse shokët nuk të dëgjojnë duhet vetëm të shkosh dhe ta mbash fjalen e dhënë-qenë fjalet e fundit të  Fadilit''. Që këtu është prerë biseda dhe marrëveshja me Sh.Polluzhen dhe njerëzit e tij....
 Z.Çelaj: Gati 50 vjet më vonë, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, duke hapur dosjen Hoxha do të japë arsyet: ''Shkarkohet nga detyra e komandantit të Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, sepse ishte i pavendosur dhe fare i butë ndaj forcave kundërevolucionare të Shaban Polluzhës....Ai  ka manifestuar gatishmëri të bashkëpunojë e të bëjë kompromise me ballistë e rebelë...   
R.Rajoviq:Në KK të PKJ  nuk kishin një qëndrim unik ne lidhje me metodat e luftes kundrër kontrarevolucionit: ndërsa M.Popoviqi dhe F.Hoxha ishin për bisedime dhe për zgjidhje politike, antëtarët e tjerë të udhëheqjes partiake krahinore ishin për aksione të vendosura dhe energjike me qëllim që të shpartalloheshin kryengritësit, me përdorimin e forcave ushtarake.Shiko: S.Djakovic, Sukobi na Kosovu, Beograd 1984, fq.241-249. Krerët shqiptarë me të cilët zhvilloheshin bisedimet gjithnjë shtronin si kusht që të mos preket Kosova në kuptimin e refuzimit që Kosova dhe Rr.i Dukagjinit  të mbeten ne kuadrin e J. Në Rezolutën e KNÇ për Kosovë e Rr. e Dukagjinit, më 2.01.19944 ''shmangien'' të përdorimit të emrit ''Jugosllavi''. Millosh Giliqi-Miqa, ant.i KK të PKJ....propozime: që të ndërrohet emri ''Metohi'' në gjuhën shqipe në ''Rr.e Dukagjinit'' sepse kështu  e quan dhe populli dhe thotë se  fjala Metohi është emër serbisht....KK drejtuar KQ të PKJ më 31.12.1943; Ndihet pakënaqësia  e disa krerëve shqiptarë pse seanca e KAÇKJ dhe deklarata nuk e ka prekur  cështjen e popullit shqiptarë në J. Pse Tito, si kryetar në deklaratë dhe në proklamatë nuk e ka paraqitur qëndrimin e qartë ndaj shqiptarëve. pse KQ i Partisë nuk u drejtohet shqiptarëve dhe pse nuk përmenden shqiptarët.
  S.Gjakoviq: E.Hoxha e dërgon delegacionin e KQ të PKSH tek Ivan Millotinoviq, ant. i IBP të KQ të PKJ në gusht të viti 1943, i cili ndodhej në territorin e M.të Zi.
E.Hoxha i vuri për detyrë delegacionit ta shtronte ceshtjen e statusit të Kosovës e Rr.të Dukagjinit duke kërkuar që ti bashkohet Shqipërisë KQ PKJ më 2.12.1943 i dërgon letër KQSH ku thuhet: Të shtrosh sot ceshtjen e bashkimit kjo do të thotë ta kthesh ujin në mulli të reaksionarëve dhe okupatorëve....S.Gj akoviqi në atë kohë kryeshef i OZN-ës për Kosovë shkruan: E.Hoxha e dërgoi Ramadan Çitakun ant. i B. së KQ të PKSH, te M.Popoviqi në Prishtinë, që të kërkojë shpjegime pse është aplikuar Pushteti Ushtarak në Kosovë dhe  a do të thot kjo ndarje definitive e Kosovës dhe e Rr. të Dukagjinit nga Shqipëria.
  As.prof.dr. Ana Lalaj:...Politikanët serbë i kishin shfaqur në një material të paraqitur Kryesisë së KQ të serbisë, të quajtur ''Libri i Kaltër'' në v.1977 në të kërkohej kufizimi i të drejtave dhe i kompetencave të krahinave autonome.
 Fehmi Dalipi: U.Hoti ka qenë Sekretarë i Sekretariatit për Marrëdhenie me botën e jashtme te Këshillit Ekzekutiv dhe të Kuvendit të Krahinës Socialiste të Kosovës (ish ministër i jashtëm i ish-Krahinës së Kosovës). Këtë e ka faktuar edhe Ukshin Hoti.
  M.Vuciniq: RS e Serbisë nuk kishte mundësi që ta pengojë këtë sepse, krahina autonome e saj, Kosova në bazë të Kushtetutës së RSFJ-së nga v,1974 kishte pozitë të njëjtë me to përkitazi me të drejtat në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar....
  Sh.Braha: Berishët u bojkotuan me dhunë shtetërore.... Vetëm F.Hoxha qe ai që urdheroi: ''Qysh nesër nxënësit ti vijojnë mësimet, ska forcë që mund të pengojë shkollimin e fëmijëve tanë''.
 Dr.J.Bajraktari:  F.Hoxha shpresonte se nëpërmjet LANÇ, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar antifashist, do ti sherbente idealit të kahershëm popullit të Kosovës ''i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot deshiron me u bashku me Shqiperinë''. Motiv dhe preokopim i tij dhe i bashkëmendimtarëve të tij të merituar për zhvillimin dhe emancipimin e popullit shqiptarë do të bëhet deviza '' Nga Abetarja deri tek Universiteti dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës''.
 Dervina.com 15.01.2008. Besnik Prishtina- ''Pavarësia pa pavarësi'': Në historin më të re shumë shtete u pavarësuan nga sundimi i ish B.Sovjetik dhe nga ish RSF e J. në të cilën përbërje si Popull Konstituiv merrte pjesë edhe Populli Shqiptarë i Kosovës.
 B.Prishtina në al-today.com, para dy ditësh(12-13.01.2008) reagoi kundër shkrimit tim pro F. Hoxhës...

 Thënie popullore-shkencore: '' Kush e mohon të kaluarën nuk ka as ardhmëri ''. Ata që kritikojnë të kaluarën sdm. pa fakte nuk i duhen popullit në të ardhmen.

  Literatura:

Gruo autorësh : Fadil Foxha Një jetë në shërbim të atdheut(J.Bajraktari) bot. Prishtinë 2007
Vehap Shita: Zekeria Rexha, patriot humanist,intelektual emotiv, bot. Prishtinë 2007
Fehmi Dalipi: Mr Ukshin Hoti për kauzën kombëtare - mosangazhimi i tjerëve për fatin e tij, bot Gjilan 2001
Grup autorësh: Konferebca e Bujanit(Ana Lalaj), bot. Tiranë 1999
Instituti i Historisë së Kosovës : KOSOVA 9-10, bot. Prishtinë 1980-1
Shaban Braha: Rifat Berisha, fugure e shquar kombetare, bot. Tiranë 1998
Radoshin Rajoviq: Autonomia e Kosovës-Rilindja, bot. Prishtinë 1987
Milan Vuciniq: Pse Kosova nuk mundet të bëhet republik, bot. Beograd 1990

Me nderime nga R.Megjuani, Prishtinë 26.01.2008

#2 ne: 06-02-2008, 18:51:29
                                                   
                                                                    3. Kush ishte Fadil Hoxha! Dëshmi kundër atyre që e kritikojnë

 -Fadil Hoxha nuk ka pranuar flamur shumëetnik por ka pranuar vetëm flamurin shqiptarë.

  M.Mishoviq: f.243-244. 22 prill 1968 në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë dhe Komisionit Ekzekutiv të Kosovës, F.Hoxha, atëherë kryetarë i kuvendit të Kosovës dhe kryetarë i Komisionit për cështje kushtetuese propozoi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemen dhe festën e vetë shtetërore.
''Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trilluar'', tha F.Hoxha '' dhe të jetë i zgjeruar serb, malazez, shqiptarë, etj., por që në Kosovë jetojnë 70% shqiptarë, flamuri duhet të jetë shqiptarë dhe zyrtarë.
 F.250, F.Hoxha: Sa i përket popullit të Kosovës e M. Na e dimë se përveq Peqancit askush tjetër nuk e shtroi këtë pyetje. Unë jamë Gjakovarë, kurrë unë veti nuk i kamë thënë Metohia, as babai im e as gjyshi im. Ne gjithmonë ishimë Kosovarë.
 F.358 F. Hoxha: Nuk duam të polemizojmë më  ata njerëz të cilët gjithëmonë na kanë trajtuar si qiragjinjë, edhe pse ne kurrë qiragjinjë nuk e ndijmë veten, ne jemi ne shtëpinë tonë.
 F.416, 13.12.1985 Hero i popullit Dragutin Gjorgjeviq në mbledhjën e luftarëve të Kosovës, përgjegjësinë për vrasjen e numrit të madh të luftarëve të Kosovës dhe të kuadrave në përleshjet kundërrevolucionare 1945 ia mveshi F. Hoxhës atëherë komandant i shtabit Operatv për Kosovë e M. i cili siq tha Gjorgjeviqi në vendë që të zhvilloi luftën kunërrëvolucionare pranoi të bisedoi me ta.
 B.Horvat: f. 112. 1963 atëherë nuk është shkruar në gazeta, se në rrugët e asfaltit drejt Mitrovicës së K. u panë parullat '' Poshtë Tito'', ''Poshtë Jugosllavia'', '' Rroftë Enver Hoxha'', ''Rroftë Shqiperia''. Në mes autorëve të këtyre parullave u zbulua edhe Shar Hoxha djali i Fadilit.(intervju,14.08.1987.,s.13).
 M.Vuqiniq: f. 114. F.Hoxha më 1958 theksoi: ''Ua ka sqaruar njerëzve se nëse në Jugosllavi fiton revolucioni  e nuk fiton në Shqiperi, atëherë neve do të jemi në Jugosllavi, e nëse revolucioni fiton edhe në Jugosllavi edhe në Shqiperi, atëherë kjo cështje do të zgjidhët në pikpamje marksiste dmth. më vetëvendosje. Por, me qënese është shumica e Shqiptarëve në Kosovë dhe më  e madhe., gjithësësi se kjo do të shkojë në Shqipëri''.
 R.Rajoviq: f 209, 14-15.03.1941 F.Hoxha thekson këtu keni së pari masat shqiptare që janë antishtetërore, antijugosllave dhe që nuk  e presin daljen nga kjo pozitë me ndonjë lëvizje të brendshme, por përkunrdazi, nga jashtë, dhe nga ana tjetër i keni masat serbe e malazeze të cilat janë për këtë shtetë...dhe nuk është cudi që shqiptarët në atë kohë nuk kan pranuar ta mbrojnë atë shtet të tillë''...
 F.266: Infiltrimi i pjesëtarëve të forcave  të ndryshme kontrarevolucionare dhe të shërbimeve informative kishte arritur edhe deri në vetë Komitetin Krahinor të PKJ dhe Shtabin Kryesor, përkatësisht Operativ për Kosovë e Rr.të Dukagjinit. Organet e Drejtotisë për Mbrojtjen e Popullit (DMP-OZN-ës) kanë zbuluar një numër të madh të këtyre njerëzve që në gjysmën e parë të vitit 1945.
 F.279: Shumë dokumente nga LNÇ tregojnë se në proklamata, trakte partiake etj.bëheshin shmangie që të mos jepej emri i plotë i Partisë, por vetëm ''Partia Komuniste'' (pa e ''Jugosllavisë'').
 F.282: Në Këshillimin Krahinor Partiak nëntor 1943 u konstatua : ''Masat shqiptare po fillojnë ta kuptojnë drejt luftën e sotme. Një pjesë e masave shqiptare po e interpreton drejt, por nuk dëshiron që UNÇJ të vijë në Kosovë e Dukagjin, sepse ende nuk po munden ta kuptojnë se ajo ushtri do tu sjell lirinë''....
 F.306: Në tubimin në Prishtinë, kushtuar 40-vjetorin  të Shtabit Kryesorë të UNÇ dhe AP për Kosovë e Rr.e Dukagjinit, F.Hoxha foli edhe për vendimet e Konferencës në Bunjaj:...(R.Megjuani:'' Fadili i doli në mbrojtje kësaj konference, kundra udhëheqësve dhe intelektualëve jugosllav sdm.serb që e quanin Konf. e B.seperatiste'').
 F.335: Komitete shqiptare duhet ti aktivizonin politikisht masat shqiptare, ti tubonin në FUNÇ dhe t'i ndanin nga elementët reaksionar.Por, në këto komitete shpeshherë futeshin elementët shqiptaromëdhenjë e shovenistë dhe kontrarevolucionar të hapët që punonin në mënyrë plotësisht të kundërt.Kjo shkaktonte vështirësi....
 F.468: Ngjarjet kontrarevolucionare në Kosovë në mars dhe në prill 1981 ishin ''Rast i mirë'' për shovenistët serbë e malazez që ta nxisin përsëri disponimin antishqiptar,që ti aktivizojnë përsëri qëndrimet  e veta kundër autonomisë.

Literatura:
 Milosh Mishoviq: Koje trazio republiku Kosovo 1945-1985  bot.1987 Beograd.
 Branko Horvat: Kosovsko Pitanje bot.1988 Zagreb
 Radoshin Rajoviq: Autonomia  e Kosovës bot. Rilindja 1987 Prishtinë
 Milan Vuciniq: Pse Kosova nuk mundet të bëhet republikë bot.1990 Beograd

Ky shkrim përfundon për F.Hoxhën, siq u vërtetua shkencërisht  edhe në dy shkrimet e mëparshme F.Hoxha nuk ka qenë titist por për bashkimin e kombit. Prandaj i faleminderoi ata që e botojnë këtë shkrim në tri pjesë.

Me nderime R.Megjuani Prishtinë   06.02.2008

#3 ne: 21-02-2008, 01:54:39
                              -Afër 20 vite si socialist, bolshevist dhe komunist të kuq u njëllosën figurat më të shquara |
                                                           kombëtare duke filluar nga rilindasit gjërë më 1990-

-Me shembjen e komunizmit edhe në Shqiperi-Kosovë këto 18-19 vite mediat shqiptare shumë intelektual, publicist, udhëheqës të rinjë shqiptarë, iu vërsulën të kaluares shqiptare duke kritikuar-etiketuar dhe njëllosë pa as një argument vetëm për ti hyrë në hatër regjimit të ri kapitalist.
 Këta zotërinjë që vetë kishin qenë komunist u bënë  sikur nuk po  e dinë që duke e kritikuar komunizmin direkt apo indirekt po i njëllosin figurat më të mëdha kombetare që nga Rilindasit, Komitetin e Kosovës, LDB, gjërë më 1990.
-K.Frashëri fq 10: Mesa dimë  deri sot, personaliteti i parë shqiptar qe u fut në qerthullin e diskutimit të problemit të socializmit, ishte ideologu i shquar i Lëlizjes Kombetare Shqiptare, Sami Frashëri. Nga një shkrim i tij i botuar në ditët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(1878) me tittull; ''Socializmi dhe prona e përbashkët''.
Fq.14: Gjatë dhjetëvjeqarit  të parë të shek.XX, idetë socialiste bënë për vete edhe dy shkrimtar rilindas-Hil Mosin në Shkdër dhe Mihal Gramenon në Korçë që të dy antiklerikal të cilët i përqafuan idetë socialiste jashtë Shqiprisë, ku punonin si emigrant në Rumani.
Fq.28: Traktati i Fshehtë i Londrës 1915 që copëtonte Shqipërinë. Të mos qe Lenini nuk do ish një fuqi në botë që të mund ta prishte këtë trakt ....
Fq.35: Fan Noli më 1927 së bashku me Bedri Pejanin dhe Ibrahim Gjakovën i ftuar nga qeveria Sovjetike për të marrë pjesë në kongresin "Miqt e B.R.S.S-së" që atje u mbajt, në pragun e dhjetëvjetorit të fitorës së Revolucionit të Tetorit....
Fq.36-7: Komiteti i Çlirimit të Kosovës(KÇK-ja) u njoh nga Kominterrni, si një grup komunist i veçuar nga PK jugosllave, vendim ky që tregonte se Kominterrni e njihte në atë kohë Kosovën si subjekt i të drejtave kombëtare të veçanta, pra si subjekt për të formuar një shtet më vete.
-M.Foliq fq.94-5: Proklamata e klubit komunist të Prizrenit autor i të cilës është Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi përmbante synimet e klasës punëtore dhe të masave punuese të Prizrenit. Në të ndër të tjera thuhet ''Sot agoi dita e socializmit.Sociali zmi është humanitet. Ai i sjell popullit lumturi, atëdheu i tij është tërë bota''. Y.L.Paqarrizi  ka qenë sheh, i dervishëve. Eshtë marrë edhe me letërsi ka qenë korrespodent i ''SZ''.... Teqja e Y.L.Paqarrizit u bë strehim për komunistët.
Fq.145: Zef Lush Marku ant. i Sekretariatit Krahinor të PKJ për Maqedinin dhe Kosovën u vra nga borgjezia serbomadhe në natën 2 e 3 dhjetorit 1920 në burgun policor të Gjakovës.
Fq.168: Bajram Curri i pranoi idetë  e Revolucionit të Tetorit, e ka çmuar Leninin dhe  eka çuajtur me nderimet më të larta të botëkuptimeve islame (hazreti Lenin).
Fq.185: Lëvizja Kacake të cilën e udhëheqte organizata demokratike shqiptare ''Mbrojtja Kombëtare e Kosovës'', u formua në Shkodër më 7 nëntor 1918 nga emigrantët e Kosovës....
Fq.186-7: Në vitin 1924 u likuidua Azem Bejta dhe kështu kësaj lëvizje iu dha  një goditje e rëndë.Në  këtë kohë një ndikim të madh në masat shqiptare në Kosovë bënte lëvizja demokratike e F.Nolit, e drejtuar kundër regjimit të Ahmet Zogut në Shqipëri...
 I riu i Pejës Ali Kelmendi (1900-1930) bëhet qysh më 1922 ant. i organizatës revolucionare të rinisë në Shqipëri ''Bashkimi''.Seksioni i Federatës Komuniste të Ballkanit në Vienë u angazhua që më 1920 të formohet Komiteti i Revolucionit Kombëtar (KONARE), në të cilin Ali Kelmendi bëhet një nga anëtarët me ndikim...Me vendimin e Komitetit të Revolucionit popullor një grup shqiptarësh të rinj nga Viena shkoi në Moskë për shkollim. Në mesin e tyre gjendet edhe Ali Kelmendi. Një vit më vonë në Leningrad nga ata të rinjë u formua grupi parë i komunistëve shqiptarë, prej 18 antarësh i cili përfaqësonte grupin e komunistëve të kombësis shqiptare në Internacionalen Komuniste. Në vitin 1920 Federata Ballkanike e komunistëve merr vendim për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH). Udhëheqja e kësaj partie iu besua Ali Kelmendit me shokë në Moskë. Një vit mbas pranimit në PKS(b) një numër emigrantësh  shqiptarë Kominterrna i dërgoi nga Rusia në Francë për punë politike, pjesën tjetër në Shqipëri, kurse një pjes e tyre u inkuadruan në Rusi. Qe vendosur që A.Kelmendi të vijë në Kosovë. Mirëpo për shkak të ndjekjeve policore nuk mundi të qëndroi në këtë Krahinë por shkoi  në Shqipëri dhe atje formoi celulat partiake duke i tubuar emigrantët përparimtarë të Kosovës (Asim Vokshi, Xhemal Kada etj.)... 
Fq.334: Një pjesë e udhëheqësisë së Kominterrnes (prej vitit 1924, deri më 1935) e shikonte Jugosllavin si krijim të Vërsajit, të cilën duhej shkatërruar, duke  e ndarë prej përbërjes së saj Slloveninë, Kroacinë  dhe Maqedoninë.
-H.Bajrami fq.11-13: Kudo Bajram Curri theksonte se ''populli shqiptar do të gjente shpëtimin nga Hazreti Lenini''...Emin Hyseni nga Gjakova i shkruante B.Currit ''Morali i Shqiptarëve në Kosovë është i mirë.... Djemt e Leninit të madh (si i quante ai luftëtarët e lirisë të udhëhequr nga Azem Bejta e shumë të tjerë), çdo ditë po i afrohen objektivit të tij.
Fq 97: Kështu në tubim me presion dhe agjitim zgjedhor populli i ndihmuar nga disa kacakë po deklarohet për komunistët.
Fq 153: Në Kongresin VII të Kominterrnit Georgi Dimitrovi e përmend tri herë Jugosllavinë si vend fashist.
Fq 201-2: Politika nacionale  e PKJ-së në periudhen 1930-5 ndryshon dukshëm ndaj shqiptarëve ne Jugosllavi, në sajë të rezolutës së Kongresit V të Kominterrnit lidhur me çështjen nacionale në Jugosllavi, polemikave të Stalinit  me Sima Markoviqin.
-M.Vuçiniq fq.37 :Nën ndikimin e ideologjisë dhe të politikës sovjetike Kominterrni e përkrahu tezën se Mbretëria e Jugosllavisë ishte kreaturë artificiale, se ajo u është imponuar popujve te Jugosllavisë si pushtet versaist dhe antipopullor.... Duke e konsideruar Jugosllavinë si shtet armiqësor politika sovjetike ishte e qartë: të bëhet çmos që ajo të shkatërrohet....Si dëshmon dokumentacioni i asaj kohe, planet e Kominterrnës ishin që të gjitha shtetet e pavarura të krijuara në këtë mënyrë në Ballkan të tubohen në federatën e ardhshme Ballkanike me të cilën do të ndryshojë sistemi i Versaijit në Europë. Kështu shkatërrimin e Jugosllavisë si detyrë të vetë parësore PKJ përpiqej  ta realizojë me faktin se në cdo popull-përveç atij serb (sepse ai qe shpallur nga Kominterrni si hegjemonist)....Organizata e PKJ-së për Kosovë dhe Metohi ka qenë e lidhur me Komitetin Krahinor të PK të M. të Zi, pastaj me Komitetin Krahinor të PK të Serbisë kurse prej Konferencës V të Vendit të PKJ-së-drejtpërdrejt me KQ të PKJ-së.Deri në gjysmën e viti 1945 udhëheqësia e PKJ-së luhatej nëse Kosova dhe Metohia ti bashkangjitën Shqipërisë ose të mbeten në Jugosllavi....
-M.Krasniqi fq.87-8: Rrugën ia kanë hapur dhe e kanë krijuar Jugosllavinë socialiste forcat popullore liridashëse nacionalclirimtare, nën udhëheqjen e PKJ-së, të cilën Cvijiqi e ka urrejtur me gjithë zemër.Jugosllavia socialiste njëkohësisht është realizim i ideve të Svetozar Markoviqit dhe Dimitrije Tucoviq e jo të ideologjisë serbomadhe të Jovan Cvijiqit, Vladan Gjorgjeviqit e të Nikolla Pashiqit, ideologji kjo e cila edhe në programin e saj ka pasur krijimin e një shteti të madh, ku do të sundonin serbët mbi popujt tjerë. Koncepti shtetëror i Cvijiqit ka qenë i ngjajshëm me programin çetnik të Drazha Mihajloviqit për krijimin e '' Serbis së madhe dhe etnike të pastër'' në Ballkan.... Cvijiqi Rusinë cariste e quante ''sveta majka Rusia'' (nëna e shenjtë Rusi), kurse Rusis së Leninit as emrin s'donte t'ia dëgjojë. Madje, ai në programin politik të tij, gjithëmonë ka qenë i orientuar kah perendimi. përf.citati.
-Me këmbënguljen e deputetëve përparimtarë (Avni Rrustemit-deputeti i Kosovës) Asambleja Kushtetuese bëri pesë minuta pushim për vdekjen e Leninit.
Si komunist të kuq u njëllosën indirekt dhe direkt edhe Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini etj., të cilët kanë qenë pro shqiptarëve dhe kundra Serbisë-Jugosllavisë borgjeze-   fashiste. Stalini dhe shtetet tjera ish-komuniste më 1948 e kanë përjashtuar Jugosllavinë nga kampi komunist.
U kritikua indirekt si komunist të kuq edhe Komiteti i Kosovës ku aty ishin Hoxh Kadri Prishtina(kryetar), B.Pejani, Hasan Prishtina, B.Curri, F.Noli, Sali Nivica, Hysni Curri, Beqir Vokshi, Aqif Elbasani, A.Rrustemi, Azem Bejta, Agan Koja, Ibrahim Fehmiu, Isuf Mehaniqi etj.
Gati këto dy dekada u njëllos si komunist burri më i madh i kombit Enver Hoxha e tjerë udhëheqës komunist që nga LDB-ja në Shqipëri dhe Kosovë.
E.Hoxha u njëllos edhe ditën e shpalljes së pavarsisë së Kosoveës nga një TV nga Shqipëria, u dhanë inserte filmike duke e pritur Enveri Titon në Beograd, kurë dihet që në atë vizitë Enver Hoxha ka kerkuar që Kosova dhe viset tjera shqiptare ti bashkohen Shqipërisë.
U njëllosën indirekt edhe grupet ilegale në Kosovë përfshirë që nga Adem Demaqi gjërë te Jusuf Gervalla kur dihet që këto organizata kanë qenë ''Grupi Revolucionar'',
''Grupi Marksist-Leninist'', ''Fronti i Kuq'', ''Partia Komuniste Marksiste-Leniniste''etj.
Siç kamë shkruar më parë gjërësisht pos E.Hoxhës edhe F.Hoxhëa ka qenë për bashkim kombëtar që nga LDB-ja (Konf. e Bujanit).Shkurt 1945 F.Hoxha i thaTitos: Ju e dini çfarë premtimesh na keni dhënë gjatë LANÇ dhe ato duhet ti mbani ndryshe Jugosllavia do të jetë për një kohë të gjatë në luftë me shqiptarët.aut.Sh.B raha.R.Berisha.
 Po më 1945 Fadili në Tiranë iu ankua Enverit për gjendjen e rëndë që ekzistonte në Kosovë, për situatën e ndjekjeve, të represaljeve e të terrorit që zotëronte në Krahinë nga serbosllavët si në jugosllavinë e kralëve. E.Hoxha.Titistët.
 B.Pejani sekretar i Komitetit ''Mbrojtja Kombëtare e Kosovës'', dhe drejtues për disa muaj i Lidhjës së dytë të Prizrenit njeriu të cilin F.Hoxha numri një i lëvizjes antifashiste në Kosovë nuk ngurronte ta vizitonte në burgun e Jugosllavisë së re e ti qonte cigare. M.Verli, Kosova në fokus të historisë.
-24.09.1954. Në Plenumin e Komitetit Krahinor këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve.J.Lluka .Shperng.e shqip. nga Peja....
-1958 F.Hoxha: Me qenëse është shumica e shqiptarëve në Kosovë gjithësesi se kjo do të shkoj në Shqiperi. M.Vuçinq, Pse Kosova nuk mundë të bëhet republikë.
-1963. U panë parullat ''Poshtë Tito'', ''Poshtë Jugosllavia'', ''Rroftë Enver Hoxha'', ''Rroftë Shqipëria''. Në mes autorëve të këture parullave u zbulua edhe Sharr Hoxha djali i Fadilit. B.Horvat. Kosovsko Pitanje.
-22.04.1968. Në mbledhjën e Kryesisë së Komisionit Ekzekutiv të Kosovës F.Hoxha kërkonte: ''Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trillur''....Në Kosovë shumica janë shqiptarë edhe flamuri duhet të jetë shqiptarë dhe zyrtar. F.Hoxha këkroi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemën dhe festën e vetë shtetërore.Këtu është kerkuar Kosova Republikë. M.Mishoviq.Ko je trazio republiku Kosovo.
 F.Hoxha është akuzuar nga Serbia si seperatist që nga LDB-ja (Konf. e Bujanit)  gjërë në vdekje.Madje udhëheqësit e vjetër kanë qenë edhe për likuidim nga OZNA dhe UDB-ja serbojugosllave. Serbia-Jugosllavia ka qenë gjithmonë e përkdhelura e perëndimit gjërë në vitet e 90-ta. Igell Berger ambasador amerikan në Jugosllavi më 1974 intervistë gazetarit jugosllav B.Bogunoviç i thotë: varri i Jugosllavisë po hapet në Prishtinë she Kosovë ju u keni hapur atyre njërin prej universiteteve më të mëdha në Jugosllavi, u keni dhënë atyre Akademin e Shkencave etj..., nesër do të dalin në rrugë dhe do të kërkojnë shtetin e tyre. Sh. Vukaj. Rusia dhe Kosova.     
Vetëm nga viti 1970-1990 u diplomuan mbi 33 mijë student shqiptarë, 213 dr.shkencash, 160 mr., dhjetëra akademik. M.Krasniqi: Disa shtete shumë të mëdha me potencial shumë të madh intelektual, kanë më pak akademikë se Kosova (p.sh. Belgjika ka vetëm 18 akademikë, Franca jo më shum se 40).
 Universiteti i Prishtinës me 9 fakultete ishte faktikisht Universiteti me numër të studentëve shqiptarë më i madhi në Jugosllavi.Në vitet 70-ta nga Shqiperia në fakultetet e Kosovës epnin mësim edhe 224 profesorë.
Që nga viti 1877/8-1999 janë vrarë e masakruar rreth 450 mijë  shqiptarë dhe rreth 1milion e 500 mijë tjerë janë shpërngulur. H.Kuliqi.Viktimat e Delikteve ne Kosovë. Kosova e tashme,...Para vitit 1913 kishte një sip. prej 29.900 km2...F.Kristaj.Tro jet e Shqipeve II.
P.Nushi, në KTV ditën e shpalljes së pavarsisë tha: Që më 1913 te krimeve që ka kryer regjimi serb 23% janë të luftës së fundit.Pavarësia e mbikqyrur nuk është ajo çka e kemi pritur. Jemi kundër shtetit multietnik. Mbi 90% jemi shqiptarë. Edhe ne kemi bërë diqka për Kosovën në atë kohë, tha P.Nushi.
 Për fund: Pavarësia e shpallur është meritë e gjakut të derdhur të qindra mijëra dëshmorëve e viktimave që nga 1877/8 deri edhe te lufta e lavdishme e UÇK-së.


 Literatura:
 Kristo Frashëri, Historia e lëvizjes së majtë në Shqupëri 1878-1941. Tiranë 2006.
 Hakif Bajrami, Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941. Prishtinë 1982.
 Millutin Foliq, Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941. Prishtinë 1987.
                  
 Me nderime nga R.Megjuani Prishtinë. Në rast botimi ju faleminderojmë.





#4 ne: 22-03-2008, 13:18:08
   2.  -Ardhacakët serb u bënë shtet në tokat shqiptare-  -Srpski doselenici postali drzava na Albanske teritorij-
          - Shkrim sipas historiografisë serbosllave-  Izvori: po historiografiji serboslava.

-Nova Enciklopedia. A-K. V.Karagjiq Beograd 1997. Fq.481: Dardanët fis Ilir, popullonin krahinat rreth Moravës Jugore, Ibrit dhe Toplicës, nga Shkupi në jug e deri në Nishë    në veri. Fq.929: Teritori i Kosovës në kohën e Dioklecianit ishte provincë e veçantë dardane. Fq.801: Në shek.VII popullimi sllav ka përfunduar, dhe vendosja e tyre në Ballkan kontriboi në forcimin e Bizantit politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Shtetet e para: Karantania, Kroacia, Zeta dhe Rashka, nën ndikimin e Bizantit pranuan krishterimin.
-Dr.Zhivadin Joviçiq, Libri(Kniga): Srbija Geografska Stvarnost i Vizija. Beograd 1992. Fq.(str.)18: Pas vdekjes së Car Dushanit më 1355 ka ardhë deri te rënia e fuqisë së mbretërisë Serbe dhe njëkohësisht vjen deri te depërtimi i turqëve në Siujëdhesen Ballkanike.
-Dr.Milovan Obradoviq, Libri(Përparimi 4) 1989 Prishtinë, Fq.445-6: Në Betejën e Kosovës udhëpërshkruesit turqë thonë se Lazarit i ndihmuan bullgarët,shqiptarët,vllehët,hungarezët,gjermanët dhe çekët....Bajaziti e përshkruan vdekjen e Muratit dhe thotë se atë e vrau ''me emrin Milosh Kopiliqi''...nga Kosova.
-Nova Enciklopedija Jugosllavie 6 Zagreb 1965 Fq. 296: Nga Diokleciani, Nishi i takonte provincës së Dardanisë. Konstantini i Madh ishte i lindur në Nishë.
Me reformën administrative 1868 qarku i Nishit (mutesarifluk) me rrethet: e Nishit, Pirotit, Trinit, Prokuples, Kurshumlis, Leskovcit dhe i Vranjes përfshiheshin brenda vilajetit       të Kosovës.Fq.363: Me hatisherifin e vitit 1833 Sërbia teritorialisht u zgjerua me 6 nahije...
-S.Stojanoviqi, Prilozi prouçavanja narodne poezie (kontribut i studimeve të poezisë popullore), Vol.7 mars 1933 shkruan: Se deri në vitin 1500 nuk ka as një gjurmë serbe në Kosovë, po në Fq.187 të nr.II. v.1938 e njejta revistë shkruan: se Ohri me rrethinë  krejtësisht është i banuar me Shqiptarë.(marrë nga libri Universiteti i Prishtinës Fak. i Shkencave Matematiko-Nat.Buletini 12 Prishtinë 1998 Kosova dhe shqiptarët, Sherif Maloku, Gani Gashi).
-Vasa Çubriloviqi ''Politiçki uzroci seoba na Ballkanu od 1860-1880, GGD, Beograd 1930: për habi pranon se viset e Prokuples, Kurshumlisë, Leskocit deri në Nish quheshin ''Shqipëria në Toplicë''.(''Arrnautlluk u Toplici'') po libri buletini 12.
-Dr.Zh.Joviçiq,Fq.16 shkruan: Sipas mendimeve të disa hulumtuesve në kohën e kryengritjes së II-ë serbe më 1815, Sërbia kishte rreth 473.000 banorë.Pas bashkangjitjes së 10 qarqeve principatës serbe më 1833, M.Obrenoviqi urdhëroi regjistrimin më 1834, ku u doli numri prej 678.192 ban.
Me hatisherifin e veçant pranohet autonomia e principatës serbe me madhësinë e teritorit prej 37.000 km.2
Më 1878 Serbia fitoi 4 qarqe të reja (të Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës), prandaj numri i banorëve të sajë, sipas regjistrimit të vitit 1884 Sërbia kishte 1.901.736 ban.
Në Kongresin e Berlinit më 1878 Sërbisë iu dha suverniteti i plotë dhe e zgjeroi teritorin e vet në 48.000 km.2 (duke ia bashkangjitur 4 qarqet e jugut).
-Kniga (libri) Kosovo-Kosova Beograd 1973 (Grupa autora serba i albanaca-veçina serba-grup aut.serbë dhe shqiptarë shumica serbë) Str.(fq.)146-7: Turqit dhe shqiptarët filluan të shpërngulen menjëherë pas kryengritjes së I-rë serbe dhe kjo zgjati gjatë tërë kohës së sundimit të Milloshit, Milloshi u angazhua pranë autoriteteve turke qyshë në v.1820 rreth shpërnguljes se shqiptarëve nga ato 6 nahije te cilat iu aneksuan Serbisë vetëm në v.1833. Një pjesë e tyre vendoset në Kosovë....
Fq.169-170: Pas luftave 1876-8 kur valë-valë kemi shpërnguljen e shqiptarëve nga Serbia dhe vendosjen në Kosovë...Qeveria serbe, me gjithë premtimet e dhënë shqiptarëve se nuk do ti prekë,...shpërnguli me dhunë më se 30.000 shqiptarë nga Kurshumlia, Prokupla, Toplica, Leskovaci, Vranja dhe viset e afërta....Shumë vise mbetën të shkreta,...që të krijoj shtetin thjeshtë serb...lufta nën parullën ''për kryq të ndershëm dhe liri të artë''.
Ndërkaq para këtyre luftave, sipas burimeve, në rrethin e Prokuplës kishte 2.054 shtëpi shqiptare dhe 2.031 serbe; në rrethin e Kurshumlisë kishte 1.539 shtëpi shqiptare dhe 638 serbe, në nahinë e Leskovacit, më 1859, nga 320 fshatra 180 ishin ''arnautë''., në Pustarek 1530 shtëpi ''arnautësh'', 63 serbësh dhe 60 jevgj, kurse Veternica...llogari tejse gjindet në ''Arnautlluk''. Me vajtjen e shqiptarëve rrethi i Kurshumlisë mbeti gati pa banorë....
-Sabit Uka, Libri Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia Jugore 1877-8 bot.Prishinë 1991 fq.73: Identifikimi i Shqiptarëve në Turq. Popullata shqiptare dhe boshnjako-hercegovace qysh në kohën e M.Obrenoviqit u detyrua të tërhiqej nga viset e gjëra të këtyre trevave duke u përqendruar në trojet e Serbisë Jugore, kështu që disa vise, sdm. Toplica, Jabllanica etj. quheshin Arnautlluk. Këto vise Arnautlluk i quante aso kohe edhe vetë ministri i Serbisë, Jovan Ristiqi.
Dr.Sabit Uka, libri 4 Jeta dhe veprimtaria e shqiptarëve të Sangjakut të Nishit fq.90: Një shënim i Tihomir R.Gjorgjeviqit që bën fjalë për Valevën na bindë se si ndryshonte numri i banorëve  të një qyteti gjatë një lufte... Valeva para Luftës Austro-Turke (1788-1791) kishte shqiptarë dhe 200 shtëoi krishtere (serbë etj.). Disa familje shqiptare janë asimiluar. Sipas shkencëtarit të njohur Bariq banorët serbë etj që mbajnë kuptimin patronimik Arnautoviq e ruajnë gjurmën e etnosit të mëparshëm.....
Fq.92 Radoshin Trbjeshanin në veprën e tij lidhur me ngjarjen e kryengritjës së parë Serbe thotë: Shumica absolute e banorëve shqiptarë shpërngulet nga qytetet përkatësisht nga qyteza të shumta si nga: Karanova, Krushevci, Paraqini, Rozhanji, Smedereva, Klladova, Beogradi, Shabaci, Aleksinci dhe nga shumë qytete e qyteza të tjera si dhe nga disa pallanka të atyre trevave....
-Sipas Tihomir Gjorgjeviqit në qytete e qytezat të Pashallëkut të Beogradit, shumica e banorëve përbëhej nga ''turqit''. Kjo e dhënë e tij e forcon praninë e madhe të shqiptarëve, boshnjakëve etj.
Fq.99 Dr.Radmilla Triçkoviq: Shqiptarët kryengritës i kishin pezulluar asokohe(1785) shumë rrugë të rrethines së Krushevcit, të Pustarekës, të Toplicës, të Kadillëkut, të Leskocit, të Nishit dhe të Beogradit. Pra i kishin bllokuar rrugët, të cilat shpienin për Nish, Beograd, Pirot, Vranjë, Novi-Pazar, Prishtinë etj.
Fq.89: Qytete dhe qyteza në të cilat kishte edhe shqiptarë, ishin: Beogradi, Smedereva, Klladova, Jagodina, Ada-Kala, Karanova, Poreçi, Qupria, Rudniku, Kurusheva, Aleksinci, Uzhica, Shabaci, Paraqini e Negotini. Në disa nga këto qytete si në Smederevë, Klladovë dhe Qupri kishte me shumë shqiptarë se sa serbë.
Shqiptarë kishte edhe në gjashtë nahitë tjera, të cilat Serbia më 1833 ia bashkoi Pashallëkut të Beogradit megjithë se nepër këto qytete deri në v.1867 pat boshnjakë, shqiptarë, turq etj. Këto gjashtë nahi ishin: nahia e Rozhanjit, e Krushevcit, e Timokut, e Sokolcit, e Paraqinit dhe nahia e Negotinit.
Shqiptarë kishte edhe në disa pallanka 9 qyteza si në : Teki Pallank, në Pallankën e Hasan Pashës në Lipnicë etj.
Shqiptarë kishte edhe përbri rrugës Beograd-Nish....2.000 familje shqiptare pushteti lokal osman i kishte detyruar të shpërngulen nga Beogradi dhe Vidini i Bullgarisë....
Fq.91: Largimi i parë i banorëve shqiptarë nga Pashallëku i Beogradit u bë sdm. gjatë luftës Austro-Osmanë(1788-1791) dhe gjatë periudhës 1789-1809.
Popullsia shqiptare e këtyre viseve u detyrua te ikë të shpërngulet edhe gjatë kryengritjes së parë (1804-1812) dhe të kryengritjës se dytë sërbe (1815).
Shpërngulja e etnosit shqiptarë vazhdon edhe gjatë periudhës (1815-1839) dhe (1841-1867) sdm. ajo pas vitit 1844 me hartimin e Naçertanies të Garashaninit për pastrimin e Vendit nga elementi i huaj jo serbë.
-S.Uka, libri 1, Dëbimi i shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit, fq.185: Në Sërbinë Jugore në prag të luftrave më 1877-8 kishte më tepër se 640 fshatra të banuara me popullsi shqiptare, ku rreth 370 fshatra ishin të banuara me shumicë absolute shqiptare, kurse rreth 245 me popullsi shqiptare e serbe, me 158.968 banorë shqiptarë (në qarqet e dikurshme:Vranjë, Jabllanicë, Leskovc, Toplicë) dhe në qytetet Prokuple, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Nish, Pirot, Bella Pallank e qyteza të tjera) me pakicë edhe deri në Beograd e Vidin të Bullgarisë.
Fq.187: Përpjekjet e pseudoshkencëtarëve të ndryshëm serbë që shpërnguljen e shqiptarëve të viteve 1878-8 por edhe më vonë, ta minimizojnë, (kinse nuk është shqiptare por turke).... Me arsyetimin se muslimanët nuk donin të qëndronin në shtetin e ri, ku nuk përfillej si më parë feja islame....
S.Uka, në libin 5, Gjurmë mbi shqiptarët e Sangjakut të Nishit, fq.292 shkruan: Arritëm te konstatojmë se mëse 400 vendëbanime, thuajse thejshtë shqiptare dhe rreth 300 vendbanime me popullatë të përzier ; shqiptarë, serbë etj. Dhe numri i banorëve shqiptar në kohën e dëbimit të shqiptarëve 1877-8 nga viset e sipërmendura kapte më se 200.000 banorë.
   -Shkrimi përfundon me pjesën e tretë.
                                                                                                                                     Me nderime nga R.Mexhuani  Prishtinë 23.03.2008

#5 ne: 30-09-2010, 10:39:47
cka te them per ate qe ka sherby titizmit ,rankoviqeve  dhe te tjereve dhe shoket e tij met kuqim dallaseviqi ,shefqet hashani,veli deva,ali shukria te gjithe kea kan qene dhe mbeten kolloboratore dhe  udbash qe cmenden dhe masakruan kosovaret shypet tona vetem qe edhe 2 ore  muaj te mbeten ne
ne pushtet vetem te  mbushnin ambicien e tyre  me karakushin m.maliqin,shoshin  e tradhetare tjer  qe kurre nuk do ja fal kombi i shypes qe  masakruan ,,,,,

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 10-10-2010, 03:04:44
SHQIPËRIA ETNIKE ME ÇDO ÇMIIM
Kuadri fetar-musliman duke i ditur mirë rrethanat politike të Evropës së krishterë si dhe atë se ajo do t’i shkatërrojë fizikisht dhe ideologjikisht shqiptarët, filloi t’i kundërvihet me të gjitha forcat e veta elementit komunist të brendshëm, me qëllim të një organizimi sa më të mirë e të shëndoshë të popullatës muslimane të Ballkanit në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti, kjo më së miri shihet edhe nga apeli i atdhetarit të flaktë Mulla Idriz Gjilanit: “Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”.

Në vitin 1941 u shpartallua Jugosllavia e Versajit, kurse në Shkup vendoset pushteti i Bullgarisë fashiste-shoveniste, i cili pushtet kishte kryekëput qëndrim antishqiptar dhe antiislam, kjo për faktin se popullata shqiptare e këtyre trojeve i përkiste përkatësisë islame. Në ndërkohë Italia fashiste dhe Gjermania naziste kishte kohë që tërhiqeshin si mike ndaj shqiptarëve dhe forca çlirimtare nga robëria serbo-sllave dhe njëkohësisht ata (Italia dhe Gjermania) bënë bashkangjitjen e Kosovës dhe pjesëve lindore të saj me Shqipërinë (ëndërr kjo dhe ideal i kahmotshëm i gjeneratave të tëra), të cilat toka padrejtësisht ishin shkëputur në tryezat evropiane më 1878, 1913, andaj ky shans erdhi i mirëseardhur dhe ky rast nuk duhej lëshuar assesi. Populli menjëherë pas këtyre ndryshimeve politike u organizua dhe doli në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike me shumë patriotë në krye, e sidomos ata më në zë, siç ishin: Mulla Idriz Gjilani, Haqif Tetova, Hysen Tërpeza, e shumë e shumë të tjerë që dijtën të luftojnë kundër sllavëve shqiptarë e aleatëve të tyre komunistë-shqiptarë (u thënçim shqiptarë), të cilët (komunista) luftuan në dëm të popullit të vet e siç thoshte Hysen Tërpeza: “Na kemi bë lojën e huej”, dhe mu për këtë Mulla Idriz Gjilani u apelonte bashkëkombasve të vet: “Më të parin që krijoi Zoti ishte arsyeja – ka thënë Pejgamberi…” dhe vazhdonte, “…pra, edhe bashkimi i Shqipërisë sot të copëtuar prej italianëve, gjermanëve dhe bullgarëve është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”. I thërriste shokët, bashkëveprimtarët që ta përkrahin në ide duke i urdhëruar me ajete nga Kur’ani: “Bëhuni shtylla të drejtësisë, mbrojtës të së vërtetës, qoftë edhe në dëmin tuaj!”

Mulla Idrizi shpesh thoshte: “Kemi tre fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Armiqt e popullit tonë ishin të shumtë, por më të rrezikshëm ishin komunistat-shqiptarë, ja çka thotë komunisti i madh Fadil Hoxha për krerët e popullit e sidomos për atdhetarin Mulla Idrizin: “Mulla Idrizi ka autoritet të madh në popull dhe po u tërheq ai nga kufiri, Kosova do të çlirohet pa luftë vëllavrasëse…!” Ndersa pikërisht ky (Fadil Hoxha) ishte ai që na dorëzoi te dora sllavëve… Fadil Hoxha thoshte ashtu për Mulla Idrizin se ai ishte ai burrë që kurrë nuk ka ndodhur që t’ia kthejë shpinën armikut. Ai ishte shkëmb me emër që nuk lëkundej, ai ishte i shenjtë i popullit – kështu thoshte patrioti kapiten Shefqet Bylykbashi për Mulla Idrizin.

Kapiteni Shefqet Bylykbashi, një burrë me virtyte të larta e atdhetar, në mesin e shumë porosive kishte kishte lënë edhe këtë porosi në notesin e Dr. Muhamet Pirrakut më 25 korrik 1967: “Biri im, unë nuk pata fatin të bëhem historian i luftërave historike për atdhe, po shkoj me shpresë se për ju do të vijnë pranvera më të mira… Amanet për Mulla Idrizin. Shko përgjatë kufirit shqiptaro-serb të vitit 1878 dhe të vitit 1944 dhe thirr: Oooo Mulla Idriz…! Të gjitha majet e maleve, të gjitha karakolat, të gjitha lagjet e fushat, të gjitha shtëpitë dhe të gjitha xhamitë e edhe vorret kanë për t’u përgjigjur! Oooo hojaaa…! Po. Ai ishte i shenjti i kombit dhe nuk e kapte as plumbi edhe kur i kalonte nëpër xhybe e jelek! Kurrë nuk binte pas pusisë; shtynte me pushkë në dorë në ballë të betejës, dhe me një dorë pushjën e me një dorë Kur’anin, Mulla Idrizi thoshte: “Shehid bëhet vetëm ai që ka fatin të goditet nga ana e përparme në ballë!…”

Sabit Rexhepi me të drejtë thoshte: “Zëri i tij, kënga dhe shehadeti forcuan dhe përforcuan guximin dhe kurajën e luftëtarëve ushtarë vullnetarë…!”

Pra, këta ishin ata burra që i dolën përpara Kongresit të Berlinit i cili ia ndryshoi fizionominë Ballkanit dhe mu për këtë Mulla Idriz Gjilani e la këtë amanet: “O burra, aman, të na dëgjoni fjalën! Përsëritja e gabimeve ka përgjegjësi para historisë, zjarrit t’i përgjigjemi me zjarr, e dekës me dekë…”

#7 ne: 26-10-2010, 22:41:53
*--*
Jo fjale banale!
« Editimi i fundit: 26-10-2010, 22:58:20 nga Gjumashi »

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 27-10-2010, 07:33:21
Kur krerët nacionaliste të Kosovës të drejtuar nga Shaban Pelluzha, Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Mulla Iljaz Broja etj, po ashtu dhe krerët e Malësisë së Gjakovës të drejtuar nga Ram Muj Hoxha, Binak Aga, Ali Braha, Hysen Bajrami, Avdyl Qerimi, Ali Braha e Bajram Haziri të cilët nuk bo besonin as në marrëveshjen e Bujanit dhe as në sistemin bolshevik komunist që pritej të instalohej . Pas lufte filloi plani ogurzi i hartuar në tavolinën serbo-sllave i vëllavrasjes dhe genocidit në Kosovë.

Dhe për të vënë nën zap Kosoven duhej nisur terrori në Drenicë . Po përse Ramiz Alia, Ali Shukria, Fadil Hoxha, Zyfer Musiqi dhe kryesatrapi serbo-partizan Petar Brajovicc zgjodhën pikërisht Drenicën??!! Përgjigja është retorike dhe s’ka nevojë për koment . Urdhëri vinte nga O.Z.N.A serbe gatuar me kohë me akademinë shqiptaro shfarosëse të Vasa Ccubrioloviccit

Përsenë e zbulon historia. Historia nuk ka faqe më të lavdishme të kombit tonë sesa të burrave atdhetarë të Drenicës si Azem Galica, Ahmet Delia, Ram Lutani, Shaban Pelluzha, Mehmet Galica etj. Pra pikërisht në djepat e Drenicës ku përkundej nacionalizmi duhej të fillonte masakra me idenë se pastaj Kosova ishte e marrë per t’ju bërë dhuratë Serbisë.

Së dyti shkaku perse pikerisht u zgjodh Ramiz Alia të udhëhiqte focat partizane shqiptare? Alia u përzgjodh si pjesa e një projekti afatgjatë, u përzgjodh sepse ishte, ngelet në përjetësi symbol i pabesisë ndaj Kosovës, Shqiperisë por edhe ndaj shokëve të vet. Jo më kot Shaban Pelluzha ju drejtohet kështu atij dhe mercenarit tjeter të Serbisë Fadil Hoxha : ‘Ju popullin e pacci në qafë se na i lidhet duart me besë’.

Së treti dhe cc’e implikon Ramiz Alinë dhe gjenezen e tij serbo-boshnjake është fakti tashmë i dekonspiruar se Drenica ishte projektuar të kthehej në vendinstalimin e kolonëve serbo-boshnjake, pra të baballarëve biologjikë të Ramiz Alisë. Si pinjoll besnik i gatuar që në embrion me antishqiptari agjenti serb Alia i infiltruar përmes lëvizjes komuniste, antinazifashiste u bë promotorr i dëshqiptarizmit të Drenicës dhe Kosovës dhe ndihmëtar i instalimit të koloneve serbo-boshnjak. Ja si e përshkruan në atë kohë strategjinë serbe për depopullimin autoktonas dhe kanalizimin serbo-boshnjak G.Kerticc në librin ‘Kolonizimi i Serbisë Jugore’, ‘Drenica është krahina jonë me tokë të butë. Sipas natyrës së saj ajo është njëlloj me krahinën e Bosnjës prandaj krajinasit vrapojnë pas saj. Në kohën e kolonializmit tonë në Drenicë ka sunduar një pasiguri e madhe. Vetëm pas vrasjes së Azem Galicës dhe kur ka intervenuar ushtria me topa ka filluar një kohë e re për kolonizimin dhe për jetën e kolonistëve’.

Dhe për ironi të fatit nën slloganin e gënjeshtërt të vellazërimit shqiptaro-serb bëhet një lider ushtarako-politik i Shqipërisë autor i genocidit anti-Drenicë,anti-Kosovë dhe kolaborator i ndërgjegjshem në kolonializimin e tokave shqiptare. Ky është Ramiz Alia. Ndërsa plehra të tjera komunisto-bolshevike si Shefqet Pecci, Manush Myftiu a Hysni Kapo i shërbyen kauzës serbe ndoshta me parandërgjegje por me shumë vendosmëri e terror ndërkohë që Ramiz Alia i shërbente dhe vijon t’i shërbejë deri në grahmën e fundit. Ai nuk del dot nga loja edhe po të dojë sepse ustallarët dhe gjaku gjenetik e kërcënojnë. E vetmja mënyrë për ta frenuar është dekonspiracioni i tij dhe këtë duket se do ta bëjë parlamenti ose më mirë të themi mazhoranca për të cilën uroj të jetë dhe të konsiderohet si një hap i rëndësishëm dhe jo sa për të kaluar rradhë. Sali Berisha ngelet garanci unike për cuarjen në fund të këtij misioni i cili s’duket dhe nuk duhet të jetë politik përpos se krejtësisht kombëtar.

Ramiz Alia pjestar aktiv në vrasjen e heroit të kombit shqiptar Shaban Polluzha. (Realitete dhe përjetime në vend të analitikës’.

Përpara se të flasim për masakrën e Tivarit duhet të theksojmë se ushtria partizane shqiptare që marshoi drejt Kosovës në bashkëpunim dhe bashkëveprim me ushtrinë jugosllave dhe O.Z.N.A kreu shumë masakra të tjera të përgjakshme ku spikat dhe kulmon masakra e Drenicës dhe pikësepari vrasja e heroit të Kosovës Shaban Polluzha.

Pikërisht ate që s’mundën për vite e dekada ta bënin ushtarët ccetnikë e vojvodët e Serbisë do ta bënin me shqiptarët e Kosovës partizanët e Ramiz Alisë. Dëshmitarë okulare që fatmirësisht jetojnë edhe sot dëshmojnë se Ramiz Alia jo vetëm kishte gisht në rrethimin e Shaban Polluzhës por dhe ka ndodhur sa vijon : ‘Ditën që u bë rrethimi dhe vrasja e Shaban Polluzhës në Tersenik, Drenicë, Ramiz Alia jo rastësisht instalohet në fshatin Verboc po në Drenicë shumë afër vendgjarjes dramatike. Ai me porosinë e O.Z.N.A-s jugosllave vendoset në shtepine e Sejdi Krelanit. Kjo vendosje ishte e paraqëllimtë për të hetuar dhe paralizuar këtë familje që të mos vinte në ndihmë të Polluzhës pasi e bija e të zotit të shtepisë Sejdi Krelanit ,Ajmane Krelani ishte e fejuar me të birin e Shaban Polluzhës, Ramadanin. Ajmanja e cila i ka kthyer bukë me duart e veta Ramiz Alisë, tregon për dhimbjen dhe gjemën që u bë në familje pas vrasjes së Polluzhës dhe ngazëllimin që shkaktoi tek Ramiz Alia. Fatmirësisht si Ramadan Pelluzha dhe Ajmane Kerlani janë gjallë dhe janë gati të dëshmojnë dhe të konfirmojne këtë dhe shume bëma te tjera kriminale të Ramiz Alisë dhe shpurës së tij. Diktatori i ardhëm i Shqipërisë i cili u bë kumbar i mosbashkimit të gjakut tonë punoi sicc dëshmohet pikë per pikë për strategjinë akademike serbe e cila ka pasur dhe vazhdon të ketë në thelb zhdukjen dhe shpërnguljen nga trojet etnike të shqiptarëve të Kosoves dhe më gjerë apo sicc e quan Vasa Cubrillovicc zhdukjen e pykës arnaute ne Ballkan. Për të kuptuar më së miri përse u përzgjodh Drenica për terrorin e madh komunist le ti referohemi bisedes së diktatorit Milloshevic bërë me gjeneralin amerikan, liderin e atëhershem të NATO-s në Evropë z.Wesley Clarc në Beograd. Në bisedë e sipër sicc dëshmon gjenerali në memoriet e tij Milloshevici i nervozuar i shprehete atij ‘: Gabimin më të madh ne serbët e bëmë në vitin 1945. Athere ka qenë dashur të mbaronim punë me Drenicën’ . Publicisti Muhamet Mjeku në një libër të publikuar në New York më 2002 thekson dhe rezumon si më poshtë: synimi serbo-kolaboracionist ‘kundër Drenicës më 1945 nuk luftuan vetëm serbët, malazezët, maqedonët por luftuan edhe shqiptarë të Shqiperisë (Këtu bëhet fjalë për Ramiz Alinë dhe partizanët e tij të cilët ishin organizuar në formacionee ushtarake partizane dhe ishin të verbuar skajsmerisht pas internacionalizmit komunist’).

Temat e fundit