Artan Shabani, piktori që ngjyros poezinë - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Artan Shabani, piktori që ngjyros poezinë

Artan Shabani, piktori që ngjyros poezinë

· 1 · 1000

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-10-2010, 00:41:15
Natyralisti dhe ekspresionisti Artan Shabani është një ndër emrat që nuk mund t’i lësh kurrë pa përmendur. Tablotë e tij gjenden në shumë muzeume dhe eskpozita të Europës.



Përmes ngjyrave të forta lançohet lehtësisht emri i tij, emër që shihet në fundin e shumë pikturave, por që të bën të meditosh për nga interpretimi i shpirtit artistik dhe brishtësisë stilistike si dhe nga dhimbja që përcillet në shumë tablo të tij.

Jeton në Venecia prej shumë vitesh edhe pse kohët e fundit I ka shtuar kontaktet me Shqipërinë e sidomos me vendlindjen e tij, Vlorën ku ka hapur edhe një galeri art “The promenade gallery”ku përveç tablove të tij ka kespozuar edhe shumë emra të njohur të artit bashkëkohor Italian dhe europian.



Pafundësi elementi

Piktura të pafundme, që fillojnë me portrete, peizazhe dhe rikthehen duke humbur në atë grumbull ngjyrash të përcjella plot thjeshtësi e delikatesë. Një dorë që i sjell të gjithëve detin e bukur të Vlorës apo perëndimin e artë të bregdetit shqiptar, gërshetimin e natyrës midis ashpërsisë dhe butësisë që e karakterizon të bën domosdoshmërisht ta duash atë.

Ndërsa nuk mungon “Gruaja në kolltuk” një tjetër prezantim nga “libri” i pikturave të pafundme që tregon se në këtë pafundësi nuk mungon kurrsesi detaji femëror i krijuar me po aq thjeshtësi dhe vështirësi artistikisht origjinale, por që mbetet tejet e kuptueshme. Këto janë disa nga mijëra elementet e pikturave të Artan Shabanit.



Peneli i tij është një ndër më të spikaturit, jo vetëm në pikturën shqiptare por edhe në atë europiane e përtej, ku zëri i tablosë së tij flet duke jehuar shumë larg. Dominante në pafundësinë e përfaqësimit të penelit të tij nuk është vetëm larmia e tiparit, por kombinimi i tyre me shumë të tjerë dhe shprehia e protagonistes në kontekste ngjyrash apo dritëhijesh.

Midis shprehisë protagoniste, që përcillet nga tiparet e tablosë së tij, ngrihen ide që japin kuptime aty ku gjithçka duket e pakuptueshme, konfuze, por dora e lirë zgjidh çdo paqartësi që vetëkrijohet për t’u vetëshkatërruar. Është autenticiteti i një arti që mbetet pafundësisht arti më autentik ai që mban emrin e Artan Shabanit.

Udhëtim midis ngjyrash 

Ajo që e ka lartësuar vërtet emrin e Shabanit ka qenë jo vetëm prezantimi origjinal i pikturës së tij të pafundme, por mbi të gjitha mbushja e këtyre pikturave me ngjyra; ngjyra që ngrijnë çdo lëvizje, por që gjithsecili mund t’i kapë ato. Arti modern është ai lloj arti që përcjell në çdo detaj ekspresivitet.

Prandaj cilësohet edhe si i tillë. Subjektet e tablove moderne dhe ekspresive mbeten materialet e pazakonta përmes të cilave kërkohet të zëvendësohet arti tradicional. E ndërsa stili i Artan Shabanit përveçëse humbet në tërë atë mbretëri figuracioni, pamjesh dhe idesh di të transmetojë edhe rrënjët antike të një shpirti po aq antik.



Por në talentin e tij nuk shihet vetëm reflektimi i një pune teknike, por fatmirësisht ai kompozon përmes dhe midis ngjyrave melodi të ndryshme të toneve të ulëta dhe të larta, ku poezia është simboli i punës së tij. Ngjyra e ngjyra të shumëllojshme.

Ngjyra të përziera me njëra tjetrën, ngjyra që imitojnë njëra tjetrën, por edhe ngjyra që nuk i përcaktojmë dot. Midis këtyre ngjyrave përsëri mund të përcaktosh ato që dominojnë më shumë. Cilat janë të përzemërtat e Artanit?

Megjithëse i dashuron të gjitha ngjyrat midis tyre përsëri ai përzgjedh. E kuqja, përmes së cilës ai shpreh pasionin, të fuqishmen dominanten. Bluja nuk mund të mungonte kurrsesi. Është ngjyra që e mban atë më shumë të lidhur me vendlindjen e tij, Vlorën detin. Përfaqësuese e mirë e kaltërsisë, e thellësisë së prekshme dhe ndjenjës. Deti është i pranishëm në shumë tablo.

Ai paraqitet me të gjitha format, shpërthimet, stuhitë, qetësitë dhe egërsitë e tij në stinë të ndryshme. Deti është një muzë që nuk vdes kurrë për të. E verdha një ngjyrë tjetër fort e dashur për Shabanin. Me këtë ngjyrë ai përcjell shumë frymëzime të tjera. Perëndimi i gjallë që vjen me të verdhën e fortë dhe transmetuese.

Dhe jo vetëm kaq. “Mbi tarracë’ është një tjetër pikturë në të cilën kjo ngjyrë flet. Perimet dhe frutat, si të pandashme në jetën e njeriut, prezantohen përmes të verdhës në mënyrën më të thjeshtë.

Janë kaq të shumta subjektet në pikturën e tij që përmes ngjyrave ato bëhen tepër të gjalla aq sa thua se në udhëtimet marramendëse që ato të shpiejnë duket se nuk mund të kthehesh dot mbrapa. Ky është në fakt efekti i pashmangshëm i ngjyrave të tij.

Ato të mbërthejnë, të emocionojnë dhe të frymëzojnë pa masë.   

Mbi piktorin

Artan Shabani ka lindur në Vlorë në 27 qershor 1969. Pasi studioi për pesë vjet violinçeilin ai iu përkushtua pikturës, pasionit të tij të hershëm. Në moshën 18 vjeç u diplomua për herë të parë në shkollën e arteve në Vlorë. Në vitin 1991 u zhvendos në Itali ku vazhdon të jetojë dhe ushtrojë profesionin e tij me sukses.

Emri i tij është një ndër emrat më të njohur jo vetëm në Itali, por edhe jashtë kufijve italianë. Prej disa vitesh ai bashkëpunon me galeri të ndryshme si në Torino, San Giminiano, Monte Carlo, Nice, Nederland dhe Antibes. Pikturat e tij më të bukura ndodhen në galeritë më të famshme të Francës, Spanjës, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Australisë dhe Japonisë.


Emri i tij është i lançuar pothuajse në të gjithë botën përmes prezantimit dinjitoz të pikturave të tij origjinale. Ekspozitat e tij janë me qindra në shumë vende të ndryshme. Çmimet që ka fituar po ashtu janë të shumta.

Midis tyre mund të përmendim çmimin e parë që fitoi në Festivalin e Arteve të “Pikturës Bashkëkohore”, apo “Përfaqësimi i artit ndërkombëtar” në Francë dhe shumë çmime të tjera. Interesante për t’u përmendur në punën dhe profesionalizmin e tij është edhe afirmimi i tij ndërkombëtar për talentin dhe artin që vetëm ai di të shprehë. Janë të shumtë njerëzit që preferojnë të blenë pikturat e Shabanit. Dhe këta nuk janë njerëz të çfarëdoshëm. Bëhet fjalë për personalitete dhe të famshëm botëror.


Një ndër klientët e vazhdueshëm të tij ka qenë dhe është Zinedin Zidan, futbollisti i njohur me kombësi franceze. Ai ka qenë admiruesi i vazhdueshëm i pikturave të tij, ndaj dhe ka blerë shumë nga punët e artistit. Një tjetër vip është edhe Silvester Stalone, aktori me origjinë italiane, i cili ka qenë protagonisti i shumë filmave hollivudianë. Por nuk mund të harrojmë pa përmendur një ndër figurat më të njohura të politikës britanike, kryeministrin Tony Bler.

Janë të shumtë njerëzit që kanë preferuar dhe vazhdojnë të preferojnë pikturat e Shabanit, jo vetëm njerëz të thjeshtë, por mbi të gjitha personalitete të ndryshëm. Ai ka bërë të mundur me penelën e tij të fitojë zemrën e të gjithëve.

Revista Shqip

Temat e fundit