Një nudo për Rubensin - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një nudo për Rubensin

Një nudo për Rubensin

· 2 · 2478

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-05-2005, 08:10:15
Udhëtim me piktorin flamand, kundër reformimit, por jashtë skematikës

Rikthimi i rilindjes në artin e stilit barok

Kush është...

Piktori flamand, Peter Paul Rubens, konsiderohet si një ndër artistët më të rëndësishëm të shekullit të 17-të. Stili i tij u kthye në një përcaktim ndërkombëtar, duke i tejkaluar aspektet sensuale të pikturës së stilit barok. Paul Peter Rubens lindi në vitin 1577 në Siegen të Vestfalisë. Nisi të studionte pikturë që në moshë të vogël. Ticiani, Mikelanxhelo dhe Rafaeli, si dhe skulptura greko-romake, ndikuan në krijimin e stilit të tij.

m jeshtri i madh i nudove

N uk ka asgjë tjetër në koleksion in e pikturave të Rubensit që të krahasohet me mjeshtërinë e tij në realizimin e nudove. Ai përdorte leksionet e plastikës në skulpturë si një model kompozicioni, por këmbëngulte që gjithçka në një pikturë nudo të dukej po aq origjinale sa ishte në të vërtetë. Studiuesit e pikturës kanë deklaruar se ai krijoi një ?brez të ri grash?, që përçonte dashuri, paqe, mirësi dhe lumturi nëpërmjet pikturave të tij.

A i kishte një tendencë të pa shmangshme të stilit barok. Ngjyra të forta dhe gjithë dritë, prirje kundër reformimit, por jashtë skemave, dhe nudo të shkëlqyera që i realizoi gjatë gjithë jetës. Piktori flamand, Peter Paul Rubens, është ende sot një ndër artistët më të njohur të Europës Veriore. Duke shkrirë në veprën e tij traditën realiste të pikturës flamande me temat klasike të Rilindjes italiane, ai arriti të rigjallëronte dhe t'i jepte një drejtim të ri pikturës europiane. Edukimi i tij pasqyronte konfliktet fetare të kohës në të cilën jetoi, një fakt ky që kishte rëndësi shumë të madhe për karrierën artistike të tij. I ati, një avokat gjaknxehtë nga Antwerpi, u largua për në Gjermani në vitin 1568 për t'i shpëtuar persekutimit fetar. Por pas vdekjes së tij familja u kthye sërish në Antwerp, ku Peter Paul Rubens u rrit si një katolik i devotshëm dhe mori mësimet e para si artist. Në moshën 21-vjeçare ai ishte një piktor i talentuar, me prirjet fetare dhe artistike që e çuan më pas deri në Itali për të përfunduar edukimin. Me të mbërritur në Venecia ai shumë shpejt u mahnit nga ngjyrat rrëzëlluese dhe format e magjishme të pikturave të Ticianit, vepra e të cilit kishte një ndikim formues në stilin e pjekur të Rubensit. Gjatë 8 vjetëve të punës si piktor i sallës së gjyqit për dukën e Mantuas, ai mori mësimet e mjeshtërve të Rilindjes italiane dhe më pas kreu edhe një udhëtim në Spanjë, që pati një ndikim të madh për thellimin e karakteristikave të artit barok tek ai. Ai qëndroi disa kohë edhe në Romë, ku realizoi disa nga pikturat e tij më të rëndësishme për Kishën e Kryqit të Shenjtë të Jeruzalemit, si dhe Kishën e Re, dy kryeveprat e tij të para. Ndërsa reputacioni i tij ishte përcaktuar tashmë, Rubensi u kthye në Antwerp pas vdekjes së të ëmës dhe u bë menjëherë një figurë dominuese artistike në Holandën spanjolle. Në fazën më të pjekur të karrierës së tij, Rubensi realizoi një sërë veprash të të gjitha stileve dhe formave. Katolik i devotshëm, ai përfshiu në shumë prej pikturave fetare tendencën kundër reformimit. Qëndrimi i tij fetar i vendosur, si dhe përfshirja në punët publike i dha Rubensit një paraqitje tejet konservatore që kontraston me pikturat më personale dhe laike të piktorit tjetër bashkëkohor, holandezit Rembrandt. Por, edhe pse rrënjët e këtij piktori gjenden në artin klasik italian dhe dogmën romane katolike, Rubens evitoi përsëritjen e pafrytshme të formave akademike, duke u dhënë veprave të tij një energji të bollshme dhe shumë ripërtëritëse. Ngjyrat flakëruese dhe drita që përflaket në telajon e tij u dhanë jetë kompozicioneve si ?Ardhja nga Kryqi? me një stil karakteristik barok. Dashuria për një formë monumentale dhe efektet dinamike janë më të dukshme në skemat dekorative që ai realizoi në vitet 1620, përfshi këtu edhe ciklin prej 21 pikturash që paraqet jetën e Maria de Medici, të gjitha të pikturuara për Pallatin e Luksemburgut. Për të realizuar shitjen e pikturave të kësaj natyre, Rubens ngriti një studio ku artistët shumë të kualifikuar realizonin piktura për mjeshtrin e madh edhe me ndihmën e tij. Kontributi i Rubens në 2000 pikturat që paraqiti kjo studio varion nga piktura në pikturë. Mes asistentëve të tij më të njohur ishin Anthony Van Duck dhe Frans Snyders. Prodhimtaria e tij fenomenale u ndërpre kohë pas kohe nga detyrat diplomatike që i ngarkuan padronët e tij mbretërorë, arkiduka Ferdinand dhe arkidukesha Isabela, për të cilën ai kreu negociata në vitin 1625 për t'i dhënë fund luftës mes Holandës spanjolle dhe Republikës Holandeze dhe më pas ndihmoi në nënshkrimin e traktatit të paqes mes Anglisë dhe Spanjës në vitet 1629-?30. Gjatë dekadës së fundit të jetës së tij Rubens nisi të pikturonte më shumë portrete, natyra të qeta, peizazhe. Këtyre veprave të mëvonshme u mungon drama turbulluese e pikturave të para, por gjithsesi ato reflektojnë një vendosje mjeshtërore të detajeve dhe një aftësi të papërsëritshme teknike

Përgatiti: Elira çANGA

Jetë e gjallë mes tendencave të artit barok

Paqja, harmonia, bollëku dhe dashuria ishin temat e preferuara të Rubensit dhe të gjithë brezit të tij. Por ajo që piktori flamand paraqiti me aq mjeshtëri në pikturat e tij ishte fryma romantike e së vërtetës së asaj kohe. Edhe pse ishte një katolik i devotshëm dhe tradicionalist, Rubens nuk u qëndroi besnik pikturave skematike, por përfshiu në to frymën e gjallë të një jete plot sharm. Rubens pikturoi me ngjyra të ndezura, të ndritshme, penelata të kujdesshme dhe të plota, stil kryesisht barok dhe shumë ndjenjë. Cilësia e pikturave të tij, ku përfshihen veprat fetare e mitologjike, portrete, natyra të qeta dhe skenat e ngjarjeve është shumë e lartë.
 

Milosao.org

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 12-07-2005, 15:10:04
DISA NGA VEPRAT
- AUTORITRAT
- FESTE RUSTIKANE
- APOTEOZA E ENRIKUT TE IV


[attachment[/attachment]

Temat e fundit