Leka Zogu - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Leka Zogu

Leka Zogu

· 8 · 2278

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-11-2010, 18:33:54
Leka Zogu: Bota mbarë, e di që unë e fitova Referendumin



“As edhe një peshqesh të thjeshtë, nuk u jap grekëve”. Pastaj, një buzëqeshje i vizatohet në të gjithë fytyrën, kur kupton se parabola që ka bërë me frazën e famshme të Lakoontit tek Virgjili, është kuptuar si duhet. Monarku shqiptar, Leka Zogu, në të gjithë dukjen e tij ka një gjuhë të veçantë të pafolur, e cila shkon më së shumti për t’u krijuar komfort njerëzve përballë. Dhe, vërtetë, duhet ta kenë pasur të gjithë këtë impresion të parë me të. Ai, vetë, instinktivisht, për ata që i takon për herë të parë mundohet të mos i vendosë në siklet dhe flet ngadalë. Vetëm se, edhe për disa minuta “sikleti” mbetet pezull në ajër. E vërteta dihet: Monarku shqiptar ka ardhur në Shqipëri shumë vite më parë, ftuar nga Parlamenti shqiptar, por pas një fushate të madhe denigrimi. Ai, vetë, me kujdes në intervista u është shmangur provokimeve, nuk ka ofenduar dhe gjithmonë ka pritur...Në fakt, ajo që ka mbetur nga kundërshtarët e tij, ka pasur të bëjë me gjëra që lidheshin me rininë e tij të hershme, hobetë e tij për armët luftarake dhe fizikun. Ai thjesht ka pritur dhe nuk i ka kushtuar shumë vëmendje. Ia ka lënë kohës që t’i kurojë të gjitha. Aktualisht, është duke u përpjekur për kthimin e pronave dhe për të ruajtur pozicionin e tij, të baraslarguar nga palët, duke mëtuar gjithnjë dialogun. Në të vetmen përpjekje që bëri personalisht vite më parë, Monarkia arriti kuota të larta në Referendum. “Dhe, fituam”, -thotë . Historia ka mbetur tashmë pas. E ardhmja përpara.
Në këtë ditë të vrenjtur tetori 2010, e gjejmë njësoj duke pritur në një poltron të madh, rrethuar me dy qentë e tij dhe me një qetësi skajore. Ka një grip jo të lehtë, por megjithatë i është bindur fjalës, që na ka dhënë për intervistën. Kortezinë e tregon me një vështrim të ngrohtë dhe me dy duar elegante, që të tregojnë vendin përballë. I kemi kërkuar, përmes njërit prej eksponentëve të shquar të Legalistëve, Z.Murat Basha, që ta pyesim për gjithçka. Përgjigja e monarkut ka qenë pozitive dhe ndaj ne mundohemi ta pyesim për shumë gjëra, por koha në dispozicion është e pamjaftueshme dhe ai vetë jo shumë në formë, ndoshta mbetur nga një operacion i rëndë në këmbë vite të shkuara. Për të gjitha përgjigjet qetë, qëndron dhe flet modest dhe gjithnjë respekton të atin e tij, mbretin e dikurshëm të shqiptarëve, Ahmet Zogu I. Është i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe gabimet e shqiptarëve, por në kokë ka vizion tjetër për Shqipërinë. “Shqipëria etnike” është term i kaluar, thotë ndërsa mëton për një lloj Commonwealth-i të shqiptarëve...

Ju falënderojmë për kohën që keni gjetur në lidhje me pyetjet tona. Shqipëria është duke pasur zhvillime të mëdha në aspektin ndërkombëtar, por ndërkohë në vend mbizotëron një konfuzion prej luftës së dy kaheve kryesore politike. Si e shikon Lartmadhëria e tij këtë situatë dhe cila mendoni se do të ishte receta për të dalë nga kjo situatë?
“Unë, personalisht, e shikoj këtë situatë si të rrezikshme për Shqipërinë. E shikoj të atillë sepse për derisa ne, nuk arrijmë t’ia dalim vetë mbanë kësaj situate atëherë do ta kemi shumë e shumë të vështirë, për të qenë në gjirin e Bashkimit Evropian. Por, të jemi të ndërgjegjshëm situata është e krijuar dhe ndaj na duhet tash të gjejmë një përgjigje. Dhe, ajo përgjigje, për mendimin tim, vjen thjesht nga dialogu. Vetëkuptohet ka vërtetë probleme të korrupsionit dhe të varfërisë dhe të tjera, që të gjitha bashkë përbëjnë ato që përmbajnë akuzat e ashpra për njëri-tjetrin (që për mua personalisht s’janë të hijshme), por i mbetem mendimit se dialogu është i domosdoshëm”.

A mendoni se rrjedha e ngjarjeve politike dhe vetë zhvillimi i vendit në dekadën e fundit, e ka nxjerrë disi në periferi idenë monarkiste në Shqipëri?
“Ideja e monarkisë është një e vërtetë e ditur dhe e provuar, sepse fundi i fundit mbretëria shqiptare ka ekzistuar edhe pse për një kohë të shkurtër. E megjithatë, edhe sot e kësaj dite, ka mjaft ndër shqiptarët që e respektojnë këtë formë qeverisje. Më duket se ka referenca të mira për monarkinë dhe këtë e ndjej nga lidhjet, nga kontaktet direkt me njerëzit, të themi është disi më pak te rinia e sotme, por jemi të ndërgjegjshëm se ka një rrënjë të mendimit monarkist ndër shqiptarë”.

A e mendoni në këtë kuadër, si një shans të humbur unikal dhe historik, referendumin e vitit 1997 për formën e regjimit në vend, ku fitoi Republika dhe ku ju kontestuat ashpër rezultatin?
“Bota mbarë e di se unë atë kohë e kam fituar Referendumin. E megjithatë, nuk u përgjigja ashpër edhe pse gjithçka duhet që të kini parasysh duhet marrë në kontekstin e duhur kohor. Tu kthehemi ngjarjeve të atyre kohëve: atë mëngjes, ministri i brendshëm, që na kishte dhënë leje për tubimin në sheshin e Skënderbeut, ishte larguar. S’kishte njeri dhe na ra neve vetë përgjegjësia për të bërë diçka. Atëherë i thashë vetes: Duhet të shkojmë në shesh. Dhe, shkuam. Mendimi s’ishte kurrsesi të themi për njëfarësoj reagimi të ashpër, si është thënë deri më tani, por ka qenë një demonstratë paqësore. Ashpërsia erdhi nga pala tjetër që veproi mbi njerëzit tanë, kur këta sapo shpërndaheshin”.

Në atë kohë ka bërë përshtypje uniforma juaj ushtarake. Kishte ndonjë domethënie kjo?
“Po. E kishte një kuptim të thjeshtë: Që edhe ne dimë të flasim...”.

Çfarë rrjedhe do të kishte Shqipëria, nëse do të njihej fitorja e Monarkisë atëherë? I kishit planifikuar hapat nga ku do të ngrihej forma e re e regjimit?
“Kisha planifikuar me kujdes ato momente nga ku do të kishte një shtytje përpara të avenirit të popullit shqiptar. Por, nuk qëlloi t’ia dilnim mbanë. Atëherë, pse duhet të vazhdojmë të flasim për gjërat që s’ia dolëm dot ashtu si duhej”.

Çfarë do të kishte ndryshe kjo lëvizje nga ajo që bëri babai juaj, Mbreti Zog?
“Fillimisht do të ngrija xhandarmërinë, e cila si subjekt nuk ekziston sot. Do të bëja pak a shumë këto që ka bërë edhe Shkëlqesia e tij Zoti Sali Berisha. Por, do të bëja dhe shumë gjëra të tjera. Diçka më tepër do t’i kushtoja bujqësisë kombëtare. Dhe, po ashtu do t’i kushtohesha shumë edhe mjedisit, sepse jam i trishtuar me ato që i ndodhin mjedisit këtu. Më duket sikur janë sharruar të gjitha pyjet. Këto ishin disa gjëra...”.
Po dënimin me vdekje?
“Unë do ta ktheja dënimin me vdekje, për një farë kohe. Ndërsa, sa për këtë kohë, nuk besoj se do ishte e nevojshme. Krimi, për mendimin tim, ka rënë dhe ato gjëra të cilat ndodhnin në vitin 1997 dhe 1998 nuk po bëhen më. Atëherë them se ka ardhur koha për të mos e përdorur më”.

Prej një dekade, Juve jeni aktiv në jetën publike, duke u bërë një nga figurat qendrore të saj. Si do ta përkufizonit në mënyrë sintetike këtë jetë të re që zgjodhët, pas shumë e shumë vitesh në mërgim? Si e ka përjetuar lartmadhëria e tij Leka i Parë rezidencën dhjetëvjeçare në Shqipëri?
“Qëndrimi im ka qenë një gjë e përcaktuar: për të mbajtur një ekuilibër mbi palët dhe e gjitha kjo me qenë në një vend të baraslarguar nga ku mund të komunikohet me të gjithë. Kështu që, kemi pasur mundësi të komunikojmë dhe kanë ardhur nga të gjithë palët dhe kemi folur”.

Si ndjeheni kur gjendeni përpara kundërshtarëve të monarkisë. Çfarë keni folur apo ndërruar me ta?
“Një njeri, i cili punon, kuptohet se do të ketë shumë kundërshtarë por dhe do të ketë miq. Për mua, s’është hera e parë që jam ballafaquar me kundërshtarë. Por, gjithsesi, mjafton një kortezi dhe gjithçka kalon”.

Ka pasur shumë debate në media lidhur me procesin e kthimit të pronave, ndaj familjes tuaj? Si do t’u përgjigjeni atyre që mendojnë se ato iu janë rikthyer në disa raste, duke anashkaluar procedurat ligjore në fuqi?
“Dhe, të themi se problemet vazhdojnë ende! Por, nga ana jonë, as edhe njëherë të vetme nuk i është bërë anashkalim ligjit shqiptar. Me pak fjalë, jemi duke pritur që të na kthehen pronat. Deri më tani, kemi këtë pallatin këtu ku jemi dhe pronën në Durrës. Është në proces, Vila e Shkodrës që na ka marrë deri më tani dy vjet e ca përpjekje dhe nuk e di ku do të shkojë më akoma”.

Këto Ju kanë lodhur?
“Janë shumë gjëra të tjera që më kanë lodhur...”.

Cilat janë?
“Është dhembja e madhe për popullin shqiptar. Nga ekonomia, nga papunësia, nga nevoja për të gjetur një rrugëdalje për jetesë”.

Edhe njëherë për situatën pasi Shqipëria përjeton sot një krizë të thellë politike. Si e përjeton Leka i Parë këtë debat të ndezur mes palëve? Përse nuk ecën siç duhet ky vend, edhe 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit?
“Për mendimin tim, kjo ka ndodhur sepse akoma shqiptarët nuk e njohin demokracinë ashtu si duhet. Akoma janë duke përdorur mjete mendore të kohës së komunizmit dhe kjo vetëkuptohet se shkakton këtë problem. Vazhdojnë gjërat të trajtohen thjesht, sikur janë klani i atij apo i këtij tjetrit. Por, ngadalë dhe ngadalë dhe kjo do të kalojë”.

Ja u keni vënë në dukje zyrtarëve shqiptarë?
“Kemi pasur biseda të këndshme dhe kemi shkëmbyer mendime të ndryshme me Kryetarin e shtetit shqiptar, Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, politikanë por s’është vendi im për të dalë jashtë disa kornizave të caktuara”.

Është folur shumë por ende nuk ka hapa për ardhjen e eshtrave të Mbretit në Shqipëri. Çfarë përfaqëson për ju kthimi në atdhe i eshtrave të atit tuaj, Ahmet Zogut?
“Komisioni është kryer. Kryetar është Lulëzim Basha. Edhe Princ Leka është pjesë e këtij komisioni, ashtu si edhe në të janë disa përfaqësues të Ministrisë së Kulturës. Është paraparë si kohë që kjo do të bëhet më 2012-ën, një kohë që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë. I gjithë procesi do të vendoset në veprim në këtë vit kremtues. Është menduar që të jetë në vendin, ku dikur ka qenë Nëna Mbretneshë, Sadije Toptani”.

Si do të jetë?
“Është Ministria e Kulturës, e cila do të vendosë për formën. Por, ne besojmë se memoriali, kushtuar Tij, do të jetë pak a shumë si Ai, që ka qenë i ideuar dikur i Nënës Mbretneshë dhe madje në të njëjtin vend”.

Mendoni se zhvillimet ndërkombëtare në të ardhmen do të sjellin në tryezë idenë e Shqipërisë Etnike?
“Ka shumë mënyra interpretimi. Po ashtu, shumë njerëz e shikojnë këtë mundësi. Unë, vetë, e shikoj që tashti që ka filluar tregu ekonomik të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me shqiptarët e Maqedonisë dhe me vendet e tjera fqinje, diçka ndryshe. Para së gjithash, besoj se fjala Shqipëri Etnike është fjala e tejkaluar, sepse Kosova është shtet në vete dhe Shqipëria po ashtu shtet në vetvete. Ato në një farë mënyre mund të lidhen në një si lloj Commonëealth...te shteteve shqiptare”

Pse nuk e keni artikuluar dhe më parë këtë lloj organizim britanik?
“Për arsyen e thjeshtë sepse s’është mendim im. Por, më parë, këtë e ka thënë Arbër Xhaferri, ndërsa më duket se kanë filluar dhe të tjerë të mendojnë në atë formë”.

Nëse do të rivendosej regjimi monarkist nga mendoni se do të ishte më mirë të fillohej për drejtimin e Shqipërisë?
“Në dritën e kohës që jetojmë është një ndryshim i madh. Por, për t’u shprehur më duhet të kem tagrin që të kem të drejtën e një fjale për të thënë, se përndryshe do konsiderohem si fytyrë e vjetër apo thjesht si kryeplak. Më duket se është një pyetje, që është ende shumë herët për të ma bërë”.

A ka nevojë, sipas jush, që të rishikohet historia e Shqipërisë? A ka ende familja mbretërore rezerva për historinë zyrtare që qarkullon në Shqipëri dhe për ato që janë thënë për familjen mbretërore?
“Nuk e ndjek shumë televizorin. Por, Ju po më thoni rezerva? Kur disa njerëz dëshirojnë të shajnë, atëherë për mua le të vazhdojnë të shajnë. Unë s’kam as dëshirën dhe as përpjekjen që t’i njoh. Vetëm se kur shpifin, atëherë unë kam të drejtën t’i çoj në gjyq ashtu siç kam bërë disa kohë më parë me “Gazetën Shqiptare”. Fundi i fundit, dua që shtypi të jetë i lirë, por ne s’kemi arritur në këtë pikë, edhe pse jemi në rrugë e sipër...
Sa i përket historianëve, dua të them se kur njeriu nuk sheh apo nuk do të shohë, për mua ai konsiderohet si një njeri që nuk ka ndonjë interes të zhvillojë vendin, por thjesht një njeri që ka mbetur në një terr dhe aty dëshiron që të mbesë tërë jetën”.

Është një personazh që përshkruhet në letërsinë shqiptare dhe që ia ka dalë të jetë deri në rangjet më të larta në Oborr. Para disa kohësh ka dhënë një intervistë të gjatë. Si është historia e tij e vërtetë? Është shumë fikshën?
“Ai është personazh i vërtetë. Isuf Mullaj, për të cilin po flasim, ishte një Legalist i vendosur në Belgjikë. Njëherë e kanë bërë edhe sekretar dege. Unë jam takuar me të dy-tre herë ndërsa babai vetëm njëherë me të. Qysh, apo si ka dalë nga Brukseli- nuk e di sepse aktiviteti në atë kohë ishte më i pakët. Tani doni të më pyesni që ka vepruar si spiun i mirë apo jo?! Për mua të them të drejtën, gjërat që ka thënë janë diçka fare fallco. Jo pak, por tërësisht fals. Megjithatë, sido që të jetë, le të vazhdojë të flasë”.

Është e vërtetë që përfaqësues grekë i kanë kërkuar në mërgim babait tuaj një shkëmbim favoresh që përkundrejt ndihmës për tu rikthyer në pushtet, Mbreti Zog tu linte pjesën e Vorio-Epirit dhe që babai juaj u ka thënë: Më mirë Enver Hoxha sesa Ju!
“Është krejtësisht e vërtetë. Unë kam qenë atje vetë si fëmijë. Por, më kishin ulur në një cep të dhomës, ndërsa ai vetë më tha më parë: Dëgjo, mëso por mos fol. Kuptohet ashtu ndenja, derisa mbaruan bisedat dhe atje e dëgjova dhe këtë”.

Si e perceptonte mbreti, Enver Hoxhën . A është e vërtetë që e ka ndihmuar?
“Jo tamam. Ai kishte një bursë të Nënës Mbretëreshë, ashtu si shumë djem të tjerë shqiptarë, që të ndiqte shkollën në Universitetin e Grenoble. Ai ndenji atje nja dy muaj. U largua dhe më në fund u punësua në Konsullatën shqiptare në Bruksel. Atje ngacmoi dhe kasën dhe ndaj e kthyen në Shqipëri!”

A është e vërtetë që Mehmet Shehu i ka kërkuar ndihmë me shqiptarët e tjerë të internuar në Francë, pas Luftës së Spanjës?
“Nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë. Por mundet. S’di detaje më shumë për të”.

Pak kohë më parë Qeveria shqiptare bëri një marrëveshje detare me qeverinë e Greqisë, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Si do i gjykoni këto gabime, thjesht teknike apo me një prapamendim të caktuar nga qeveria jonë?
“Gjykata Kushtetuese është të themi tek e fundit organi më i lartë i një vendi. Duhet me e pranu pa asnjë mëdyshje verdiktin e saj. Dhe, sidomos për një gjë të tillë. Por, unë vetë s’do t’i jepja as edhe një peshqesh të thjeshtë Greqisë”.

Shqiptarët shumë shpejt mendohet se do të lëvizin pa viza në vendet e hapësirës SHENGEN. Në prillin e vitit të ardhshëm, lidhur në këtë kuadër, mendohet regjistrimi i popullsisë ku do të kërkohet dhe indikacioni i etnisë. Mendoni se kjo mund ta cenojë përbërjen strukturën demografike të shqiptarëve?
“E shikoj shumë të rrezikshëm sepse p.sh. minoriteti grek ka qenë por edhe është një minoritet që mundet të bashkëpunohet. Megjithatë, në një të ardhshme në një mënyrë apo në tjetër edhe duhen marrë masa. Çfarë masa? Ja të themi, për shqiptarët, që banojnë në Greqi, duhet që të kenë dy dokumente: kartën e identitetit në Greqi dhe atë në Shqipëri dhe kjo mund të jetë një nga masat?”

Mbreti Zog në vitet ‘30, për shkak të disa veprimeve, mbylli të gjithë shkollat e huaja dhe kërkoi një lloj reciprociteti me vendet e huaja...
“Unë e gjykoj si një mendim të mirë që të dërgonte për të bërë një marrëveshje reciproke. Po Shqipëria pse nuk është kaq reciproke sot? Më duket se Atëherë po shkojmë në thelbin e një problemi që s’jam gati që t’ju përgjigjem”.

Të largohemi disi. A është e vërtetë se keni luftuar në Vietnam?
“Po. Kam qenë në Vietnam me trupat e quajtura “Vietnam Raingers”. Ishte një mision ku isha caktuar si vëzhgues por thjesht për disa kohë tek të ashtuquajturat “Bajonetat”, trupat speciale amerikane në Front. Gjithësisht vetëm gjashtë javë. Kam qenë i përqendruar në dy fronte. Njëherë në veri dhe pastaj në jug vendit”.

Si do të përfaqësoheni në zgjedhjet e ardhshme dhe a keni menduar për ndonjë platformë të veçantë?
“Momentalisht është formacioni politik, Partia e Legalitetit, që duhet të vendosë dhe u takon atyre që të flasin. Unë jam shqiptar dhe në përpjekjen e tyre monarkiste, do jem gjithnjë pranë tyre.
Revista Mapo
« Editimi i fundit: 12-11-2010, 09:56:02 nga M A X »

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-11-2010, 19:54:56
Edhe atehere kur u themelua mbreteria shqiptare ishte nje veprim donkishotian e lere me tani te rikthehet. Muhabeti i mbreterise do te ishte i arsyeshem sikur ne te kishim mbreteri qe nga koha e Skenderbeut, e jo mbreteri te themeluar ne shekullin njezet, kur ne Evrope mbreterite po zavendesoheshin me nje rregullim tjeter juridik.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 11-11-2010, 02:03:45
Leka Zogu/Fëmijëria burrërore...

Nga Agron SEJAMINI

Lindja e tij, nuk ishte gëzim vetëm për familjen mbretërore, por në atë kohë, ngjarje e shënuar edhe për kombin. Më 5 prill 1939, shqiptarët uruan dhe festuan, ardhjen në jetë të princit trashëgimtar... Thënë ndryshe, Mbretin e ardhshëm. Mirëpo, ashtu ishte e shkruar! Të largohej nga Atdheu pa e parë ende me sy, e jo më ta mbretëronte. Gjithsesi, një gjë është e vërtetë. Ai fëmijë, kudo që jetoi, u rrit dhe u ushqye, vetëm me shqiptarizëm. Ai fëmijë pati një fëmijëri burrërore!

I duhej që të ishte më i malluari, më i duruari, më i mënçuri, më i përkushtuari dhe më i privuari se gjithë fëmijët e botës.

Mësoi se ishte shqiptar dhe nuk kishte parë asnjëherë Shqipërinë, duke iu ndezur çdo ditë malli, krenaria dhe kërshëria për Atdheun. Ndërkohë, iu desh të mësonte qysh i vogël, disa gjuhë. Ngrohtësinë dhe dashurinë e nënës i ndjeu nëpërmjet gjermanishtes. Përkëdhelitë dhe këshillat e të atit i shkuan në theksin e gegërishtes që e dëshmon aq qartë edhe në të folurën e sotme. Në shkollë dhe mjedisin jashtë familjes, duhej të komunikonte në anglisht. Më pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do të përvetësonte të tjera gjuhë, hungarishten, frëngjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

Ndryshe nga fëmijët e tjerë të familjeve mbretërore, ai nuk bëri rehat në asnjë shtet. Sepse motivet dhe përgjegjësitë që ndjente para kombit të vet, e detyroi atë familje fisnike të shkonte, atje ku gjente rehat... çështja shqiptare.

Kështu në vitin 1946, "i hyjnë detit më këmbë", duke lënë Anglinë për Egjiptin. Princi Lekë, në atë kohë ishte vetëm shtatë vjeç. Kujton atë det të trazuar që e turbulloi aq shumë, por nuk harruan as atë ndodhi të bukur që përjetoi në ngushticën e Gjibraltarit.

Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar, por jo pasojat e saj... Edhe në këtë udhëtim të gjatë detar, para kësaj ngushtice, vapori me të cilin udhëtonin, ndali gati krejt shpejtësinë. Një skuadër marinarësh të specializuar për asgjësimin e minave, filluan asgjësimin e tyre për të çelur shtegun. Për syrin e një fëmije që përfiton nga mosha, këto skena ishin bukuri, ndërsa për të rriturit ankth dhe shqetësim.

Krejt papritur, ftohen në këtë "argëtim" edhe oficerët që shoqëronin familjen mbretërore. Nuk kishte rast më të mirë për atë baba mbret që të bënte burrë fëmijën e vet. I zgjat armën dhe e pozicionon të qëllojë drejt një mine që përngjasonte me një rosë të zezë kur ajo pushkë angleze, ishte më e gjatë se vet ai fëmijë. Qëlloi, por mban mend se edhe nuk shënoi...

Natën vonë mbërritën në qytetin portual egjiptian, Port-Said. U mrekullua në agimin e asaj dite nga ajo pamje fantastike që iu shfaq para syve. Të gjitha ndërtesat e atij qyteti ishin të pushtuara nga bardhësia. Por, nuk ishte ajo bukuri dhe pastërti, kur ecje nëpër lagjet e tij. Kalimthi e përjetoi këtë ndjesi, sepse rezidenca e familjes ishte në Kajro, në një hotel tre katësh, më i miri i kryeqytetit për atë kohë.

Si për të kompensuar gjithë peripecitë dhe vështirësitë që ai fëmijë kishte përjetuar deri më tani, këtu gjithçka ishte si në përrallë. Lulishtja e madhe dhe e hijeshuar me lule shumëngjyrëshe dhe mbi të gjitha piramidat që i shikonte nga ballkoni, ia bënë Egjiptin shumë herë më të bukur se Anglia. Por, edhe pse komoditeti ishte mbretëror, detyrimet dhe kërkesat e të ardhmes, e ftonin për t'u aftësuar dhe burrëruar sa më shpejt. Regjistrohet në një shkollë që shquhej për nivelin e lartë pedagogjik. E frekuentonin atë fëmijët e familjeve më të njohura të shteteve të Mesdheut. Aty nis miqësia që do të vazhdonte gjatë gjithë jetës, me mbretin e Bullgarisë dhe princin e Jordanisë, i cili më vonë do të bëhej mbret. Në gjuhën angleze bëhej mësimi, por iu krijua mundësia që të mësonte edhe latinishten apo arabishten. Zgjedhjen e bëri nëna Gerdaldinë, që i përcaktoi të parën, duke ia lënë arabishten vetëm gjuhë veshi, pra, për ta kuptuar dhe jo shkruar. Mban mend se nga shtëpia për në shkollë, ikte vazhdimisht me biçikletë. Veçse përherë ka qenë i shoqëruar nga punonjësit e gardës së familjes mbretërore. I gjithë ky efektiv përbëhej nga shqiptarë dhe kryesisht matjanë. Fjala vjen, princi Lekë, ka qenë vazhdimisht nën kujdesin e Qazim Prenit.

I përhumbur në kujtimet e fëmijërisë, ndalet për një çast dhe pasi lëshon një buzëqeshje të lehtë, fillon të tregojë ndodhinë me mësuesin e matematikës. Ditën e premte, mësuesi u kishte dhënë detyrë shtëpie nxënësve, për të zgjidhur në pushimin e fundjavës disa ushtrime. Edhe pse në dispozicion kishte të shtunën dhe të dielën, Leka ikën të hënën i papërgatitur. Kur mësuesi i afrohet dhe i kërkon fletoren e detyrave, ai çohet më këmbë dhe i kërkon falje, pasi nuk i kishte zgjidhur ushtrimet. Por, kjo pendesa e nxënësit u keqpërdor.

I thotë që të zgjati para të dy duart dhe fillon ta qëllojë me shkop... Vetëm të majtën se nuk arriti dot te dora e djathtë! Nxënësi shqiptar, shtatë vjeçari Leka Zogu, që në fakt ishte më i gjatë se mësuesi, rrëmben fshirësen e dërrasës së zezë, si për t'i zbutur goditjen, hap krahun dhe e rrëzon në dysheme. Mësuesin e çojnë direkt e në spital, ndërsa nxënësi qetë-qetë, del nga klasa. Para shkollës, e priste Qazimi, shoqëruesi i tij, i cili çuditet për këtë dalje të parakohshme nga mësimi. Rrugës për në shtëpi, i tregon atij me inat ende të pa shuar, për gjithçka kishte ndodhur. Pak i ndrojtur, por jo i frikësuar hyn i pari në sallonin e shtëpisë, duke çuditur të atin, të ëmën dhe hallat e tij, që në atë çast ishin të gjithë bashkë. Para se ata t'i sqaronte shoqëruesi, nis dhe tregon për çfarë kishte ngjarë...

- S'ka problem!-dëgjoi reagimin e menjëhershëm të të atit. Më pas, Ahmeti vazhdon qetë dhe më serioz:

- Familja jonë nuk pranon as shpullë dhe as shkop!

Heshtja mbështetëse dhe komplimentuese pushtoi gjithë sallonin. Sepse ai fëmijë, nuk ishte fëmijë, por trashëgimtari i një mbreti shqiptar. Janë të njohura tashmë, vetitë dhe virtytet e Ahmet Zogut. Dy prej tyre, trimëria dhe krenaria!

Gjatë kohës që jetuan në Kajro, shumë mbresëlënëse për Lekën ka qenë edhe vizita që bëri në një teqe shqiptare. Kujton atë pritje shumë të ngrohtë që i bënë babai i tij dhe dy dervishët. Por edhe emocionuese ishte dhurata e çmuar. Një patllake e vendosur në kutinë e vet të zbukuruar hijshëm. Kthehet në shtëpi dhe gjëja e parë që i tregon të atit, ishte ajo dhuratë.

- Kjo është për këtu!,- iu drejtua Ahmeti, duke e vendos atë kuti, në njërin prej etazherëve të sallonit. Por, ka ardhur koha që edhe t'i të mbash armë! Dhe në çast, i zgjat një revolver anglez të kalibrit 45. Mund të tingëllojë pak si i çuditshëm ky xhest, por në mendjen dhe largpamësinë e Ahmet Zogut, qëndron përsosmërisht gjithçka. Nuk e dimë, nëse ishte thjesht një peshqesh apo amanet për të birin e vet, por është e vërtetë se Leka Zogu, asnjëherë nuk e hoqi nga brezi armën, në këtë jetë. E ku do të kishte më shumë hijeshi ai simbol burrërie dhe trimërie, se te ai shtatlartë i rritur me shqiptarizëm. Shtatë vjeç i vendosi të birit armën në brez dhe kur mbushi dhjetë vjeç, e bëri pjesëtar të detyrueshëm në të gjitha mbledhjet e takimet e punës.

-Dëgjo dhe mos fol!- i tha ditën e parë.

Kështu, veproi në dhjetra takime që Ahmet Zogu pati me mbretërit e disa shteteve dhe personalitete të tjerë të rëndësishëm, ku u shqua për largpamësinë e gjeopolitikës së tij.

Kështu, deri më 9 prill 1961, kur pas vdekjes së mbretit Ahmet Zogu, bëri betimin si Mbret i Shqiptarëve. Atëherë ishte 22 vjeç. Shumë i ri, por shumë i denjë dhe i aftë për të siguruar vazhdimësinë, sepse si rrallë kush, në fëmijëri kishte fituar pjekurinë dhe burrërinë...

Leka Zogu

- 5 prill 1939. Lindi në Tiranë dhe kaloi fëmijërinë në Britaninë e Madhe deri në moshën 7 vjeç.

- 1946-1955. Jetoi në Egjipt, ku filloi studimet në shkollën angleze "Victore College", në qytetin e Aleksandrisë.

- 1956. Pas ardhjes në Francë, regjistrohet në kolegjin Eglon, në Vilar mbi Olon dhe merr diplomën "Matriculation of Oxford" në Zvicër.

- 1958. Përfundon studimet e larta në Londër, në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhërst të Mbretërisë së Bashkuar.

- Pas kthimit nga Britania e Madhe fillon studimet për Shkencat Politike dhe Ekonomike në Universitetin e Sorbonës në Francë, ku ndoqi edhe kursin e gjuhëve orientale.

- 9 prill 1961. Pas vdekjes së Mbretit Ahmet Zogu, bën betimin si Mbret i Shqiptarëve në moshën 22 vjeç.

- Zotëron shumë gjuhë të huaja, si anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, arabisht, si dhe gjuhët hungareze e portugeze.

- Është marrë me biznesin e konstruksioneve të porteve detare dhe import­eksportin e lëndëve të para, duke kryer veprimtarinë e tij njëkohësisht në Spanjë e në Britaninë e Madhe me shtrirjen e aktivitetit që nga SHBA e Kanadaja, në Lindjen e Mesme dhe deri në Japoni e Australi.

- 1972. Bëhet nismëtar i Kuvendit të Madridit për të bashkuar të gjitha forcat politike të emigracionit shqiptar sipas motos të Mbretit Zog: "Atdheu mbi të gjitha!"

- Gjatë këtyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptarët kudo në botë: në Londër e Paris, në New York e Toronto, në Bruksel e Mynih, në Ankara e Stamboll, në Sidnej e Melburn, etj. Gjeografia e tyre përfshinte Europën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Australinë.

- Me autorizimin e Pentagonit, ka vëzhguar veprimet luftarake gjatë Luftës së Vietnamit dhe, më pas, ato të Rodezisë.

- Nga viti 1979, jetoi bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

- 1990. Takohet me shqiptarët e parë që u larguan nga vendi në eksodin e madh me anije nga Porti i Durrësit.

1993. Vjen për herë të parë në Tiranë, por detyrohet të largohet të nesërmen, pas ndërhyrjes së autoriteteve të asaj kohe.

- 11 prill 1997. Vjen në Shqipëri, duke organizuar vizita, takime e bashkëbisedime në të gjitha rrethet e vendit.

- Merr pjesë në Referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe më 11 korrik 1997, largohet nga Shqipëria.

- Rikthehet për të jetuar në Shqipëri me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbretërore u krye me ftesën e 76 deputetëve të Kuvendit shqiptar.

- Kuvendi i Shqipërisë, me Ligjin Nr. 9063, datë 8.5.2003, përcaktoi detyrimet ligjore - ekzekutive "Për Statusin e trashëgimtarëve të Familjes Mbretërore".

Pas lindjes, në Atdhe vetëm 47 orë...

"Më 5 Prill 1939 në orën 5 të mëngjesit lindi Princi, Trashëgimtari i Shqipërisë. Sa u dha lajmi në popull se lindi një "Djalë Trashëgimtar i Shqipërisë", të gjitha demonstratat anti-italiane që vazhdonin gjithandej, menjëherë u kthyen në një buçitje gëzimi të papërshkruar, duke shfaqur simpatinë për Familjen Mbretërore e duke thirrur: "Rroftë Mbreti", "Rroftë Princi Trashëgimtar", "Rroftë Mbretëresha e dashur e jona"... Ky lajm gazmor menjëherë u hap në të gjithë anët e Shqipërisë. Kështu filluan festimet, gjithandej. Populli i Kryeqytetit plot gëzim, shkollat e vajzave e djemve, e populli mbarë edhe ushtria që ndodhej në Kryeqytet, filluan përgatitjet për të parakaluar para Pallatit, të mbledhur e të renduar në Bulevardet rreth Pallatit, duke kënduar këngë kombëtare e duke tërhequr valle nacionale. Në orën 10 të mëngjesit filluan të hidhen 101 topa dhe tamam në këtë kohë filluan parakalimet para Pallatit Mbretëror dhe brenda në lulishte. Ishin të radhitur shkollat, populli i veshur me kostum kombëtar e ushtria. Bandat luanin Himnin Mbretëror e të Flamurit. Mbreti Zog, bashkë me Qeverinë e Parlamentin, kishin dalë në lulishte e i falenderonin të gjithë parakaluesit. Nga të gjitha Prefekturat kishin nisur të vinin delegacionet e popullit në Kryeqytet për të shfaqur urimet gazmore, që Perëndia i solli popullit bujar mbas 500 vjetëve trashëgimtarin. Të gjithë ishin të veshur me kostume kombëtare. Tamam në kohën kur po kalonin shkollat e vajzave e të djemve para Mbretit të tyre, duke kënduar në parakalim, vjen me shpejtësi ministri i Punëve të Jashtme shqiptare, Ekrem Libohova, me një letër në dorë. Ai ia paraqiti Mbretit Zog. Ishte ultimatumi musolinian...

6 prill 1939. Njëzëri, Mbledhja e Asamblesë Kombëtare vendosi që sot Madhëria e Saj Mbretëresha me Princin Trashëgimtar të nisen prej Tirane për në Korçë... Zog I, Mbreti shqiptarëve, hyri në Mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë Kombëtare në orën 12 të natës, datë 6 Prill 1939. Por, sa u ul, Kryetari i Parlamentit, Pandeli Evangjeli, në emër të Asamblesë Kombëtare i parashtroi vendimin e marrë kështu:

"Lartmadhëri, Parlamenti dhe Qeveria së bashku, duke marrë parasysh ngjarjet eventuale që mund të na lindin, minutë më minutë, për interesin e Atdheut e të nderit të shqiptarëve, mbarë e për të qenë të lirë në veprimet që Atdheu lyp prej nesh "vendosi" që Madhëria e Saj Mbretëresha, bashkë me Princin Trashëgimtar qysh sot të dalin nga Tirana për në Korçë. Ai vend u caktua më i përshtatshëm".

Pasi Mbreti Zog, pranoi vendimin e Parlamentit për nisjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës, bashkë me Princin Trashëgimtar, menjëherë u morën masat e përgatitjes, si të mjeteve dhe të sigurimit, që do të shoqëronin Mbretëreshën. Po ashtu dhe për sigurimin, si për rrugën, ashtu edhe për vendet e qëndrimit. Me Madhërinë e Saj Mbretëreshën, do të ishin edhe Princeshat, meqë Mbretëresha ishte mjaft e lodhur e me shumë temperaturë. Personeli mjekësor ishte i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme. Po ashtu, kishte edhe mjete të tjera ushqimore dhe ilaçet e nevojshme. Në orën 4.00 të mëngjesit të gjithë ishin gati për t'u nisur. Profesori Veibel, preferoi ta vendosim në një automobil Mbretëreshën, shtruar me një masllakë, e jo në autoambulancë, se rruga ishte e gjatë dhe jo e mirë. Nuk ishte e përshtatshme. Princi Trashëgimtar me një tjetër automobil Mercedes, i përcjellë prej Princesësh Adile, Doktor Mouhin Shahinit, kapiten Zenel Shehut, dy infermiere dhe Qazim Prenit. Po ashtu dhe të gjitha plaçkat e nevojshme të Princit me një automobil mbrapa. Princeshat Mbretërore ndjekin Mbretëreshën me dy automobila të tjerë dhe baronesha me Stavro Stavrin me një automobil tjetër. Po ashtu, ndjekin Mbretëreshën edhe dy kamiona me plaçka. Tre kamiona me ushtarë me toger Hilmi Kullën, prinin kolonën përpara, po gjithnjë në lidhje me qendrën e kolonës për sigurimin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës e të Princit Trashëgimtar. Shtatë kamiona me ushtarë me kapiten Halil Branicën, ndjekin kolonën mbrapa, dhe kanë me vete një stacion radio K3, për çdo eventualitet. Për t'u ndërlidhur me Komandën e Gardës Mbretërore me një parrullë të veçantë si edhe një shifër po të Komandës së Gardës. Lartmadhëria e saj, Mbretëresha bashkë me Princin Trashëgimtar në orën 4.15 të mëngjesit u nisën prej Tiranës për në Korçë me drejtim Krrabë, Elbasan, Librazhd, Qafë-Thanë, Pogradec e Korçë..."

Nga kronikat e kohës. Arkivi i Oborrit Mbretëror Shqiptar

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 02-12-2011, 14:58:12
Varrimi si President, 21 të shtëna arme për Leka Zogun
SHKRUAN: Jonida Tashi  02-12-2011 12:55
Ekrem Spahia: Pas homazheve në Parlament do të ketë edhe ceremoni fetare. Kryetarët e klerit mysliman, bektashian, katolik dhe ortodoks do të mbajnë fjalët e lutjes. Si sende me vlerë, në arkivol do t’i futen të gjitha medaljet që ai ka marrë nga personalitete të ndryshme gjatë jetës

Trashëgimtari i familjes mbretërore do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Sharrës, pranë nënës dhe bashkëshortes, me nderimet që i bëhen Presidentit. Megjithëse në Protokollin e Shtetit, ai bën pjesë në grupin e dytë të zyrtarëve të lartë, për të cilët ceremonia mortore duhet të organizohet nga shteti, duke u renditur pas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kryetarëve të klerit mysliman, bektashian, katolik dhe ortodoks, qeveria, ashtu siç deklaroi edhe Kryeministri i vendit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, do ta trajtojë atë si një Mbret jo në detyrë. Kështu, ceremonia mortore për pretendentin e fronit mbretëror Leka Zogu I do të përfshijë nderimet më të larta që parashikohen në Protokollin e Shtetit dhe që i rezervohen vetëm Presidentit, kreut të Kuvendit dhe Kryeministrit. Edhe pse zyrtarisht Leka Zogu I nuk është mbret i shqiptarëve, ai do të nderohet si një kryetar shteti. Në përputhje me përcaktimet e ceremonialit zyrtar, arkivoli do të vendoset në shtratin e topit dhe do të mbulohet me flamurin kombëtar, ndërkohë që ulja e arkivolit në varr do të shoqërohet me 21 të shtëna nga truproja e nderit. Në fakt, sipas Protokollit të Shtetit, nderimi me 21 të shtëna arme i rezervohet vetëm Presidentit të Republikës, ndërsa për Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit bëhen 19 gjuajtje. Për të diskutuar rreth detajeve të ceremonisë mortore, ditën e djeshme edhe mbledhur edhe komisioni ndërministror i ngritur nga qeveria, për organizimin e homazheve. Në përbërje të këtij komisioni janë: zëvendëskryeministr i dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto; ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami; një përfaqësues i Oborrit Mbretëror Shqiptar; një përfaqësues i protokollit të Shtetit; një përfaqësues i protokollit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Nga Familja Mbretërore, në komisionin për organizimin e ceremonisë funebre bën pjesë kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Ekrem Spahia. Pas mbledhjes së komisionit, kreu i PLL-së shprehet se homazhet do të bëhen ditën e shtunë, nga ora 10:00 deri në 12:00, tek holli i Parlamentit, ndërkohë që me kërkesë të Familjes Mbretërore është rënë dakord që pas kësaj procedure të kryhet edhe ceremonia fetare. “Mbas homazheve në Parlament, do të jenë katër drejtuesit e komiteteve fetare në vend që do të mbajnë fjalët e lutjes. Do të mbahet edhe një fjalim i shkurtër nga një përfaqësues i lartë i shtetit, që nuk është përcaktuar ende se cili do të jetë, ndërsa fjalimi i fundit do t’i rezervohet një përfaqësuesi nga Familja Mbretërore, që nuk është vendosur ende se kush do të jetë ai”, - pohon Spahia. Të afërm të Familjes Mbretërore kanë bërë të ditur se Leka Zogu I do të vishet me uniformë ushtarake, ndërkohë që në arkivol, si sende me vlerë do t’i futen të gjitha medaljet që ai ka marrë nga personalitete të ndryshme gjatë jetës. Kreu i PLL-së shprehet se deri tani nuk është përcaktuar ende se cili do të jetë vendi, nga ku do të dalë trupi i Leka Zogut I para se të dërgohet për ceremoninë funebre. Leka Zogu I është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, pas një beteje disaditëshe me jetën dhe vdekjen në repartin e terapisë intensive pranë pavijonit të Neurokirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza”. Leka Zogu I ka mbyllur sytë rreth orës 08:45 të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që shkak është bërë arresti i përsëritur kardiak.

Nderimi me të shtëna arme u rezervohet:

Presidentit të Republikës 21 të shtëna

Kryetarit të Kuvendit 19 të shtëna

Kryeministrit 19 të shtëna

Ministrave 15 të shtëna

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm 15 të shtëna

Kortezhi, si do të bëhet lëvizja për në varreza

Lëvizja e kortezhit bëhet në orën 12:00. Arkivoli i vendosur në shtrat topi, i mbuluar me flamur kombëtar, niset nga vendndodhja, i shoqëruar nga gjashtë truproja nderi, tri në çdo anë. Përpara kortezhit ecën truproja e nderit e Gardës së Republikës dhe truprojat me jastëkët e kuq të dekoratave. Pas tyre vendoset banda, që ekzekuton marshin funebër. Familjarët dhe personalitetet ecin pas shtratit të topit. Kortezhi mbyllet nga populli i thjeshtë. Kortezhi ecën në këmbë deri tek ura e Lanës dhe prej këtej drejtohet i motorizuar tek varrezat. Pranë varrit janë përcaktuar vende të veçanta për familjarët, personalitetet e larta, të ftuar dhe për truprojën e nderit. Arkivoli vendoset në mbajtësen e posaçme. Truproja e nderit merr drejtqëndrim “për nder armë” gjatë lëvizjes së arkivolit. Personaliteti i caktuar bën përshëndetjen e rastit (3 minuta). Nga arkivoli hiqet flamuri me palosje dhe arkivoli vendoset pranë varrit. Ulja në varr e arkivolit paraprihet nga të shtënat e nderit. Skuadra përbëhet nga 5-7 ushtarë dhe komandohet nga një oficer. Armët mbahen 45-gradë nga horizontalja, me drejtim mbi varr. Të shtënat komandohen nga oficeri i truprojës. Mbas të shtënave skuadra merr drejtqëndrim “për nder armë”. Fillon ulja e arkivolit në varr. Gjatë varrimit mbahet heshtje.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 02-12-2011, 14:58:41
Forca e çuditshme e një mbreti simbolik
Prej kohës kur u shfaq së pari në skenën publike shqiptare, familja mbretërore e përfaqësuar në personin e pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu s’ka reshtur së qeni një qendër e rëndësishme e pushtetit politik në Shqipëri. Arsyet historike e shpjegojnë vetëm pjesërisht këtë fakt jo të pandjeshëm të historisë bashkëkohore shqiptare dhe këtu, padyshim, një vend të dorës së parë luan roli i madh dhe i patjetërsueshëm që mbreti Zog ka luajtur në historinë moderne të vendit tonë që prej Kongresit të Lushnjës e deri në momentin vdekjes së tij në vitin 1961 në Paris. Kjo trashëgimi e pasur, e shumëdiskutuar dhe e përbaltur gjatë, tashmë është e njohur gjerësisht.

            Edhe pse e ka përfaqësuar më së miri këtë trashëgimi, është padyshim meritë e Leka Zogut që familja mbretërore ka arritur të ketë një pushtet më tepër sesa simbolik në jetën publike dhe politike shqiptare. Mënyra si ai e ka administruar këtë trashëgimi e ka bërë Oborrin mbretëror pjesë të natyrshme të peizazhit politik republikan shqiptar. Dhe këtë e tregon jo vetëm vdekja e Leka Zogut. Prej momentit kur është shfaqur si alternativë reale politike nëpërmjet referendumit të vitit 1997 (historia e shfaqjes së tij në të vërtetë fillon me shfaqjen e çuditshme dhe dëbimin po aq të çuditshëm të tij nga Shqipëria në vitin 1994), Leka Zogu ka arritur ta imponojë natyrshëm praninë e tij, fillimisht duke befasuar me suksesin e referendumit, i cili ende konsiderohet si i fituar nga monarkistët e më pas duke u instaluar paqësisht në një kënd të jetës politike shqiptare. I vetmi moment i diskutueshëm në gjithë këtë histori është rënia e tij në një provokim tipik majtist, teksa u shfaq i armatosur para mbështetësve të vet, gjë që i krijoi mundësinë qeverisë së atëhershme për ta përzënë nga Shqipëria nën kërcënimin e arrestimit të tij dhe të përkrahësve të tij.

            Më vonë Leka Zogu u rikthye, duke fituar në mënyrë graduale një autoritet gjysmë simbolik e gjysmë politik, një autoritet të heshtur gjithnjë në rritje. Ka qenë pikërisht ky autoritet që ka ndryshuar gradualisht edhe qëndrimin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare ndaj tij. Fillimisht ndodh një rehabilitim historik i periudhës së mbretit Zog, më pas anëtarët e familjes mbretërore shihen gjithnjë e më shumë si personazhe të dashura: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbretëresha Suzanë, Princi trashëgimtar Leka e kështu me radhë. Ky qëndrim i emancipuar i shoqërisë shqiptare ndaj familjes mbretërore ka patur edhe disa etapa të rëndësishme, si zbehja e propagandës komuniste antizogiste, pagëzimi i një prej bulevardeve kryesore të Tiranës me emrin e mbretit Zog nga ana e kryebashkiakut Rama, ndërhyrjen e shkrimtarit Ismail Kadare në favor të një qëndrimi më emancipues ndaj familjes mbretërore, njohjen nëpërmjet një ligji konsensual të majtë dhe të djathtë të statusit të familjes mbretërore në vitin 2003, dhënien e pronave të mbretit Zog nga ana e qeverisë së kryeministrit Berisha, përfshirja e princit Leka në nivelet e larta të administratës shqiptare etj.

            Leka Zogu ka ditur që këtë emancipim gradual të ambientit politik shqiptar ta përdorë në mënyrë të përkorë, duke treguar jo vetëm kotësinë dhe absurdin e qëndrimeve të mëparshme, por edhe domosdoshmërinë e rikthimit politik të një institucioni simbolik si mbreti. Pikërisht këtu qëndron edhe forca e fshehtë e institucioneve të tilla: ato rrezatojnë pushtet dhe autoritet edhe pse janë simbolike.

            Është pra krejt e natyrshme mënyra dinjitoze sesi po e përcjellim mbretin Leka Zogu për në banesën e fundit. Duke marrë përsipër një përcjellje të tillë dinjitoze, qeveria, strukturat shtetërore, partitë politike dhe gjithë shoqëria shqiptare vendosin në vend një padrejtësi historike: i japin një vend nderi më se të merituar birit të një familjeje që ka kontribuar kaq shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Nga Mark Marku
Mapo

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 04-12-2011, 13:55:38
Monarku i shqiptarizmit

Shkruan : Agron RUMI & Valter  XHOMAQI

NMT Leka Zogu i I,eshte larguar nga jeta vetem pak dite me pare,ne nje fund Nentori qe padashur do te mbahet mend si nje nga ngjarjet me te dhimbshme te historise sone te re.Nuk iku vetem nje indvid qe pretendonte fronin,iku nje personalitet qe e meritonte ate me shume se kushdo tjeter,iku nje simbol i politikanit te urte dhe te qete qe perpara interesave te tij personale pati vene kurdohere Atdheun e tij te dashur.Ndoshta padashur te fyejme askend mund te themi pa frike se NMT Leka Zogu,mbret i shqiptareve,ishte shqiptari i vetem qe e adhuronte,deshironte dhe e donte Shqiperine deri ne idealizim.Ai do te mbetet ne panteonin e atyre personaliteteve qe beri cdo gje per te ndihmuar popullin e tij per tu shkeputur nga kalvari tragjik i diktaturave me gjakatare te kohes.Ndonese i larguar dhunshem  vetem disa ditesh nga vendi i tij,ai gjithmone do te tregonte se Shqiperia dhe shqiptaret ishin gjeja me primare e gjithe aktivitetit te tij politik,diplomatik dhe me gjere.Fashizmi ndaloi me dhune ecjen e shqiptarve drejt progresit dhe zhvillimit kombetar,komunizmi ndoshta edhe me keq do te tragjedizonte deri ne krim rrugetimin drejt sketerres  socialiste,duke vrare e denuar cdo personalitet apo kundershtar te tij politik.Perpara barbarise se kuqe te importuar nga stepat ruse,te kultivuar me kujdes nga antishqiptaret serbo-sllave,do te vihej ndergjegjia kombetare e familjes mbreterore shqiptare qe asnjehere nuk do te vinte ne pazar Shqiperine apo integritetin e vendit,edhe kur propozimet per ndihme do te ishin nga me josheset per te rikthyer legjitmitetin ne vend.NMT Leka Zogu do te kujtohet gjithmone per vizionin e tij largpames,urtesine biblike,dhe karakterin e forte veti qe mungojne pothuajse ne te gjithe ata qe merren sot me politike ne Shqiperi.Ai diti te fitonte ndaj te gjitheve,miqeve dhe armiqve,ai triumfoi bindshmem ne referendumin e vitit 1997,qe fale manipulimeve kriminale te se majteve dhe te se djathtes se majte rezultoi humbes,nje humbes fitimtar qe pati kurajon te pranoje humbjen e fitores se tij vetem per te mos renduar edhe me tej kaosin tragjik te implementuar nga qarqet antishqiptare brenda dhe jashte vendit.Sot me teper se kurre ne jshqiptaret i jemi borxhli ketij vigani te shqiptarizmit,per ate cka ai donte te ndertonte,per ate cka ai donte te realizonte.Monarku i shqiptarizmit ka fituar betejat e tij ndonese shumekush nga kundershtaret e tij do ta akuzonte si humbes,joshqiptare dhe trathtar….NMT Leka Zogu mbret i shqiptareve ka fituar mbi akuzuesit e tij komuniste,enveriste,filoserbe,filoruse e filogreke,ai ka fituar me madheshti edhe mbi te ashtuquajtur “miq” te tij qe kane tentuar gjithmone te manipulojne me idealizmin e tij shendrites,ai ka fituar edhe mbi disa legaliste qe me teper se per monarkine legjitime kane punuar per jolegjitimitetin e xhepave te tyre duke u shitur e blere vetem per te realizuar interesat e tyre meskine dhe jo te ndershme.Gjithsesi Monarku shqiptar eshte larguar nga jeta jone e perditshme por qellimi tij mbetet real dhe i realizueshem,per te miren e te gjithe shqiptareve dhe ketij vendi qe dergjet nen kembet e maskarejve pa identitet e moral.Monarkia ka qene ,eshte dhe mbetet shpetimi yne nga tentakulat kancerogjene te antishqiptarizmit ballkanas ose aziatik,nese duam Atdheun mbi te gjitha,le te punojme per te bere shqiperine e shqiptareve……

www.lajmishqip.com

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 23-12-2011, 15:58:33
Nëse je monarkist i vërtetë, duhet të ndjesh për Shqipërinë. Me një figurë në krye të shtëpisë së Zogut, mund të ketë shpresë në horizont. Por, rrallë, për të mos thënë kurrë, ndonjë komb evropian ka pasur kaq fat të keq me sundimtarët mbretërorë...

Nga Thomas Vinciguerra

...Princi i parë i këtij shteti ishte Uilliam Uidi i Gjermanisë. I instaluar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1914, mbretëria e tij zgjati pak para se të ikte në prag të shpërthimit të Luftës së parë Botërore.

Mbreti i vetshpallur i Shqiptarëve (jo i Shqipërisë), Zogu i Parë, erdhi në pushtet në vitin 1929, për t'u rrëzuar më 1939 nga Musolini.

Kur Zogu vdiq më 1961, djali i tij Leka, lindur dy ditë pas pushtimit italian, pretendoi fronin. Por, ai kurrë nuk u ngjit në fron, meqë regjimi komunist i Shqipërisë kishte shuar ligjërisht mbretërinë në vitin 1946.

Kur Leka ndërroi jetë më 30 nëntor të këtij viti, mbreti vetëm në emër për 50 vjet, disa u kujtuan të merrnin shënime.

Në shumë aspekte, ky është një rrëfim i vjetër.

Shekulli i XX nuk ishte i mirë për monarkët; ata që mbijetuan Luftën e Parë Botërore e gjetën vetën të rrëzuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Faruku i Parë i Egjiptit kishte parashikuar se së shpejti do të mbeteshin vetëm pesë mbretër - mbreti i Anglisë dhe katër mbretërit e kartave të pokerit.

Megjithatë, edhe më tej një numër i ish shtëpive mbretërore kanë kërkuar dinjitetin e tyre të venitur. Huan Karlosi i parë e rivendosi fronin spanjoll në vitin 1975.​​

Oto von Habsburg, biri i perandorit të fundit të Austrisë dhe mbretit të Hungarisë, ishte anëtar i Parlamentit Evropian dhe gëzoi respekt të madh për idenë e tij të pan-evropianizmit.

Car Simoni II i Bullgarisë shërbeu si kryeministër nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Për dallim, shtëpia mbretërore e Shqipërisë ka qenë e trazuar.

Ndërsa ishte në pushtet, Zogu ishte një i tërhequr virtual në kryeqytetin e tij, Tiranë, duke shpenzuar energji disproporcionale në rezistimin ndaj tentim-atentateve, ndërsa luante poker dhe pinte 150 cigare të parfumosura në ditë.

Ai zgjodhi për mbretëreshë të ardhshme, Geraldinën, një konteshë gjysmëamerikane, që ishte trokë dhe shiste kartolina në një dyqan dhuratash në Muzeun Kombëtar të Budapestit. Fotografia e saj ia kishte rrëmbyer zemrën Zogut.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Zogu u përpoq që të rimarrë fronin, me ndihmën e forcave besnike të mbështetura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Por, shumë prej tyre u vranë apo u zunë peng, duke iu falë nderuar shërbimeve të inteligjencës së Bashkimit Sovjetik, që morën informata nga tradhtari britanik Kim Filbi.

Zogu madje as që mund të kërkonte azil në SHBA. Ai donte të merrte me vetë shpurën prej 115 vetash në Knollvud, në një rezidencë në Matëntaun të Long Ajlë ndit.

Por, autoritetet e emigracionit lejonin në kuadër të shpurës vetëm 20 vetë. Kështu që Zogu nuk e pa kurrë Amerikën. Pasi që e shiti rezidencën, vandalët shkatërruan vendin, duke kërkuar për thesarin e shumëfolur.

Për një kohë të gjatë, Leka nuk kaloi më mirë, duke iu falë nderuar pjesërisht raporteve të vazhdueshme për tregtinë e tij me armë.

Pak kohë pas martesës në vitin 1975, Spanja i kërkoi atij dhe mbreterëshës Suzanë që ta braktisin vendin, pas raportimit për një depo me armë në shtëpinë e tyre.

Në Gabon aeroplani i tyre ishte rrethuar nga trupat, që pretendonin se Tirana i kishte punësuar për ta zënë; Leka i shpërndau me bazukë.

Më 1993 përfundimisht Leka shkel tokën shqiptare, por vetëm për disa orë, para se autoritetet ta kthenin, duke pretenduar se kishte pasaportë të pavlefshme.

Më 1997 ai u kthye në prag të shpërthimit të trazirave nga skemat piramidale që avulluan shpenzimet jetësore të shumë familjeve dhe pllakosën Sqipërinë në kaos.

“Nuk mund t’ua kthej paratë tuaja”, pati deklaruar ai, “por mund t’u kthej vendin tuaj".

Megjithatë, referendumi për monarkinë u rrëzua, dhe një gjykatë më vonë e dënoi atë në mungesë me tre vjet burg për shkak të udhëheqjes së kryengritjes së armatosur pas votimit, gjatë së cilës u vra një person.

Ndërsa vitet iknin, shteti po tregohej më i ngrohtë ndaj tij dhe monarkisë. Akuzat për kryengritje u zbutën në posedim ilegal të armëve të zjarrit, dhe në vitin 2002, Qeveria e amnistoi Lekën.

Parlamenti miratoi kthimin e tij, madje duke ia kthyer disa nga pronat dhe tokat e tij.

Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha morën pjesë në funeralin e tij në këtë vit.

Në ditën e varrimit, më 3 dhjetor u shpall ditë zie kombëtare.

Tani, kurora e Shtëpisë së Zogut ka kaluar te Leka II. E ardhmja mbretërore e 29 vjeçarit të diplomuar në akademinë ushtarake të Sandurstit në Britaninë  e Madhe, mbetet e pasigurt.

Por, ai ka qenë këshilltar në disa qeveri shqiptare dhe Tirana duket më dorëlëshuar ndaj trashëgimisë së tij. Në vitin 2009, Berisha e quajti gjyshin e tij Zogun si njërin “nga figurat më të shquara që ka dhënë kontribut të madh në historinë e kombit shqiptar”.

Prandaj, Leka mund të ketë një rol si simbol i shtetit të tij, si një burim i krenarisë dhe unitetit kombëtar.

Diku, mbreti Faruk pa dyshim që  po mendohet mos ka folur shumë herët.

"Wall Street Journal"

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 25-10-2019, 00:06:10
Ana e panjohur e historisë së familjes mbretërore shqiptare
Susan Cullen-Ward është harruar në masë të madhe tanimë, por për gjysmën e dytë të jetës së saj ajo kërkoi të njihej si mbretëreshë shqiptare përmes martesës së saj në vitin 1975 me Mbretin e mërguar Leka I.

Tre dekada përpara se menaxherja e agjencisë së reklamave Tasmanian, Mary Donaldson të martohej me Princin e Kurorës së Danimarkës Frederik, Cullen-Ward u bë bashkëshortja e pretendentit për një fron tjetër evropian.

Ajo pretendoi se kishte prejardhje nga Mbreti Edward I I Anglisë – i njohur si Edward Longshanks, që ishte kushëriri i nëntë i Mbretëreshës Elizabeth II.

Por martesa e vajzës provinciale  me Lekën I, as nuk i afrohej përrallës romantike midis një princi dhe një personazhi çfarëdo.

 


Çifti “mbretëror” fotografuar në fejesën e tyre.
 


Ajo pretendoi se kishte prejardhje nga Mbreti Edward I I Anglisë – i njohur si Edward Longshanks, që ishte kushëriri i nëntë i Mbretëreshës Elizabeth II.
Por, martesa e vajzës provinciale me Lekën I, as nuk i afrohej përrallës romantike midis një princi dhe një personazhi çfarëdo.
 


Princesha Mary e Danimarkës (foto me bashkëshortin Frederik) mund të bëhet mbretëresha e parë me origjinë australiane, por Susan-Cullen Ward u përpoq për vite me rradhë të pretendojë nderin mbretëror.
Në fillim të këtij muaji, Mbretëresha Margrethe e Danimarkës e bëri Princeshën Mari një regjente, duke e lejuar atë të kryejë detyrat si kryetare shteti. Mary, 47 vjeç, do të bëhet Mbretëresha e Danimarkës kur 51-vjeçari Frederik do të ngjitet në fron pas vdekjes ose abdikimit të nënës së tij.

Rruga drejt mbretërisë e Susan nuk do të ishte kurrë kaq e qetë.

Susan Barbara Cullen-Ward lindi në Waverley të Sidneit në vitin 1941 dhe u rrit pranë Cumnock, një qytet i vogël me 200 shtëpi 57 km në veri-perëndim të Orange në perëndimin qendror të New South Wales.

Ajo ishte e treta e pesë fëmijëve nga një familje vendase. Susan ndihmonte prindërit e saj Phyllis dhe Alan në pronën e tyre prej 2023 hektarësh, shkoi në shkollën fillore në Baldry dhe u regjistrua në gjimnazin në Presbyterian Ladies College (PLC) në Orange.

Pasi u diplomua, ajo u mësuese arti, studioi dizajn në Kolegjin Teknik të Sidnejt lindor dhe u morr me dekorimin e brendshëm.

 


Susan Barbara Cullen-Ward lindi në Waverley të Sidneit në vitin 1941 dhe u rrit pranë Cumnock, një qytet i vogël me 200 shtëpi 57 km në veri-perëndim të Orange në perëndimin qendror të New South Wales.
 


Cullen-Ward u takua me Lekën në një darkë në North Shore në fund të viteve 1960. Në të vërtetë, nuk ishte dashuri në pamje të parë. Ajo i tha nënës së saj se i diplomuari 205.7cm (6’9 “) në Kolegjin Ushtarak Mbretëror Sandhurst, i cili fliste shtatë gjuhë të huaja, dukej si “djalosh”.
 

Një martesë e parakohshme përfundoi në divorc pas tre vjetësh.

Leka ishte djali i vetëm i Ahmet Zogut, një prijës mysliman që në vitin 1928 e shpalli veten Mbreti Zogu I, dhe bashkëshorten e tij mbretëreshë, Konteshën Geraldine Apponyi de Nagyappony.

Zog ishte monarku i parë i Shqipërisë pasi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, por që u largua nga atdheu në vitin 1939 kur fashistët e Italisë pushtuan shtetin ballkanik.

Qeveria komuniste e Shqipërisë rrëzoi monarkinë në vitin 1946, por Mbreti Zog, i cili vdiq në Paris në vitin 1961, dhe më pas Leka, këmbëngulën që ata ishin sovranët legjitimë të vendit.

Pas vdekjes së Zogut, Leka u shpall “Mbret i Shqiptarëve” nga një asamble kombëtare, ndërsa ishte në mërgim, duke u betuar për besnikëri në Hotelin Bristol në Paris.

Cullen-Ward u takua me Lekën në një darkë në North Shore në fund të viteve 1960. Në të vërtetë, nuk ishte dashuri në pamje të parë.

Ajo i tha nënës së saj se i diplomuari 205.7cm (6’9 “) në Kolegjin Ushtarak Mbretëror Sandhurst, , i cili fliste shtatë gjuhë të huaja, dukej si “djalosh”.

 


Lista e miqve të ftuar në martesën në Biarritz, Francë përfshinte mbretërinë e mërguar nga e gjithë Evropa, si dhe anëtarët e familjes Cullen-Ward. Në foto janë Leka, Susan dhe djali i tyre, Leka II në Afrikën e Jugut.
 


Sesi Leka e shpëtoi veten është një mister. Ishte përfolur gjatë se me kalimin e viteve ai kishte marrë ndihmë nga miqtë, përfshirë Shah-in e Iranit, Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Richard Nixon, i cili ishte një kushëri i largët, si edhe nga CIA.
 

Por dyshja u bënë miq dhe do të takoheshin sa herë që Leka vizitonte Australinë.

Cullen-Ward u transferua në Paris në vitin 1971 për të studiuar artet e bukura në Sorbonne, por hoqi dorë nga studimet për të pikturuar në Spanjën veriore. Ajo më vonë u transferua në Madrid dhe u takua përsëri me Lekën.

“Gjatë trajnimit tim si një udhërrëfyes turistik, ne u dashuruam. Ai kërkoi që të mos vazhdoja me këtë punë dhe më vonë u martuam.”- tha ajo dikur.

Lista e miqve të ftuar në martesën në Biarritz, Francë përfshinte mbretërinë e mërguar nga e gjithë Evropa, si dhe anëtarët e familjes Cullen-Ward.

Leka, i cili ishte i porsalindur kur iku nga Shqipëria me babanë e tij, e shpalli Susan mbretëreshën e tij, megjithëse ajo kurrë nuk e kishte parë vendin, njerëzit e të cilit ajo gjoja sundonte.

Ai me dashuri e quajti atë “Roo”, ndërsa ajo iu referua atij në publik si “Madhëria e Tij”.

Pas dasmës, Mbretëresha Susan u tha gazetarëve: “Unë nuk ndjehem si një mbretëreshë. Ndihem një nuse e lumtur”. “Asgjë nuk ka ndryshuar, përveçse unë kam përgjegjësinë të ndihmoj Madhërinë e Tij të kthehet përsëri në fronin e vendit të tij.”

 


Zog ishte monarku i parë i Shqipërisë pasi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, por që u largua nga atdheu në vitin 1939 kur fashistët e Italisë pushtuan shtetin ballkanik.
 


Pas dasmës, Mbretëresha Susan u tha gazetarëve: “Unë nuk ndjehem si një mbretëreshë. Ndihem një nuse e lumtur”. “Asgjë nuk ka ndryshuar, përveçse unë kam përgjegjësinë të ndihmoj Madhërinë e Tij të kthehet përsëri në fronin e vendit të tij.”
 

Çifti u vendos me shtëpi në Madrid, por në vitin 1979 iu kërkua të largoheshin nga Spanja, pasi autoritetet kundërshtuan arsenalin personal të armëve të Lekës. Kjo nuk ishte hera e parë apo e fundit që magjepsja e Lekës për armët do t’i hapte telashe.

Leka e përshkroi veten si një komisioner ndërkombëtarë mallrash dhe më vonë si një importues / eksportues i makinerive të rënda, por kaloi dekada duke mohuar se ishte një tregtar armësh.

Shpeshherë i armatosur rëndë, madje edhe kur udhëtonte jashtë vendit, Leka u arrestua në Bangkok në vitin 1977 për grumbullimin e armëve ushtarake të zjarrit, përfshirë armë M16 dhe granata dore.

Një herë, pasi fluturoi në Gabon, në bregun perëndimor të Afrikës Qendrore, avioni i Lekës ishte i rrethuar nga trupat vendase, nga të cilat ai kishte frikë se ishin paguar për ta rrëmbyer.

Leka largoi kërcënimin kur u shfaq tek dera e aeroplanit duke mbajtur një raketë-hedhës. Një oborrtar dikur vëzhgoi “mbretin”: “Nga momenti kur ai lindi, kishte një armë nën jastëk dhe ai e ka mbajtur atë gjithë jetën.”

Sesi Leka e shpëtoi veten është një mister. Ishte përfolur gjatë se me kalimin e viteve ai kishte marrë ndihmë nga miqtë, përfshirë Shah-in e Iranit, Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Richard Nixon, i cili ishte një kushëri i largët, si edhe nga CIA.

 


Çifti dhe nëna e mbretit, Mbretëresha Geraldinë u zhvendosën në një kompleks të sigurt pranë Johannesburg, ku lindi djali i tyre, Princi Leka, Leka në 1982.
 

Pas problemeve të tyre në Spanjë, Leka dhe Susan u detyruan të largoheshin nga Rodezia (tani Zimbabve) kur erdhi në pushtet Robert Mugabe, para se të vendoseshin në Afrikën e Jugut. Çifti dhe nëna e mbretit, Mbretëresha Geraldinë u zhvendosën në një kompleks të sigurt pranë Johannesburg, ku lindi djali i tyre, Princi Leka, Leka në 1982.

Ndërsa në Afrikën e Jugut familja mbrohej nga qen roje dhe truproja të armatosur. Në vitin 1999 Leka u akuzua nga autoritetet e Afrikës së Jugut për posedim të armëve AK-47 dhe granata hedhëse.

Qeveritë e njëpasnjëshme australiane nuk pranuan ta njohin Cullen-Ward si mbretëreshë shqiptare, gjë që e bëri të vështirë kthimin e saj në Australi, situatë që ajo e përshkroi si “personalisht shumë, shumë lënduese”.

 


Qeveritë e njëpasnjëshme australiane nuk pranuan ta njohin Cullen-Ward si mbretëreshë shqiptare, gjë që e bëri të vështirë kthimin e saj në Australi, situatë që ajo e përshkroi si “personalisht shumë, shumë lënduese”.
 

“Qeveria këmbënguli që unë të kem një pasaportë australiane dhe burri im më lejoi të udhëtoja me mjetin identifikues që ishte nën emrin ‘Mbretëresha Susan’,” tha ajo dikur. “Por kur e rinovuan atë, pati një çrregullim burokratik dhe është në emrin e Susan Cullen-Ëard, iemartuar me mbretin Leka.Kam frikë se ky dokument është një mohim i sovranitetit tim, i cili është kundër Kushtetutës shqiptare dhe gjithçka që familja jonë dëshiron.”- shtoi ajo.

Ky bllokim dokumenti identiteti u zvarrit me vite. Në 1997-n, Komisioni i Lartë australian në Pretoria ishte përgatitur të lëshonte një pasaportë në emrin vajzëror të Cullen-Ward ose si “Madame Susan Zogu”, emri i familjes mbretërore të Shqipërisë.

“Asnjë nga këto mundësi nuk është e pranueshme në asnjë mënyrë,” tha Cullen-Ward në atë kohë. “Dhe unë mund të fyehem nga bashkatdhetarët e mi, veçanërisht pasi Australia është një monarki kushtetuese.”

“Duhet mbajtur mend gjithashtu se kushëriri jonë, Mbretëresha Elizabeth e Australisë, na dërgoi një telegram urimi me rastin e martesës sonë.”

Përfundimisht, Ministri i Jashtëm Andreë Peacock ndihmoi në lëshimin e një pasaporte në emrin e “Susan Cullen-Ward, e njohur si Mbretëresha Susan”.

Që kur ishte katër vjeç, Leka junior u kërkua të nënshkruajë një marrëveshje se ai nuk do t’i drejtohej asnjë grupi disidentësh shqiptarë gjatë një udhëtimi drejt Australisë për të vizituar gjyshin e tij që dergjej në shtratin e vdekjes.

Nga fundi i viteve 1990, Cullen-Ward ishte kthyer në Cumnock vetëm një herë që nga martesa e saj dhe vetëm vëllai i saj John dhe gruaja e tij Diane ende jetonin në atë zonë.

Ata kishin pak kontakte me të afërmin e tyre të supozuar mbretëror.

“Unë nuk e kam parë motrën time qëkur babai ynë  vdiq, rreth 10 vjet më parë,” tha Z. Cullen-Ward në 1997-n. Ai mori një kartë urimi për Krishtlindje çdo vit.

Nuk kishte asnjë armiqësi midis tyre, por të pasurit një mbretëreshë si motër “nuk është në krye të listës time të përparësive”, tha Z. Cullen-Ward.

“Kjo është jeta e saj, pa dyshim që ajo është e lumtur me të dhe unë jam i lumtur me timen”.

Shokët e shkollës, Jan Gibson dhe Lyn Munro e kujtojnë si “një vajzë të shkëlqyer”. “Unë mendoj se Shqipëria ishte shumë me fat,” tha zonja Munro.

Pas rënies së komunizmit, Leka bëri përpjekje të pasuksesshme për t’u rikthyer në Shqipëri në 1993-n dhe përsëri në 1997-n,  kur vendi refuzoi një kthim në monarki.

Çifti mbretëror më në fund u kthye në Shqipëri në vitin 2002 pasi u ftua nga Parlamenti.

 


Djali Leka II, i cili gjithashtu mori pjesë në Sandhurst dhe ka punuar si këshilltar i një prej Presidentëve të Shqipërisë, pasoi babanë e tij si kryetar i Shtëpisë së Zogut, dhe si Mbreti titullar i shqiptarëve. Leka II u martua me aktoren dhe këngëtaren shqiptare Elia Zaharia në vitin 2016.
 

Cullen-Ward u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe vdiq në shtëpinë e saj në periferi të Tiranës, kryeqytetit shqiptar, në 2004-n. Ajo ishte 63 vjeç.

“Madhëria e saj Susan I Zog nuk është më me ne,” njoftoi zëdhënësi Fluturak Germenji.

Leka nuk e morri kurrë fronin por jetoi nëntë vitet e fundit të jetës së tij në Shqipëri. Ai u tërhoq nga jeta publike në 2005-n  dhe vdiq nga një atak në zemër në 2011-n. Ai ishte 72 vjeç.

Djali Leka II, i cili gjithashtu mori pjesë në Sandhurst dhe ka punuar si këshilltar i një prej Presidentëve të Shqipërisë, pasoi babanë e tij si kryetar i Shtëpisë së Zogut, dhe si Mbreti titullar i shqiptarëve.

Leka II u martua me aktoren dhe këngëtaren shqiptare Elia Zaharia në vitin 2016.

 


Cullen-Ward u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe vdiq në shtëpinë e saj në periferi të Tiranës, kryeqytetit shqiptar, në 2004-n. Ajo ishte 63 vjeç.
Përbërja e familjes mbretërore të Shqipërisë

Zog I u shpall Mbret i Shqiptarëve në 1928-n dhe u detyrua të mërgonte në 1939-n. Zog dhe gruaja e tij Geraldine patën një djalë, Leka, i cili u shpall mbret me vdekjen e babait të tij në vitin 1961.

Leka dhe bashkëshortja e tij Susan Cullen-Ëard kishin një djalë, Leka, i cili mori fronin pas vdekjes së Leka I në 2011.

Leka II është e martuar me këngëtaren dhe aktoren Elia Zaharia.

 

Burimi i informacionit: Daily Mail/ Përshtati në shqip: K.K.

Temat e fundit