Pushteti që harron ata që dhanë jetën për lirinë, përbuz popullin e vet - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pushteti që harron ata që dhanë jetën për lirinë, përbuz popullin e vet

Pushteti që harron ata që dhanë jetën për lirinë, përbuz popullin e vet

· 1 · 5357

  • Postime: 10
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-12-2010, 17:42:50
Sot, në datën 6 dhjetor në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan u zhvillua tubimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku kandidatë të kësaj lëvizjeje u takuan me qytetarë të Deçanit e të fshatrave përreth. Në tubim, para rreth 500 pjesëmarrësve kanë përshëndetur me radhë Zanita Halimi, Fetnete Ramosaj, Hysamedin Feraj, Isa Elezaj, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi e Albin Kurti. Edhe në këtë takim ka qenë i pranishëm ambasadori William Walker, që ka ftuar qytetarët të votojnë e të mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE!.



Në fjalët e e kandidatëve u shfaq entuziazmi e vendosmëria për ta ndryshuar Deçanin e gjithë Kosovën, për ta kthyer qeverisjen drejt qytetarit, e për t’i dhënë fund varfërisë e papunësisë që është shkaktuar prej qeveritarëve të korruptuar e të paaftë që e kanë drejtuar Kosovën deri më tash.



Në fjalën hapëse Zanita Halimi përmendi traditën e historinë e rezistencës në kullat e Deçanit, rezistencë e cila do të duhet t’i bëjë ballë edhe për pak ditë klasës politike që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme. Më pas foli kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Deçani, Fetnete Ramosaj: “Çmimin e lirisë e kemi paguar shtrenjtë si popull” tha Ramosaj. “Qeverisjet e deritanishme nuk i kanë mbrojtur integritetin e vendit dhe interesat e qytetarëve, e nuk i kanë nderuar sakrificat e popullit të Kosovës”. Fetnete Ramosaj denoncoi lënien në harresë të dëshmorëve të luftës, të familjeve të tyre por edhe të invalidëve të mbetur prej luftës. Ajo vuri re se shumë familje, që kanë dhënë tre e katër dëshmorë për atdheun janë detyruar të emigrojnë prej varfërisë. “Papërgjegjshmëria dhe moskujdesi i institucioneve të Kosovës, ndaj qytetarëve të saj, kanë arritur shkallën ekstreme. Po t’i trajtonin qytetarët me të njëjtin pasion që kanë për plaçkë e për tendera, situata do të qe ndryshe” – theksoi Ramosaj, që vuri re se vetëm prej decentralizimit dhe eksterritorialiteti t të manastireve Deçanit i janë marrë 1000 hektarë tokë.



Më pas iu drejtua publikut kandidati tjetër i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, profesor Hysamedin Feraj. Ai tha se në datën 12 të muajit të dymbëdhjetë do të përfundohet projekti i 1912. Sipas Hysamedin Feraj: “Qytetarët e Deçanit e dëgjojnë VETËVENDOSJE!-n sepse VETËVENDOSJA është zëri i tyre. VETËVENDOSJA kërkon bashkim, dhe ka për t’i hequr kufijtë më absurdë të Europës, ato midis Kosovës dhe Shqipërisë”. Sipas profesor Feraj, kufijtë duhet të vendosen të qartë e të fortë në mes Kosovës e Serbisë, për të ndalur kontrabandën, ndërkohë që do të duhej të hiqeshin mes shqiptarëve, që kurrë nuk kanë dashur të jetojnë të ndarë në dy shtete.



Isa Elezaj iu drejtua mbështetësve për t’iu kujtuar se sovraniteti dhe vendimet e Kosovës nuk do të duhej të vareshin prej konferencave ndërkombëtare, apo prej shteteve të tjera. Kandidati i VETËVENDOSJE!-s Isa Elezaj, theksin e vuri tek nevoja për të patur një shtet sovran, e një popull që shprehet përmes referendumit sa i përket formës së shtetit dhe vendimeve më të rëndësishme. Sipas Elezajt, nuk duhen negociata, por duhet të pyeten shqiptarët pasi janë shumicë në Kosovë, e ata duhet të vendosin mbi të ardhmen e tyre.



Publiku priti me brohorima Rexhep Selimin, kandidatin i cili u përqendrua tek dy vjetët e fundit, pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë. Sipas Rexhep Selimit, para dy vjetësh Kosova është gjendur para një udhëkryqi, por fatkeqësisht mori rrugën e gabuar “Në këtë rrugë nuk ka flamuj kombëtarë, nuk na lejojnë të këndojmë hymnin kombëtar, madje as nuk na pyesin si popull se si e shohim të ardhmen tonë”.  Rexhep Selimi i bëri thirrje bashkëluftëtarëve të tij, me të cilët është aktivizuar në çlirimin e Kosovës, që të mos “puthen me gjarprin”, pasi sipas Selimit është më e rrezikshme puthja se sa kafshimi i gjarprit. Rexhep Selimi bëri thirrje për referendum: “Duhet të tërhiqemi nga kjo rrugë e gabuar dhe të hyjmë në rrugën e duhur që shënohet prej Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për ta rikthyer dinjitetin e luftëtarëve, për ta mbërritur zhvillimin ekonomik, e mbi të gjitha për të patur të drejtën për të vendosur mbi simbolet tona e mbi atdheun tonë”.



Ambasadori William Walker gjithashtu përshëndeti tubimin mes emocioneve të shumë qytetarëve të Deçanit. Walker i përshëndeti Deçanasit si patriotë e guximtarë të njohur, dhe i ftoi që ta tregojnë këtë patriotizëm edhe në datën 12 dhjetor, duke votuar. Por Walker nuk ka lënë pa përmendur një moment të pakëndshëm që kishte përjetuar në Reçak në datën 5 dhjetor. “Qytetarët e Reçakut u kërcënuan nga struktura parapolitike e shtetërore dhe nga SHIK-u që të mos vijnë në takim me mua. Megjithatë unë takova shumë qytetarë të fshatrave përreth. Por për mua çdo qytetar është qytetar i Reçakut, ashtu siç çdo qytetar është qytetar i Deçanit. Sepse çdo qytetar është qytetar i Kosovës, dhe nuk mundet të pengohet zhvillimi prej strukturave repressive”. William Walker nuk ka harruar t’i ftojë edhe një herë gjithë qytetarët e Deçanit të votojnë në datën 12, duke iu thënë se ai, edhe pse nuk është aktivist i VETËVENDOSJE!-s, është mbështetës i gjithë argumentave, programit e projekteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.



Florin Krasniqi gjithashtu e përmendi korrupsionin e paaftësinë e klasës politike aktuale, duke iu kujtuar qytetarëve të Deçanit se nuk do të vonojë dita kur të largohen prej qeverisë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë njerëz që nuk i kanë sjellë asnjë të mirë Kosovës. Ai shprehu besimin se qytetarët e Deçanit kanë për ta votuar VETËVENDOSJE!-n, sepse duke votuar këtë lëvizje ata do të ndryshojnë jo vetëm qeverinë, por edhe historinë.



Albin Kurti u mirëprit nga të pranishmit në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, të cilët duartrokitën e brohoritën për fjalët e liderit të VETËVENDOSJE!. Ndër fjalët e Kurtit do të nënvizonim sit ë rëndësishëm mesazhin që ai dha për Deçanin: “Deçani është komuna që ka përjetuar shkatërrimet më të mëdha gjatë luftës, por edhe pas saj ka mbetur komuna me shkallën më të lartë të papunësisë e me prapambetje ekonomike. Kjo tregon se pushtetet e pasluftës për dikë kanë qenë nënë, e për dikë kanë qenë njerkë”. Sipas Kurtit qytetarët nuk ia kanë kujt borxh këtë gjendje të rëndë, e nëse politikanët i kanë borxh dikujt, këtë borxh duhet ta lajnë vetë, e jo t’ia lënë popullit. Dymbëdhjetë dhjetori është dita kur duhet të ndodhë demokracia prej së poshtmi, që do të mund t’i zbriste të korruptuarit që ndodhen sot lart. “Partitë që e pranuan ndarjen e Kosovës prej Shqipërisë sot po sjellin dhe ndarjen brenda Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të sjellë bashkim brenda Kosovës, në mënyrë që të mund të vazhdojmë drejt bashkimit kombëtar” tha Kurti. Por lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk harroi të fliste për ekonominë e familjeve të thjeshta të Kosovës. Ai u shpreh se pushteti i VETËVENDOSJE!-s do të garantojë heqjen e TVSH për bukë, qumësht e libra, që të rriten fëmijë të shëndetshëm, të ushqyer e të ditur. Nga ana tjetër, ai u shpreh i vendosur për rritjen e tatimeve mbi mallrat e luksit, apo mbi makinat luksoze që përdoren sot nga qeveritarët e Kosovës. “Në datën 10 dhjetor ju ftoj të gjithëve në tubimin e mbylljes së fushatës, që prej asaj dite ne nisim punën për ndryshimin historik që po e pret Kosovën” – mbylli fjalën e tij Albin Kurti.


Temat e fundit