Pikturat dixhitale në tregun shqiptar - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pikturat dixhitale në tregun shqiptar

Pikturat dixhitale në tregun shqiptar

· 1 · 755

  • Postime: 28584
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-03-2011, 00:38:43
Teknologjia ka ndryshuar mënyrën e të bërit të shumë gjërave në botë, midis tyre edhe mënyrën se si bëhen dhe konceptohen pikturat.

Piktorët janë bërë gjithmonë e më të varuar në punën e tyre nga kompiuteri, ndërsa telajo rrezikon të shndërrohet në një relike.

Mënyrën se si “teknologjia e pikturës” ka depërtuar në Shqipëri, u soll në vëmendjen e publikut nga emisioni i pasdites në Top Channel.

Piktura dixhitale e ka origjinën e saj në vitet 1970, kur u krijuan programe kompiuterike të cilat lehtësonin vizatimin. Megjithatë, ajo është bërë popullore vetëm në dekadate e fundit, falë programeve gjithmonë e më të sofistikuara,

Dorian Bushi është një piktor i diplomuar në vitin 2001. 30-vjecari pranon se i është larguar pikturës në telajo, duke iu përkushtuar më shumë asaj dixhitale të cilën e aplikon prej 10 vitesh.

”Piktura dixhitale të jep më shumë hapësire, ndërsa unë jam gjithmonë e më shumë i lidhur me pc”, thotë piktori.

”Piktorit brenda meje i kam dhënë mjete të reja sot, që japin më shumë hapësirë dhe shprehi, aty ku imagjinata i kalon kufijtë e telajos, penelit dhe ngjyrave të paletës”.

Kështu në vend të telajos, është ekrani i kompjuterit, në vend të penelave, lapsi elektronik dhe në vend të bojrave të blera një tabelë me ngjyra që nuk shpenzohet kurrë. 

Artisti Adrian Isufi na thotë se në thelb të kësaj metode të re qëndron pikërisht procesi krijues, i cili është i njëjtë në të dyja rastet. 

“Skena e artit pamor, ku piktura ditë pas dite bëhet prezente, vjen dhe bëhet interesante, është e lidhur me çdo piktorë, pasi vijmë nga brezi i tradicionales.

Në një pikturë klasike, lidhja me bojrat dhe ndërhyrja e piktorit është më e drejtëpërdrejtë, por e njëjta gjë ndodh edhe në pikturën dixhitale, edhe pse kjo bëhet në mënyrë virtuale”, shton Isufi.

Nëse në botë lëvrimi i këtij lloj zhanri është bërë më se i zakonshëm, në Shqipëri është në fazën e ekperimentimit.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë ekspozitë me piktura dixhitale, por Isufi thotë se shumë shpejt brezi më i ri i cili po rritet në botën kompjuterike do të ecë në këto hapa.

”Është tregu i punës që të dikton një gjë të tillë. Piktori i sotshëm është i orientuar drejt produksionit të filmave, lojërave ku zë vend piktura dixhitale. Tregu është ai që dikton dhe 70-80% të piktorëve sot zhvillojnë pikturën dixhitale”.

Përparësitë e teknologjisë, sigurisht që lehtësojnë punën e piktorit në zbatim të procesit krijues të tij.

Përshembull, nëse për një piktor me telajo është gati e pamundur të transferojë ambientin e tij me gjithë bojrat, telajot me përmasa të mëdha, ata të pikturës dixhitale me një të mbyllur të kompiuterit mund të marrin artin e tyre pothuaj kudo. Por, në thelb, sipas artistëve, të dyja format e pikturës janë njëlloj.

“Ndryshimet mes pikturës klasike dhe asaj dixhitale nuk janë shumë të mëdha. Reflektimi artistik është thelbi i çeshtjes, bojra vaji apo kompiuteri varen nga një dëshirë teknike, pasi në të dy rastet thelbi i konceptit a mesazhit që do japësh tek publiku mund të jetë i njëjtë”, vazhdon Isufi.

”Avantazhi i pikturës dixhitale është që ka disa forma të shfaqjes së saj. Forma e parë është interaktive, që lidhet me projeksionet, pikë që e ka bërë shumë interesante ndërhyrjen nëpërmjet pikturës dixhitale, por edhe nëpërmjet stampimit në letër”.

Një tjetër avantazh i pikturave dixhitale është edhe koha. Megjithëse varet nga shpejtësia e procesit krijues të gjithsecilit, teknologjia të kursen kohën qe një piktor do të shpenzonte për detaje anësore në punën e tij.

Ndërkohë, një pikturë dixhitale ka gjasa të shitet më lirë, meqë mund të prodhohet lehtësisht në seri, edhe pse në thelb varet nga emri i piktorit. Megjithatë, për Dorianin, ashtu si për çdo piktor, të pikturosh në telajo ka magjinë e vet.

”Nëse do zgjidhja të merrja telajon apo lap topin për të pikturuar në natyre, sigurisht do zgjidhja telajon.

Kjo është lidhja e munguar, puna aq e ngarkuar na ka larguar nga mënyra tradicionale e punës. Sot unë do të doja penelat e erën e mirë të tubetave, ndoshta nostalgji, por mes lap topit e telajos fiton e dyta”.  /top channel

Temat e fundit