Misteri i Xhokondes! - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Misteri i Xhokondes!

Misteri i Xhokondes!

· 6 · 4170

  • Postime: 1582
  • Karma: +8/-1

ne: 23-10-2006, 22:55:27
 


Zbulohet “ADN” e Xhokondës, kryeveprës misterioze të Leonardo da Vinçit. Një mekanizëm shkencor unik në llojin e vet, zbulon ngjyrat e Xhokondës ashtu siç ishin në fillim. Një zbulim tronditës..
.

Zgjidhet misteri i ngjyrave të La Gioconda (Mona Lisa)


Belina Budini

Është thënë gjithçka për të shkretën grua: që ishte 25 vjeçe, jo më e gjatë se 1,68 metra (e dhënë e nxjerrë nga përmasa e dorës së saj të majtë!), që poza e saj tregonte që ishte shtatzënë dhe që buzëqeshja e saj e stërnjohur tregonte se vuante nga astma, që kishte mustaqe dhe se vuante nga një strabizëm i lehtë... Është thënë madje, që Xhokonda ishte një mashkull dhe se quhej Alberto (e ç'ka për t'u habitur këtu, kur dihet që Leonardo Da Vinçi i donte meshkujt!). Në vitin 1800, Mona Liza (të paktën portreti i saj) u vendos në Tuileries, në dhomën e gjumit të gjeneralit Bonapart dhe në vitin 1974, ajo shkoi të admirohej në Tokio, ku altoparlantët transmetonin non-stop nëpër rrugë, tingullin e zërit të saj, siç duhej ta kishte patur. Në vitin 1911, ajo qe vjedhur nga një piktor dhe duke pritur që të gjendej, fatkeqja kaloi dy vjet e fshehur nën shtratin e hajdutit. Dhe kjo nuk është gjithçka: ajo qe heroina e një romani (të keq) aventuresk që tregonte dashuritë e Fransua i pari me Xhokondën dhe më pak poetikja: një miliarder amerikan ka shpenzuar shumë para, për të provuar që të gjitha problemet e tablosë mund të zgjidheshin me ndihmën e kompjuterit: me anë të një loje mbivendosjesh, zbulohej se Xhokonda nuk ishte gjë tjetër, veçse autoportreti i Leonardo Da Vinçit, por pa mjekër dhe me veshje femërore. Mjaft të përfytyroje!
Peripecia e fundit e Xhokondës daton në tetor të vitit 2004. Vepra duhej të zhvendosej për t'u integruar në vendin e saj të ri të ruajtjes, në muzeun e Luvrit, salla e Shteteve, që sapo ishte rinovuar për ta pritur. Drejtuesit e muzeut dhe ekipi i Qendrës së Kërkimit dhe Restaurimit të muzeve të Francës, vendosën të përfitojnë nga rasti, për të bërë ekzaminimin e Xhokondës, i nevojshëm, pasi ekzaminimi i fundit i saj ishte bërë që në vitet pesëdhjetë. Programi të cilit iu nënshtrua nuk ishte gjë e vogël: radiografi, reflektografi, infraruzh, fluroshencë X, qasje spektrofotometrike e ngjyrës, dixhitalizim në 3 dimensione me rezolucion të lartë... Në fund, doli konstatimi befasues: Xhokonda është e pistë! Shtresa që e mbulon është zverdhur duke e bërë të zymtë tablonë, që sot duket sikur është pikturuar me tone kafe dhe jeshile të zverdhur, ndërkohë që bashkëkombësit e Leonardo Da Vinçit admironin ngjyrat e pastra dhe delikate të saj. Këtu del zbulimi i Pascal Cotte. Inxhinjer, themelues i “LumiÚre Technology”, ai është krijuesi i kameras shumëspektërshe, aparati i vetëm, siç pohon ai, “i aftë për të rigjetur ngjyrat e Xhokondës përpara se të zverdhej shtresa që mbulon pikturën dhe përpara se materialet që përbëjnë këtë shtresë të pikturave, të ndryshonin ngjyrën gjithashtu”. Me një fjalë, Pascal Cotte siguron se mund ta gjejë Xhokondën ashtu siç e ka pikturuar Leonardo Da Vinçi, përpara më shumë se pesë shekujsh.
Serisë së ekzaminimeve teknike dhe shkencore të vendosura tashmë nga përgjegjësit e Luvrit, Pascal Cotte propozon t'u shtohet analiza “kolorimetrike” me dixhitalizim shumëspektërsh. Për të kuptuar interesin e kësaj analize, duhet të kujtojmë se si punonte Leonardo Da Vinçi. Qindra tablo pastrohen në fakt çdo ditë dhe ky operacion nuk shkakton as më të voglin problem. Përse kjo të mos jetë e mundur me Xhokondën? Leonardo kishte një mënyrë të veçantë të vendosjes së ngjyrës në pëlhurë: ai kërkonte që konturet të ishin fluide, në mënyrë që të përftonte atë sfumaturën e famshme dhe karakteristike të veprave të tij. Vetëm hijet kryesore dukeshin qartë në pëlhurën e Leonardos, si punonte, mandej volumet dhe konturet, duke vendosur prekje fine që i jepnin veprës delikatesë kromatike. Janë pikërisht këto prekje, që e bëjnë çdo restaurim të veprave të Leonardo Da Vinçit të rrezikshëm, madje të pamundur; aty ku është shumë e lehtë ta pastrosh shtresën e sipërme në shumicën e tablove të tjera, është e pamundur ta bësh për Xhokondën: kësisoj do të fshihej edhe tërësia e ngjyrave fine nën sipërfaqe, sepse qysh në fillim shtresa e sipërme është përzier me pigmentët. Ja përse ka pak mundësi që të rifreskohet Xhokonda: kush do të rrezikonte ta ndërmerrte një rrezik të tillë?
Pascal Cotte, ka propozuar kështu një restaurim joreal të Xhokondës, por virtual. Me ndihmën e kameras shumëspektërshe, të cilat i ka shpikur vetë, ai ka regjistruar dritën e reflektuar nga çdo piksel i veprës, kur ndriçohej nga një dritë me gjatësi vale që varion ndërmjet 380 nanometrash (ultravjollcë) dhe 1050 nanometra (infra të kuqe). Do të mjaftonte kësisoj që të hiqej në mënyrë dixhitale nga imazhi, spektri i shtresës së sipërme, kurbën e të cilit kemi mundur ta llogarisim, për të identifikuar pigmentët e origjinës dhe për të zbuluar virtualisht një Mona Liza ashtu siç pati dalë më shumë se pesë shekuj më parë, nga atelieja e mjeshtrit të madh Leondradi Da Vinçi.
Pascal Cotte, i cili pohon se ka kaluar më shumë sesa 2 mijë orë pune, për të kuptuar, korrigjuar dhe vendosur ngjyrat e origjinës së Xhokondës, nuk dyshon më në vërtetësinë e konkluzioneve të tij: virtualisht, ai i ka kthyer Mona Lizës çehren e vajzërisë. Ekspertët e laboratorit të Luvrit janë më skeptikë dhe pranojnë së shumti, që “optimizimi i imazhit në dritë, lejon paksa korrigjimin e absorbimit të shtresës së sipërme me tablonë dhe kësisoj mund të identifikohen dhe të rigjallërohen disa ngjyra që janë errësuar”. Kjo zënkë do ta kishte zbavitur Leonardon.
Pa dyshim në vitin 1519, në vitin e vdekjes së tij, piktori ia dha Xhokondën protektorit të ri të saj, Fransua i pari. Kjo është pak a shumë, e vetmja siguri. Përsa i takon pjesës tjetër, historia e tablosë është një aradhe misteresh dhe nëse data e krijimit është pak a shumë e fiksuar, identiteti i modelit mbetet një hipotezë. Italiani Vasari, që ishte biografi i parë i Leonardo Da Vinçit, raporton që piktori “bëri për Francesco del Giocondo portretin e gruas së tij, Monna Lisa”. Artisti e njihte në fakt çiftin, fqinj i të cilëve ishte në Firence. Po, atëherë, përse nuk ua kishte dorëzuar tablonë para se të mërgonte në Francë? Leonardo nuk na ka lënë ndonjë shpjegim në lidhje me këtë, duke pranuar vetëm që kishte patur për qëllim të krijonte me atë portret diçka të parezistueshme. Për këtë, nuk ka më asnjë dyshim, që ia ka dalë mbanë. Xhokonda u ngjall vëzhguesve një ndjesi afektive të konsiderueshme, të jashtëzakonshme, anormale. Kjo pikturë është bërë një sfidë e përhershme ndaj çdo arsyetimi. Ky është efekti Mona Liza.
Shekulli.com
« Editimi i fundit: 25-10-2020, 09:58:55 nga M A X »

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 24-10-2006, 13:32:49
Eshte bere edhe nje zbulim tjeter interesant rreth buzeqeshjes enigmatike te Mona Lisa-s keto kohet e fundit. Ne fakt siç thuhet pak me lart, supozohej qe Mona Lisa ishte shtatzene nga pozicioni i saj. Me ane te nje skaneri 3D, eshte arritur te shihet qe ajo ka nje vello te lehte dhe transparente qe ne ate epoke mbahej nga grate shtatezena ose ato qe sapo kishin lindur, gje qe verteton tezen e shtatzanise dhe faktin qe buzeqeshja e saj mund te jete ajo e nje nene te re ose te ardhshme. Nje zbulim tjeter interesant shpjegon edhe nje mister tjeter rreth piktures. Mona Lisa ishte gruaja e nje tregtari mendafshi, por ne pikture floket e saj jane te leshuar, gje qe nuk ishte normale per epoken (kjo menyre krehjeje ishte karakteristike e vajzave te reja ose e grave jo shume te ndershme). Analiza tredimensionale e piktures tregoi se ajo i kishte floket te mbledhura dhe te mbuluara me nje lloj kapuçi. Nje mister me pak!
Megjithate as kjo metode analize nuk mundi te gjente shenjat e penelit ne pikture dhe provon edhe nje here deri ku shkonte gjenialiteti i Da Vinci-t.

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-12-2006, 15:31:20
LOL LOL

ka eshe teza qe mbeshtesin mendimn qe xhokonda eshte nje mix mes mashkullit e femres por un se pranoj se na del ndonjeri e na thot qe eshte piktura e ndonje shqipetari :D :D

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-08-2011, 23:22:45
Pothuajse prej 500 vjetësh, njerëzit vështrojnë pikturën e Leonardo da Vinçit, potretin e Mona Lizës me një sens të çuditshëm hutimi. Fillimisht ajo buzëqesh. Më pas buzëqeshja venitet, rikthehet e ikën sërisht

Nënqeshja e Mona Lizës

Pothuajse prej 500 vjetësh, njerëzit vështrojnë pikturën e Leonardo da Vinçit, potretin e Mona Lizës me një sens të çuditshëm hutimi. Fillimisht ajo buzëqesh. Më pas buzëqeshje venitet. Një moment më pas buzëqeshja rikthehet për t'u zhdukur përsëri. Çfarë ndodh në fytyrën e kësaj gruaje? Si ka arritur ky piktor i madh që të paraqesë një ekspresion kaq misterioz dhe pse nuk kanë arritur dot artistët e tjerë ta imitojnë?

Italianët kanë një fjalë për të shpjeguar buzëqeshjen e Mona Lizës: sfumato. Do të thotë e mjegullt, ambigue dhe që i lë shumë vend imagjinatës.

Sot, sipas Dr. Margaret Livingstone, një neuroshkencëtare e Universitetit të Harvardit, ekziston një shpjegim akoma më konkret. Buzëqeshja e Mona Lizës, thotë ajo, ikën dhe vjen për shkak të mënyrës se si sistemi vizual njerëzor është i ndërtuar, jo për shkak se ekspresioni i fytyrës është ambig. Livingstone është e specializuar në proceset vizuale njerëzore dhe ka një interes të veçantë në mënyrën se si sytë dhe truri sillen ndaj niveleve të ndryshme të kontrastit dhe ndriçimit. Kohët e fundit, teksa shkruante një libër rreth artit dhe trurit, një redaktor e këshilloi atë që të mësonte më shumë rreth historisë së artit. "Mora një kopje të librit 'Historia e Artit' të shkruar nga E.H. Gombich, i cili për portretin e Mona Lizës thoshte 'Unë e di që këtë pikturë e keni parë qindra herë, por shikojeni përsëri, vetëm shikojeni'. Dhe kështu bëra".

Duke parë e riparë atë pikturë, Livingstone vuri re se piktura kishte aftësi t'i bënte sytë të të dridheshin. "Vetëm kur po kthehesha në shtëpi e kuptova më në fund se çfarë ndodhte", tha ajo. "Buzëqeshja vjen dhe ikën në bazë të pozicionit të syve të mi". Më në fund u bë i qartë një shpjegim shkencor për buzëqeshjen misterioze. Syri njerëzor ka dy rajone të ndryshme të të parit të botës, thotë Livingstone. Zona qendrore e quajtur fovea është zona ku njerëzit shohin ngjyrat, lexojnë shkrimin dhe kapin detajet. Zona periferike që ndodhet përreth foveas është zona ku shohin të zezën dhe të bardhën, lëvizjet dhe hijet.

Kur njerëzit shikojnë një fytyrë, sytë e tyre qëndrojnë zakonisht të përqendruar në sytë e personit tjetër që kanë përballë. Kështu kur zona qendrore e shikimit të një personi përqendrohet në sytë e Mona Lizës, zona periferike më pak e kujdesshme përqendrohet tek goja e saj. Për shkak se shikimi periferik nuk përqendrohet tek detajet, ai në mënyrë instiktive kap hijet nga mollëzat e Mona Lizës.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 05-02-2012, 23:56:50
Muzeu Prado në Madrid ka ruajtur për shekuj me radhë një kopje të mirë të kryeveprës së Leonardo da Vinçit, Mona Liza. Por, studiuesit në këtë muze kanë zbuluar kohët e fundit se kopja e tyre nuk ishte një kopje e thjeshtë

Mona Liza e nxënësit të Leonardos

Piktura më misterioze në historinë e artit europian sapo është bërë akoma më shumë misterioze. Për shekuj me radhë, Muzeu Prado në Madrid ka ruajtur atë që mendohej të ishte një kopje e mirë e kyeveprës së Leonardo da Vinçit, Mona Liza. Por, studiuesit në këtë muze kanë zbuluar kohët e fundit se kopja e tyre nuk ishte një kopje e thjeshtë. Falë përdorimit të teknologjisë së rrezeve infra të kuqe, ata kanë arritur në konkluzionin se punimi jo vetëm që është punuar në studiot e Leonardos nga një prej studentëve të tij, por madje është bërë në të njëjtën kohë që mjeshtri ishte duke përfunduar versionin origjinal të kryeveprës.
Edhe pse kopja, e cila e paraqet Xhokondën me një fytyrë më të ngushtë, me një fustan më të kuq dhe me vetulla tejmase më të spikatura ka qëndruar në koleksionin e Muzeut Prado për shekuj të tërë dhe askush nuk i ka dhënë asnjë lloj rëndësie, madje pretendohej se ishte pikturë e një artisti flamand.
Por, kur studiuesit e Prados filluan ta analizonin kopjen e tyre në përgatitje të një ekzibicioni në Paris, ata arritën në konkluzionin se ky punim meritonte shumë më tepër vlerësim nga ç'i ishte atribuar deri tani. Duke përdorur teknologjinë e rrezeve infra të kuqe ata arritën të dallonin qartë një peizazh të hirshëm toskan pas Mona Lizës, i njëjti që Leonardo ka përdorur në origjinalin e tij, i cili ishte fshehur me një veshje luste të zezë, i cili është shtuar me shumë mundësi në shekullin 18 dhe që e ka errësuar tejmase sfondin origjinal.
Kjo nuk ishte gjithçka që u zbulua. Reflektografia e rrezeve infra të kuqe arrin të paraqesë skicat, të quajtura nënpiktura dhe ndryshimet që piktori ka kryer gjatë kursit të përfundimit të veprës së tij. Duke krahasuar imazhet e reflektografisë të marra nga Mona Liza origjinale në vitin 2004 me imazhet e kopjes, u vërejt se përputheshin në çdo detaj. Studiuesit në Prado arritën në konkluzionin se kopja është pikturuar gjatë kohës që vetë Leonardo ishte duke përfunduar kryeveprën origjinale. "Ekzistojnë prova të qarta nga vëzhguesit kontemporanë që Leonardo ka patur asistentë, të cilët punonin në studion e tij dhe bënë kopje të origjinaleve", thotë Miguel Falomir, një nga përgjegjësit e artit italian të Rilindjes në Muzeun e Prados. "Kjo është hera e parë që kemi në dorë një provë konkrete të kësaj bindjeje"...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 06-02-2012, 11:00:24
Mbaj mend kur s'mund te kem qene as 7 vjec e babi me tregonte per kete pikture. :)

Kryeveper vertet. Asgje s'mund te krahasohet me kete..

Temat e fundit