Tri kohët e shqiptarëve të shkrira në pikturat e Zef Toçit - Pikturë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tri kohët e shqiptarëve të shkrira në pikturat e Zef Toçit

Tri kohët e shqiptarëve të shkrira në pikturat e Zef Toçit

· 1 · 920

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 11-01-2011, 11:43:09
Për herë të parë në karrierën e tij pesëdekadëshe piktori prizrenas Zef Toçi (69) ka zënë vend në hapësirën ekspozuese të Galerisë së Arteve të Kosovës me një ekspozitë personale. Më shumë se 40 piktura ka zgjedhuar ai për këtë ekspozitë të hapur të enjten në mbrëmje. Për piktorin i cili ka ekspozuar në qytete të ndryshme të ish – Jugosllavisë e më gjerë, ekspozimi në GAK është emocion i madh.

“Kam shumë piktura të mbyllura në Galerinë në Prizren, me të cilat do të mund t’i mbuloja tri hapësira të tilla, por kaq pat vend kësaj here”, ka thënë Toçi, teksa ka shprehur dëshirën e tij që Tirana të jetë “stacion” i radhës i pikturave të tij.

Shumica e veprave me të cilat Toçi paraqitet në ekspozitën e tij janë të punuara me vaj në pëlhurë, ndërsa spikatin edhe 5 vizatime portret. Tema të aktualitetit të popullit shqiptar ka ajo që çdoherë e ka intriguar piktorin Toçi.
“Kërkesa e lirisë”, “Shtegtimi”, “Qëndresa”, “Toka jonë”, “Bombardimet e NATO-s”, janë disa nga emrat që ai u ka vënë pikturave të tij.
“Krijimtaria ime ndahet në tri periudha: në para, gjatë dhe pas luftës”, ka thënë Toçi.

Kritiku i artit, Mustafa Ferizi, ka thënë se Toçi ende i qëndron besnik dhe kultivon me respekt pikturën e kavaletit, në kohën kur konceptualizmi ka filluar të aplikohet me të madhe në artin pamor.

“Në imazhet pikturale të Zef Toçit qeniet njerëzore përbëjnë subjektin kryesor, pa të cilin nuk mund të mendohet të thuash asnjë tablo e tij. Në procesin krijues ai aplikon spektër të tërë nuancash e modulacionesh koloristike, të ngrohta por edhe sosh të metalta, të ftohta, anemike pikërisht të tilla siç di të jetë jeta në momente dhe rrethana të caktuara”, ka thënë Ferizi.

Temat e fundit