RSH (PD) Partia Demokratike - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

RSH (PD) Partia Demokratike

RSH (PD) Partia Demokratike

· 15 · 7780

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-02-2006, 18:39:47
Partia Demokratike është themeluar më 12 dhjetor 1990, ndonëse juridikisht është pranuar si subjket politik nga Ministra e Drejtësisë një ditë më parë më 11 dhjetor. Para themelimit si forcë politike, kryetar i Komisionit Nismëtar për krijimin e PD-së ka qenë Azem Hajdari, i cili jep dorëheqjn për t'i hapur rrugë ardhjes në krye të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili jep dorëheqjen në vitin 1992 pasi merr postin e Presidentit të Republikës ndërsa në vend të tij vjen Eduart Selami.


« Editimi i fundit: 13-12-2006, 16:33:38 nga Berni »

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-02-2006, 18:46:57
Kryesia e Partis Demokratike

Sali Berisha - Kryetar

Bamir Topi - Nen Kryetar

Jozefina Topalli - Nen Kryetare

Ridvan Bode - Sekretar i Pergjithshem

Ne Kryesin e PD ndodhen edhe shume emra te tjer si:

Soko Olldashi

Spartak Ngjela

Ilir Rusmali

Lulzim Basha

Majlinda Bregu

Marjeta Zace

Mimoza Hasekiu

Edi Paloka

Jemin Gjana etj......

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 10-02-2006, 18:56:28
Oret kur u themelua Partia Demokratike

Ish-Kryeministri Aleksander Meksi kujton 12 dhjetorin e 1990-tes, kur ne shtepine e Pashkos ishin mbledhur Hajdari, Imami, Berisha, Budina, Zhamo, Selami, Ruli e Necaj.


Per ish- Kryeministrin Aleksander Meksi, i cili eshte edhe numri nje i listes se themelueseve te Partise Demokratike, ditet qe cuan ne themelimin e partise se pare opozitare 12 vjet me pare, pas afro 50 vitesh diktature, jane fotografuar thelle ne kujtese. Sipas tij, vetem nje vit pas rrezimit te Murit te Berlinit, me 12 dhjetor te vitit 1990, sipas takimit te lene ne mesnaten e nje dite me pare, jane mbledhur ne nje dhome te shtepise se Gramoz Pashkos, ky i fundit, Azem Hajdari, Arben Imami, Sali Berisha, Edmond Budina, Mimoza Zhamo, Eduard Selami, Genc Ruli, Sokol Necaj dhe vete Aleksander Meksi, me qellim themelimin e partise se pare opozitare. Si rezultat i protestave te studenteve, shqiptaret kishin te drejte te krijonin nje parti opozitare. Nje dite me pare (me 11 dhjetor), Byroja Politike e PPSH, pranoi publikisht pluralizmin politik. Zyrtarisht kjo e drejte u be e mundshme, pas dekretit te dates 17 nentor, qe lejonte partite politike. Fillimisht studenteve iu keshillua te krijonin nje parti te studenteve dhe intelektualeve te rinj, megjithese nje gje e tille nuk ekzistonte ne asnje vend te botes. Por ne mengjesin e 12 dhjetorit, intelektuale e studente, diskutuan per krijimin e nje partie opozitare, e cila te luftonte per shembjen e komunizmit. Megjithese pati nje larushi mendimesh, mbizoteroi ideja per nje Parti Demokratike, sic kishin kerkuar pjesemarres te shumte ne mitingun e organizuar nje nate me pare. Pavaresisht se dikush nga folesit ne ate miting kishte bere fjale per nje parti studentesh, sic kishte "keshilluar" ish- udheheqesi i vendit, Ramiz Alia. Meksi kujton se ne kete takim u propozuan shume emra si Levizje, Forum, Front, Bashkim, Lidhje etj., qe nuk u pelqyen, sepse si opozitare te sistemit socialist dhe te PPSH, shqiptaret deshironin nje Parti Demokratike. Te pranishmit e siperpermendur ne kete takim arriten konsensusin per emrin PD rreth ores 10 te paradites. Pas kesaj u ngarkua Azem Hajdari dhe Mimoza Zhamo, qe te pyesnin perfaqesine e studenteve, nese ishin te ketij mendimi, ndryshe PD do te shpallej ne nje miting tek Poligrafiku. Eshte dashur me pak se 20 minuta, kujton Meksi, qe Hajdari te sjelle pergjigjen e njerezve te mbledhur ne shtepine e Pashkos se studentet kane mirepritur krijimin e PD. Nismetaret per themelimin e PD vendosen qe pasditen e dates 12 dhjetor ne oren 16. 30, te behej mitingu, ku do te shpallej themelimi i PD. Pikerisht ne kete moment, kujtojne te pranishmit ne kete takim, Kryetari i sotem i PD Sali Berisha, eshte terhequr nga kjo mbledhje, duke thene se kjo eshte puna juaj. Paralelisht me kete, Pashko njofton korrespondentin e agjensise Rojter ne Vjene Ricard Shvarc, per krijimin e PD. Meksi kujton se per kete jane njoftuar edhe mjaft radio te tjera te huaja. "Pas kesaj, themeluesit e PD, apo grupi organizator sic mori emrin me vone, filluan punen per programin, qe do t'i paraqitej publikut, i cili mori emrin Programi Minimal i PD. Ai u hartua brenda rreth 2- 3 oreve ne dhomen e Pashkos dhe moren pjese aktive ne shkruajtjen e tij, une, Gramoz Pashko, Arben Imami, Genc Ruli, Eduard Selami e ne fund edhe Sokol Necaj. Shkrues i ketij programi ishte Imami. Gjithcka diskutohej dhe vendosej bashkarisht nga te gjithe te pranishmit. Te vetmet materiale me te cilat u konsultuam, ishte Karta e Helsinkit dhe Deklarata per te Drejtat e Njeirut, qe u vu ne qarkullim ato dite ne Tirane", kujton Meksi. Ky i fundit nuk ngurron te kujtoje edhe detaje te dates 12 dhjetor, te cilat krijonin jo pak turbullira. Meksi kujton se rreth mesdites se 12 dhjetorit, kur vazhdonte puna per hartimin e Programit Minimal te PD, gazetari i Rojterit nga Viena merr ne telefon Pashkon dhe i thote se, Ministria e Jashtme e Shqiperise, nje ore me pare kishte pergenjeshtruar lajmin e dhene prej tij se ne Tirane eshte krijuar PD, me arsyetimin se ishte dhene leje vetem per krijimin e nje partie te studenteve dhe intelektualeve. Meksi kujton se bashke me Pashkon moren gazeten "Zeri i Popullit" te asaj dite dhe i lexuan Shvarcit njoftimin e Plenumit te KQ te PPSH se kishte lejuar pluralizmin politik. Puna me pas ka vazhduar me leximin e korrigjimin e tekstit, i cili ne fund filloi te shkruhej ne makine shkrimi me ndihmen e Besnik Hados, duke mos arritur te shkruhej ne makine fleta e fundit, qe mbeti me shkrimin e Imamit dhe korrigjimet e Meksit. Grupi i nismetareve vendosi qe fjalen ta mbante Imami, ndersa mitingun ta hapte Azem Hajdari. Por papritur, ndermjet tyre, e ka marre fjalen Berisha, i cili nder te tjera ka theksuar se "ne kete mes, mirenjohja jone e madhe padyshim shkon se pari te Presidenti Ramiz Alia, i cili me nje mencuri te madhe, me mencuri dhe guxim, udhehoqi njesite e medha te ushtrise sone ne beteja clirimtare, udhehoqi vendin ne beteja te reja te demokratizimit te Shqiperise". Perkunder deklarates ne mitingun e pasdites se 12 dhjetorit, ku Berisha shprehet se "si nje mik, si nje mik qe deshiroj dhe shpresoj te mbetem i PD, dua t'i uroj asaj suksese gjithnje e me te medha ne punen e saj per begatimin e Shqiperise, per te miren e vendit tone", ai rikthehet tek grupi nismetar me date 13 dhjetor dhe perfshihet vrullshem ne punen per organizimin e PD, ne hartimin e dokumentave per miratimin e saj nga Ministria e Drejtesise. Meksi vlereson se pavaresisht nga uzurpimi qe i kane bere jetes politike te vendit neo-komunistet, 12 dhjetori do te mbetet nje dite e shenuar ne historine e PD dhe te popullit shqiptar, si dita qe ndryshoi rrugen e Shqiperise nga komunizmi drejt demokracise, drejt lirise europes dhe kombeve te tjera te qyteteruara. Sipas tij, 12 dhjetori eshte edhe nje apel per shqiptaret, qe demokracia te mos mbetet thjeshte nje iluzion.
Armando META

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 17-02-2006, 20:37:10
Emrat e Deputeteve te PD 2005 - 2009

ASTRIT BUSHATI
RAMIZ çOBAJ
GILMAN BAKALLI
ARENCA TRASHANI
JOZEFINA TOPALLI
TOM DOSHI
REXHEP UKA
ALEKSANDER BIBERAJ
JEMIN GJANA
FATOS HOXHA
ALDO BUMçI
PREç ZOGAJ
GJOVALIN PRENGA
GJOKE VUKSANI
PAL DAJCI
IDRIZ XHOMARA
SALI SHEHU
RAHIM KALECI
SHKELQIM ZIRI
NDRIçIM BABASI
SAMI GJERGJI
SOKOL OLLDASHI
FLORI BAJRAMAJ
GAZMEND OKETA
GENC JUKA
BAMIR TOPI
BESNIK MUSTAFAJ
LULZIM BASHA
BUJAR NISHANI
YLLI PANGO
MAJLINDA BREGU
GEZIM KARAPICI
SPARTAK NGJELA
SAFET SULAJ
ASTRIT PATOZI
LEONARD DEMI
BAKI SHEHI
SALI BERISHA
ENGJELL CARA
LUAN SKUQI
DASHNOR SULA
AUREL BYLYKBASHI
BLERIM çELA
MEVLAN XHINDOLI
ILIR BANO
MEHMET XHEKA
RIDVAN BODE
ILIR RUSMAJLI
EDMOND SPAHO
BESNIK JAçELLI
MEHMET HOXHA
GENC RULI
BUJAR LESKAJ
ARDIAN KOLLOZI

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-02-2006, 00:23:47
Keshilli Kombetar i Partise Demokratike

1 - Sali BERISHA

2 - Abaz ALIKO*

3 - Agim CANI*

4 - Agron MUSARAJ

5 - Agron SHARRA*

6 - Albana VOKSHI

7 - Aldo BUMCI

8 - Aleksander SALLABANDA

9 - Aleksander BIBERAJ

10 - Aleksander MEKSI*

11 - Antoneta MALAJ

12 - Arben XHIKU

13 - Arben QIRIAKO

14 - Ardian KOLLOZI

15 - Ardian TURKU*

16 - Arenca TROSHANI

17 - Armand TELITI*

18 - Arqile GOREA

19 - Arta SAKE

20 - Artan HAXHI*

21 - Asllan NOKA*

22 - Astrit PATOZI

23 - Astrit BUSHATI*

24 - Aurel BYLYKBASHI*

25 - Azgan HAKLAJ

26 - Bamir TOPI

27 - Bardh RICA

28 - Bardhyl LONDO

29 - Bardhyl PEKA*

30 - Besnik MUSTAFAJ*

31 - Bislim AHMETAJ

32 - Blerim CELA

33 - Bujar NISHANI

34 - Bujar LESKAJ

35 - Dorotea KONOMI

36 - Dritan HAZNEDARI*

37 - Edi PALOKA

38 - Edmir KAPIDANI

39 - Edmond SPAHO

40 - Edmond GJOKA*

41 - Eduard SELAMI*

42 - Elsa MEKSI

43 - Endira BUSHATI

44 - Engjell HYSENBEGASI

45 - Engjell CARRA*

46 - Eris HOXHA

47 - Fahri BALLIU

48 - Fatbardh KADILLI

49 - Fatos BEJA

50 - Ferdinand PONI

51 - Ferit HOTI

52 - Flamur NOKA

53 - Flamur SHEHU

54 - Florian MIMA

55 - Flutura HASKO

56 - Fredi OLLI

57 - Gani HOXHA*

58 - Genc RULI

59 - Genc JUKA

60 - Genti STRAZIMIRI

61 - Gjergj LEZHA

62 - Gjergj OROSHI*

63 - Gramoz PASHKO

64 - Halit SHAMATA

65 - Hasan HALILI

66 - Hekuran HOXHOLLI*

67 - Ibsen ELEZE

68 - Ilda LUBONJA

69 - Ilir RUSMAJLI

70 - Ilir BANO

71 - Ilir KROSI*

72 - Jemin GJANA

73 - Jozefina TOPALLI

74 - Justina BORICI

75 - Kadri GEGA*

76 - Kolec TOPALLI

77 - Kujtim HARSHOVA

78 - Leonard DEMI

79 - Ligor POVE*

80 - Liri DIBRA

81 - Lorenc LUKA

82 - Luan MALLTEZI

83 - Luan SKUQI

84 - Luigj ISUFI*

85 - Lulezim BASHA

86 - Majlinda BREGU

87 - Maksim CIKULI

88 - Margarita QIRKO

89 - Marjeta ZACE

90 - Mevlan XHINDOLI*

91 - Migena RECI

92 - Milika JAHO

93 - Mimoza ASEKIU

94 - Mitro CELA

95 - Muje BUCPAPA

96 - Myqerem TAFAJ

97 - Naim GAZIDEDE

98 - Natasha SHEHU

99 - Nermin BASHA

100 - Nestor TERESKA

101 - Niko DUDA*

102 - Omer STRINGA

103 - Osman METALLA

104 - Pal DAJCI

105 - Pellumb BERISHA

106 - Pjeter ARBNORI

107 - Prec ZOGAJ

108 - Refik RUGIA*

109 - Rexhep UKA

110 - Ridvan BODE

111 - Robert DAMO*

112 - Roland BEJKO

113 - Sali SHEHU

114 - Selami XHEPA

115 - Shaban MEMIA

116 - Shkelqim HOXHA*

117 - Skender LLESHI*

118 - Sokol OLLDASHI

119 - Spartak NGJELA

120 - Suzana PANARITI

121 - Teuta KALEMI

122 - Thoma NINI*

123 - Uran BUTKA

124 - Valbona QEHAJA

125 - Veli RADA

126 - Vili MINAROLLI

127 - Voltana ADEMI

128 - Xhovalin BZHETA*

129 - Ylber VATA*

130 - Ylli PANGO

131 - Ylli ASLLANI

132 - Ylli PIRRO*

133 - Zana TURKU

134 - Zef GJOKA*

* Jane futur pa votim. Ne Keshillin Kombetar futen pa votim edhe kryetaret e Bashkive te rangut te pare, ish-Presidentet, ish-kryetaret e PD-se, ish-Kryeministrat dhe ish-kryetaret e Parlamentit.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 13-12-2006, 16:30:41
Festohet me madhështi 16-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike

Berisha: PD, partia e vetme e aspiratave integruese të shqiptarëve




Politikanë të njohur, diplomatë të huaj, artistë, analistë të shtypit, mijëra simpatizantë dhe anëtarë të PD-së festuan dje me madhështi 16-vjetorin e krijimit të partisë së parë opozitare në Shqipëri. Krijimi i Partisë Demokratike përkon me lëvizjen e furishme studentore të dhjetorit të vitit 1990, e cila rrëzoi diktaturën totalitare komuniste dhe e orientoi vendin drejt parimeve të respektimit të të Drejtave të Njeriut dhe të jetës politike pluraliste, si dy nga shtyllat e demokracisë. Kryetari i Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës përshëndetëse, vlerësoi se PD mbetet forca e vetme e plotësimit të ëndrrave dhe aspiratave të shqiptarëve për integrimin e tyre në strukturat euroatlantike. Duke iu referuar zhvillimeve të nxehta politike dhe sociale 16 vjet më parë, kur çakenjtë e diktaturës kërcënonin ende vendin me vrasje pa gjyqe, burgosje politike e internime kolektive, Berisha theksoi se ishte Partia Demokratike ajo që ngjalli shpresën e shqiptarëve për një të ardhme të sigurt të vendit në rrugën e begatisë dhe perspektivës europiane. "Programi i Partisë Demokratike ishte programi i reformave të thella për të ardhmen e Shqipërisë.
« Editimi i fundit: 14-12-2006, 12:02:43 nga Berni »

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 11-12-2007, 23:07:25
17 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë

“Sot ne festojmë dhe nderojmë së bashku 17 vjetorin e themelimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si ditën e rilindjes së lirive dhe të drejtave njerëzore për qytetarë shqiptarë, pas rreth gjysëm shekulli të diktaturës enveriane, regjimit me represiv dhe më të egër që kombi shqiptar ka njohur në tërë historinë  e tij.

Kjo datë, një ndër më të mëdhatë në historinë tonë kombëtare lidhet me themelimin e Partisë Demokratike Shqiptare, partisë së parë opozitare, pas një monizmi ekstrem gjysëm shekullor. Rreth orës 23.00, të datës 11 dhjetor, të vitit 1990, studentë të Universitetit të Tiranës, do shfaqeshin në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti si engjëj të vërtetë të aspiratave demokratike të qytetarëve shqiptarë. Të udhëhequr nga tribuni i lirisë, studenti Azem Hajdari, profesorë, pedagogë dhe asistentë të këtyre universiteteve, intelektualë dhe punonjës së Tiranës, themeluan në vendin e diktaturës më të egër, në    vendin e lirive dhe të drejtave njerëzore të ndaluara me kushtetutë dhe hiperkolektivizmit total, në vendin e izolimit më të thellë në Evropë, Partinë Demokratike, e cila do të shndërrohej në promotorin kryesor të lëvizjes më të fuqishme popullore që kombi ka njohur, me një platformë të qartë me të cilën  garantonte qytetarët shqiptarë për lirinë dhe të drejtat e mohuara, lirinë e fjalës, lirinë e besimit, lirinë e lëvizjes, iniciativën e lirë.

Kjo forcë politike do të pushtonte me shpejtësi mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, do ti nxirrte ata, nga mbretëria e frikës dhe terrorit, në mbretërinë e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Ndaj dhe sot ju ftoj të shprehim nderimin më të lartë për studentët, intelektualët, qytetarët e Tiranës që 17 vjet më parë me kuraje, trimëri, vendosmëri themeluan forcën e parë politike opozitare të vendit,  sollën pluralizmin politik.

Partia Demokratike Shqiptare si parti e aspiratave demokratike të shqiptarëve do të vihej në udhëheqje të opozitës së vendit në përmbysjen më 22 mars të regjimit komunist në Shqipëri. Duke u faktuar shqiptarëve dhe botës se Shqipëria nuk do të mund të mbetej Kuba e Adriatikut, por do të ecte në rrugën e lirisë, në rrugën  e ndërtimit të demokracisë.

Në të gjitha këto përpjekje Partia Demokratike pati ndihmën e gjithanshme, jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por të shumë partive simotra dhe institucioneve ndërkombëtare të cilat dhanë një kontribut thelbësor në organizmin, fuqizimin e saj dhe bënë të mundur që në zgjedhjet e 22 marsit ajo të shndërrohej në një parti qeverisëse  së bashku me forca të tjera politike opozitare. Në 4 vitet e qeverisjes së saj Partia Demokratike ia doli që Shqipërinë  e izolimit më të thellë ta shndërrojë në një vend të hapur, që ecën i sigurtë drejt rikthimit të tij në familjen e kombeve që i takon. Ia doli të mbrojë interesin kombëtar të shqiptarëve, si kushtin më vendimtar për ecjen e tyre në rrugën e lirisë dhe demokracisë.  Ia doli ta anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Evropës. Ia doli të zëvendësoi hiperkolektivizmin total me ekonominë e lirë të tregut, si dhe të vendosë marrëdhënie të shkëlqyera partneriteti me aleancën e Atlantikut të Veriut dhe marrëdhënie të fortë tregtare dhe të tjera me Bashkimin Evropian.

Pas daljes së saj në opozitë, Partia Demokratike qëndroi e vendosur në mbrojtje të vlerave opozitare, në një vend, që pothuajse në një shekull kishte njohur fare pak opozitën. Ajo zhvilloi dhe konsolidoi vlerat e programit që ajo mbronte, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të madh në krijimin  e traditës opozitare në Shqipëri.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme sollën Partinë Demokratike dhe aleatët e saj në pushtet. Në dy vjet ajo i dha vendit qeverisjen më të vogël që ka patur në historinë  e tij dhe ndoshta qeverisjen më të vogël në Evropë. E angazhuar në një beteje të pandërprerë kundër krimit të organizuar, sot Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta të rajonit dhe më gjerë. U angazhua në një beteje të ashpër me korrupsionin dhe ia doli që administrata e saj të shkurtojë shpenzimet me mbi 100 milion euro, sikundër rriti të ardhurat me mbi 1 miliard dollar, që të gjitha si rezultat i luftës kundër evazionit, kontrabandës dhe korrupsionit.  Në një seri reformash të thella ekonomike dhe fiskale , PD e bëri Shqipërinë, vendin e barrës fiskale më të ulët dhe një vend tërheqës për investitorët e huaj.

Në rrafshin politik vendi nënshkroi kontratën historike me BE-në, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe e zbaton atë me seriozitetin më të madh. Është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet, që në kilometrin e fundit për në Samitin  Bukureshtit ta përshkojë në mënyrë që të marrë ftesën për anëtarësimin e vendit në NATO.

17 vjet pas themelimit të saj Partia Demokratike dhe shqiptaret gjejnë vendin e tyre sërish me vështirësi,  por 17 herë më mirë seç ishte në dhjetorin e vitit 90 , ndaj dhe ne sot le të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për liderin e lëvizjes së dhjetorit, themeluesin e PD-së tribunin  e lirisë Azem Hajdari, për të gjithë ata të cilët në këto 17 vite kontribuan në zhvillimin dhe konsolidimin e vlerave që janë dhe themeli i programit të saj .

Le të garantojmë shqiptaret se këto arritje për ne, janë thjesht një stacion në mënyrë që proceset  e integrimit dhe zhvillimit të vendit të marrin shpejtësi të reja.

Edhe njëherë të gjithë shqiptareve, ju uroj gëzuar themelimin e partisë së parë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Fjala e Kryeministrit Berisha me rastin e 17 vjetorit te PD-se

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 12-12-2007, 09:31:55
Berni, nuk te duken te cuditshme keto fjale te demokratit me te madh te shqiptareve, pra Berishes???:
"Ne këtë mes, mirenjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti Ramiz Alia, i cili me një mençuri te madhe, me mençuri dhe guxim, udhehoqi njesite e mëdha te ushtrise sone ne beteja clirimtare, udhehoqi vendin ne beteja të reja te demokratizimit te Shqipërisë"

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 06-03-2008, 13:41:02
Kriteret për të kandiduar në PD

Partia Demokratike ka zyrtarizuar dje nisjen e punës për zgjedhjet e reja në degët në të gjithë vendin.


Në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e grupit parlamentar, është miratuar udhëzimi për procedurat që do të ndiqen për zgjedhjet e reja në parti. Materiali prej nëntë faqesh përcakton në mënyrë të detajuar kriteret dhe procedurat që do të ndiqen që nga seksionet deri në degët kryesore të partisë. Burime nga mbledhja e djeshme bëjnë të ditur për gazetën se kreu i demokratëve ka kërkuar që bashkë me zgjedhjet nëpër degë të bëhen edhe anëtarësimet e reja. Sipas Berishës pjesë e PD-së, duhet të bëhen të gjithë ata të rinj që do të ndihmojnë këtë forcë politike për të realizuar programin e saj në qeveri. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe grupet e punës, që përbëhen nga deputetë dhe anëtarë të kryesisë dhe që do të monitorojnë nga afër procesin e zgjedhjeve në PD.
Kriteret
Në udhëzim përcaktohen kriteret specifike që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetarë të degëve dhe nëndegëve të PD-së. “Pas kostituimit të kryesisë së degës, me kërkesë të kryetarit të grupit të punës, sekretari i degës (ose në mbledhjen e parë të saj), thërret mbledhjen për të analizuar kandidaturat e dala për kryetar dege dhe formulon propozimin në emër të degës. Kandidaturat i përcillen kryesisë së PD-së, e cila ka të drejtën e propozimit përfundimtar zyrtar të kandidaturave për kryetar të degës, konform nenit 27 të statutit”, thuhet në udhëzimin e shpërndarë dje për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Njëkohësisht zgjedhja e kryetarit të degës do të bëhet në kuvendin e degës, i cili përbëhet nga mbledhja e përgjithshme e të gjitha kryesive të nëndegëve si dhe komiteti drejtues në detyrë i degës, në një datë që përcaktohet nga kryetari i grupit të punës në bashkëpunim me kryesinë e degës, por jo më vonë se një muaj nga kostituimi i kryesisë së degës. Ndërkohë, kriteret janë më konkrete për kandidatët për kryetarë të nëndegëve. Kështu të gjithë ata që do të kandidojnë për kryetar të nëndegëve të PD-së, duhet që domosdoshmërisht të jenë me arsim të lartë, të kenë aftësi të veçanta intelektuale, të kenë përvojë politike si anëtarë të PD dhe të kenë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PD.  “Për të siguruar transparencën e procesit, anëtarësimet e reja gjatë fushatës zgjedhore do të miratohen edhe nga grupi i punës i kryesisë së degës”, thuhet në udhëzim.

Kriteret për kandidatët

Të jetë ligjërisht dhe fizikisht banor i nëndegës përkatëse

Të jetë me arsim të lartë të përfunduar

Të përdorë një gjuhë të huaj me rëndësi ndërkombëtare

Të dallohet në opinionin publik për ndershmëri, qëndrueshmëri morale

Të ketë përvojë politike si anëtar i PD

Të ketë aftësi të mira komunikuese

Të ketë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PD

Të ketë pasur rezultate elektorale më të larta nga ato të zgjedhjeve të fundit, nëse ka qenë më përpara drejtues i degës apo nëndegës.

ADI SHKEMBI G.Panorama

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#9 ne: 17-04-2008, 04:01:26
Thursday, January 17, 2008
Ku eshte baba Gramozi?

(Me rastin e 17 vjetorit te krijimit te PD-se.)

Kam 17 vjet qe beje kete pyetje por ndryshe nga heret e tjera kur kercenohesha, akuzohesha, ofendohesha, cilesohesha komunist apo i cmendur nga spiunat e Gramoz Rucit qe perbenin dhe perbejne udheheqjen e PD-se, tani ka rene qetesia. Nje qetesi e zeze. Qetesia e ngordhjes se PD-se. PD-ja e Gramoz Rucit po jeton oret e fundit. Kjo gje po shihet dhe pranohet hapur nga gjithe shqiptaret se babai praktik i PD-se eshte Gramoz Ruci dhe PD-ja po e nxjerr shpirtin e piste, ndaj ka filluar te kuterboje...
Pra ku eshte baba Gramozi kam pyetur une sa here PD-ja dobice e Ramiz Alise dhe Gramoz Rucit festonte ditelindjet? Kete pyetje e bera perseri kete vit? Ku eshte baba Gramozi? Perse ai nuk merr pjese ne festimin e pervjetorit te femijes se tij, PD-se? Pergjigjja eshte se, PD-ja eshte nje femije ilegal (dobic) dhe baba nuk do te zbulohet se eshte veper e tij se ka frike mos i ngelet fatura ne dore ose dobici ne dere.
Edhe nje here shqiptar te mire po ju a shpjegoj ate qe ndodhi para 17-18 vjeteve. Ne ato vite kur u pa qarte se klika komuniste shqiptare nuk mund te sundonte me metodat e vjetra, nderroi taktike. Me pjesen me te ndyre te shoqerise, me spiunat e sigurimit dhe sherbetoret krijoi armen sekrete. Krijoi ate me te cilen do te bente te mundur te ruante sundimin, te percante, corodiste, te grabiste, plackiste, degjeneronte Shqiperine. Ajo krijoi PD-ne dhe vendosi ne krye te saj ndoshta qenien me negative shqiptare te 70 vjeteve te fundit. Ajo vendosi ne krye te PD-se Sali Berishen.
Krijimi i PD-se u urdherua nga Ramiz Alia per ti hedhe sy opinionit te brendshem dhe te jashtem se gjoja ne Shqiperi u vendos pluralizmi, por arsyeja kryesore e krijimit te PD-se ishte qe te na ndalonte neve, progresistave dhe nacionalistave te krijonim nje parti te vertete demokratike qe do te punonte ne dobi te gjithe shqiptareve.
Fatkeqesisht mjeshteria e Ramizit triumfoi, ndaj neve kemi arritur piken me te ulet ne histori. Pas kesaj pike ne se nuk vepruam, neve do te harrim vdekjen...
Ne kohen e urdherit te Ramiz Alise per krijimin e PD-se Minister i Brendshem, ai qe kishte dosjet e spiuneve te sigurimit dhe sherbetoreve te PPSH-se, por edhe te atyre qe duhet te perndiqeshin ishte Gramoz Ruci, pa arsim te larte.
Keshtu, ishte Gramozi ai qe ne praktike, nga ana organizative, operative beri perzgjedhjen e spiunave dhe sherbetoreve te PPSH-se qe do te "krijonin" PD-ne ne Tirane dhe neper rrethe. Pra praktikisht ishte Gramozi qe krijoi PD-ne. Ai eshte babai, ndaj une kam 17 vite qe bertas;-Ku eshte baba Gramozi? Perse baba Gramozi nuk merre pjese ne diten e lindjes se femijes se tij?
Pergjigjen e kam dhene me larte. PD-ja eshte nje femije dobic dhe dobicin nuk e do as i tiji.

Marre nga "Korrieri"

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 12-12-2011, 23:48:13
Partia Demokratike festoi 21-vjetorin e themelimit të saj. Si zakonisht këto vitet e fundit, në hollin e Pallatit të Kongreseve u mblodhën figura qendore të kësaj partie, qysh prej vitit 2005 në qeverisje, aleatë politikë, figura të lëvizjes studentore të dhjetorit dhe personalitetete të tjera fetare, të botës së kulturës dhe artit, apo trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, përpara se të ndihej keq, mundi megjithatë të bëjë një pasqyrë të këtyre 21 viteve pluralizëm. Duke iu kthyer dhjetorit të vitit '90, kryeministrit e cilësoi atë, një vit të mrekullisë për shqiptarët.

“Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike. Por viti 90 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por ne kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1992 », deklaroi Berisha.

Kryeministri bëri një pasqyrë të detajuar dhe të hollësishme të atyre që ai i cilëson si arritje të qeverive të Partisë Demokratike, duke vënë theksin te integrimi euro-atlantik. Me një mesazh të qartë për dialog, në kushtet e një detante të re politike mes dy kampave kryesore:

“Jam këtu për të garantuar shqiptarët se pd ka qenë e hapur dhe do të mbetet e hapur për dialgo e kompromis për të mirë të këtij vendi", tha Berisha.

Kryeministri e mbylli fjalën e tij me një homazh për studentët, nga lëvizja e të cilëve lindi partia demokratike, partia e parë e pluralizmit politik. /top channel

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 25-07-2013, 18:58:15
por ajo nuk eshte parti demokratike, po ti permbahemi kuptimit te termit. nen filtrin dhe kontrollin e pseudo-komunisteve u ngriten dhe keto figura dhe ishte nje marreveshje me veten e tyre nga frika ndaj botes sepse e keqja nuk paska unitet dhe njejshmeri dhe perplaset mes vete....
Por dikujt mund ti shkoje mendja se mund te kete demokraci ne shqiperi, sigurisht qe mund te kete por themeluesit dhe anetaret nuk duhet te jene aspak lindore apo komuniste(dmth dialektike) dhe as veriore(apo derra faktesh)

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#12 ne: 25-07-2013, 20:45:34
tashme kryetar eshte lepushi bani bani lulezo luleza ime luli o

partia demokratike ne fillim e kishte emrin Partia Idealiste Dhjetorit
por problemi doli kur do beheshin zgjrdhjet...inicial et nuk perkonin me demokracine.reale
edhe pse ashtu me ato iniciale do merrte vertet kuptim simbolika e tyre....dy gishtat lart
pas pak kohe ata vendosen tia vene emrin P-e D-e
fiks sic edhe jane....partia eeew

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 20-10-2013, 16:09:11
edhe pse parti playboy, lepurushash dhe kollovaresh lozonjare, ku ka shume pak vlera demokratike dhe me teper ka kaos, eshte nje parti qe eksiton intstiktin demokratik, liridashes dhe progresist. Apo jo mishel?

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#14 ne: 20-10-2013, 23:33:22
Jo

Temat e fundit