×

Rruga politike e Rugovës nëpër kohë...

Rruga politike e Rugovës nëpër kohë...

· 50 · 8554

  • Postime: 31
Nositi
ne: 05-02-2006, 18:07:31

RRUGA POLITIKE E IBRAHIM RUGOVES NEPER KOHE...


Sheradin Berisha

  Ndonëse parimet themelore të politikës autonomiste në Kosovë u ndërtuan mbi bazën e besnikërisë ndaj Jugoslavisë së Titos,…klasa politike shqiptare e kryesuar nga Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli me kohë kishin mëkëmbur edhe një klasë intelektualësh të privilegjuar(burokraci intelektuale)e cila me sukses  e kishte kaluar provimin e"titizmit"dhe të"patriotizmit socialist jugosllavë".Kjo klasë servilësh të pushtetit komunist,
drejtonte të gjitha institucionet shkencore,informative dhe te shtëpive botuese në Kosovë....!!Pikërisht kësaj klase intelektuale i takonte edhe z.Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova qysh si student ishte aktivist i dalluar i Lidhjes se Rinisë Socialiste në Fakultetin Filozofik  dhe meqë ishte i tillë më vonë bëhet edhe anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë-LKJ-së.Duke qenë i lidhur me pushtetin e kohës,si komunist i diciplinuar,atij iu besua të jetë redaktor i gazetës studentore"Bota e re" dhe i revistës"Dituria".Qysh në fillim të viteve të 70-ta z.Rugova merret me kritikë letrare dhe për këtë qëllim ka shkruar disa libra dhe kryevepra e tij është libri për Bogdanin.Në vitin 1976/77 atij do t'i mundësohet specializimi në fushën e teorisë letrare në Paris,tek Prof.Roland Barthesi.

***

 Ibrahim Rugova ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe krahas punës në fushën e kritikës letrare me përkushtim ka shkruar edhe studime letrare kushtuar "shembëlltyrës" së  Josip B.Titos.
Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977 kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton:"Tito për Kosovën,Kosova për Titon/Tito o Kosovu,Kosovu o Titu",Ibrahim Rugova mbajti referatin me titull:"Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi".Në këtë studim"shkencor",z.Rugova,kryetarin Tito e  cilëson "gjenial","si
simbol i së Mirës,i heroit,i mësuesit dhe i edukuesit..." ,dhe sipas tij"gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini."Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjerash thekson se:Tito"...duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor."Studime të tilla shkencore të z.Ibrahim Rugova,janë botuar në libra dhe në shtypin e kohës,si në "Rilindje","Zëri i rinisë" etj.

***

Ndërsa Josip Broz Tito,për Ibrahim Rugovën dhe klasën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai,ishte"simbol i së mirës,heroit..., realizues i plotë i lirisë...",nuk mund të thuhet,(në asnjë mënyrë),se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptarë,përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.
Ky konstatim mund të argumentohet me lehtësi,po t'i referohemi fakteve historike.
   Dihet mirëfilli se pas luftës së dytë botërore,populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike,(që mbetën padrejtësisht jashtë kufijëve të Shqipërisë londineze),u persekutua në forma të ndryshme nga regjimi jugosllavë i Titos.

-Tito ishte ai gjakatar, i cili nga viti 1944 e këndej,kishte vrarë e persekutuar mijëra shqiptarë,të cilët si ideal kishin bashkimin kombëtar dhe nuk u pajtuan të jetojnë nën sundimin  e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it;

-Tito ishte ai,që në shkurt 1953 në Split të Kroacisë me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili,nënshkroi "marrëveshjen gjentelmene",me anë të së cilës ripërtriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;

-Tito ishte ai që, për realizimin e kësaj marrëveshjeje,ngarkoi ministrin e brendshëm federativ,antishqiptarin Aleksandër Rankoviç,ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ,të përbërë nga oficerë e udbashë  të sprovuar kundër shqiptarëve;

-Shtabi i Tito-Rankoviqit me të gjitha strukturat shtetërore ishin ato,që në periudhën 1953-1966...(për shkak të dhunës së përditshme) i detyruan të shpërngulën:452.371 shqiptarë për në Turqi;

-Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai,që në dimrin e acart të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve,ku gjatë ekspeditave të policisë/UDB-së,në format më çnjerëzore u rrahën,u keqtrajtuan e u pereskutuan mbi 30 mijë shqiptarë,u mbytën nga torturat 103 veta,ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë.Dhe ky aksion famëkeq,kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës,atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.

Tito-ky"simboli i së mirës.."së Ibrahim Rugovës,ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë,ndosnëse burgosjet e shqiptarëve nuk do të ndalen deri në vitin 1999.Dhe ta zëmë,sipas të dhënave policore jugosllave,vetëm  gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar  rreth 900 mijë shqiptarë,prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni,Mal të Zi,në serbi etj.
Kjo është fytyra e vërtet e Titos.

***

Në biografinë zyrtare të Ibrahim Rugovës thuhet,se:"Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova,që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës."
Nëse është kështu,atëherë shtrohet natyrshëm pyetja logjike:
-Si është e mundur që Ibrahim Rugova,të cilit partizanët e Titos ia vranë të atin dhe gjyshin"si nacionalistë,ballistë...",që në rinin e tij studentore të bëhet aktivist i zellshëm i LRSJ-së/LKJ-së dhe të ketë gëzuar mëpastaj privilegje nga regjimi titist,kur dihet mirëfilli se mijëra fëmijë(moshatarë të tij...),të atdhetarëve shqiptarë të cilët u ekzekutuan(pas LDB) nga Titoja,përndiqeshin këmba këmbës nga syri e veshi i UDB-së,ndërsa familjet e tyre konsideroheshin armiqë të shtetit jugosllavë,e çkamos tjetër ?!?!

***
Ibrahim Rugova,ndonëse ishte anëtar i dalluar i LKJ-së,me vendim të KK të LK të Kosovës emrohet serkretar i Organizatës Themelore të LKJ-së në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe këtë funksion politik e ushtron deri në vitin 1987.
Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981,z.Rugova  duke qenë në krye të kësaj organizate partiake,pashmangshëm është përfshirë në realizimin e "Platformës politike të KQ të LKJ-së për Kosovën".Në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptarë,z.Rugova do të gjendet në krye të një komisioni për diferencimin dhe luftimin e"nacionalizmit dhe seperatizmit" shqiptarë në institut,pra të të gjithë atyre që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesën studentore"Kosova Republikë!"dhe për këtë aktivitet të tij ka shkruar edhe shtypi i kohës.

***

Në vitin 1988 Ibrahim Rugova me gjas nga strukturat pushtetore emrohet Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës(përkundër propozimit të bërë që Anton Pashku të jetë kryetar i kësaj shoqate) dhe këtë funksion do të "ushtroi" deri në vitin 1999,krahas shumë funksioneve të tjera,që nuk ishin aspak funksionale.
Ibrahim Rugova  në cilësinë e Kryetarit të SHSHK-së,në qershor të vitit 1989,pikërisht në kohën kur po  mbahej tubimi famëkeq  i Gazimestanit(me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës) do të  intervistohet nga gazetarja proserbe Renate Flotao dhe kjo intervistë(që nuk kishte tone të theksuara patriotike...) u botua në revistën gjermane"Der Spiegel".
Atë vit me z.Rugova do të zhvillojnë intervistë edhe gazetat:"L'Unita","Veçer","Telex","Start" etj,të cilat atë e afirmojnë në botën perëndimore.

***

Euforizmi pluralist që e kishte kapluar ish-Jugosllavinë në fund të vitit 1989,pas fillimit të shpërbërjes së "perandorisë" sovjetike(BRSS-në)...,pashmangshëm reflektohet edhe  në Kosovë.Dihet mirëfilli se në vitet 1989/90 Kosova ishte përfshirë në protesta gjithëpopullore,dhe pikërisht në këtë situatë kur kishte filluar të luhatet ushtrimi i pushtetit komunistë,me nismën e disa gazetarëve të "Rilindjes"(që ato ditë kishin dalur nga radhët e LKJ-së)në krye me Jusuf Buxhovin,themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në Kuvendin themelues të LDK-së(më 23 dhjetor 1989) morën pjesë kryesisht intelektualë që kishin dalur nga strukturat pushtetore të LKJ-së.Për çudi në radhët e tyre kishte intelektualë,që përveç se ishin anëtarë të LKJ-së për shumë vjetë,qenë edhe bashkëpunëtor të UDB-së,si Jusuf Buxhovi a ndonjë tjetër(lexoni librin e udbashit Nafi çegrani:"Ballë për ballë me vdekjen"Shkup 2000,faqe 128-130 dhe intervistën e Hysen Gegës/bashkëveprimtarë i Jusuf Gërvallës"Asgjë nuk harrohet"te libri i Faridin Tafallarit"Terror,dhimbje,qëndresë"
faqe 342-344)madje kishte edhe intelektualë që në vitin 1958 qenë denoncues të aktivitetit patriotik të Adem Demaçit dhe i cili  me dëshmitë e tyre,më 17 mars të vitit 1959 dënohet me 5 vjet burgim të rëndë,e këta ishin Zekeria Cana dhe Ali Aliu.
(lexoni librin"Dosja Demaçi"Prishtinë 2003,faqe 54-55)
Në këtë Kuvend kryetar i LDK-së zgjidhet Ibrahim Rugova,ndërsa Sekretar i Parë i përgjithshëm Jusuf Buxhovi.Sakaq aty u miratuan pa asnjë vërejtje(unanimisht) programi dhe statuti i kësaj partie,dokumente këto të cilat  ishin shkruar në zyrat e pushtetarëve të LKJ-së.
 
Për rrjedhën se si është themeluar LDK-ja dhe çfarë politike ka artikulluar ajo gjatë periudhës 1990-1995,më së miri tregon bashkëthemeluesi i dytë i LDK-së,shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja,në librin e tij"Vitet e humbura"të botuar më 1995 në Tiranë.Për emërtimin e LDK-së,hartimin e programit dhe të statutit të kësaj partie...,z.Kraja meritat ia përshkruan Jusuf Buxhovit. Në faqen 167 të këtij libri z.Kraja shkruan(Po citoi):

"Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja që partia të quhej"Lidhje",e ndonjërit prej nesh,apo e atyre me të cilët Buxhovi konsultohej vazhdimisht(pushtetarë të LKJ-së...), por e di se asnjërit nuk na pëlqente kjo"lidhje"për shkak të asociacionit që krijonte me Lidhjen Komuniste.Sido që të ishte ashtu sikundër ishim marrë vesh,2-3 ditë para mbajtjes së Kuvendit Themelues,Buxhovi solli programin dhe statutin.Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë "ekip" me i gjërë,por nga një person"pa emër"që i takon klanit të vjetër politik /komunist/ dhe i cili nga prapaskena edhe sot e kësaj dite tërheq shumë hapa politik në Kosovë".
Programi dhe statuti i LDK-së(si dy dokumente udhërrëfyese politike)nuk dallonin aspak nga platformat politike të KQ të  LKJ-së  për të ardhmen e Kosovës.
Ja disa citate të programit.
Në Programin e LDK-së,ndër të tjera thuhet(po citoi):
-"Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit,ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.
-Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
-Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve,të republikave dhe të krahinave,për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë,të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm,për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave,si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.
-Lidhja Demokratike e Kosovës është:" kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi."

  Siç vihet në dukje,LDK-ja Jugosllavinë e konsideron si "shtëpi" të ndërtuar me vullnetin e lirë edhe"të popullatës së Kosovës",Kosovën e cilëson si "krahinë","angazhohet për federatë moderne,e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve,të republikave dhe të krahinave"dhe se është kundër"manipulimeve nacionaliste...,me çështjen kombëtare"....!!!Sa është i vërtet pohimi se"Jugosllavia është themeluar edhe me vullnetin e lirë të shqiptarëve",këtë e din më së miri vet shqiptarët...!!!

LDK-ja si e tillëi,sipas ligjeve kushtetuese republikane e federative në fuqi  u regjistrua në Beograd,ndërsa në vitin 2000 do të regjistrohet në Kosovë.

***

Qysh në prononcimet e para (pas themelimit të LDK-së)Ibrahim Rugova LDK-në e cilëson si "shoqatë politike..."Kështu më 30 dhjetor 1989 në një intervistë dhënë "Zërit të Amerikës" z.Rugova pat deklaruar(po citoi):
"Ne para disa ditësh themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës.Kjo është momentalisht shoqatë politike dhe kulturore.  Në të ardhmen do të shikojmë se kur të legalizohen me ligj këtu në Jugosllavi këto çështje të pluralizmit politik,ajo edhe mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatë, kjo është organizata e Prishtinës, mandej do të formojmë degët e saj edhe në qendrat e tjera të Kosovës dhe të Jugosllavisë."

Kjo paraqitje kontraverse e z.Rugova nuk do të jetë as e para as e fundit në jetën e tij politike.Si rrjedhim,ky afinitet politik do të jetë alfa dhe omega e politikës së pakuptimt pacifiste joviolente e LDK-së deri në vdekjen e tij.

***

-Në kohën e kthesave të mëdha 1988-1989-1990,populli shqiptar, përmes demonstratave kundërshtoi pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia  si dhe u mobilizua jo për ta mbrojtur"Autonomin e suprimuar"tashmë me tanke,por për ta mbrojtur në radhë të parë dinjitetin e vet kombëtar të nëpërkëmbur,qoftë edhe me sakrifikimin e jetës së tyre.

Ibrahim Rugova, në dimrin e acart të vitit 1990 kur populli protestonte kundër aparthedit serb,gjithandej nëpër Kosovë,doli kundër këtyre protestave.
Më 31janar 1990 përmes një deklarate të bërë në RTP,Ibrahim Rugova,i bënte thirrje popullatës"që të hiqet dorë nga grumbullimet...",dhe sqaronte opinionin se:"Lidhja Demokrtatike e Kosovës,nuk e përkrahë këtë formë të veprimit".Këto deklarata z.Rugova i përsëriste shpesh edhe në mediat e shkruara.

***

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës(më 21 janar 2006)u mbajtën disa tubime përkujtimore dhe aty u ritheksuan shumë "merita" të të ndjerit Rugova.
-Në një fjalim përmortor z.Kolë Berisha nënkryetar i LDK-së,të mbajtur më 23 janar 2006,që u  transmetua drejtpërdrejtë në RTK dhe të botuar në gazetën"Zëri i ditës"datë 24 janar,faqe 2,thekson(po citoi):
"Në këtë janar,Kosova humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese të njohur si Deklarata e 2 korrikut(1990),të Kushtetutës së Kaçanikut,të referendumit për Pavarësinë e Kosovës,organizatorin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale,shumëpartiake,akte këto që vunë bazën e fortë formale-juridike për ndërtimin e institucioneve  të para të pavarura në Kosovë dhe shenon fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX..."

Po t'i referohemi librit  Mehmet Krajës"Vitet e humbura",(njërit nga bashkëpunëtorët më të ngusht të Ibrahim Rugovës deri në vitin 1995, dhe pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e LDK-së...,së fundi edhe "ambasador" në Zyrën e Kosovës në Tiranë(1994)),del se LDK-ja dhe lidershipi i saj nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në hartimin e "Deklaratës së 2 korrikut" dhe "Kushtetutës së Kaçanikut"...!!!

Z.Kraja në librin e tij"Vitet e humbura"faqe 230 e 234, shkruan(po citoi):
"Delegatët  shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese,teksti i së cilës është bërë i njohur që atëherë.Dy muaj më vonë,në një mbledhje të fshehtë në Kaçanik,po këta delegatë miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe detyrohen të dalin në ekzil.Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështet edhe njërën edhe tjetrën.LDK-ja qëndron fuqimisht pas këtyre akteve.As njërin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetë,nuk ka marrë pjesë në hartimin e tyre dhe vendimi për shpalljen e tyre,merret vesh,nuk është marrë nga LDK-ja.E di me saktësi se kryesia e LDK-së ishte e informuar pjesërisht për njërën dhe për tjetrën dhe as nuk mbajti mbledhje për këtë punë dhe as që kërkoi prej dikujt ndonjë shpjegim.Ajo kryesi,madje nuk shtroi as ndonjë pyetje të vetvetishme e as nuk bëri vërejtje,të cilat kishte arsye t'i bënte,sepse dihej që atëherë se pikërisht prej saj do të kërkohej t'i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute,të miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj.(...)Pra LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratën Kushtetuese dhe as Kushtetutën e Kaçanikut..."

Kjo besoj, nuk do koment !!

 ***

Ibrahim Rugova i përmbahej rigorozisht programit dhe statutit të LDK-së që Kosova të ketë një Autonomi...,për këtë flasin shumë dokumente të kohës.
Me këtë rast po sjellim një dokument të tillë.

Në vitin 1991 Ibrahim Rugova(pas shpalljes se deklaratës së 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutës së Kaçanikut 7 shtator 1990) në Beograd ka pas një takim  me  diplomatë gjerman dhe gjatë këtij takimi ai  ka deklaruar se:Nuk dëshiron që Kosova të bashkohet me Shqipërinë..,por kërkon që ajo të mbetet në kuadër të Serbisë dhe t'i kthehet autonomia.,.si dhe dëshiron që të respektohen të drejtat e pakicës(shqiptare)….,në gjuhë,në botimin dhe leximin e gazetave etj etj

 Më gjerësisht për këtë takim,lexoni në dokumentin origjinal,si vijon:

 Ã¢â‚¬ÅŸAls wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben,habe ich ihm die Frage gestellt:
Denken sie daran,irgendwan den anschluÃŞ des Kosovo an Albanien zu fordern,vorausgesetzt dass-Aus damaliger sicht-Sich situation in Albanien verbessert ?
-Das war vorübergehend ja der Fall,-Darauf hat er gesagt:
›Nein,nein wir denken überhaupt nicht daran.Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.,
-Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben.Wir wollen als Menschen und als Nationale Minderheit geachtet und respektiert werden.Wir wollen uns entfalten können,unsere Sprachen sprechen dürfen,unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw."

(citat i marrë nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag-13.Wahlperiode-200.Sitzung Bonn,Donnerstag,den 30 Oktober 1997,seite 18139)


***

Ibrahim Rugova,politikën e vetë paqësore(të mosveprimit)e të ndejtjes urtë,e konsideronte si të paalternativë,dhe prandaj as që ka menduar ndonjëherë në përgatitjen e popullit për një rezistencë të armatosur.
Xhavit Haliti(njëri nga themeluesit e UçK-së)në një intervistë dhënë gazetës ›Zëri i ditës" të datës 8 shkurt 2001 faqe 11,thekson se në vitin 1991 ka pasur një takim në Lugano të Zvicrës me Ibrahim Rugovën,ku është biseduar për përgatitjet për rezistencën e armatosur.
z.Haliti thotë(po citoi):
"Me Rugovën jemi takuar në Lugano.Kjo ishte një ndejë miqësore, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e degëve të LDK-së. Dhe, të nesërmen, pas asaj darke shoqërore, kërkova të bisedonim veç me Rugovën. I sqarova atij se ne po përpiqemi që të bëjmë diç në këtë drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim në Kosovë.
Me tutje z.Haliti nënvizon:"Biseda ishte normale, pa tension, shumë miqësore. Në fund, Rugova më tha: "Unë nuk i futem kësaj veprimtarie. Unë s'mund t'ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua, sepse unë nuk dua të kem punë me këtë çështje!"
Pra z.Rugova duket se nuk punuar as vet dhe as që ka bashkëpunuar me të tjerët për këtë qëllim,edhe pse e ka ditur fare mirë se kush qëndron prapa aktiviteteve të njësiteve të armatosur,të cilat më vonë (1994) u bashkuan nën emblemën e UçK-së.
Në të vërtet kryetari Rugova,me asnjë veprim konkret ,nuk ka treguar gadishmëri  se është për çlirimin e Kosovës nga Serbia,madje ai ishte edhe kundër demonstratave paqësore që i organizonin studentët...dhe për këtë arsyetohej se "duhet të jemi të kujdesshëm e të mos e tensionojmë situatën pa nevojë..,në mënyrë që të mos e prishim rendin e krijuar demokratik ..." Dhe për cilin rend e kishte fjalën se,-për atë rendin demokratik të krijuar nën sundimin klasik të Kosovës nga Serbia,ku mbretëronte dhuna e përditshme,vrasjet e shpërnguljet masovike të të rinjëve nga Kosova etj.

***

Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike në karierën e tij 15 vjeçare.
Ka qenë:
1.Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
2.Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
3. Kryetar i Republikës së Kosovës;
4.Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës;
5.Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
6.Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi;

Pra,z.Rugova ishte kudo  maja e piramidës...!!!

 ***

çka thonë Milazim Krasniqi dhe Fadil Hysaj,dy bashkëpunëtorët më të afër të Ibrahim Rugovës,pas largimit të tyre nga radhët e LDK-së në shenjë pakënaqësie ndaj verimeve të pa matura politike të kryetarit Rugova?!?!
&
Milazim Krasniqi shkrimtar dhe publicist i shquar,dhe  njëri nga themeluesit e LDK-së i pakënaqur me politikën e Ibrahim Rugovës në qershor 2000 largohet nga LDK-ja.Shkaqet e tërheqjes nga LDK-ja z.Krasniqi i bënë të njohur në një konferencë me gazetarë më 16 qershor 2000.
Ai para gazetarëve vuri në pah  se ›njëra nga çështjet, e cila ka filluar dhe po përfundon kontekstin ndërmjet nesh, është çështja e vlerësimit të UçK-së, kontributet e saj për çlirimin e Kosovës,për dimensionin dhe rolin historik që ka pasur UçK-ja për çlirimin e vendit dhe për historinë më të re të Kosovës", u shpreh Krasniqi.

Në vijim z.Krasniqi thotë:
›Siç e dini,Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë edhe ekzistencën e kësaj Ushtrie,madje edhe pasi që është transformuar dhe demilitarizuar ajo,ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojë as emrin e plotë,por ka vazhduar në mënyrë fanatike t'i quajë grupe të armatosura ose grupe të frustruara".
Sipas tij ky qëndrim fanatik i Ibrahim Rugovës,është edhe njëri nga shkaqet kryesore të tensionimeve të tashme në skenën politike të Kosovës. Nëse një Parti, e cila për dhjetë vjet ka qenë partia më e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin që të udhëheq popullin, nuk pranon se në Kosovë kanë rënë mijëra dëshmorë në mbrojtje të atdheut, atëherë shtrohet dimesioni moral se a ia vlenë të angazhohesh dhe të punosh në një parti të tillë siç është LDK-ja-thotë z.Krasniqi. Mospajtimet e  tij me Rugovën, kishin filluar, siç thotë z.Krasniqi, me përpjekjet e tij për të ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të tij të mbrapshtë për UçK-në.Gjatë kohës së luftës, unë kamë marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UçK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar,por e them se kam qenë palë në mes, tha para gazetarëve z.Krasniqi.

Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka reaguar ndaj takimit të Rugovës me Milosheviqin pa prani ndërkombëtare në maj të vitit 1998.
Në vijim z.Krasniqi ju drejtohet gazetarëve:"E dini se çfarë përpjekjesh janë bërë nga faktorët ndërkombëtarë veçanërisht nga diplomacia amerikane,për të formuar një grup negociatorësh të shqiptarëve,e dini se çfarë improvizimesh banale bënte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh në kohën kur faktori që determinonte jetën dhe realitetin në Kosovë ishte UçK-ja. Fatmirësisht u arrit me presione politike të faktorëve ndërkombëtarë të aleatëve,tani që të formohet një delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe një marrëveshtje për formimin e një qeverie të përbashkët(në krye me Mehmet Hajrizin-vërejtja ime),e cila do të ishte shpëtimi i vetëm i Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj,mirëpo përsëri ishte Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e asaj qeverie".  
Z. Krasniqi, më tutje argumentoi edhe gabimet e Ibrahim Rugovës në planin partiak:"Në planin e brendshëm partiak z. Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa sinqerisht po ju them,ajo mund të quhet parti private e Rugovës.Sipas Krasniqit,Ibrahim Rugova nuk është duke lejuar që të bëhen ndryshime në program dhe statut të partisë duke rikujtuar se›statuti i vjetër i Partisë, neni 24, kryetarit të Partisë i jep të drejtën të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm,ndërsa Kuvendit, i cili është organi më i lartë i Partisë, i jep të drejtën që t'i propozoj vetëm 20 kandidatë. Kjo, vlerësoi Krasniqi, e vë kryetarin e LDK-së mbi Partinë". Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen para gazetarëve duke e bërë të ditur ›se LDK-ja, ende punon me programin e vitit 1990", nga i cili program citoi një fjali,"LDK-ja angazhohet për Jugosllavi federative, ose konfederative dhe për reformën e këtij sistemi politik në këtë drejtim", dhe më pastaj theksoi ›se ky është programi zyrtar i LDK-së". Po ashtu në këtë rast ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me politikën e kuadrove në parti, anëtar i së cilës ishte edhe vet. ›Ekziston vetëm një klan rreth zotëri Rugovës,i cili harton lista,dërgon njerëz nëpër departamente,krijon borde dhe asnjë zgjidhje nuk bëhet në organet drejtuese të Partisë, të cilat kanë mandat statutar për të marrë vendime".
Në vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri pah edhe faktin se në ditën e çlirimit të Prishtinës, Ibrahim Rugova u ka dhënë urdhër aktivistëve të LDK-së,që të mos dalin në qytet as për ta përshëndetur defilimin e TMK-së dhe as për të marrë pjesë në gëzimin,për ditën e çlirimit të vendit vetëm për shkak të faktit se këto manifestime ishin organizuar nga faktorë të tjerë, sipas tij. Ndërsa përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të organizuar një kremtë të 12 qershorit në Prishtinë e quajti disfatë totale.
Milazim Krasniqi,gjithashtu fajson z.Rugova edhe për një deklaratë të papërgjegjshme të tij,ku thotë se "ka informata të sigurta se të burgosurit shqiptarë do ta kremtojnë ditën e çlirimit në burgjet e Serbisë." Për një njeri normal kjo është një deklaratë e pakuptueshme dhe e pamoralshme,sepse sipas kësaj deklarate të z.Rugova del se burgjet serbe janë aq humane sa lejojnë edhe kremtimin e ditës kur ata kanë kapitulluar.

&
Edhe regjisori i njohur Fadil Hysaj(bashkëpunëtor i Rugovës që nga themelimi i LDK-së)gjithashtu i pakënaqur me veprimet politike të z.Rugova detyrohet të largohet përfundimisht nga kjo parti.Në një intervistë dhënë revistës"Kombi",Viti IV Nr.29,datë 05.08.2000,faqe 30,në pyetjen e gazetarit:"Koluareve politike flitet se Rugova në fakt nuk ka këshilltarë të mirë dhe se as që di çfarë ndodh rreth tij. A mendoni se është e vërtet kjo?"

z.Hysaj përgjigjet:
"Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe.Ai nuk njeh këshillë që i flitet në shqip.Është ky një sindrom i çuditshëm.Ai të njejtën këshillë mbase mund të dëgjojë nga dikush i cili nuk i flet shqip,por shqip jo.Ai nuk ka sens,nuk ka nerv dhe nuk mund të të dëgjojë që t'ia thuash mendimin deri në fund nëse i flet shqip.Unë e kam këtë përvojë të komunikimit me të.Ai bëhet nervoz kur të  dëgjon sepse i flet shqip.Në të njejtën kohë e kam dëgjuar se kur t'i vjen një administrator i huaj dhe ky ka pasur durim që ta dëgjojë me orë të tëra,edhepse nuk ka thënë asgjë,ka folur bosh.Ndërsa nga ana tjetër edhe sikur Robert Doll t'i fliste shqip,Rugova kurrë nuk do ta dëgjonte.Unë pandeh se këtu ekziston një kompleks historik.Ai nuk e beson se ekziston shqiptar në rruzull që do të dinte këtij t'i jap këshilla. Sepse ai mendon se është i vetmi shqiptar që din.Por,për të qenë fatkeqësia  më e madhe,ka edhe mjaftë shqiptarë që mendojnë se ky është shqiptari që din ndërsa shqiptarët tjerë nuk dijn asgjë.Kjo do të thotë se ne jemi viktim e një koncepti injorant në politik,të një mazohizmi në këtë plan,sepse ne mendojmë se jemi të mjerë dhe dikush tjetërduhet të na lëkundë e të na rrisë si jetimë.Pra,është ky kompleksi i jetimit."

(...)

  • Postime: 4
pashtriku
#1 ne: 09-02-2006, 05:41:54
nositi mir ke shkruar po disi jam i habitur kur thua se buxhovi ishte
undbash si e ke verfikuar ti ket a ki fakte per kto propaganda kunder intelegjenses shqiptare

  • Postime: 31
Nositi
#2 ne: 09-02-2006, 07:36:55

I nderuari pashtriku,

Se Jusuf Buxhovi ka qenë udbash ka shumë argumente,dhe fillimisht ju ftoje që të lexoni intervistën me njërin nga bashkëpunëtorët e Jusuf Gervallës,z.HYSEN GEGA.

Ju lutem lexoni kete intervistë me kujdes dhe nxirrni pastaj vet konkludimet:

------

Intervistë: Hysen GEGËN,ish i denuar politik

ASGJË NUK HARROHET

Hysen Gega,i lindur në fshatin sallgrazhdë me 1950,njihet midis të burgosurve politikë kosovarë si"legjendë e burgjeve jugosllave"për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës.

(…)

Pyetja:Hysen,a të kujtohet se kur je arrestuar me t'u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit ?

HYSEN GEGA:posi.po ato janë gjëra që nuk harrohen.Më kannë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit,diku kah ora 5-6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej.Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj.pothuajse gjatë gjithë kohës sëhetimeve më kannë marrë në pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI.Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe ADEM IBRAHIMI.Por në fillim të janarit 1981,data e saktë nuk më kujtohet,po ashtu më ka mërrë në pyetje edhe JUSUF BUXHOVI.Kështu ma kannë prezentuar atë.Për JUSUF BUXHOVIN kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i ›RILINDJES"në Bon,por nuk e kisha parë kurrë me sy.Për herë të parë e kam parë aty,në lokalet sekretariatit(UDB-së)në Prishtinë.

PYETJA:Sa herë e ke parë gjithësejt JUSUF BUXHOVIN në jetën tënde?

HYSEN GEGA:Dy herë.Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES NE PRISHTINE.

PYETJA:A ishte fjala për të njëjtën fytyrë?

HYSEN GEGA:Po

PYETJA:A mund të na i përshkruani sjelljet e tij gjatë hetimeve?Për çka interesohej më shumë dhe si sillej?

HYSEN GEGA:Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë.Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani) dhe se i dinte të gjitha gjërat.M'i përmendi disa lokale,por për fat në ato lokale unë s'kisha qenë kurrë.Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte,ma bënte me dije se s'dinte,se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time.ME BENTE PRESION PSIKIK.M'I OFENDONTE SHOKET,VELLEZERIT GERVALLA;IBRAHIM KELMENDIN.E ofendonte ENVER HOXHEN.Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hudhur në rrugë të gabuar prandaj duhet…

PYETJA:Domethënë shprehej me fjalorin më të ndytë të UDB-së?

HYSEN GEGA:Po.Po.Po.Me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen.

PYETJE:Sa herë të ka marrë në pyetje?

HYSEN GEGA:Vetëm një herë.Ka zgjatur disa orë,saktësisht nuk më kujtohet,2 deri në 3 orë.Në prezencën e tij presion psikik nuk më kannë bërë,nuk më kannë rrahur me asgjë…Gjatë asaj kohe kannë qenë mjaftë korrektë.Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI..

PYETJE:A ka pasur ndonjë pyetje të BUXHOVIT rreth vëllezërve GERVALLA?

HYSEN GEGA:Jo,ai s'më pyeste asgjë për ta vetëm se i ofendonte,i shante.Thoshte se ata janë në një rrrugë të gabuar,se ne kurrë s'kemi qenë më mirë…

PYETJE:A mos e ke njohur rastësisht BUXHOVIN gjatë qëndrimit tëndë në RF të Gjermanisë?

HYSEN GEGA:Jo.

PYETJE:A është dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se ai të ka njohur ty?

HYSEN GEGA:Po.Kur më kanë sjellë në zyrë,ata më kanë prezentuar në bisedë e sipër ai(BUXHOVI)më ka thënë se të kam përcjellë,se të kam njohur shumë mirë,i kam përcjell edhe vëllezërit GERVALLA.M'i përmendte disa lokale e kafene,për të cilat për herë të parë dëgjoja prej tij.

PYETJE:Z.Hysen,kemi dëgjuar edhe për një ofertë që të ka bërë UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vëllezërve GERVALLA.Sa është e vërtet kjo?

HYSEN GEGA:Po.Kanë qenë të pranishëm aty MEHMET LUMI,ADEM IBRAHIMI,LORENC SELMANI,VESEL KRASNIQI dhe një SERB.Për herë të parë e kam parë atë aty,vetëm se kam dëgjuar se edhe ai ishte inspektor i UDB-së.Kjo ka ndodhur dikun në muajin qershor 1981,kah mbarimi i hetimeve të mia,në zyrat e SPB-së(UDB-së)së Prizrenit.Vetë MEHMET LUMI më ka thënë,ashtu si edhe të tjerët se"DO TE LESHOJME PREJ BURGUT E DO T'I BEJME TE GJITHA KUSHTET E MUNDSHME,DO TE JAPIM ARME CFARE TE DUASH,KEMI ARME SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VELLEZERIT GERVALLA ,OSE IBRAHIM KELMENDIN!Të holla përveç shpenzimeve,100 000 Marka i ke!!!!"Kjo ishte e tëra.Për këtë i kam bërë me dije edhe shokët pasi më kthyen në burg nga lokalet e SPB-së(UDB-së).

PYETJA:çfarë ishte përgjigjja jote pas një oferte të tillë?

HYSEN GEGA:Atyre u thash kështu:"I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim.M'i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun.Nëse mund t'i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju."Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe,sipas tij,bindjet politike po kalokan edhe në gjene dhe s'paska forcë që t''i ndryshoj

Bisedën e zhvilloi:B.Elshani

Botuar në librin:"Terror,dhimbje,qëndresë"të autorit Faridin Tafallari,në faqen 342-344

--------------

z.pashtriku,
Jusuf Buxhovi ka qene themelues i LDK-se,lexoni shkrimin ne hapje te kesaj teme.

&

Ka edhe dokumente tjera qe deshmojne bashkepunimin e z.Buxhovi dhe te disa intelektualeve tjere te sojit te tij, me Strukturat pushtetore te regjimit titist e sidomos me sherbimin sekret UDB-en.Ne kete rast perjashto punen e Buxhovit si shkrimtar,ketu nuk ka diskutim se ai eshte nje shkrimtar i mire,por se ka qene udbash kjo eshte eshte e padiskutueshme.

Ju pershendes
Nositi

  • Postime: 4
pashtriku
#3 ne: 10-02-2006, 05:50:47
Nositi i nderuar bashkekombes nuk jam edhe qaq i bindur se nji shkrimtar
si buxhovi mund te jet qen nji undbash nese e lojim ket tem po ti akuzon mahmut bakallin plus fadil hoxhen ne temen e rruges politike te rugoves
si titist te vertet po at koh te bakallit dhe hoxhes spaku kishim flamurin kombtar plus kishim fakultetet shkollat e krejt te mirat gati .....
dhe si permend ata njerz qe i ndihmuan milosheviqit mi shkatrrue kosoven
dhe  jan sot  ne qeveri si kshilltar te kryeministrit  ata qe u munduhan me mish e shpirt mi shkatrru kishe grupin politik te gjakoves e prun grupin cetnik ne kosov dhe e murr milosheviqi kosoven pa nji krisme baruti.

pershendetje nositi mos me keqkupto ku ishte mendimi im personal.

  • Postime: 31
Nositi
#4 ne: 10-02-2006, 07:15:45
I nderuari z.pashtriku,

Per Fadil Hoxhen,Mahmut Bakallin e shume politikan,udbash e gjykates,ne vijim ju ftoje te lexoni ne vijim kete shkrim.

Me respekt
Nositi
------

FADIL HOXHA+MAHMUT BAKALLI ME STRUKTURAT PUSHTETORE TE REGJIMIT KOMUNIST TITIST MORI PJESE NE PERGADITJEN E DENIMIT TE ADEM DEMACIT….!!!


(...)
Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 UDB-a ndërmorri një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast (6 tetor 1975)u arrestua për herë të tretë simboli i rezistencës ADEM DEMAçI.Në organizimin e këtij procesi kanë marrë pjesë fatkeqësisht të gjitha strukturat(hallkat)e pushtetit në Kosovë,duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës... e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe/TV-të dhe gazetat).

Në këtë proces drejtpërdrejt kyqen:

1.MAHMUT BAKALLI-ish.kryetar i Komitetit të LKK-së
2.MEHMET SHOSHI-ish-sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
3.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;
4.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;
5.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues;
6.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik;
7.DURMISH KOçINAJ-ish-kryetar trupit gjykues
8.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;
9.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot;
10.MILEVA GRUJIQI-ish-gjyqtare porot;
11.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot;
12.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim;
13.ISAK HASANI-gazetar i ›RILINDJES";
14.ALI OLLONI ish-gazetar i"Zërit të rinisë"
15.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP);


Hetimet ndaj viktimave të këtij procesi i kanë kryer këta udbashë:

1.Bafti Jakupi,
2.Pavle Jelisaviq
3.Mehmet Haskaj
4.Ibush Kllokoqi
5.Drago Dragojeviq
6.Muharrem Dana
7.Sllobodan Mijoviq
8.Asllan Sllamniku
9.Shefqet Hashani
10.Jusuf Karakushi
11.Svetisllav Dollasheviqi
12.Zenun Shala
13.Naip Hoxha
14.Refik Tashi
15.Metush Sadiku
16.Zejnullah Shala
17.Hasan Mehmeti
18.Shefqet Obria
19.Faik Nura
20.Rajko çalloviqi
21.Metë Kuqi
22.Ramçe nga Prizreni
.....etj

çKA DEKLARUAN FADIL HOXHA DHE MAHMUT BAKALLI NË PRAG TË MBAJTJES SË GJYKIMIT KUNDER ADEM DEMACIT...!!!

-Fadil HOXHA-ish-zyrtar i lartë i LKJ-së,pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve tjerë,do të deklarojë:"...Sa pretendentë e të pafytyrë!Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet,as lagjja e vet nuk i njeh,VEç PER TE KEQ E PER HAJNI!!!"

-Ndërkaq Mahmut BAKALLI-kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LK-së,në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976,thotë:

"Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste,por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta.Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste-fashiste shqiptaromadhe(!!!),irredentizmit shqiptar nuk do t'i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist...Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore!!!"

Dhe vërtet porosia e Mahmut Bakallit shkojë në vend.Më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni (pikërisht nga Mahmut Bakalli):Durmish KOçINAJ në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së,në"emër të popullit"shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh dhe me këtë rast u denuan:

1.Adem Demaçi me................. .....15 vjet burg të rëndë,
2.Skënder Kastrati,me..................12 vjet burg të rëndë,
3.Hetem Bajrami,me.................... 7 vjet burg të rëndë,
4.Hasan Dërmaku,me................. 10 vjet burg të rëndë,
5.Osman Dumoshi,me................ 7 vjet burg të rëndë,
6.Rexhep Mala,me...................... 9 vjet burg të rëndë,
7.Selatin Novosella,me............... 7 vjet burg të rëndë,
8.Ilaz pireva,me.......................... 7 vjet burg të rëndë,
9.Fatmir salihu,me..................... 7 vjet burg të rëndë,
10.Xhavit Dërmaku,me.............. 9 vjet burg të rëndë,
11.Sherif Masurica,me............... 7 vjet burg të rëndë,
12.Sami Dërmaku,me................ 6 vjet burg të rëndë,
13.Zijadin Spahiu,me................. 5 vjet burg të rëndë,
14.Isa Kastrati,me...................... 6 vjet burg të rëndë,
15.Ahmet Hoti,me ................... .. 6 vjet burg të rëndë,
16.Njazi Korça,me..................... 6 vjet burg të rëndë,
17.Irfan Shaqiri,me.................... 7 vjet burg të rëndë,
18.Hilmi Ramadani,me ............. 5 vjet burg të rëndë,
19.Nazim Shurdhani,me............. 4 vjet burg të rëndë.


PO CILI ISHTE KOMENTI I FAHREDIN GUNGES ME RASTIN E DENIMIT
TE TRETE TE ADEM DEMACIT...?!

Pas shpalljes së aktgjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë,RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi FAHREDIN GUNGA dha këtë KOMENT televiziv:
(Një fragment i komentit)

"Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës,grupit irredentist,i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë,klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës,e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t'i dënojë vazhdimisht,duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen,ashtu siç i ka gjykuar,denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre.
Pas shqiptimit të denimeve të merituara,ky grup as që meriton të mirret ngojë,sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh,të cilët popullit të vet deshtën t'ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...Pran daj,çdo tentativë e armikut,sikurse edhe e këtij irredentist,do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste,të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste."

Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në "Rilindje","Zëri i Rinisë"etj.Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull"U denua grupi armiqësor irredentist"u shkrua nga Isak Hasani në gazetën"Rilindja" dhe Ali Olloni në gazetën"Zëri i Rinisë".

  • Postime: 4
pashtriku
#5 ne: 10-02-2006, 12:51:25
Nositi
 
Mir po shkrun mashalla po spo pergjigjesh per komunist e xhaxhit enver e stalinit  e tjera a mandej komunistet e serbis te viteve 88-90............!

mandej sikur te ishin bakalli dhe hoxha kaq te kqij dihet se ne vdekjen e F.Hoxhes ishin TMK qe nderuan ket burr .

tung njiher te pershendes Nositi

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#6 ne: 10-02-2006, 13:00:58
Kekoj nga ju qe ti permbaheni temes. Nuk dua ti fshi disa nga postimet, prandaj po ju lus qe te mos merreni me gjera qe skane te bejne me temen.

Nese deshironi te vazhdoni keshtu, ju sugjeroj te hapni nje teme tjeter, pasi kjo teme eshte vetem per Ibrahim Rugoven dhe rrugen e tij politike qe ne fillim te karrieres se tij, e deri ne diten e vdekjes.

Shpresoj se do gjej mirekuptim.

  • Postime: 31
Nositi
#7 ne: 10-02-2006, 15:09:39

I nderuari moderator Bekimi,
Keni plotesisht te drejt,kur kerkoni qe  t'i permbahemi temes
dhe prandaj ne vijim per z.pashtriku sjelli nje shkrim tjeter lidhur me personazhin e kesaj teme,kryetarin tashme te ndjere Ibrahim Rugova.

Ftoje z.pashtriku dhe te tjeret, qe te reflektojne pozitivisht me angazhimet e tyre ne kete teme mjafte serioze,duke u shprehur mendimet origjinale mbi kete teme mjafte serioze.

Me respekt per ju z.Bekimi,per z.pashtriku dhe gjithe pjesemarresit ne kete debate.

Nositi
--------

PROFILI POLITIK I KRYETARIT IBRAHIM RUGOVA

Sheradin Berisha

**
Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova (tashmë i ndjerë) do të mbahet në mend si politikan,që ka folur relativisht pak,shumë pak në karrierën e tij politike.Po të radhiteshin,(pa u përsëritur)të gjitha fjalët e shprehura në  intervista,kumtesa,deklarata… apo edhe në konferencat e tij me gazetarë,ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se një apo dy  faqe të gazetës.
Politikani Ibrahim Rugova edhe në takimet me përfaqësues dhe zyrtarë të ndryshëm të huaj,përdorte të njejtin stil në të folur.Për të ilustruar këtë fakt,me këtë rast po i referohem një bashkëpunëtori të z.Rugova,i cili në vitin 1990,e kishte shoqëruar atë në një turne dy javore në disa shtete të Evropës.
  Ja si e përshkruan  ai Ibrahim Rugovën:
 "Në muajin shkurt të vitit 1990 kisha rast që ta shoqëroj Dr.Ibrahim Rugovën ,në një sërë takimesh politike në disa vende të Evropës perëndimore.Ajo që me atë rast më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova,të cilin e njihja mirë,ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të ›tregimit"të njëjtë politik.Në çdo takim që mbajtëm,e ne i kishim rreth 60(takime)ato ditë,ai i fliste gjërat e njëjta,me të dhëna,konstatime e kërkesa të njëjta,madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta.Dhe e gjithë kjo përsëritje,që mua më duket pak e bezdishme,kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë,ku mekanizmi kujdeset që pllaka,sapo të përfundojë një takim,të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër.Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet,por ia niste aty ku ishte i kurdisur..."


 Dhe,gjatë 15 vjetëve të marrjes me politikë, pak gjëra kishin ndryshuar në atë pllakën monotone të Ibrahim Rugovës.Në të vërtet,kohë pas kohe(dikur më vonë) në diskursin e tij politik janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla,duke futur edhe nocione të reja,që në esenc kishin kërkesën për Pavarësinë e Kosovës.Strategjia e pritjes dhe mosveprimit(mosbërjes asgjë),ka qenë gjithnjë një moment iritues për oponentët  e tij politikë,por jo rrallë edhe për bashkëveprimtarët e tij të ngushtë.Ata,nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje,e këtij emitimi të vazhdueshëm monoton.

**
Artikullimi i porosive(qëndrimeve politike) të z.Rugova,shpesh herë me fjalë gjysmake,e të palidhura si duhet,është thënë se janë përpunuar dhe konkretizuar nga bashkëpunëtorët e tij  të afërt.Dhe këto qëndrime pastaj janë interpretuar  në format më të pranueshme tek anëtarësia e gjerë e LDK-së.Në të vërtet,zëdhënësit  e LDK-së i kanë interpretuar në bazë,ato që z.Rugova i ka ripërsëritur shumë herë,duke ia përshtatur vullnetit të  masës.Sakaq,në shumë tubime  me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së,zëdhënësit e z.Rugova,propagandonin edhe,se kryetari  ka disa gjëra që s'mund t'i thotë  publikisht dhe ato që s'mund t'i thoshte hapur i thotë me heshtje…!!!Pra,sipas kësaj logjike"edhe kur Rugova heshtte,heshtja e tij fliste...!!! Ky sllogan stereotip,nga  anëtarësia e LDK-së ... do të përceptohet si vlerë e veçantë e  kryetarit Rugova.

**
Bashkëpunëtorët e z.Rugova edhe jashtë Kosovës,heshtjen e tij do ta interpretojnë si cilësi të një demokrati të madh,madje të kalibrit më të lartë evropian e botëror. Këtë ciliësi prej demokrati,,përfaqësuesit e LDK-së   e arsyetonin me të folurit e tij të butë,të qetë,të ngadalshëm,me zë të ulët,pa nervozitet… etj Në këtë kuptim,për të sforcuar bindjen e anëtarësisë së LDK-së se z.Rugova është melaqja e zotit,zëdhënësit  e tij,shpesh herë do të përsërisin sollganin, se"Presidenti Ibrahim Rugova edhe kur është kritikuar apo  akuzuar nga kundërshtarët e tij pa të drejtë,ai asnjëherë nuk u është përgjigjur kritikave dhe akuzave ,por veç ka shikuar punën e vetë…"
Ky sllogan,thënë realisht sikur i ka parapëlqyer anëtarësisë së gjerë të LDK-së...të cilët për një decenie rresht jetuan edhe me iluzionin e mbjellur pikërisht nga z. Rugova,se"lirinë dhe pavarësinë do ta fitojmë me durim,duke ndenjur urtë,duke mos e provokuar situatën që të mos dalë nga kontrolli,..,,apo,se në Evropë do të hyjmë me laps në dorë etj etj,ndërsa dihej mirëfilli se,po të mos ishte sakrifica më sublime e luftëtarëve të UçK-së dhe gjaku i mijëra dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë,me politikën e ›durimit e të mosveprimit"të z.Rugova,Serbinë me tërë aparatin shetëror të saj do ta kishim edhe sot e kësaj dite në Kosovë.

**
Poqëse vetëm të folurit  e z.Rugova,të shpërfaqte profilin e tij prej demokrati,sikur heshtja e tij të  ishte tregues i demokracisë,atëherë kongresmenët apo senatorët amerikanë, parlamentarët anglezë,francezë,gjermanë…,që kanë traditë të gjatë demokratike,nuk do të ishin demokratë,sepse shpeshherë ata din të flasin me zë të lartë,të kritikojnë oponentët politikë…madje,madje ndonjëherë din edhe ta grushtojnë tavolinën…!!!
Gjykoj se analogjia:"të folurit e z..Rugova-me demokracinë",nuk mund të jetë barometër i sakt që do ta përcaktonte atë si demokratë të kulluar.
Kujtoi se kjo formulë u përdorë,më shumë se kaq,si përpjekje për diciplinimin e shqiptarëve,dhe krijimin e një ›kulture të ashtuquajtur demokratike"që do t'ia zgjaste jetën›sundimit"apsurd klasës së papërgjegjshme politike në krye me z Ibrahim Rugova,edhe në rrethanat e sundimit klasik të Kosovës,nga regjimi  serb i Millosheviqit.

**
Edhe pse, në skenën politike të Kosovës deri në fillim të vitin 1998 përveç LDK-së kalëronin ›vepronin" edhe disa parti tjera politike,si:PSHDK,PLK,PSDK…,PPK e ndonjë tjetër,pastaj ekzistonin dy kuvende(Kuvendi i Ilaz Ramajlit dhe Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 24 majit 1992),dy këshilla koordinues të partive politik,Qeveria e Bukoshit në ekzil …etj,megjithatë të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rreth saj,në mënyrë apsolute qenë të lidhura me të thënat dhe të bëmat e kryetarit tashmë të vdekur Ibrahim Rugova.Dhe,prandaj ky politikan,deri në fund të vitit 1997,kur doli publikisht në skenë  UçK-ja,do të "sundojë" në mënyrë apsolute mbi shqiptarët.
Në të vërtet,asokohe  z.Rugova:,vet ka vendos-e vet ka vulos,për çdo gjë në Kosovë dhe për këto veprime vetjake,sa dihet nuk e ka përfillë as Kushtetutën e Kaçanikut(në të cilën shpeshherë thirrej)s'i  ka dhënë asnjëherë askujt llogari,madje as edhe ekspoziturave të veta ›politike-institucionale",siç ishin:Kuvendit i pakonstituuar i Kosovës,Qeverija Bukoshi,LDK-ja...Pra,ky profil politikani me këtë sens politik,ka dëshmuar se më shumë se demokrat,ishte një autokrat i papërmirsueshëm dhe se duke qenë i tillë,pa hezitim themë se i ka shkaktuar dëme të mëdha organizimit të mirëfillt kombëtar për çlirim ,nga sundimi shekullor serb.

**
  Meqenëse,z.Rugova ishte mësuar të ›sundojë" vetë në Kosovë,pa u konsultuar as edhe me ›eksponentët e tij fiktiv institucional"dhe të bëjë politikë prej autokrati,këtë"autoritet autokratik"është përpjekur ta ushtrojë edhe gjatë luftës çlirimtare,të drejtuar nga UçK-ja.
Ndonëse Ibrahim Rugovën si kryetar të Republikës së Kosovës,neni 108 i kushtetutës së Kaçanikut ,në rrethana lufte e obligonte që ta"shpallë mobilizimin e përgjithshëm"si dhe" të udhëheq rezistencën popullore",ai këtë nuk e bëri,dhe lëre që nuk e bëri,por për më keq ,u bë penges dhe i dëmshëm për mobilizimin gjithëkombëtar gjatë luftës çlirimtare.Së këndejmi,na kujtohen mirë deklaratat e tij anti-UçK..,,kur këtë ushtri të lavdishme e cilësonte si" "krijesë e shërbimeve serbe""si dorë e zgjatur e serbisë"…,ndërsa drejtuesit e UçK-së i cilësonte si "individ të frustruar"…!!!

**
Gjatë këtyre ditëve të zisë,nëpër  shumë tubime e prononcime përmortore, për të ndjerin Ibrahim Rugova u tha e çka nuk u tha se ishte,edhe për ato veti që nuk i kishte.

-U tha se ishte ›udhëheqës trim e i guximshëm ...",ndërsa mbahet në mend,si politikan,që mbillte frikë e defetizëm në popull, me deklaratat,se :" Serbia është e fortë...","se  nuk mund të  luftohet me Serbinë..","se për 24 orë na bënë rrafsh me tokë...","se ,do të mund të na shkatërronin të gjithëve si popull..." etj etj.

-U tha se ishte"Gandi i Ballkanit","Gandi i Kosovës"…,ndërsa nuk kishte asgjë të përbashkët me rezistencën gandiste.Derisa  Gandi kishte bërë rezistencë aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez,z.Rugova duke i ikur përballjes me regjimin,pëlqente rezistencën pasive,krejt pasive(vetëm me fjalë),pra pëlqente mosveprimin aktiv.
Si i tillë,shpeshherë Ibrahimi,ishte edhe  kundërshtar i rrept ndaj  protestave studentore,e protestave tjera,që përpiqeshin t'ia kthenin shqiptarëve krenarinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbuar.

-U tha se ishte"politikan që kultivonte unitetin…",ndërsa veprimet e tij  politike,tregonin se nuk ishte i tillë.Ai,deri në shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga  kanceri në mushkëri,nuk kishte mbajtuar asnjë takim gjithëpërfshirës me lidershipin politikë shqiptar,për ta kultivuar këtë unitet.Njihej si prijës autokrat,dhe nuk i përfillte këshillat e politikanëve tjerë shqiptarë.,Madje edhe kur thirrej në  ndonjë takim nga liderë të  tjerë politik,ai  nuk shkonte(i bojkotonte)ato.Ndërkaq,nuk hezitonte  të shkonte në takimet,që i organizonin UNMIK-u apo zyrtarë tjerë ndërkombëtar.

-U tha se  ishte"i pathyeshëm përballë regjimit serb të Millosheviqit",ndërsa nuk mund të fshihen nga kujtesa jonë:Marrëveshja për arsim Millosheviq-Rugova(01.09.1996) ,takimet dhe buzëqeshjet e tij me Millosheviqin më 15 maj 1998 dhe gjatë muajve prill-maj 1999,të zhvilluara në Beograd.

-U tha se ishte"luftëtar i denj i  lirisë…",ndërsa asnjëherë nuk i kishte zënë në gojë luftëtarët e vërtet të lirisë,nuk e kishte zënë në gojë Ushtrinë çlirimtare të Kosovës,nuk kishte vizituar asnjë familje të dëshmorëve,për më tepër ky ›luftëtarë i lirisë"nuk e kishte vizituar asnjëherë Prekazin,nuk ishte përkulur asnjëherë para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari…,ndërsa atje shkuan dhe me respekt u përkulën,shumë burrështetas,diplomatë dhe ushtarakë të huaj .

U tha se ishte"Ismail Qemaili i Kosovës","profet i shqiptarëve","Skënderbeu i dytë","burrështetas i madh dhe arkitet i pavarësisë së Kosovës","politikan ,që i ndërroi rrjedhat e historisë","…shpëtues i substancës shqiptare nga shkatërrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit","profet i shqiptarëve","…vigan i pamposhtur…","simbol i ndryshimeve në Ballkan","vizionar i rrallë…","…mishërim i aspiratave kombëtare…"….

Pra,për Ibrahim Rugovën u tha e çka s'u tha se ishte ,edhe për ato veti që s'i kishte...!!!

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#8 ne: 10-02-2006, 15:20:23
Nositi, te falenderoj qe gjeta mirekuptim.

SHpresoj se postimet tua te jene te frytshme dhe te kenaqshme per te gjithe.

Ja kalofsh mire.

  • Postime: 34
Burrniku
#9 ne: 10-02-2006, 15:59:10


  Filozofia politike e Dr.Rugoves nuk ishte as forme e as mjet reklame , ishte thjeshte nje obligim , detyrim ndaj atdheut.
  Me sa pash ketu ,qellimi i kesaj teme del sheshit qe ne fillim-denigrimi i Rugoves si personalitet dhe denigrimi i filozofise politike te Presidentit te ndjere Rugova.
   Autori thirret edhe ne deklarata te bashkepuntoreve te Presidentit ne mesin e te cileve ka edhe te atill qe deklarojn se deri te ndarja ka ardhe edhe per shkak te UCK- se.
    Autori harron apo ndoshta edhe anashkalon me qellim shumecka qe  dihet dhe duhet ditur.
    Presidenti ishte i informuar shume mire per te gjitha qe ndodhnin ne Kosove dhe rreth saj.Ai e dinte se udheheqes te UCK-se i deklarojn Fadil Hoxhes se rruga e jone eshte vazhdim i rruges suaj.Ai e dinte se ne diten kur varrosej Fadil Hoxha me nderimet e TMK-se , varrosej edhe nje kryetare komune, nje institucion, po ku nuk kishte nderime "ushtarake" Ai i dinte te gjitha por detyrimi qe kishte marre duhej qu deri ne fund e ai ishte qe Kosova te behej shtet i pamvarun cka edhe e realizoj.
  Ai e dinte qe shume kush nuk eshte i pergaditur per nje rruge te gjate e te mundimeshme por qe asnjehere nuk ua ktheu me te keq. Ata qe i qendruan besnik deri ne fund , se paku , tash mund te krenohen se  rruga e tyre ka qen e drejte e per kete tregoj populli i Kosoves edhe ne zgjedhje e edhe ne percjelljen e fundit.
  Presidenti e dinte se cka me se shumti i duhet Kosoves.Ai e dinte se mungesa e miqeve i ka kushtu popullit Shqiptare gjithmone dhe shih ,per kete arsye ,  mundin me te madh e pat tek krijimi i miqeve te vertete .Ai e dinte se te tillet nuk mund t'i gjej ne Moske e Atine por ne Perendim -Europe e SHBA.Ai e dinte se Kosoves i duhen ushtare dhe se ata nuk mund te pergaditen as ne Drenice  ,as ne Llap e Dugagjin por ne kampe trajnimi ne Shqiperi , nga oficer te shkolluar dhe qe e njohin teorikisht dhe praktikisht artin e luftes .Edhe kete e beri por fatkeqesisht ata qe pergaditeshin me i pri luftes u vran .Salihu, Ademi e Zahiri nuk jan me por edhe Presidenti nuk eshte me .Tani ,Ai shkoj tek komandantet e tij .Lavdi per jete te jeteve jets dhe vepres se tyre.
  Presidenti Rugova obligimin dhe detyrimin ndaj Atdheut e qoj deri ne fund me nder dhe me dinjitet kurse neve tash nuk n'a mbetet tjetr veq se, nga ky obligim, te marrim edhe ne pak dhe te bejme dicka per Atdheun ton te Shtrenjet.

  Filozofia politike e Dr. Rugoves ishte detyrim ndaj Atdheut.




  • Postime: 31
Nositi
#10 ne: 10-02-2006, 19:03:30

***

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës(më 21 janar 2006)u mbajtën disa tubime përkujtimore dhe aty u ritheksuan shumë "merita" të të ndjerit Rugova.
-Në një fjalim përmortor z.Kolë Berisha nënkryetar i LDK-së,të mbajtur më 23 janar 2006,që u  transmetua drejtpërdrejtë në RTK dhe të botuar në gazetën"Zëri i ditës"datë 24 janar,faqe 2,thekson(po citoi):
"Në këtë janar,Kosova humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese të njohur si Deklarata e 2 korrikut(1990),të Kushtetutës së Kaçanikut,të referendumit për Pavarësinë e Kosovës,organizatorin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale,shumëpartiake,akte këto që vunë bazën e fortë formale-juridike për ndërtimin e institucioneve  të para të pavarura në Kosovë dhe shenon fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX..."

Po t'i referohemi librit  Mehmet Krajës"Vitet e humbura",(njërit nga bashkëpunëtorët më të ngusht të Ibrahim Rugovës deri në vitin 1995, dhe pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e LDK-së...,së fundi edhe "ambasador" në Zyrën e Kosovës në Tiranë(1994)),del se LDK-ja dhe lidershipi i saj nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në hartimin e "Deklaratës së 2 korrikut" dhe "Kushtetutës së Kaçanikut"...!!!

Z.Kraja në librin e tij"Vitet e humbura"faqe 230 e 234, shkruan(po citoi):
"Delegatët  shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese,teksti i së cilës është bërë i njohur që atëherë.Dy muaj më vonë,në një mbledhje të fshehtë në Kaçanik,po këta delegatë miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe detyrohen të dalin në ekzil.Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështet edhe njërën edhe tjetrën.LDK-ja qëndron fuqimisht pas këtyre akteve.As njërin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetë,nuk ka marrë pjesë në hartimin e tyre dhe vendimi për shpalljen e tyre,merret vesh,nuk është marrë nga LDK-ja.E di me saktësi se kryesia e LDK-së ishte e informuar pjesërisht për njërën dhe për tjetrën dhe as nuk mbajti mbledhje për këtë punë dhe as që kërkoi prej dikujt ndonjë shpjegim.Ajo kryesi,madje nuk shtroi as ndonjë pyetje të vetvetishme e as nuk bëri vërejtje,të cilat kishte arsye t'i bënte,sepse dihej që atëherë se pikërisht prej saj do të kërkohej t'i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute,të miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj.(...)Pra LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratën Kushtetuese dhe as Kushtetutën e Kaçanikut..."

Kjo besoj, nuk do koment !!

  • Postime: 4
pashtriku
#11 ne: 17-02-2006, 08:14:13
 :( Bekimi na fal per pak qe u qakrrum pak me nositin per ket tem kaq komplikune me etikime e tjera po nositi kush asht ku qfar sheradin berisha mos je ti se ka po shkoj pom del ku qfar sheradin berisha neper forume
mos asht edhe ku pahiri i undbes a ???????????????

  • Postime: 698
Odise
#12 ne: 17-02-2006, 23:51:38
eshte mire qe secili ta gjeje vetveten e humbur dhe nuk besoj se do te kene vend ata t'udbes ne kete forum, sepse faktet jane ma kokeforta se sa disa qe mundohen t'i mohojne dhe nje kohe e nje dite, do te shihet e gjithe mjegullira e djeshme e secilit!

Kundervenju fakteve me kunderfakte, nese keni fuqi t'i demantoni ato. Askujt nuk i ka shkua kungulli mbi uje gjithmone, po dikur mbushet uje e bie ne fund!

Ne kete teme kaq serioze, duhet te permbaheni fortmire e te jeni shume serioz!

Siell fakte te gjalla!

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#13 ne: 18-02-2006, 08:51:29
Nuk kam cfar te them. Odiseu tha ate qe eshte e drejte.

Ja kalofshi mir vllazen.

  • Postime: 176
Creator
#14 ne: 18-02-2006, 09:54:36
Ta vlersoni figuren e Dr Rugoves  Nje Bekim,Nje Odise,nje Nosit,Nje Pashtrik e kety po e vendoj edhe veten si di mos jemi shum te vgjel  ne krahasim me veprat edhe  pune qe beri Dr,rugova per kosove ,por kure njeriu ka kohe   ben edhe llafe rrugesh ,Historia  do ja  vendos secilit  vendin te ciline  meriton e  ju  mos u bani si Cicerona se  Historine shkruan dikush tjeter   kaloni sa ma bukur

  • Postime: 160
Ramis
#15 ne: 18-02-2006, 10:10:17
po lejeni more ket histori edhe nese ja shkrujn naj histori njerzit e tina ja shkrujn qe ka hanger e ka pi bashk por shum kush e din se cila esht historija e Rugoves dhe cila ishte politika rugove dhe per qfar qeshtje Rugova esht munduar Pe Autonomin qe te ti kthehet prap kosoves por pas luftes QLIRIMTAR TE KOSOVES i gjeti rruget e qelne dhe pastaj e kish ma let me qenis Flamra per qefin e vet dhe besa edhe vet Rugova pranoj qe aj flamur te behet i kosoves.pse luftuam apo pse lutuan ma mir te thojsha se dikush vetem qe e din se ishte luft ne Kosov se disa as qe kan Perjetuar dhe tash jan met me politiken e gabuar Rugovase....por njerz qe mundohen me nrru flamurin kombetar qfar njerzish tju thuash atyre pa bytur as shumic popullaten vetem shohin endrra te pa lakmushme dhe dalin si jerum dhe i ngjesin neper bandera por gabojn se nje her jaukan kall ne tjetren her ndoshta doti shtin mej hanger ata qe i qesin...sepse edhe pse jan ne pozit nuk mujn me kan Zoti Kosoves sepse poplli vendos per gjith qak e jo ata qe jauka qarru syt korrupcioni.por leni kto muhalife RRUGA RUGOVES PER SERRBI TE MADHE POR I DESHTOJ!!!!!

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#16 ne: 18-02-2006, 10:16:30
Ky ramisi fol si me qenë komandant i UCK-es ?  :@

Me vjen keq qe nderhyj, por ofendimet personale nuk tolerohen aspak

Unë e ti do tregojme historinë e Dr. Rrugoves , hajde mos fol pallavra...
« Editimi i fundit: 20-02-2006, 09:05:01 nga Bekimi »

  • Postime: 160
Ramis
#17 ne: 18-02-2006, 10:19:31
Zero Tolerance per ofendime Personale
« Editimi i fundit: 20-02-2006, 09:06:28 nga Bekimi »

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#18 ne: 18-02-2006, 18:58:02


Nuk vazhdohet keshtu, turp eshte.
« Editimi i fundit: 20-02-2006, 09:09:05 nga Bekimi »

  • Postime: 160
Ramis
#19 ne: 19-02-2006, 07:19:12
Mesohu te respektosh te tjeret
« Editimi i fundit: 20-02-2006, 09:12:09 nga Bekimi »

  • Postime: 176
Creator
#20 ne: 19-02-2006, 08:50:55

Mjaft Me
« Editimi i fundit: 20-02-2006, 09:13:30 nga Bekimi »

  • Postime: 76
Biger
#21 ne: 19-02-2006, 12:37:02
HAHAHAH O CRETAOR PO PSE PO  MIRRESH ME KETA  TI A E DIN KSUH U KAN  DR  IBRAHIM RUGOVA  BOTA  E DIN KUSH U KAN AJE SHKURT MASEMIRI E KA DIT POPULII
E AJE E KA LAN NJE FORMUL ME VENDE "KUSH JAN ATA QE ME U MARR UNE ME TA" PO LERI
« Editimi i fundit: 20-02-2006, 09:20:02 nga Bekimi »

  • Postime: 31
Nositi
#22 ne: 20-02-2006, 07:10:05


DERISA PER RUGOVEN-TITOJA ISHTE "SIMBOL I SE MIRES...."HISTORIA TREGON SE AI ISHTE KRIMINEL PER SHQIPTARET...!!!


***

Ibrahim Rugova ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe krahas punës në fushën e kritikës letrare me përkushtim ka shkruar edhe studime letrare kushtuar "shembëlltyrës" së  Josip B.Titos.
Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977 kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton:"Tito për Kosovën,Kosova për Titon/Tito o Kosovu,Kosovu o Titu",Ibrahim Rugova mbajti referatin me titull:"Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi".Në këtë studim"shkencor",z.Rugova,kryetarin Tito e  cilëson "gjenial","si
simbol i së Mirës,i heroit,i mësuesit dhe i edukuesit..." ,dhe sipas tij"gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini."Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjerash thekson se:Tito"...duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor."Studime të tilla shkencore të z.Ibrahim Rugova,janë botuar në libra dhe në shtypin e kohës,si në "Rilindje","Zëri i rinisë" etj.

***

Ndërsa Josip Broz Tito,për Ibrahim Rugovën dhe klasën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai,ishte"simbol i së mirës,heroit..., realizues i plotë i lirisë...",nuk mund të thuhet,(në asnjë mënyrë),se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptarë,përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.
Ky konstatim mund të argumentohet me lehtësi,po t'i referohemi fakteve historike.
   Dihet mirëfilli se pas luftës së dytë botërore,populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike,(që mbetën padrejtësisht jashtë kufijëve të Shqipërisë londineze),u persekutua në forma të ndryshme nga regjimi jugosllavë i Titos.

-Tito ishte ai gjakatar, i cili nga viti 1944 e këndej,kishte vrarë e persekutuar mijëra shqiptarë,të cilët si ideal kishin bashkimin kombëtar dhe nuk u pajtuan të jetojnë nën sundimin  e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it;

-Tito ishte ai,që në shkurt 1953 në Split të Kroacisë me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili,nënshkroi "marrëveshjen gjentelmene",me anë të së cilës ripërtriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;

-Tito ishte ai që, për realizimin e kësaj marrëveshjeje,ngarkoi ministrin e brendshëm federativ,antishqiptarin Aleksandër Rankoviç,ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ,të përbërë nga oficerë e udbashë  të sprovuar kundër shqiptarëve;

-Shtabi i Tito-Rankoviqit me të gjitha strukturat shtetërore ishin ato,që në periudhën 1953-1966...(për shkak të dhunës së përditshme) i detyruan të shpërngulën:452.371 shqiptarë për në Turqi;

-Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai,që në dimrin e acart të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve,ku gjatë ekspeditave të policisë/UDB-së,në format më çnjerëzore u rrahën,u keqtrajtuan e u pereskutuan mbi 30 mijë shqiptarë,u mbytën nga torturat 103 veta,ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë.Dhe ky aksion famëkeq,kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës,atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.

Tito-ky"simboli i së mirës.."së Ibrahim Rugovës,ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë,ndosnëse burgosjet e shqiptarëve nuk do të ndalen deri në vitin 1999.Dhe ta zëmë,sipas të dhënave policore jugosllave,vetëm  gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar  rreth 900 mijë shqiptarë,prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni,Mal të Zi,në serbi etj.
Kjo është fytyra e vërtet e Titos.

  • Postime: 70
Kena
#23 ne: 22-02-2006, 19:06:28
Per qe kaqen I.Rugova anetare i L.K.J deri ne shpartallimin esaj ajo nuk diskutohet.
Ne kosove po edhe ne viset tjera shqiptare ne ish Jugoslavi, flas prej vitit 1981 qe jam vet deshmitare i kesaj kohe ederi me sot, shqiptaret ishin te  ndam ne dy taborre neta Titistet.
Dhe "Nacionalistet Irredentistet Shovinistet" siq i quante pushtetti i atehershem ata qe kerkonin te drejtat e tyre si komb.
Kjo pjes e Kombit shpesh her denohej jo vetem nga gjygjet serbe por qe folshin shqip, por denoheshin edhe nga vet popullate shqiptare duke i injorue apo edhe duke i sulmue se " pojau prishin rehatin, pojauprishin vllaznim bashkimin po don me eprish Jugosllavin qe me aq mund e bani titoja.
Diferencimet ishin kudo ne shkolle,Fakultete,ne pune,ne Administrat,ne Art,Kulture, pra kudo, pra  edhe zotri Rugova jo rrall her ishte ai qe denonte apo diferenconte ata qe e prishnin rendin qetsine dhe vllaznim bashkimin, dhe ishte kunder veprimeve kunderrevulucionare,nacionaliste,irredentiste.
Meramjen e murit te berlinit era e pluralizmit undie edhe ne Kosove, dhe u formue L.D.K dhe aty 90% shqiptaret u rreshtun rreth kesaj partie tue mendue se kjo parti dote ishte bartese e zhvillimeve, dhe per lirin e Kosoves.
Sakolonte koha zbehej besimi per njerzit qe ishin ne krye te kesaj partie se nuk leviznin nga vendi pra nuk benin shum perte mos then nuk benin aspak perveq konferenca per shtyp qdo te Premte, per ket arsye filluen te largohen shum njerez perparimtare dhe atdhetare te devotshem si  Halil Alidemaj, Ukshin Hoti,etj, etj.
Krahu ekstrem (siq i quante zotri Rugova) ish te burgosurit politik ben perpjekje per ndryshime por nuk ishte emundun sepse shumica aty ishin, ish Titistat, pranaj definitivisht nte 1998 undan prap Titistet dhe Nacionalistet,Irredentistet,Shovinistet,tani edhe Terroristet.
U ndan krahu i luftes dhe kundershtaret e luftes, keta "trrorista" po eprishnin rendin demokratik qe ekishte vendos Kryetari I. Rugova, dhe pastaj dihet rrjedha krejt politikes deri me sot.
Edhe gjat luftes sikur se deri sot shumica kan qen me keta te rugoves pra me ish Titistat sepse ky ashtu ishte vet, po edhe i perfaqsonte at shtres te popullit qe nuk ishin te gatshim te sakrifikojn diqka per kosoven per lirin esaj e aq me pak jetn, por keta pranonin ate qe jau japin edhe ashtu si jetohej nuk ishte keq per ta, ndersa ata qe ishin te gatshem te japin gjithqka per lirn e kosoves, dhe eben, ate u largun definitivisht nga kjo politik per ulese dhe poshteruese per kombin.

  • Postime: 5
ata
#24 ne: 30-03-2006, 05:44:16
po lejeni more ket histori edhe nëse ja shkrujn naj histori njerzit e tina ja shkrujn qe ka hanger e ka pi bashk por shum kush e din se cila esht historija e Rugovës dhe cila ishte politika rugove dhe për qfar çështje Rugova esht munduar Pe Autonomin qe te ti kthehet prap Kosovës por pas luftës QLIRIMTAR TE KOSOVES i gjeti rrugët e qelne dhe pastaj e kish ma let me qenis Flamra për qejfin e vet dhe besa edhe vet Rugova pranoj qe aj flamur te bëhet i Kosovës.pse luftuam apo pse lutuan ma mir te thojsha se dikush vetëm qe e din se ishte luft ne Kosov se disa as qe kan Perjetuar dhe tash jan met me politikën e gabuar Rugovase....por njerz qe mundohen me nrru flamurin kombëtar qfar njerzish tju thuash atyre pa bytur as shumic popullaten vetëm shohin endrra te pa lakmushme dhe dalin si jerum dhe i ngjesin nëpër bandera por gabojn se një her jaukan kall ne tjetrën her ndoshta doti shtin mej hanger ata qe i qesin...sepse edhe pse jan ne pozit nuk mujn me kan Zoti Kosovës sepse poplli vendos për gjith qak e jo ata qe jauka qarru syt korrupcioni.por leni këto muhalife RRUGA RUGOVES PER SERRBI TE MADHE POR I DESHTOJ!!!!!

nuk pajtohem  me ty zoteri
keto se qfare thua ti si p.sh duke u nisur nga ata njerezit si thua ti se gjoja njerezit e tij i paskan shkru historin rugoves ti ne qoft se don ta dish ket historin e rugoves zoteri i nderuar e ka shkruar jeta e tij  po gjithashtu puna e tij zoteri ku kjo u deshmua nga ana e popullit shum mir ne zgjedhjet e para luftes po gjithashtu ato te pas luftes ku u munduan parti te ndryshme ta prapagandojn ne qdo menyr zoteri ibrahim rugoven por kjo ishte e pa mundur zoteri

po gjithashtu zoteri ku mbetem te puna e flamurit tash une nuk e di zoteri se ku egzistoin dy shtete me nje flamur apo je duke menduar se je duke jetuar ne shqiperi apo ku? zoteri ne qoft se don shytetesin e kosoves atheer kosova duhet ta ket edhe flamurin e vet

po gjithashtu at si thua ti se njerezit nuk paskan perjetuar luften ne kosov dhe pastai i paskan jap voten zoteri rugoves sa po e kuptoi keshtu thua ti
por une dua ta spjegoi edhe ket se te gjith ata qe nuk e kan perjetuar luften p.sh njerez me qenderim ne europ i kan jap voten si p.sh hashim thaqistit ose ma mir ta quaj hashim komunisti  sepse nuk e kan ditur se kujt po, i japin voten

po gjith aszhtu zoteri se qfare  ke shkruar ti ne fund se gjoja rugova paska dashtur me formuar serbin e madhe po me duket
edhe ket dua ta spjegoj zoteri se serbin e madhe deshi ta formoi politika thaqiste me duke vrar politikan dhe popullat te pa fajshme te kosoves
ku mos te vceku se qka ndodhi ne shum zona te uck ku u vran shum njerez shqipetar e u dhunuan shum femra shqiptare nga njerezit thaqist te udhhequr nga hashim thaqi

ku per fund dua ta shtoi vetem ket
ju faleminderit amerik
ju faleminderit europ
te faleminderit i pa vdekshmi zoteri ibrahim rugova