RRJETI I GRUPEVE TË GRAVE TË KOSOVËS 
Misioni i Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është të mbështesë, mbrojë dhe
promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në gjithë Kosovën, pavarësisht nga
religjioni, besimi politik, mosha, niveli i edukimit, orientimi seksual, dhe aftësitë e tyre.
RRGGK realizon misionin përmes shkëmbimit të informatave dhe përvojës, bashkëpunimit dhe
rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve të tjera ndaj anëtarëve.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është një nga rrjetet kryesore të grave në Kosovë
me më shumë se 40 OJQ anëtare nga e gjithë Kosova, të cilat punojnë në fusha të ndryshme për
arritjen e barazisë gjinore. Rrjeti përfshin edhe grupe të ndryshme etnike të grave dhe
bashkëpunon e përkrah Rrjetin e OJQ-ve të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, si dhe Rrjetin e
OJQ-ve të Grave Serbe të Kosovës "Zora". Rrjeti e nisi punën në fillim të vitit 2000 dhe është
rritur e forcuar si një organizëm udhëheqës në fushën e avokimit për arritjen e barazisë gjinore
në Kosovë dhe më gjerë.
Një nga fushatat më të suksesesshme të RRGGK-së ka qenë fushata "Së bashku kundër dhunës
ndaj grave" me pjesëmarrjen e grave dhe burrave në të gjithë Kosovën. Fushata u zhvillua gjatë
viteve 2001-2002 dhe u frymëzua nga një fushatë botërore për t'i dhënë fund dhunës ndaj gruas,
të quajtur V-Day.
Rrjeti mban mbledhjet e anëtareve një herë në dy muaj. Në këto mbledhje OJQ vendore dhe
ndërkombëtare që punojnë për avancimin e pozitës së gruas në Kosovë, shkëmbejnë informata e
përvoja dhe organizohen për të ndërmarrë aksione dhe fushata të përbashkëta.
Objektivat kryesorë të punës së RRGGK-së janë:
ââ¬Â¢ Të sigurojë pjesëmarrje të barabartë, aktive dhe efektive të grave dhe vajzave të reja në
zhvillimet ekonomike, politike dhe shoqërore në Kosovë.
ââ¬Â¢ Të avokojë për të drejtat e grave dhe vajzave të reja në të gjitha sferat e jetës.
ââ¬Â¢ Të fuqizojë lëvizjen e grave në Kosovë përmes mbështetjes reciproke dhe solidaritetit.
ââ¬Â¢ Të sigurojë rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave nga Kosova në iniciativat rajonale dhe
ndërkombëtare për promovimin e të drejtave të grave.
RRGGK drejtohet nga një Bord vullnetaresh që përbëhet nga gra të suksesshsme dhe me përvojë
në fushën e përpjekjeve për arritjen e barazisë gjinore në Kosovë dhe në rajon. Drejtore
Egzekutive e Rrjetit është Igballe Rogova.
Që nga janari 2004 RRGGK ka hapur zyrën kordinuese në adresën Adresa Rr: "Agim
Ramadani", A 2, nr.26, Prishtinë.
http://www.womensnetwork.org/shqip/index.html