Preshevë, protestë kundër arrestimeve - Lugina e Presheves

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Preshevë, protestë kundër arrestimeve

Preshevë, protestë kundër arrestimeve

· 1 · 4485

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 05-05-2012, 23:31:38
Me flamuj kombëtarë në duar e këngë patriotike në sfond mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës u tubuan mesditen e së shtunës për të protestuar kundër arrestimeve të ndërmarra nga policia serbe.

Manifestimi u mbajt nën moton "Edhe unë jam terrorist" dhe protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkonin ndaljen e arrestimeve, gjoja për “terrorizëm” apo “krime lufte”.

“Politika e ditës në Beograd është që cdo shqiptar është terrorist, prandaj ne u themi se të gjithë jemi terroristë”, deklaruan organizatorët e protestës.

Policia serbe ka arrestuar në një aksion dy ditë para zgjedhjeve  8 shqiptarët e Luginës së Preshevës. 5 prej të ndaluarve akuzohen për krime lufte, ndërsa tre të tjerë për akuza më të lehta. Vetë Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç deklaroi ditën e premte se personat e ndaluar kanë kryer, sipas tij, “krime lufte”, në ngjarjet që lidhen me luftën e vitit 2001 të UÇPMB-së. 

Ndërkohë, për arrestimet në Luginën e Preshevës ka reaguar edhe Tirana zyrtare. Nëpërmjet një deklarate, MPJ dënon arrestimet. "Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend", thuhet në reagim.

Të premten reagoi edhe qeveria e Prishtinës që i quajti arrestimet si tendencioze dhe që cënojnë paqen e stabilitetin e gjithë rajonit.

Presidenti Topi: Arrestimet, skenarë ogurzinj

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka reaguar për arrestimet e ndodhura në Preshevë.

“Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke u njohur me arrestimet e fundit të shqiptarëve nga policia serbe në Luginën e Preshevës dhe rritjen e tensionit etnik atje në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, dënon me vendosmëri këto skenare ogurzinj të forcave ultranacionaliste serbe për të krijuar terror dhe frikë ndaj popullsisë shqiptare”, thuhet në deklaratën e Presidentit Topi. 

“Këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tone”, shton presidenti Topi.

Presidenti i Republikës thekson se, tashmë në Europën demokratike asnjë skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t'i largojë nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në trojet e tyre amtare.

Reagon PS: Të shmangen tensionet

Lidhur me ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës, ka reaguar edhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Partia Socialiste ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësimin e thellë për rritjen artificiale të tensioneve politike në prag të zgjedhjeve në Serbi. Bastisjet e arrestimet e shqiptarëve në afërsi të Bujanovcit dhe proceset e montuara politikisht, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve në atmosferën e frikës, panikut e presioneve, vënë në diskutim standardet demokratike ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut të detyrueshme për çdo vend”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Partia Socialiste bën thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike dhe paralajmëron për rrezikun që vjen nga rikthimi i retorikës e praktikave të pak viteve më parë, të cilat dëmtojnë rëndë harmoninë ndëretnike dhe pengojnë bashkëpunimin rajonal, si një element i rëndësishëm edhe për proceset integruese euro-atlantike të rajonit, si dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për faktorin politik shqiptar në përpjekjet e tij për përballimin me maturi e pjekuri të provokimeve dhe të tentativave për zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Preshevë, protestë kundër arrestimeve - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit