Saimir Strati! - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Saimir Strati!

Saimir Strati!

· 6 · 1554

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 06-09-2006, 22:30:28

Ajo që 24 ditë më parë nisi si një sfidë e madhe,është mbyllur me një rekord të ri botëror në Gines. Piktori Saimir Strati është i pari shqiptar që hyn në librin e rekordeve, duke realizuar mozaikun e parë dhe më të madhin në botë me gozhdë. Shprehet se është shumë i lumtur, ndërkohë që pas tij qëndron autoportreti i Leonardo da Vinçit, mbi të cilin ka punuar për orë të tëra. Vendimi përfundimtar është dhënë mbrëmjen e së hënës në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga gjyqtari i Ginesit, Scott Christie, i cili e përkufizon këtë punë si një kryevepër arti. "Kemi parë shumë ide si këto. Njerëz që përpiqen të ndërtojnë piktura në qelq apo në gur, por asnjëherë më parë me gozhdë. Kjo është një vepër unike dhe një kategori fare e re në Gines", - ka theksuar Christie. Ndërsa Strati gëzon për synimin e tij të arritur, Leonardo da Vinçi do të vazhdojë të qëndrojë i ekspozuar për sytë e kureshtarëve së bashku me disa vepra të tjera në mozaik, që piktori i ka realizuar më parë. Iu deshën 24 ditë të lodhshme tek qëndronte përballë dërrasës së madhe dhe ngulte vazhdimisht gozhdët industriale në ngjyra të bardha, të zeza dhe ari. Synimit të tij i përgjigjej durimi që Leonardo da Vinçit t'i jepte edhe dimensionet e një rekordi. Ndërsa rruga për ta thyer atë, tashmë mbetet e hapur. "çdokush që dëshiron të provojë sërish të ndërtojë një vepër me gozhdë për të thyer këtë rekord, ne jemi të hapur dhe u japim mundësi", - shprehet Christie, i cili pohon se vepra që ka realizuar Strati, është e mrekullueshme edhe në pikëpamje tredimensionale. Ndërsa theu një rekord, fati i kësaj vepre nuk është vendosur përfundimisht. Gjyqtari i Gines që ka mbërritur në Tiranë, është shprehur se "i takon piktorit të vendosë se çfarë do të bëjë me të. Unë do të marr me vete të gjitha dokumentacionet dhe dëshmitë për procesin e realizimit të saj". Në procedurat e fillimit, Strati ka aplikuar që në qoftë se kjo vepër do të fitonte ai do ta falte për bamirësi, por përgjigja vjen së bashku me protokollin dhe diplomën e Ginesit. Për portretin e Da Vinçit janë përdorur rreth 5000 gozhdë industriale dhe vepra përfundimtare peshon 700 kg.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 16-11-2011, 15:18:46
Saimir Strati aventurë të re, mozaik me kokrra kafeje

Artisti Saimir Strati ka nisur punën për një rekord të ri Guiness duke ndërtuar kesaj here një mozaik me miliona kokrra kafeje.
Një vit më parë ai fitoi Guiness-in e pestë per krijimin e monedhës gjigande me vida, ndërsa kësaj here ka zgjedhur të bëj art me kokrrat e kafesë që do të formojnë mozaikun me në qëndrën idenë e pesë kontinenteve.

"Kësaj here kam dashur të trajtoj si subjekt të gjithë botën si një familje. Mozaiku ka pesë personazhe dhe përfaqësojne secili nga një kontinent", tha Strati.
Sipas tij, edhe pse bota është në krizë, arti nuk përjeton asnjëherë kriza ndaj dëshiron të përcjell diçka të gëzueshme.
Artisti ka zgjedhur gjithmonë për veprat e tij objekte të pazakonta si gozhdë, tapa shishesh, kunja, penela, etj, dhe kësja here ka zgjedhur pikërisht kafen, si një produkt që konsumohet kudo në botë dhe që përshtate me konceptin e tij.

Rekordi i tij i gjashtë do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 metrash katrorë dhe për 1 muaj Saimir Stratit do t’i duhet të punojë 12-13 orë në ditë për të përfunduar në kohë veprën e re, të vendosur në ambjentet e “Hotel Rogner”. Data 10 dhjetor është dhe afati i fundit, brënda së cilit duhe të përfundojë mozaiku e kur më pas përfaqësuesit e Guiness-it do të vijnë nga Lodra për të vlerësuar punën.

Thyerja e rekordeve Guiness për Saimir Statin është kthyen tashmë në një traditë. Lodhja për të është kënaqësi, ndërkohë që në plan ka ende sfida të reja. Strati mban rekord për mozaikun e një djali që i bie kitares, realizuar me tapa shishe, për portretin e Leonardo da Vinçit, krijuar me gozhdë, për kalin me kunja dhëmbësh, për portretin e Michael Jackson me penela dhe për monedhën me vida.

(da.bo/ATSH/BalkanWeb)

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 17-11-2011, 15:01:20
Kultura dhe tradita të ndryshme në pesë kontinentet e rruzullit, një ndër pasionet e përbashkëta: kafeja!

Janë miliarda në botë konsumatorët që i vlerësojnë shijen, por kur fantasia hyn në lojë, kafeja mund të shndërrohet e në punim artistik, për t’u shijuar edhe vizualisht.

Është rasti i Saimir Stratit, sfida e radhës për të thyer një tjetër rekord Guinness, është ky mozaik 25 m2, me 1 milion kokrra kafeje, më i madhi në botë i kësaj gjinie. Koncepti i tij…

“E kam konceptuar botën si një familje, një botë, një familje, një kafe, 5 personazhe që përfaqësojnë 5 kontinetet. Vepra është mundësuar nga Lori Caffe”, deklaron artisti Saimir Strati.

Janë tre tonalitete ngjyrash, të përftuara nga kafja e papjekur, gjysmë e pjekur dhe e pjekur mirë. Mozaiku mendohet të përfundojë në fillimet e dhjetorit.

Saimir Strati është deri tani fitues i 5 rekordeve Guiness, me punime të tjera që përpos fantazisë, e mjeshtërisë së punimit, kërkojnë një durim të jashtëzakonshëm. Disa prej tyre: mozaiku me kunja, me tapa, gozhdë.

Cdo kokërr kafeje e ngjitur, i jep më shumë formë mozaikut, ndërkohë që afron artistin Strati drejt Gunniess-it të tij të gjashtë. /top channel

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 13-12-2011, 10:35:21
Saimir Strati fiton për të 6-tën herë çmimin Guinness

   

Saimir Strati ka fituar për herë të gjashtë çmimin Guinness, duke krijuar kësaj here një rekord të ri, atë të mozaikut më të madh në botë me kokrra kafeje. Ceremonia e dorëzimit të çertifikatës u zhvillua pasditen e sotme në Hotel ’’Rogner’’, aty ku Strati ka punuar 18 orë në ditë, përballë mozaikut me subjekt, ’’Një botë, një familje, një kafe’’. (er.cu/BalkanWeb

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 13-12-2011, 13:04:54
 :) Sa i punoka mendja ketij. :)

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 13-12-2011, 23:52:05
Rekordi i ri Guinnes për mozaikun më të madh me kokrra kafeje në botë, vepër e artistit Saimir Strati, ka bërë jehonë në disa nga mediat më të rëndësishme në botë.

Strati përdori 140 kilogramë kokrra kafeje për të krijuar mozaikun, shkruan agjensia Reuters, ku janë vendosur bashkë përfaqësues të pesë kontinenteve, një kërcimtare braziliane, nje lodërtar japonez, një këngëtar kantri amerikan, një europian që i bie fizarmonikës dhe një afrikan.

“Unë dua të jap një mesazh që të ndash dashurinë përmes një filxhani kafeje na afron, një filxhan kafeje na sjell më afër se një takim i G20-ës”, thotë Strati për agjensinë Reuters.

Strati shpjegoi për Reuters se përmes mozaikut të tij, i sponsorizuar nga Lori Caffe, një prej kompanive lider të kafesë në Shqipëri, synon të përhape mesazhin e tij “Një botë, një familje, mbi një filxhan kafeje”.

Gjykatësja e Guiness-it, Sejda Subasi Gemici, shpjegoi se Stratit i është kërkuar ta punojë mozaikun në publik dhe duhet të ishte 25 metra katrorë”. Por, sipas matjeve të saj ishte 25.1 metër katror, një vepër e merituar për të hyrë në Rekordet Guiness.

Për Stratin kjo është certifikata e gjashtë Guiness. Ai ka zgjedhur një teknikë të veçantë duke përdorur sende të thjeshta si gozhdë, tapa të shisheve të verës etj. për të krijuar veprat e tij. /top channel

Strati, jehona ndërkombëtare - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit