Mulla Iljaz Broja - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mulla Iljaz Broja

Mulla Iljaz Broja

· 1 · 1344

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

ne: 12-02-2006, 00:40:51
Mulla Iljaz Broja - shenjt i fesë dhe i lirisë

Eugen Shehu

http://www.iliria.net/politike/EugenShehu/mulla_iljaz_broja010704.htm


Rruga e shqiptarëve për tek bashkimi dhe liria e krejt trojeve etnike shqiptare, ka qenë dhe mbetet rruga e mundimeve dhe flijimeve epokale. Nëpër ate udhë, nëpër ato vite të tëra traumdane, ecën pa u ndalur e friguar edhe qindra klerikë shqiptarë. Hoxhallarë apo priftërinj, dervishë apo baballarë, françeskanë apo rufai, mëkuan kurdoherë së bashku me dashurinë për zotin, dashurinë e shenjtë për Shqipërinë thellë kësaj rruge plot mundime, ndriçojnë edhe deceniet që i jetoi Mulla Iljaz Broja. Ato ndriçuan nën një dritë kurdoherë të pafikur, ngase brenda tyre mbajtën kurdoherë të ndezur zjarrin e shqiptarizmës.

Iljaz Broja u lind në gushtin e vitit 1892, në fshatin Kastriot të Drenicës. Origjina e familjes së tij, në të vërtetë lidhej me fshatin Vitak, por të parët e Iljazit ishin vendosur në Kastriot duke patur mundësi të kenë pak tokë e disa bagëti. Drenica e mbyllte shekullin e 19-të me luftra të pambarim si ndaj hordhive turke, ashtu edhe ndaj sulmeve shovene ekspansioniste serbosllave në kufijtë verior të saj. Ashtu riniste jeta e kësaj krahine edhe në shekullin e ri ku trimëritë e Isa Boletinit mbrinin në kufijtë e legjendave. Iljaz Broja ka qenë i vogël të njohë historinë shekullore të Drenicës, por sigurisht ka shpirt të madh të doje çdo vis të vendlindjes. Ngase në Kastriot nuk ka shkollë dhe dëshira e djalit të vogël gjallon, i jati e dërgon Iljazin të mësojë në Vushtri. Këtu bie në sy, jo vetëm urtësia e lindur e tij, por sidomos etja për të mësuar sa ma shumë për t'u futur sa ma thellë në të fshehtat e dijes. Rezulltatet e arritura në shkollën 8 vjeçare të Vushtrisë e nxitin për të vazhduar më tej studimet. Duket se ka një komunikim krejt shpirtëror me babanë i cili edhe pse në gjendje jo të mirë ekonomike e çon të studijojë në mederesenë e Pejës. Në vitet 1914-1916, Iljaz Broja (Spahia) do të shkëlqente në mësimet e marra në medresenë e Pejës. Ai do të dallohej prej shokëve të tij, ngase në mënyrë krejt të natyrshme, dinte të lidhte kurdoherë dashurinë për dijet, për Zotin, me dashurinë e shenjtë për Drenicën, Kosovën dhe krejt viset tona arbërore. Jo pa dhimbje ai do të jetonte ndarjen tragjike të kufijve më 1913 dhe ishte promotorr i një proteste që nxënësit e medresesë së Pejës u dërgonin të tjerëve duke i kërkuar këtij komisioni që në vendosjen e kufijve me fqinjët të shihej sidomos lidhjet etnike.

Ka mbaruar medresenë me rezulltatet mjaft të larta dhe ka dhe në përfundim e sipër është kthyer në shtëpinë e tij në Kastriot. I jati ka dashur që ai të vazhdojë sërish studimet fetare duke e nxitur në karierën e vet. Por Iljazi ka ide të tjera. Ai ka vendosur të ushtrojë profesionin e vet pa u ndarë aspak nga librat. Ato do t'i vendose në dhomën e vet dhe nis kështu misionin e madh i tij si atdhetar, aq human dhe fetar. Emërohet së pari imam në xhaminë e fshatit Buroje. Tepër i ri, ende 24 vjeç, fytyrqeshur, ai do të linte mbresa të thella tek fshatarët, sa për erudicionin fetar aq edhe për këshillat e urta në pajtimin e gjaqeve apo beslidhjet e ndryshme krahinore. Me fillimin e viteve të 20-ta, tashmë mbi Drenicë e krejt trojet shqiptare të robëruara, kishte rënë mbi supe pesha e rëndë e robërisë serbosllave, dhuna, terrori, masakrat, shpërnguljet ishin në rend dite, nga ana e administratës dhe xhandarmërisë së pushtuesit serb. Pos të tjerave në ato vite, qeveria serbe, filloi në mënyrë sistematike kolonizimin e trevave shqiptare të fituara padrejtësisht në Londrën e vitit 1913.

Pikërisht në mbrojtje të këtyre fshatrave të varfëra shqiptare, u ngritën çetat e para të kaçakëve të cilat u përpoqën me çdo mjet ta ndalnin sa ma shumë masakrat dhe dhunën mbi shqiptarët, çeta e Azem Bejtë Galicës, duke luftuar maleve të Drenicës rrëfeu shembuj të veçantë heroizmi. Trimat e Azemit dhe të Shotës, do të ndjenin veten kurdoherë të sigurt në xhaminë e fshatit Buroje. Fjala e Mulla Iljazit, do t'u jepte besë e zemër këtyre trimave pushka e të cilëve shkrepte kurdoherë për vatanin e robëruar.

›Kundër dhunës e terrorit, kundër shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve në Drenicë, u ngritën çetat e kaçakëve të Azem Bejtës, të cilët kishin një mbështetje të fortë nga hoxha Mulla Iljaz Broja. Organet e shtetit të cilat i bien në gjurmë veprimtarisë së tij, e burgosën Hoxhën duke e mbajtur disa kohë në burgun e Drenicës". (Gazeta ›Hana e Re › më 3 prill 1996 – Shkup ).

Qëndrimi në burg i Mulla Iljazit do të ishte tejet i guximshëm. Ai askurrë nuk tregoi për lidhjet e tij me Azem Bejtën e për më tej, kur i thanë se këtë kaçak, qeveria e ndjek për ta vrarë, përgjigjja e tij ka qenë: "Kush lufton për vatan s'ka vdekje!". Kanë qenë përpejekjet e disa atdhetarëve klerik shqiptar të cilët e ngritën zërin deri në beograd, me ç'rast Mulla Iljazin e lirojnë nga burgu. Populli i fshatit Buroje e priti me duart dhe zemrat e hapura mendej pati edhe burra pleq që shkuan dhe i puthnin duart atdhetarit me sytë plot dritë mirësie.

Me ndihmën e disa miqve të tij, por sidomos falë vullnetit dhe intuitës, Mulla Iljazi nisi të shkruaje bukur, pos të tjerave, edhe gjuhën shqipe. Në mënyrë të fshehtë, në mektebin e tij, ai ua mësonte këtë gjuhë fëmijëve të shkollës fillore të cilët me adhurim mezi prisnin ta dëgjonin zërin e tij. Në çdo mësim, përpara çdo fjale e lutje fetare, ky bir i Drenicës u kujdes t'i mësonte nxënësit e vegjël, me dashurinë e pakufijshme ndaj viseve etnike shqiptare. Ai ngaherë ka mundur të flasë me të njejtën dhimbje e patosi, si për Drenicën ashtu edhe viset në Maqedoninë shqiptare, madje edhe për çamërinë. Është kjo arsyeja që bijtë e fshatit Buroje e donin me gjithë shpirt Mullain e tyre madje edhe mbiemri Broja i mbeti pikërisht ngase kështu e thërrisnin krejt vendasit aty. Madje nuk duhet harruar për asnjë çast, veprimtaria atdhetare e Iljaz Brojës, edhe në kuadër të veprimtarisë së Komitetit të Kosovës, me qendër në Shkodër. Një letërkëmbim i gjërë i tij me Hoxhë Kadrinë, dëshmon për ate se të dy këta klerikë, përpara çdo ideali fetar, vunë idealet e Shqipërisë Etnike. Ata predikuan kurdoherë bashkim të shqiptarëve, pajtuan mëri e gjaqe duke qenë plotësisht të bindur se ndaj verbërisë shovene serbe, duhej të ishin kurdoherë grushtbashkuar. Por veprimtaria e tij në kuadër të Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës ishte e pashkëputur nga ajo e organizatës Xhemijeti (Bashkimi).

Ndonëse në fillim, kjo organizatë u krijua nën ndikimet e parimeve islame, më pas ajo u shëndrrua në një organizatë luftarake për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Kosovës dhe maqedonisë shqiptare, kundër represionit të egër serb.

Mulla Iljaz Broja, në shoqërinë e ngushtë me Fehrat Dragën do të ishte ndër nismëtarët e Xhemijetit për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga tokat e tyre për në viset e Azisë dhe Anadollit. Ferhat Draga do të gjente tek Mulla Iljazi jo vetëm fjalën e urtë hyjnore por edhe guximin e burrit që ngarend t'u dale zot fateve të kombit të vet. Në një letër që u adresohej këtyre dy burrave prej komitetit të Kosovës thuhet tekstualisht: "të punohet e të merren masa që asnjë shqiptar i Kosovës të mos me u largue prej trollit të vet. Mandej me u ndihmue ata me të holla e mjete të tjera".(Arkivi Qendror i Shtetit -Tiranë, fondi ›Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës" Dosja 12, fleta 7).

Dhe zemërgjërësia e këtyre dy burrave nuk mungoi askurrë. Derisa Fehrat Draga shiste toka duke ndihmuar bashkëkombasit e vet, Mulla Iljaz Broja, gati të gjitha të hollat e grumbulluara në xhami ua shpërndante të varfërve. Për më tej, duke shfratëzuar autoritetin e madh të tij, Mulla Iljazi, ndikonte në parinë e vendit që këta të dhuronin mjete jetese e toka duke penguar se të mundnin shpërnguljen e shqiptarëve nga vatani i tyre i shenjtë. Gjithmonë, bajramet e vogla apo të mëdhenj, do të shëndroheshin në xhaminë e Burojës në manifestime të mëdha atdhetare. Pjekuria politike dhe guximi atdhetar, rishfaqen sërish figurën e Mulla Iljaz Brojës në prillin e vitit 1939. Lajmet që vinin nga shteti amë e trishtuan Mullain e urtë por njerëzve që shkonin në xhami ai u jepte mesazhe shprese. Pushtimi fashist italian, natyrisht u prit me indinjatë të madhe nga shqiptarët e të gjitha viseve. Por që në muajt e parë të këtij pushtimi,u vunë re qëndrimet italiane pro serbe e malazeze, në dëm të sovranitetit të popullit tonë. Në vjeshtën e vitit 1939, me nismën e Mulla Ilajzit, disa atdhetarë organizojnë në sheshin para perfekturës të Skënderajt një tubim ndaj politikës diskriminuese italiane. Folën dy-tre syresh e më tej, kur fjalën e mori Mulla Iljazi sheshi gjëmoi nga brohoritjet. Fjala e Mulait çoi peshë zemrat e tubuesve kur ai kumtoi se shqiptarët do të ngrihen kundër këtij pushtimi e do të luftojnë pa u friguar, deri atëherë kur të bashkohen krejtësisht kufijtë etnike arbërore.

Më pas në vitet 1941-1943, aktiviteti i Mulla Iljaz Brojës u rrit dukshëm në dy kahje si ndaj pushtuesve italian, ashtu edhe ndaj çetnikëve serb. Dihet tashmë se në pranverën e vitit 1942, Drazha Mihajlloviqi organizoi një rrjetë të gjërë të bandave çetnike. Nëpërmjet Bllagoje Boshkoviqit dhe Zhivoje Markoviqit ai mundi të armatoste dhjetra çeta çetanikësh të cilët në mjaft raste, të përkrahur edhe nga pushtuesi italian, mundën të bënin plaçkitje e terror në mjaft fshatra të Mitrovicës, Gjilanit, Vushtrisë etj. Mulla Iljaz Broja, me ndihmën e atdhetarëve Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, mundi të ngrejë disa çeta në Burojë e fshatra të tjera mandej u vu vetë në krye të disa luftëtarëve. Anipse nën petkun e klerikut, Mulla Iljazi, mjeshtër i luftimeve popullore, dijti të udhëhiqte me fjalën e ngrohtë dhe guximin e paepur, mjaft prej luftëtarëve nacionalist të Drenicës, ndërsa shihnin Mulla Iljazin që ngarendte drejt viseve etnike, hidheshin në zjerrin e betejave me furi akoma më të mëdha. Duke folur për betejat kundër forcave çetnike, sidomos në Pazarin e Ri, historiografia e kosovës ka kumtuar se: "Pasi formacionet e ushtrisë vullnetare në këtë pjesë ishin numerikisht të vogla, gjithherë kishin në ndihmë forcat vullnetare nga Prishtina të udhëhequra nga Sali Kalludra i Bardhit të Madh me 250 vullnetarë, Qazim Bajaraktari i Astrazupit me 8000 vullnetarë, Alush Smajli i Lalazicës me 200 luftëtarë, Shaban Polluzha me 200 luftëtarë, Bislim Bajgora me 200 luftëtarë dhe Mulla Iljaz Broja me 200 luftëtarë". (Dr. Daut Bislimi, ›Formacionet politiko ushtarake në Kosovë 1941 – 1945" , faqe 172).

Trimëria e Mulla Iljazit do të shkëlqente veçmas në luftën e Kollashinit, në dhjetorin e vitit 1943, kundra çetnikëve serb. Të përkrahur nga populli i kësaj treve, trimat e mulla Iljazit ndërmuarrën një inkursim tejet të vështirë, të pangrënë e të paarmatosur siç duhet. Ngase Shaban Polluzha ishte larg Kollashinit, në vise të Kosovës veriore, ai nuk mundi të shkojë aty. Sidoqoftë mundi t'i dërgojë mikut të tij të besës disa drenicarë trima dhe do pasije luftarake, çetnikët patën kryer masakra të vazhdueshme në këtë zonë ndaj popullit mezi priste shkëndijën e parë për një sulm, që të hidhej paskëtej pa u friguar. Në ditët e para të dhjetorit 1943, Mulla Iljazi, filloi organizimin luftarak.

Ai shkoi në disa dyer të pasura të kësaj treve dhe bindi parinë që të jepnin bukë e fishekë për luftëtarët ngase lufta për mbrojtjen e kufijve etnike ishte mjaft e shenjtë. Dokumentet historike flasin për ate se çeta e burrave që udhëhiqej nga Mulla Iljazi, brenda një jave u mbush me më shumë se 700 luftëtarë të armatosur. Zëri i Mulla Iljazit, edhe pse i butë, do të gurgullonte nëpër pyjet dhe përrenjtë e Kollashinit duke u shëndrruar në një thirrje hyjnore për me fal jetën për atdhe. Edhe në vitin 1944, Mulla Iljazi do të ngarendte kullë më kullë e vatër më vatër, për të mbajtur të ndezur zjarrin e shqiptarizmës, çeta e djemve trima të tij do të mbushte radhët e do të merrte nam të mirë prej Rrezallë në Polac, prej Buroje në Kapiliq. Në bashkëveprim të ngushtë me çetat e luftëtarëve Sadik Zeneli, Mehmet Liti, Shaban Polluzha, Mehmet Gradicës, luftëtarët e Mulla Iljazit zhvilluan luftime të ashpra në Drenicë ku ishte bastioni më i fuqishëm i luftës jo vetëm kundër çetnikëve serb, por edhe kundër ortodoksizmit serbosllavo-komunist. Duke folur për komunistët, Mulla Iljazi shkonte shpesh se shumë prej tyre janë të gënjyer, ndërsa të tjerët që nuk duan vatanin e nxitin luftën vëllavrasëse, janë mëkatarë të pandreqshëm. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se formacionet nacionaliste, me vdekjen e Iljaz Agushit dhe mosfunksionimin më të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare u gjendën përballë dy zjarreve, sa të çetnikëve serb aq edhe të formacioneve partizane jugosllavo-shqiptare. Këta të fundit, të nxitur prej parrullave të internacionalizmit proletar, nuk vonuan të marrin ›hak" edhe ndaj figurave të shquara të klerikëve shqiptarë. Kështu në vjeshtën e vitit 1944, nacionalçlirimtarët e Kosovës, vranë pabesësisht imamin e xhamisë së Istogut,Haxhi Efendi Jahjanë, me preteksin se ai pat organizuar e ndihmuar formacionet luftarake balliste. Ngase OZNA pat vënë prej kohësh në gjurmë të veprës së Mulla Iljazit, me porosinë edhe të miqve, ky largohet nga xhamija e Burojës dhe kalon në ilegalitet. Populli i Drenicës e donte dhe e mbronte birin e vet, ngase patën ndarë së bashku ditë të mira e të këqija. Ata do ta mbronin Mullain, këtë shenjt lirie qoftë edhe me çmimin e madh të gjakut. Në nëndorin e vitit 1944,OZNA arreston dhe merr peng djalin e Mulla Iljazit, Ibrahimin. Në çelitë e ftohta të burgut të Skënderajt, agjentët e fshehtë e torturojnë Ibrahimin i cili nuk tregon se ku ishte i jati. Ka qenë shpirti i madh i Shaban Polluzhës i cili kur mëson mbi fatin e Ibrahimit, i dërgon Mulla Iljazit haber të rrije i qetë dhe pas disa ditëve shpërthen burgun duke liruar pos trimave të tjerë edhe Ibrahimin.


Në shkurtin e vitit 1945, shtabi ushtarak i Beogradit vendos në Kosovë diktaturën ushtarake. Me një telegram tepër sekret, ky shtab urdhëronte :

1- Në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit të vendoset diktatura ushtarake e cila do të jetë organ ushtarako-shtetëror në territorin e përmendur.

2- Për komandant të diktaturës ushtarake në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit emërohet koloneli Sava Derleviq... për komisar politik emërohet nënkolonel Gjura Medenica.

3- Për komandant të regjionit ushtarak në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit emërohet kolonel Nikolla Bozhoviq, komandanti i regjionit ushtarak i nënshtrohet organit të diktaturës ushtarake, respektivisht shtabit operativ për Kosovë e Dukagjin. Komandanti suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Marëshalli i Jugosllavisë, Tito".

(Dr. Haqif Bajrami "Politika e Shfarosjes së shqiptarëve 1844 – 1995", faqe 147).

Është e lehtë të merret me mend, se çfar represioni u ushtrua ndaj formacioneve nacionaliste pos këtij urdhëri famëkeq. Tashmë diktatura ushtarake, duke patur si avangardë të saj OZN-nën, u përpoq të shuante më zjarr dhe hekur çdo ndjenjë atdhetare, çdo flakë shqiptarizmi. Në janar-prillin e vitit 1945, Mulla Iljaz Broja merr pjesë në krejt luftimet e zhvilluara në Drenicë.

Më tej, pas vrasjes së Shaban Polluzhës, rezistenca shqiptare duket se fashitet, ashtu siç fashiten furtunat në gjoks të maleve. Por Mulla Iljazi nuk do të tërhiqej aspak as nga idetë dhe as nga veprimtaria e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Profesor Ymer Berishën, ky shenjt i lirisë punon intenzivisht në përhapjen sa më të gjërë të organizatës nacionaliste ›Besa Shqiptare". Kudo ku shkon, edhe në kushtet e një terrori të pashembullt serbosllav, fjala e tij e ngrohtë ngjan me pëllumba shprese. Shqipëria Etnike do të ishte kryebiseda e tij deri në çastin e mbramë. Ka qenë pikërisht fillimshkurti i vitit 1946 kur OZNA zbulon se Mulla Iljazi gjendej i strehuar në fshatin Lecine, në kullën e Sokol Ymerit. Qindra ushtarë serb e rrethojnë në fshehtësi shtëpinë dhe në mëngjez hapin zjarr. Për të shpëtuar jetën e grave dhe fëmijëve të kullës, Mulla Iljaz Broja del nga kulla. Mbi të hidhen si lukuni ujqish dhjetra rrogëtarë të OZN-ës me ç'rast e godasin sa të mundin trimin nacionalist. Më tej, atë e çojnë të lidhur në Zllakuqan gati duke dhënë shpirt prej fortunave vrastare sllavoçetnike. Në mëngjezin e 8 shkurtit të vitit 1946, përpara skuadrës së pushkatimit, fjalët e fundit të Mullait janë: "Ne, si të gjithë shqiptarët e tjerë, s'kemi ç'presim tjetër prej jush, pos plumbit dhe thikës pas shpine. Mashtroheni se mund ta zhdukni këtë popull, se mund ta shtypni shpirtin liridashës të tij. Njëlloj si të parët tanë, edhe neve ua kemi lënë porosi brezave që të mos kenë besë në racën tuaj".(Gazeta "Hëna e Re" më 3 prill 1996 , Shkup ).

Të nesërmen, aty mbrritën fshatarët nga Buroja. Muarën trupin e masakruar të pajetë të Mulla Iljaz Brojës dhe e varrosën në oborrin e xhamisë së fshatit. Dhe bijtë e bijat trima të Drenicës për decenie me radhë e mbajtën amanetin e këtij të shenjti të lirisë, dhe në ditët e sodit kur dhe u ndëgjuan krismat e forcave të rezistencës të UçK-ës, e cila u bë njëlloj si pesë decenie më parë tmerr për racën sllavoortodokse. Ende sot, me qindra njerëz, i falen atij varri të shenjtë, simbol antisllav.



Eugen Shehu
Bern-Zvicër

Temat e fundit