Fenomeni i Vetvrasjes ne shoqerin Shqiptare ! - Probleme / Zgjidhje

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fenomeni i Vetvrasjes ne shoqerin Shqiptare !

Fenomeni i Vetvrasjes ne shoqerin Shqiptare !

· 5 · 2289

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-09-2007, 08:04:51
Po vendos disa Video rreth problemit te Vetvrasjes,te bere ne Emisionin Shqip te Rudina Xhunges  ne Top-Channel !

Ky eshte nje debat televiziv mbi fenomenin e vetvrasjes ne Shqiperi. Fatkeqesisht INSTATI nuk ka nisur ende nje kerkim per te percaktuar se sa eshte numri i vetvrasjeve ne Shqiperi, dhe aq me pak te percaktoje rrethanat, shkaqet, shpeshtesine e fenomenit, apo zonat me te prekura. I vetmi informacion qe shoqeria shqiptare ka mbi fenomenin eshte ekskluzivisht permes mediave te shkruara apo elektronike, te cilat nga ana e tyre (ashtu si edhe shprehen te ftuarit e programit) kane ende shume pak eksperience ne menyren e trajtimit te fenomenit. Lajmet e vetvrasjes zakonsht transmetohen shabllon, si pjese e seksioneve te kronikes se zeze, dhe nuk investigohen me teper. Institucionet e shtetit nga ana tjeter, si zakonisht i kushtojne shume pak rendesi ketij fenomeni, duke qene se ne nje fare sensi "nuk ka se kush te fajesohet pervec viktimes", nderkohe qe ne shume raste mund te jete krejt e kunderta. Per te mos harruar mangesite e tjera qe ekzistojne mbi kete fenomen duke nisur nga mungesa e mentalitetit te psikologut ne Shqiperi, apo mugesa e nje organizimi te specifikuar me qellim sensibilizimin e individeve te deshperuar. Nuk dua te shkoj me tej, si pershembull te problemet familjare apo mentaliteti I familjes shqiptare, sepse ne ndryshim nga mendimi I pergjithshem besoj se pak konservatizem familjes shqiptare I nevojitet, sidomos, kur shoqeria jone nuk posedon nje kulture fetare unike apo nje nivel te larte intelektual masiv.
Une mendoj se te gjithe duhet te luajme rol ne parandalimin e nje fenomeni te tille. Jeta eshte e veshtire per te gjithe, dhe ne kete rast mendoj edhe vetveten duke pasur parasysh se disa here e kam menduar si "alternative", e mendoj se edhe shume te tjere e kane bere. Mirepo shkurt e shqip vetvrasja eshte "zgjidhja" me drastike, me e parevokueshme, dhe me jo-fisnike qe mund te gjendet. Sidomos kur aktore te nje akti te tille jane adoleshente e te rinj, te cilet vetflijohen ne shenje "hakmarrjeje" ndaj familjareve, te dashurve apo padrejtesive te jetes.
Ju lutem lini komentet tuaja, dhe perpiquni te jeni sa me te sinqerte. Ndoshta keshtu do ndihmoni dike qe mund ti kete shkuar ndermend te sakrifikoje jeten e vete, pa ditur se sa shanse mund te humbase, dhe pa patur fatin e njohjes se jetes, ashtu si eshte me te mirat dhe te keqiat e veta.

Shkruar nga Kotsekoti marre ne youtube

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-09-2007, 08:11:14
Video te Emisionit

Pjesa 01
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=tF5B2hJz_kU[/youtube]

Pjesa 02
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=ufFjx6h3x88[/youtube]

Pjesa 03
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=GVBqZ1iIT6Y[/youtube]

Pjesa 04
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=ub4fAGpMIWk[/youtube]

Pjesa 05
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=2imWvxmDu20[/youtube]

Pjesa 06
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=7eJyRhwANvE[/youtube]

Pjesa 07
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=GOtx3SYKgtc[/youtube]

Pjesa 08
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=egVHpMrkibM[/youtube]

Pjesa 09
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=2vS2Ts2X6Gc[/youtube]

Pjesa 10
[youtube=425,350]http://www.youtube.com/watch?v=SMS1ASEylfo[/youtube]

  • Postime: 5503
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 14-09-2007, 06:28:26
Berni as artikullin s'e kam lexuar dhe as vidjot s'i kam pare (jo tani). Por për vetevrasjen kam lexuar shumë artikuj - mjaft prej te cileve edhe artikuj qe ti vete i ke sjelle në forum. Unë kam folur shumë për vetevrasjen dhe vete kam hapur një teme qe bën një pyetje shumë serioze në lidhje me te. Ideja kryesore përsa i përket vetevrasjes, pra pika qe kam dashur te theksoj gjithmonë është ajo qe vetevrasja është gjeja me egoiste, me e ulet, me e keqe dhe me idote qe mund te beje njeriu. E di qe ne këtë botë ka probleme te pafund nga me te ndryshmet dhe jo për të gjitha ato ka zgjidhje, por prapë se prapë asnjëherë s'do e mendoja apo zgjidhja si zgjidhje vetevrasjen. Gjithmonë ka një rrugë te dytë (cilado qoftë ajo, varet nga situata) me te mirë, ose e keqja me e vogël ta quajmë.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 15-09-2007, 19:35:03
Kemi  diskutuar shume per fenomenin per fjale, dhe prap vazhdojme diskutojme. Pse?? Sepse ky fenomen nuk paska te ndaluar.
 Me vjen keq per personat qe behen viktime me duart e tyre, pavaresisht nga shkaqet qe cojne ne kryerjen e ketij akti,dhe uroj qe kurre te mos degjojme me,hidherime te tilla.

Ne fund te teksit te vendosur nga Berni thuhet

Ju lutem lini komentet tuaja, dhe perpiquni të jeni sa me te sinqertë. Ndoshta kështu do ndihmoni dike qe mund ti këtë shkuar ndërmend te sakrifikoje jetën e vete, pa ditur se sa shanse mund te humbase, dhe pa patur fatin e njohjes se jetës, ashtu si është me te mirat dhe te keqiat e veta.



E vetmja gje gje mund te shkruaj,eshte:
Mundohuni qe cdo veshtiresi ta zgjidhnin me qetesine me te mundshme. Jam e bindur qe ne qetesi njeriu arrin te gjej zgjidhjen me te drejde.

  • Postime: 5503
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 16-09-2007, 07:22:08
E vetmja gjë gjë mund te shkruaj,është:
Mundohuni qe çdo veshtiresi ta zgjidhnin me qetesine me te mundshme. Jam e bindur qe ne qetësi njeriu arrin te gjej zgjidhjen me te drejde.

Vetem nje fjali ke shkruajtur Erlehta, por me kete fjaline me siper i ke vulosur te gjitha. Ke folur shume mire. :)

Ajo qe do tu thosha une atyre qe jane te deshperuar shume, qe mendja u ka shkuar shpesh per vetevrasje eshte TE MOS E BEJNE! Cdo lloj zgjidhjeje tjeter ne bote, eshte me e mire sesa ta vrisni veten me doren tuaj. Vetem nje jete na jepet dhe eshte detyra dhe obligimi yne ta trajtojme dhe mbrojme sa me mire kete jete, jo ta keqtrajtojme dhe ta vrasim. :) Dhe mos harrojme se sado keq ta kemi, ka te pakten nje person tjeter ne kete bote qe e ka akoma me keq sesa ne.

Temat e fundit