Pikturat "sekrete" të Edi Ramës - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pikturat "sekrete" të Edi Ramës

Pikturat "sekrete" të Edi Ramës

· 1 · 1514

  • Postime: 28584
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-06-2009, 15:59:26
Janë krijime të momentit, gjatë ose pas takimeve me njerëzit, duke shndërruar mendimet e tyre dhe të vetat në artin e ngjyrave, atë për çka ai është dalluar më shumë prej se hyri në menaxhimin e pushtetit, në tetor 1998. Atëherë si ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, dikasterin me të cilin e lidhte shumë shkollimi, kualifikimi dhe eksperienca e punës dhe për ta kthyer këtë detyrë në Ekzekutiv në një model shkolle, duke restauruar ndërtesat qeveritare, xhaminë e Et'hem Beut dhe kullën e sahatit të periudhës otomane.

Më pas, misioni i tij ishte është të rindërtonte qendrën e qytetit dhe t'i sjellë jetë sheshit "Skënderbej", duke e zhvendosur jetën e qendrës përdrejt tij, plan që do të zbatohej më pas, kur në tetor 2000 do të fitonte mandatin e parë 3-vjeçar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Tani në mandatin e tretë si kryebashkiaku i suksesshëm i një kryeqyteti që kërkon të futet në listën e metropoleve të Europës,
Edi Rama sjell të padukshmen, në momentet e punës së përditshme. Janë disa krijime mbi fletë të zakonshme axhendash ditore, që janë bërë pjesë e librit më të fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh të PS-së. Ato nuk kanë një skemë tradicionale sepse i tillë nuk është as Rama. Vetë ai ka treguar se gjithçka nis nga leximi i gazetës në mëngjes, nga takimi i parë në zyrë, nga telefonata që i ka lënë më shumë mbresa dhe më pas shndërrohet në një kombinim ngjyrash dhe formash. Ajo që i ka bërë përshtypje atë ditë është shndërruar në pikturë në bllokun e tij të punës dhe qëndron përbri takimit të radhës ose shënimit tjetër të axhendën ditore.

Këto piktura nisin nga koha kur ai do të merrte përsipër fatet e kryeqytetit më të përçudnuar të botës, që ishte shndërruar pas tetë vitesh drejtimi nga demokratët në një barakopol kaotik që të ngjallte krupën. Një punë shumëvjeçare që mundohej ta përshkruante sadopak, Jane Kramer e gazetës amerikane "The Neëyorker", pak vite më parë kur, ndër të tjera, shkruante: "Rama është në pushtet që prej pesë vjetësh (u zgjodh në vitin 2000 kur ishte 36 vjeç dhe u rizgjodh tre vjet me vonë) dhe gjëja e parë që bëri si kryetar bashkie ishte të porosiste bojë. Rrënoi fasadat e ndërtesave të hirta të stilit stalinist të blloqeve me apartamente të Tiranës dhe i leu me ngjyra të ndezura, ngjyra karaibiane, duke i shndërruar ndërtesat në mballosje blush, jeshilesh, portokallish, jargavanesh, të verdhash dhe të kuqesh dhe e ktheu qytetin, pothuajse në një model të një artisti modern. Ishte një gjest ekstravagant, por Rama mendon përmes gjesteve estravagante. "Qyteti ishte pa organe," thotë ai, duke nënkuptuar se qyteti ishte një pirg mbeturinash ku asgjë nuk funksiononte. ("Kandahar" është fjala që ai përdor për ta përshkruar.) "Mendova që ngjyrat e mia duhet të zëvendësonin ato organe, ishte një ndërhyrje."

Ndërhyrjet vazhduan. Brenda disa viteve, Rama arriti të pastronte qendrën e zymtë me një lum në mes të qytetit, nga dy mijë kioska ilegale, bare, kafe, dyqane, magazina, baraka fjetoresh, "motele" trafikantësh- mbeturina të një dekade ushtrim të një lirie të çakërdisur nga komunizmi, mbi pronat e qytetit. Ai largoi me qerre 123.000 ton beton dhe 90.000 ton mbeturina. Thelloi lumin Lana në Tiranë, mbolli rreth 12.5 hektarë parqe publike, rishtroi bulevarde të vjetra dhe mbolli 4.000 pemë. Ndriçoi qytetin - kur ai erdhi në pushtet punonin vetëm 78 llamba. Për gjithë këtë ndryshim, paratë ua mori me ledhe Bankës Botërore, PNUD-it, Xhorxh Sorosit dhe një numri të madh agjencish dhe OJQ-sh që kishin hapur selitë e tyre në Shqipëri që nga fillimet e viteve '90-të. Dhe po me ledhe ua mori punën kontraktorëve lokalë: kushdo që donte të ndërtonte diçka në kryeqytet, duhet të "kontribuonte." Njerëzit i kënaqen Tiranës tani. Ata shëtisin dhe bëjnë pazar në rrugët me hije të lagjes, ku më parë kishte privilegj të jetonte vetëm Byroja Politike. Lexojnë gazeta dhe pinë espresso nën çadrat e kafeneve plot gjallëri. Në pjesët e tjera të Shqipërisë, asnjë qytet nuk i afrohet Tiranës". Edi Rama, studioi në Akademinë e Arteve, u diplomua në vitin 1986 dhe madje i kërkuan edhe të qëndronte si asistent profesor. Ushtroi profesionin e piktorit për të bërë jetën e metropoleve të botës, ndërsa nëntë vitet e fundit, vepra i tij është Tirana, qendër gravitacioni për të gjithë.

Nuk ka qenë e lehtë. Sidomos për një bashki që me buxhet të papërfillshëm dhe me 1001 halle dhe plagë, të shërohej brenda pak vitesh dhe pikësëpari duke e nisur shërimin nga vetvetja, stafi i pushtetit vendor dhe mënyra se si organizohet puna në shërbim të qytetarit. Edi Rama i jep fantazi ekspresionizmit, duke e shndërruar organiogramën e Bashkisë së Tiranës në një tablo shumëngjyrëshe, duke stilizuar edhe shënimet si detaje të kompozimit. Duke mos humbur edhe sensin e ironisë, kur vë një pikëpyetje dhe pikëçuditëse për Sektorin e Vlerave Kulturore dhe Artistike.
Në vitet e qeverisjes së socialistëve ai nuk u pengua të zbatonte modelin e tij të qeverisjes së Tiranës, sepse kryeministrave u interesonte kjo, si modeli më i suksesshëm i qeverisjes së majtë. Por me ardhjen e kryeministrit Berisha, bashkia e tij u bë objekt sulmesh politike, duke e sabotuar në pikën e tij më të fortë, rindërtimin e Tiranës. Në nëntor 2005, qeveria e Berishës, bllokoi punimet te mbikalimi i Zogut të Zi dhe pas disa muajsh, investimi i kryer prej rreth një milion dollarë u shkatërrua, për t'ia lënë vendin një rrethrrotullimi dhe një shatërvani monstruoz. Kështu ndodhi edhe me shumë rrugë dhe investime të tjera në Tiranë, që u mbajtën peng nga qeveria. Me këtë kohë dhe me këto zhvillime, që tregojnë një mentalitet komunist të qeverisë ndaj pushtet vendor, duhet të jetë e lidhur skica e bërë mbi axhendën ditore të 21 majit 2007, ku duket prerja anatomike e një koke lideri hundëshqiponjë, aq shumë të ngjashme me atë të kryeministrit Berisha.

Edi Rama nuk e kishte për herë të parë përballjen politike me Sali Berishën, sepse disa vite më parë, kur ai kandidonte për mandatin e dytë si kryetar bashkie, PD-ja prodhoi një dosje kundër tij, duke e akuzuar për trafik, pastrim parash, lidhje me bandat, me drogën, me terrorizmin, gjithçka të keqe që mund t'i vinte në mend - dhe kërkoi një hetim parlamentar. Rama u përgjigj duke lexuar Pinokun në sallën e kryesisë së Kuvendit dhe u përgjigj publikisht, me art, duke mbuluar fasadën e ndërtesës së bashkisë me çarçafët e mbushur me akuzat e shkruara në to me shkronja të mëdha të kuqe, duke e uruar kryetarin e PD-së, "Gëzuar një Prillin!". Tani është përballë tij, duke prezantuar modelin e suksesshëm qeverisës të metropolit dhe duke kërkuar transplantimin e tij në të gjithë Shqipërinë, e cila, shumë pak ka marrë nga qeverisja qendrore, që e ka përdorur si çiflig për njerëzit e saj.

G. Shekulli

Temat e fundit