Parlamenti i ri do kete 15% femra! - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Parlamenti i ri do kete 15% femra!

Parlamenti i ri do kete 15% femra!

· 1 · 1211

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 02-07-2009, 08:30:14
Parlamenti i ri shqiptar do te kete ne perberjen e tij 21 femra. Ndonese forcat politike kishin ne listat e tyre 30 per qind femra, sic edhe pritej pas votimit rezulton se ne sallen e Kuvendit me 140 deputete do te ulen 15 per qind femra. E pare sipas kraheve te politikes, e majta ka perfaqesim me te madh femeror me 11 deputet kundrejt 10 deputeteve qe perfaqesojne te djathten. Ndersa e ndare sipas qarqeve 10 prej tyre perfaqesohen me femra. Numrin me te madh te femrave deputete e ka Tirana ne nje kohe qe dy qarqet e vendit, Kukesi dhe Dibra nuk sjellin asnje perfaqesues te seksit femer.

Ne listen prej 21 femrash, gjashte kane qene deputete dhe me pare te tilla jane kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, si dhe emra te tjere Arta Dade, Arenca Trashani, Majlinda Bregu, Ermelinda Meksi dhe Lajla Pernaska, me 15 prurjet e reja femra ku spikasin Vasilika Hysi, Mesila Doda, Albana Vokshi, Rudina Seseri, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Parlamenti qe del nga keto zgjedhje ka numrin me te larte te perfaqesimit te femrave krahasuar me te gjithe parlamentet e meparshme shqiptare.

Pergatiti Adi Darsi

AlsatTV

Temat e fundit