Pikturat reale të Alisa Monks - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pikturat reale të Alisa Monks

Pikturat reale të Alisa Monks

· 4 · 1874

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-09-2009, 17:31:44
NJU JORK- Në pamje të parë këto imazhe mund të duken si pamje intime të kapur nga një fotograf. Por këto skena prekëse, në dush dhe në ujë nuk janë kapur nga objektiv aparati, por janë pikturuar me dorë nga një artiste e Nju Jorkut.

Alisa Monks pikturon këto imazhe duke i kushtuar vëmendje tepër të përpiktë detajit. Në shumë piktura modelja është vetë ajo, apo të afërm dhe familjarë të saj.

Pikturat janë shumë të ndërlikuara dhe duan shumë punë për ti arrirë. Gjithcka qëndron te dëshira për t’u përpjekur të krijosh portretin e një personi më real se realja vetë, përtej asaj cka edhe një fotografi mund të transmetojë.

Që piktura të merret sa më e vërtetë të jetë e mundur Alisa përdor rreth 1000 fotografi dhe loz me ngjyrat.
"Fotografitë më ndihmojnë të kompozoj veprën dhe të luaj me ngjyrat, megjithëse nga mendja i shtoj veprës shumë efekte të krijuara nga uji dhe bulëzat e tij."- thote Kuns. 

Artistja nga Nju Jork ka hapur një ekspozitë në Muzeun Akademisë Kombëtare.Ajo planifikon gjithashtu që në të ardhmen të hapë një ekspozitë në Muzeun Ahlen Kunst në Gjermani dhe në në Muzeun Noyes në Neë Jersey
“Jam shumë e ngazëllyer për ekspozita e mia në të ardhmen dhe po shqyrtoj efektin e figurave mbi qelq" tha ajo për “Telegraph”.

Alisa Monks thotë se ndërsa fotografia nuk mund të gënjejë, ndonjëherë peneli mund ta bëjë një gjë të tillë.
(s.g/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-09-2009, 17:37:27
...





  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 19-09-2009, 17:38:55





--

  • Postime: 800
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 19-09-2009, 18:26:45
Te mrekullueshme! Duken si foto e jo si piktura.

Temat e fundit