SHBA, zgjedhjet ne po ju vezhgojme! - Forumi Politik

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

SHBA, zgjedhjet ne po ju vezhgojme!

SHBA, zgjedhjet ne po ju vezhgojme!

· 3 · 1814

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 24-06-2009, 15:33:26
Ambasadori amerikan John Withers i ben apel votuesve shqiptare te marrin pjese ne zgjedhje dhe kerkon qe procesi i 28 qershorit te arrije standartet.

"Ne te gjitha zgjedhjet e realizuara deri tani nuk jane arritur standartet e kerkuara. Praktikat manipuluese te se shkuares nuk duhet te perseriten", theksoi Withers.

Kryediplomati amerikan kerkon nga votuesit qe te raportojne te monitoruesit nderkombetare per cdo problem qe ata do te hasin gjate procesit te 28 qershorit.

Deklarata e Withers vjen vetem kater dite para zgjedhjeve te pergjithshme qe vleresohen si teper te rendesishme per rrugen e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Nderkombetaret kane dhene paralajmerimin e fundit per zgjedhjet e 28 qershorit, te cilat duhet te plotesojne te gjitha standardet.

Ambasadori amerikan John Withers ka deklaruar se ne Shqiperi nuk jane mbajtur asnjehere zgjedhje qe te plotesojne standardet nderkombetare, por sipas tij kjo nuk duhet te ndodhe me 28 qershor.

Withers deklaroi se nuk do te tolerohet asnje incident, rast presioni apo parregullsi, pasi keto zgjedhje jane te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise.

“Ju e kuptoni qe zgjedhjet qe s’permbushin standartet nderkombetare mund te pengojne prespektiven euroatlantike te Shqiperise. Ne e dime se te gjitha  zgjedhjet e shkuara nuk kane plotesuar standartet nderkombetare. Shqiperia si anetari me i ri i NATO-s duhet t’i permbushe keto standarte.
Praktikat manipuluese s’duhet te perseriten me.Nese dikush iu kerkon t’ju bleje voten, ju ben presion, perpiqet t'ju frikesoje me vendin e punes apo me mireqenien familjare, ju kerkon te fotografoni fleten e votimit per te ditur si keni votuar, perpiqet te ndryshoje pasaporten, te shperndaje karta te falsifikuara, nese policia apo zyrtare te tjere shfaqin anshmeri, nese dikush perpiqet te preke kutite e votimit apo te numerimit do te ndjeni qe keto veprime jane te paligjshme. Raportojini ato te vezhguesit, pasi te gjithe duhet te dine se komuniteti nderkombetar dhe SHBA po ju vezhgojne nga afer”, u shpreh Wirthers.

Kreu i OSBE-se, Robert Boch ka theksuar se nuk do te kete me shfajesime, per Shqiperine tashme anetare e NATO-s nese standartet e zgjedhjeve do te cenohen sadopak. Bosch i ka kerkuar partive politike te ruajne dialogun politik.

“Zgjedhjet duhet te plotesojne te gjitha standartet, nuk duhet te kete me deshtime, kete here zgjedhjet duhet te funksionojne. Forcat politike te ruajne dialogun politik, ndersa qytetaret duhet te votojne te lire”, u shpreh Bosch.

I pranishem ne takim ishte edhe kreu i Komisionit Zgjedhor,  Arben Ristani ka prezantuar skemen e numerimit te votave ne 66 qendrat te cilat do te jene te lidhura me nje rrjet dhe do te monitorohen nga kamerat.

TCH

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 02-07-2009, 23:50:07
Ambasadori amerikan, Withers i ka bërë thirrje politikës shqiptare të përmbyllë në mënyrë të rregullt  të tërë procesin zgjedhor. Deklaratat diplomati amerikan i bëri në praninë e figurave  kryesore të politikës shqiptare gjatë ceremonisë së festës së pavarsisë së SHBA.

"Pavaresisht se kush e fiton kete gare, i inkurajoj te gjithe faktoret politik ne vend te tregojne vullnet te mire dhe te ndermarrin perpjekje te sinqerta, qe dhe ju te gjeni kompromiset e domosdoshme per te kapercyer dallimet tuaja. Dhe ju te motivoheni nga deshira per ti lene femijeve dhe niperve tuaj nje Shqiperi me te mire, me te forte se ajo qe ju trasheguat. Ose po ta thoja me fjale me te thjeshta do ta thoja, nga shume, nje", tha Uidhers.

Të pranishëm në pritje e ambasadës amerikane  ishin presidenti Topi, kryeministri Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, kryeprokurorja Ina Rama, deputetë si dhe përfaqësus të medias e të komuniteteve fetare.

AlsatTV

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-01-2010, 23:47:59
Me ke po na vezhgon, me ate me xham apo me ate pa xham?

Temat e fundit