Partia e Drejtësisë - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë

· 1 · 1277

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

ne: 09-11-2010, 02:24:25
Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë, është bashkim vullnetar politik i qytetarëve të Kosovës, të cilët të frymëzuar nga besimi në Zot dhe të përkushtuar për Komb dhe Atdhe, angazhohen për ndërtimin e shtetit demokratik dhe qeverisje të ndershme.

Partia organizohet e vepron mbi bazën e ideve dhe parimeve të demokracisë konservatore, si parti politike e qendrës, që ngrihet mbi vlerat e identitetit kombëtar e fetar të qytetarëve dhe parimet e shtetit të fuqishëm e të drejtë; e mbështetur në moral të shëndoshë, individual dhe kolektiv.
Partia përkrah zhvillimin gradual dhe të planifikuar të ndryshimeve shoqërore, pa polarizime dhe konflikte. Partia përfaqëson interesat e mirëfillta të qytetarëve dhe jo të grupeve të privilegjuara. Partia e konsideron mërgatën kosovare si përcaktuese të rëndësishme të politikave shtetërore.Partia bën luftë të pakompromis kundër të gjitha dukurive negative shoqërore, duke u mbështetur në shembullin personal dhe partiak.Partia kundërshton çdo ideologji ekstreme, çdo doktrinë e praktikë politike: ateiste, kundërnjerëzore, totalitare, raciste dhe diskriminuese, si dhe çdo lloj veprimtarie që bie ndesh me konventat ndërkombëtare përkitazi me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.Partia e sheh bashkëpunimin dhe tolerancën ndërfetare si shtyllë të veprimit politik në funksion të përparimit të çështjes kombëtare dhe shtetërore; promovon stabilitetin dhe unitetin shoqëror, kulturën e përgjegjësisë, integrimit, dialogut dhe bashkëpunimit.Parti a angazhohet që institucionet e Republikës së Kosovës të realizojnë partneritet parimor dhe konstruktiv me përfaqësuesit politikë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj.Partia synon që çështja kombëtare shqiptare të zgjidhet me mjete jo të dhunshme, në pajtim me të drejtën e popullit për vetëvendosje dhe normat ndërkombëtare.Parti a angazhohet fuqishëm që bashkëveprimi kombëtar të jetë detyrë patriotike, synim i përgjithshëm dhe veprim i organizuar, konceptual dhe profesional i shqiptarëve kudo që jetojnë.Partia mbështetet në qëndrimin se përkushtimi për çështjen kombëtare është e drejtë historike dhe detyrim ndaj të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së kombit.Partia konsideron se kufijtë që e ndajnë kombin shqiptar janë kufij të padrejtë; ndërsa zgjidhjen e çështjes kombëtare e sheh në kuadër të integrimeve të shteteve ku jetojnë shqiptarët, në Bashkësinë Evropiane, NATO dhe strukturat e tjera veri-atlantike dhe ndërkombëtare.

Partia konsideron se ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike paraqet prioritet politik të institucioneve të Kosovës.

http://www.drejtesia.org/site/

Temat e fundit