Sali Berisha nje komunist i regjur. - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sali Berisha nje komunist i regjur.

Sali Berisha nje komunist i regjur.

· 3 · 1802

  • Postime: 955
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-02-2011, 12:25:27
Shumë herë, nga personat që kanë marrë pjesë në lëvizjet dhe protestat e vitit 1991, është bërë pyetja ku ka qenë vetë Berisha në 20 shkurt 1991 ditën e rrëzimit të bustit.

Emisioni Bypass Show i Agim Bajkos ka transmetuar një video e cila mund të gjendet edhe në You Tube. Në video shihet sheshi para universitetit, (sot Sheshi Nënë Tereza) dhe turma të mëdha protestuesish, të rrethuar nga kordonë policorë.
Papritur në mes të sheshit, kalon një makinë, mes për mes njerëzve që thërrasin "Ushtria është me ne".

Bypass Show ka ngritur pyetjen: Kush është personi që shihet në makinën e sigurimit të shtetit?
Siç mund ta dalloni lehtë nëse shihni videon, personi në makinën që vjen rrotull sheshit të mbushur me protestues dhe policë është Sali Berisha.

Kjo video e transmetuar në ByPass Show mund të shihet në
I Panjohuri

  • Postime: 83
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 25-02-2011, 15:49:02
""Antaret e PS-se,se Edvin Kristaq Rames,s'jane gje tjeter pervecse, dogmatikë bizantinë qe akuzojnë demokracínë si shkaktare të një mijë e një të zezave imagjinare. Sipas tyre, na qënka demokracía ajo që bëka të vidhen votat dhe të merren pushtete të pamerituara. (!) Po!  Neobllokmenët janë dhe mbeten të vetmit autorë të këtij konfliktualiteti, që po prish enkas imazhin e Shqipërísë, për lartësimin e të cilit koalicioni i djathtë po bën çmos ta sigurojë. Janë këta bllokmenë të rinj, që po shkatërrojnë edhe vlerat e vetë socialistëve të ndershëm,(filozofia masonike), të cilët nuk po pajtohen me këtë konfliktualitet të dhunshëm, me këto bojkote dhe bllokime të sajuara, me këto shpifje denigruese e këto pengesa skandaloze për liberalizimin e vizave.(ky eshte tmerr)
Mirpo bota e qytetëruar e ka zbuluar tashmë se nga buron ky konfliktualitet. Nga rrjedh tërë ky rebelim arrogant, kjo harbutërí ciníke për të poshtëruar misionin e atyre, që e kanë marrë kaq seriozisht europianizimin e vendit. Po e sheh bota se si Edvin Rama(masonisti i terbuar dhe shume i devotshem), atë që thotë sot, e mohon nesër. E dallon qytetërími kush po tenton ta mbajë të pazhvilluar Shqipërínë. Kush po ia dëmton kësaj imazhin. Kush po i saboton turizmin dhe ekonominë. Kush po krijon imazhin sikur shqiptarët urrejnë pa shkak njëri-tjetrin. Sikur këta  nuk dashkan të mirën e tyre. Por bijtë e bllokmenëve kanë shkuar dhe më tej. Ata e paraqesin gjendjen sikur shqiptarët, po të lihen të lirë, mund të dëmtojnë edhe vetë Europën mike. Prandaj gjithë shqiptarët kanë krijuar sot bindjen e thellë se neobllokmenët janë burimi kryesor i këtij konfliktualiteti absurd, regresiv dhe antishqiptar! Se neobllokmenët i tremben edhe drejtësísë së qytetërimit. Ata s’i zë gjumi, kur mendojnë gjëmat e komunizmit dhe zullumet e tyre në këto vite të tranzicionit. Prandaj nuk e duan afrimin me botën e shenjtërimit të të drejtave të njeriut dhe të dënimit të çdo mizoríe të diktaturave! Ndoshta prandaj po ecin si gaforrja, me konflikte, të çoroditur e pa ditur as vetë se ku shkojnë!
Tani me thuaj,a s'jane keta ,miniatutra e shemtuar e Emershuarit 
dhe edhe komuniste te rregjur,a s'te duken keta ty??

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-01-2013, 18:39:04
Sali Berisha ka qene komunist por u pendua me pas, po sikur edhe zoti te jete komunist-lindor te kete vrare shoket e tij dhe po tallet me ne.

Temat e fundit