Banka Botërore: Rreth 15 për qind e popullatës së Kosovës jeton në varfëri ekstr - Probleme / Zgjidhje

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Banka Botërore: Rreth 15 për qind e popullatës së Kosovës jeton në varfëri ekstr

Vizitor · 1 · 921

Banka Botërore: Rreth 15 për qind e popullatës së Kosovës jeton në varfëri ekstr

Vizitor · 1 · 921

ne: 08-08-2007, 20:54:15
Banka Botërore: Rreth 15 për qind e popullatës së Kosovës jeton në varfëri ekstreme

Sipas një hulumtimi të Bankës Botërore, rreth 15 për qind e popullatës së përgjithshme në Kosovë jeton në varfëri ekstreme, apo me më pak se 94 centë në ditë. Dhënë me shifra të tjera, më shumë se 20 mijë familje kosovare jetojnë vetëm me një asistencë sociale, ndërkaq rreth 17 mijë familje të tjera janë potenciale për të kaluar në varfëri ekstreme.

Por, sa është e fuqishme beteja për luftimin e varfërisë?

Zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se kjo ministri varfërinë ekstreme është duke e luftuar "me të gjitha kapacitetet financiare që posedon". Muhamet Gjocaj, drejtor i Departamentit të Mirëqenies Sociale, thotë se në bazë të mundësive të buxhetit të konsoliduar të Kosovës, familjet në gjendje të rëndë socio-ekonomike janë të përfshira në skemat e asistencës sociale.

Ai thotë se buxheti i kësaj ministrie, për këtë vit, ka qenë 127 milionë euro, të dedikuara për skemat sociale në përgjithësi, ndërkaq mbi 30 milionë euro kanë qenë të parapara vetëm për familjet në nevojë.

“Një familje, që konsiderohet familje, po ashtu edhe personi i vetëm, merr 35 euro dhe familja me 7 e më shumë anëtarë merr 75 euro. Maksimumi është 75 euro në muaj”, - thotë Gjocaj. “Shuma mujore që marrin këto familje nuk është e mjaftueshme, - thotë ai, - për të shtuar se me këtë shumë mbulohen vetëm 2100 kalori, që janë të nevojshme për ushqim, derisa shpenzimet e tjera mbeten të pambuluara”.
“Është e varfër jeta e familjes, nëse nuk ka të ardhura të tjera. Dhe, zakonisht nuk kanë të ardhura, sepse për t’u përzgjedhur në skemën e asistencës sociale, duhet të jenë ata që nuk kanë asnjë të ardhur nga asnjë burim tjetër”, - shprehet Gjocaj.

Problem tjetër, sipas Kryqit të Kuq të Kosovës, në luftimin e varfërisë ekstreme, është zvogëlimi i interesimit të donatorëve të huaj, por edhe mungesa e solidaritetit nga shoqëria. Feride Hyseni, nga kjo organizatë, thotë se donatorët e huaj mendojnë se ka kaluar koha e emergjencës në Kosovë. “Ne, si Kryqi i Kuq, lirisht mund të themi se emergjenca për gjendjen sociale të popullatës në Kosovë është pikërisht tani, qe ne e shohim si krizë, sepse njerëzit vuajnë për gjërat elementare”, - thekson zonja Hyseni.

Ndërkaq, ekspertë për çështje ekonomike thonë se institucionet vendore nuk janë efikase në luftimin e varfërisë ekstreme. Flamur Keqa, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se pas përfundimit të luftës, shkalla e varfërisë nuk është ulur, por është rritur dhe kjo, sipas tij, tregon për mungesë serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Realisht, pak është bërë në këtë drejtim dhe mendoj se institucionet qeveritare të Kosovës duhet të merren shumë më tepër me këtë problem. Ky nuk është një problem i vogël, por është një ndër problemet më të mëdha, pas statusit të Kosovës”, - thotë Keqa. Sidoqoftë, për autoritetet vendore, problematike nuk janë vetëm ato familje që tash kanë hyrë në kategorinë e varfërisë ekstreme, por edhe ato që janë në rrezik për të kaluar në këtë kategori.

07 gusht 2007

Temat e fundit