Artistët e diasporës. - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Artistët e diasporës.

Artistët e diasporës.

· 1 · 2154

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

ne: 14-01-2007, 21:44:24

Në të njëjtën kohë, kur brenda kufijve të Shqipërisë pikturohej kryesisht sipas parimeve të realizmit socialist, nëpër disa vende të botës, artistë të njohur shqiptarë ekspozonin tablotë e tyre, në stilin e  rrymave më bashkëkohore, pranë mjeshtave më të shquar Picasso, Mattisse, Dali, Chagall, Cuttuso e Kockoshka  në Paris, Londër,  Milano dhe disa metropole të tjerë të kulturës botërore. Ishin piktorët e diasporës shqiptare.

Odhisea e artistëve të diasporës thuajse është e njëjtë për çdo kombësi, ndërsa për artistët shqiptarë kishte një vështirësi më shumë: pamundësi për tu rilidhur me dheun mëmë. Krijimtaria e tyre jo vetëm që mbeti e panjohur në vendin e lindjes, por quhej dhe  e papranueshme. Disa nga artistët, i mbyllën sytë përgjithmonë pa arritur të sjellin në Shqipëri asnjë nga veprat e tyre. Ekspozita Kombëtare e fillimit të vitit 1945 në Tiranë kishte shënuar fundin e gjithë rrymave artistike në Shqipëri, përveç realizmit socialist.

Për koinçidencë, po në fillim të vitit  1945, kur në Tiranë u mbyllën kufijtë për çdo drejtim artistik të artit bashkëkohorë, në Redfred Gallery të Londrës u hap ekspozita më e suksesshme e piktorit ekspresionist shqiptar Çatin  Saraçi (1902-1974). Midis publikut të zgjedhur londinez, një nga përfaqësuesit më të shquar të ekspresionizmit europian Oskar Kockoshka (1886-1980), i quajti krijimet e artistit shqiptar një mrekulli në këtë kasaphanë plot agoni, krime dhe poshtrime siç është realiteti ynë. Vlerësimi i piktorit Kockoshka si dhe portreti që ai i bëri Saraçit më 1959, janë botuar disa herë edhe në vitet e mëvonshëm në gazeta, revista dhe librat për artin në Londër. Më pas  Saraçi merr pjesë në disa ekspozita në Londër, Paris, Bruges etj. Një vit pas vdekjes së piktorit, në vitin 1975, “The Pride Gallery” e Londrës hapi një ekspozitë homazh me veprat e paekspozuara të tij që tani ruhen ne disa Galeri dhe koleksione private në Angli, Francë, Austri etj, ndërsa rreth 100 tablo të tjera që mbetën në studion e autorit, tani ndodhen në Nju Port të Britanisë, nën kujdesin e gruas së tij Elisabet Milburn.

Në Paris piktori Abidin Dino (1913-1994) bënte pjesë në rrethin e intelektualëve më të njohur të kohës. Prindërit e tij emigruan fillimisht në Greqi dhe më pas u vendosën në Turqi ku Abidini ka qenë një nga themeluesit e “Grupit D” në Stamboll, që vlerësohet si fillimi i avant-gardës në pikturën turke. Pas një qëndrimi dyvjeçar në Moskë, më 1938 u vendos në Paris ku jetoi e krijoi deri në fund të jetës. Në kryeqendrën franceze Dinos iu krijua mundësia të punojë dhe të ekspozojë për disa kohë pranë dy prej mjeshtërve më të shquar të pikturës botërore P. Picasso, M. Chagall dhe, në vitin 1955, hapi ekspozitën e parë vetiake në Paris. Përveç Francës tablotë e Abidinit u ekspozuan në Nju Jork, Amsterdam, Zurih, Kaliforni, Moskë, Venedik, Romë, Stamboll, Athinë, Danimarkë etj., dhe asnjëherë në Tiranë. Në një nga enciklopeditë e pikturës franceze A. Dino cilësohet si një nga avanguardistët e pikturës së  shekullit XX-të në Paris. Nga fisi Dino kanë dalë edhe dy piktorë të tjerë të shquar në diasporë, Arif Dino (vëllai i Abidinit) i cili jetoi dhe krijoi në Stamboll dhe në Paris, si dhe Ali Dino (1890-1938), një nga piktorët më të njohur në Greqinë e viteve ’30-të.

Vlerësimin më të madh kanë marrë tablotë e Artur Tashkos (1901-1994) në Kolumbi. Për harmonizimin që ai arriti të bëjë midis artit bashkëkohor dhe traditës së herëshme prekolumbiane kritikë të artit në Bogota kanë thënë se Tashko, me intuitën, mjeshtërinë dhe kulturën  e tij artistike mori aq shumë nga arti precolumbian po aq sa Pablo Picasso nga arti afrikan. Tablotë e Tashkos me motive nga arti prokolumbian janë çmuar si më të bukurat në artin e Kolumbisë sotme. Pas largimit nga Korça në moshë të vogël, Tashko qëndroi disa vite bashkë me familjen ne  Egjypt dhe më pas studioi, pikturoi dhe ekspozoi në Amerikë dhe disa vende të Europës. Përkushtimi tij i plotë pas traditave të herëshme kolumbiane dhe trajtimi me mjeshtëri i atyre motiveve në një gjuhë bashkëkohore, që e dalloi midis artistëve më të shquar në Bogota, erdhi pikërisht pas formimit të tij profesional nëpër mjediset artistike të Amerikës dhe Europës.

Sabri Fetah (1907-1989) ka qenë një artist tjetër shqiptar që la gjurmë të ndjeshme në artin dhe kulturën e një vendi tjetër, në Turqi. Në historinë e artit turk ai vlerësohet për kontributin e çmuar në fillimet e afreskut në Stamboll. Gjatë gjithë kohës ai punoi si pedagog në Akademinë e Arteve dhe me krijimet në pikturë ka qenë një nga përfaqësuesit më të njohur të artit bashkëkohor turk. Sabri Fetah (Brekel)   studioi në Firence në të njëjtën akademi me Abdurrahim Buzën, por ndërsa Buza u kthye në Tiranë, Fetahu pasi qëndroi edhe dy vjet në Itali më pas u vendos në Turqi. Në vitin 1983 erdhi për herë të parë në Tiranë, për të shoqëruar ekspozitën e artit turk, por veprat e tij nuk i pranuan të ekspozoheshin pasi i përkisnin pikturës moderne, rreptësisht të ndaluar në atë kohë në vendin e origjinës së tij.

Piktori Ibrahim Kodra (l. 1918) në Italinë e viteve 1960-70 vlerësohej midis autorëve më të njohur të artit bashkëkohorë europian. Mësimet e para për pikturë i mori në Shkollën e Vizatimit në Tiranë dhe, një vit pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve të Brera-s në, në vitin 1944, hapi studion vetiake në Milano. Që prej atij viti vazhdon të krijojë dhe të ekspozojë në Itali dhe vende të tjera të Europës dhe të Amerikës, përkrah artistëve më të shquar të pikturës botërore. Përcaktimin e  Paul Eluarit: “një primitivist i një civilizimi të ri” vetë Kodra e quan si përkufizimi më i saktë i stilit të tij krijues. Ndjesia e mesdhetare dhe shpirti ballkanik, nëpërmjet brushës së mjeshtrit, i ka dhënë një nuancë të veçantë kubizmit në veprat e tij.

Nga gjithë artistët e diasporës vetëm krijimtaria e Kodrës është  bërë më e njohur për bashkëatdhetarët e tij në Shqipëri, pas vitit 1990. Në vitin 1996, për vlerat e larta të veprës artistike, mori titullin “Nderi i Kombit”.

Përmendëm disa nga më të njohurit pasi numuri  i artistëve të diasporës shqiptare është më i madh dhe ende nuk është bërë një studim i plotë për krijimtarinë e tyre. Edhe gjeografia e shpërndarjes nëpër botë është gjithashtu më e madhe. Gjon Milli (1904-1986) në mjedisin artistik të Nju Jork-ut të viteve ’50-të solli imazhe të një fotografie të re për atë kohë. Kritikë të njohur i kanë quajtur kapërcime cilësore fotot e tij, një revolucion në fushën e fotografisë si art, si shkencë dhe si teknikë, ndërsa dramaturgu i njohur irlandez Sean O’Casey  do ta quante “Gjon Milli, gjeniu shqiptar”.

Në Dachet të Anglisë, pranë kështjellës mbretërore të Windsor-it, vila e familjes Mellet  duket si një muze i vogël i botës shqiptare, prej tablove të e shumta me motive nga vëndlindja që krijoi piktorja e njohur Vera Blloshmi ( 1923-1998), megjithëse nuk mundi të vijë në Shqipëri për më se 50 vjet.  Në Buenos Aires, sipas revistës “Artes Plasticas”, Çmimin e Madh të Nderit për vitin 1987 e merr skulptori Salvador Kasem, profesor i artit në shkollën e Raggios. Prindërit e tij kishin mërguar në Argjentinë nga Bilishti i Korçës.

Omer Kaleshi  (l. 1932) pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vienë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë etj., në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij, ndërsa piktori Gjelosh Gjoka (l. 1928)  pas disa krijimeve dhe ekspozimeve të suksesshme në Romë, vazhdon të krijojë prej shumë vitesh dhe është bërë i njohur në Gjermani  si më liriku plot fantazi.  Veprat e tij janë ekspozuar në disa ambjente të rëndësishme shoqërore dhe zyrtare të qyteteve gjermane.

Midis artistëve që kanë pikturuar dhe janë vlerësuar në vende të tjera, piktorja Lika Janko (1928-2001) është figura më e veçantë në historinë e diasporës shqiptare. Ndonësë krijonte larg vendlindjes, ku piktura  moderne ishte e ndaluar, ajo përsëri kapërceu pengesa dhe vështirësi për realizimin tablove të saj kubiste, pasi jetonte në një vend tjetër të sistemit socialist, në Bullgari. Pra Lika Janko ka qenë desidente në diasporë. Për vizionin e krijimtarisë së saj si dhe për konceptin, filozofinë, për trajtimin e linjës dhe të ngjyrës e kanë mbiquajtur “Pikasoja me fustan”, ndërsa në monografinë e botuar në Sofia, pas vdekjes, ajo vlerësohet si një nga piktoret më të shquara të Bullgarisë së shekullit XX. Në vitin 2002 erdhën në fondit e Galerisë Kombëtare në Tiranë 15 vepra origjinale të Lika Jankos,  që u vendosën pranë artstëve të tjerë të diasporës dhe midis tablove më të bukura të artit shqiptar.

Pra, në se në Shqipëri, vetëm pas viteve ’90 u krijuan dhe ekspozuan për herë të parë tablo sipas drejtimeve bashkëkohore, krijimtaria e artistëve të diasporës, që gjithashtu është pjesë e kulturës kombëtare,  shumë e shumë vite vite më parë se të hapej drita jeshile në dheun mëmë, eksperimentuan nëpër Europë dhe Amerikë vepra nga të gjitha rrymat e pikturës moderne.

Veç vlerave artistike që sollën në artin e vendeve ku jetuan e krijuan, artistët e diasporës, me emrat e tyre të njohur e kanë bërë më të nderuar Shqipërinë dhe shqiptarët nëpër botë. Krijimtaria e tyre, ndonëse e krye jashtë dheut mëmë, është po aq të çmuar  sa edhe veprimtaria e dy nobelistëve të njohur me origjinë shqiptare, shenjtores Nënë Tereza dhe biologut të shquar  Ferid Murati, si dhe të figurave të tjera shqiptare me njohje ndërkombëtare.

Ferid Hudhri.

Temat e fundit