Levizja “Vetëvendosje” kthehet ne parti politike - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Levizja “Vetëvendosje” kthehet ne parti politike

Levizja “Vetëvendosje” kthehet ne parti politike

· 2 · 2136

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-06-2010, 16:08:42
Lëvizja “Vetëvendosje” ka marrë vendim që të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, por thotë se nuk do të shndërrohet në subjekt politik.

Vendimi vjen në pesëvjetorin e themelimit të kësaj lëvizjeje, e cila deri më tani është faktorizuar duke organizuar demonstrata dhe aksione të tjera.

Në një konferencë për gazetarë, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se vendimi për të qenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare ka ardhur pas diskutimit të brendshëm pesëmujor nëpër qendrat e “Vetëvendosjes” lidhur me përparësitë dhe mangësitë, dobitë dhe dëmet e këtij vendimi.

“Kemi vendosur në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje, në të ardhmen. Pra, përveç që tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, ka thënë Kurti, transmeton KosovaPress.

Kurti ka vlerësuar se ndryshimi i strategjisë së lëvizjes nuk është zëvendësim i mënyrave të veprimit, por shtim i aktiviteteve të saj dhe se pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme do të ndodhë vetëm në rast se rrethanat në Kosovë ndryshojnë rrënjësisht.

“Lëvizja ‘Vetëvendosje’ merr pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë cilësisht ndryshojnë shumë, duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht të tjera. Ky ndryshim i strategjisë sonë nuk është zëvendësim i mënyrave të veprimit, por shtim i tyre...Ne jemi të bindur që në Kosovë duhet të ndërrohet pushteti. Ky ndërrim i pushtetit nuk duhet të jetë për hir të ndërrimit të pushtetarëve, por për hir të ndërrimit të karakterit të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Duke vlerësuar se Lëvizja “Vetëvendosje” deri më tani në të shumtën e rasteve e ka zvogëluar dhe e ka ngadalësuar të keqen, Kurti ka shfaqur bindjen e tij për përkrahje masive nga qytetarët gjithandej në Kosovë.

Për më tepër, ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë nga pjesëmarrja e kuadrove të reja në skenën politike dhe se “Vetëvendosje” në vazhdimësi do të mundohet të ndërrojë rrjedhën e zhvillimeve në vend.

Ai ka shfaqur zotimet e tij për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për partneritet të plotë të vendit me faktorët ndërkombëtarë.

“Ne nuk jemi kundër bashkësisë ndërkombëtare, por nuk duam që bashkësia ndërkombëtare të sundojë në shtëpinë tonë. Ne duam partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ashtu siç kanë edhe shtetet normale. Nëse mbesim në gjendjen e nënshtrimit dhe të servilitetit siç është tani, ne nuk do të mund të përparojmë”, vlerësoi Kurti.

I pyetur nëse vendimi i “Vetëvendosjes” për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme do të mund të ndikonte në intensifikimin e përndjekjes ndaj udhëheqësit të saj, Kurti ka thënë se nuk do të mund të komentojë një gjë të tillë, pasi sipas tij këtë gjë, mund të dijë vetëm misioni EULEX.

Sipas Kurtit, do të mund të thuhej se Kosova gëzon të drejtën për vetëvendosje, vetëm kur do të flitej për bashkim kombëtar.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-06-2010, 16:10:08
Arrestohet Albin Kurti

Polica e Kosovës e ka arrestuar liderin e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, disa çaste pasi ai ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka njoftuar se organizata e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Policia ka hedhur edhe gas lotsjellës, për të arritur qëllimin e saj. Sipas një komunikate për media të “Vetëvendosjes”, Kurti është arrestuar nga njësitë speciale. Në aksion thuhet se kanë marrë pjesë rreth 40 pjesëtarë të njësisë speciale, në 4 furgonë.

Reporterët e Express-it nga vendi i ngjarjes, gjithashtu tregojnë, se kanë parë një veturë të EULEX-it, e cila është rrokullisur pikërisht para selisë së “Vetëvendosjes” në lagjen Pejton të kryeqytetit.

Nga Express

Temat e fundit