Profile of reflektues






Permbledhja

reflektues
Zërist
Send PM
Offline Offline
Posts:   386 (0.060 per day)
Personal Text:   'Zëri YT!'
Vendndodhja:   drejte, ose hesht!
Data e regjistrimit:   18-01-2006, 11:32:19
Last Active:   09-09-2006, 16:13:09
  • Tribuna e Mendimit Te Lire Shqiptar!

Messages - reflektues

1
Mendoj se ja vlen te diskutojmë se çfarë roli po luan mergata shqiptare ne Evrope për çështjen kombëtare. Një shkrimtar a gazetar evropian kur do të shkruaj ndonjë gjë qe lidhet me shqiptarët për preference ndodh shpesh qe te marrin te përkthyera nga gjuhe te huaja te shkruara (kundër) nesh, ne mungese te letrave shqipe nga shqiptare ne gjuhe te huaja.

Si mendoni ju, ka luajtur dhe po luan ndonjë rol kjo mergate?

Diskutim te mbarë.

2
Tema Aktuale / ç'po ndodh ne Kuvendin e Shqipërisë?
« ne: 25-07-2006, 17:41:21 »
Aty zihet me shumë se c'shihet e dëgjohet. Të bojkotohen një kohe zgjedhjet e mund te ketë shprese për përmirësim.
Ftoj deputetet te tregojnë me shumë respekt për votën qe u është besuar atyre. Nëse ju silleni ashtu, ç'do bëjne valle te tjeret!

3
Shqiptaria / Uçç - Ushtria çlirimtare e çamërisë?
« ne: 25-07-2006, 17:06:10 »
Më ka ardhur në e-mail:


Ky është vetëm një ndergjegjesim.

Po bëhen pergatitjet nga një grup djelmoshash shqiptare nga Dardania, qe ne ditën e dytë te pavarësisë se Kosovës, te ndryshojnë këngën e kenduar deri me tani në lidhje me problemin e Tokes Shqiptare, Camerise.

Tirana nuk bëri asnjë gjë.

Athina Terroriste çdoherë e me shumë po shkaterron moralin e shqiptareve ne Republiken e Shqipërisë, e po shkeput çdo lidhje me këtë toke shqiptare!
Ndërsa ne nivel ndërkombëtar, Athina Terroriste po bën shperlarjen e trurit, se çamëria është çështje e brendshme greke, dhe se për te, është çështje e mbyllur.

Prandaj,
Një grup nga Dardania (kosova) te quajtur: Stuhia - ne drejtim te çamerise, do të ndryshojnë rrjedha. Nuk i bën përshtypje çfarë mendon Bota.

çamëria është toke shqiptare!
Ky grup:  Stuhia - ne drejtim te Camerise, nuk do të mjaftohet ne tokën shqiptare çamerine, po mëtej..

Ndergjegjesohunu!
Greqise i duhet stuhi!

Z.R.M.

Stuhia - ne drejtim te çamerise!
Dy ditë pas Pavaresise se Kosovës, do të dridhen caqet turistike te Greqise.
O çamerine, O patar tërë Greqine!

4
Elita kombëtare dhe peripecite e vetedijes kombëtare

    Nga rrjedhat e historisë shohim se lufta antishtypese nuk e merr pernjehere kahjen kombëtare. Një kohe te gjatë i shtypuri i drejton përpjekjet e veta kah suprimimi i disa padrejtesive: i punës se dhunshme, i denimeve trupore, i pabarazise se pagave, i kufizimit te drejtave politike etj. Kjo lufte kundër shtypjes se njeriut do të dalë gradualisht prej paqartesise neoliberaliste dhe universaliste për t'u shnderruar, ndonjëherë edhe me përpjekje te mëdha, ne lufte për te drejta kombëtare. Mirëpo, pamundesi e formimit te elitave te ndergjegjshme dhe krijimi i lidhjeve organike midis tyre dhe masave, ligeshton castin vendimtar te luftës dhe shkakton peripeci tragjike!

   Ne vend se, te jetë qartësia ne rend të parë, e koordinuar me aspiratat me te thella te tërë popullit; në vend se, te jetë prodhim i drejtperdrejte dhe i kapshem i angazhimit gjithpopullor, vetedija kombëtare është vetëm formë pa përmbajtje, e brishte dhe e pagdhendur.

   Plasaritjet qe hetohen ne te, e shpjegojnë mirë lehtesine me te cilën, ne vendet e dalura nga shtypja, kalohet përsëri prej kombit ne grup tjetër etnik, prej shtetit ne fis. Pikërisht këto te cara tregojnë shkaqet e prapakthimeve, aq te rrezikshme e aq te dëmshme për hovin kombëtar: për unitetin kombëtar! Kjo jo vetëm për faj te ish-sistemit shtypes, po edhe si rezultat i pertacise se elites kombëtare, i cektesise se saj mendore, i formimit thellesisht kozmopolit te frymes se saj.

   Elita kombëtare e cila e merr pushtetin ne duart e veta, mbetet vetëm një strukture boshe, zhvarritese dhe e pazhvilluar. E kapluar nga vetedashja voluntariste, elita kombëtare lehtë e bind veten se mund te korr sukses ne planin e zhvillimit kombëtar. Për shtresen e intelektualeve dhe biznesmeneve qe edhe e perbejne ne një a mënyrë tjetër edhe pjesen me te arsimuar te shtetit të ri me vetedije kombëtare është karakteristike se gjithnjë dalin ne pah me numer te paket. Ne rradhet e kësaj elite vështirë e ke te gjesh industrialiste, e as kreator-shkencetar. Dhe, kjo elite nuk është e orientuar kah prodhimi, zbulimet, ndërtimi e puna! Ajo merret kryekëput me aktivitete te tipit ndermjetesues: te jetë ne rrjedhat afariste, ne kombinimet afariste. Ky është, si duket, misioni i saj kryesor. Pra, mund të thuhej, se kjo elite me shumë ka një psikologji te njerëzve afariste, e jo te udheheqesve te aftë te industrise dhe zhvillimit mbarekombetar!


- Vijon -

A.T.

5
Tema Interesante / "Nacionalistet" : Kolonialistet e rinj
« ne: 24-07-2006, 11:40:59 »
"Nacionalistet" : Kolonialistet e rinj

   Refleksionet mbi dhunen na e bëjnë te mundur ta hetojme paraqitjen e shpeshte te një mosperputhujeje, te një dallimi te ritmit midis kuadrove te partive "nacionaliste" dhe masave. Ne çdo organizate politike apo sindikale paraqitet rregullisht një hendek midis masave qe kërkojnë përmirësimin e menjehershem dhe te plotë te situates se tyre dhe kuadrove te cilat, duke i matur veshtiresite qe mund t'i krijojne pronaret, i kufizojne dhe i ngushtojne kerkesat e tyre. Prandaj, shpesh verehet një pakenaqesi e thelle e masave ndaj kuadrove.
   Pas kerkesave te përditshme përderisa kuadrot festojne fitoren, masat thjesht kanë përshtypjen se i kanë tradhetuar. Politizimin e masave do ta nxite shumefishimi i manifestimeve ku shtrohen kerkesat, shumefishimi i konflikteve sindikale. Sindikalisti është i politizuar atëherë kur e di se konflikti lokal nuk është konflikt determinant midis tij dhe pronareve.

   Intelektualet e kolonizuar, qe ne metropolet gjegjese e kanë studiuar mënyrën e funksionimit te partive politike, themelojne formacione te ngjashme me qëllim qe t'i mobilizojne masat dhe te bëjnë "presion" mbi administraten koloniale.
   Lindja e "partive nacionaliste" ne vendet e kolonizuara paraqitet ne kohën e konstituimit te "një elite" intelektuale e tregtare. Elitat do t'i kushtojne kujdes të madh çështjes se organizates, si te tillë dhe fetishizmi i organizates shpesh do të këtë perparesi kundruali studimit racional te shoqerise koloniale.

   Nocioni i partise është nocion i imponuar me rrethana te veçanta nga metropolia. Ky instrument i lufterave bashkekohore është aplikuar mekanikisht ne një realitet me trajta të ndryshme, te cekuilibruara, ku bashkejetojne njeherazi skllaveria, cifcilleku, tramba, zejtaria dhe operacionet e burses.
   Dobesia e partive politike nuk qëndron vetëm ne përdorimin mekanik te një organizate e cila "e drejton" luftën e proletariatit ne gjirin e shoqerise kapitaliste me zhvillim me te lartë industrial. Ne planin e kufizuar te tipit te organizates është dashur te lajmerohen risi, pershtatje. Gabimi i madh, e meta e bashkelindur e shumicës se partive politike ne regjionet e pazhvilluara qëndron ne faktin se ato iu drejtohen, sipas skemes klasike, para se gjithash elementeve me te vetedijshme: proletariatit te qyteteve, zejtareve dhe nepunesve, do të thotë një pjesë shumë e vogël qe paraqet vetëm një perqind te popullesise se gjithmbarshme.

   Mirëpo, sado qe ky proletariat e kupton disi propaganden e partise dhe e lexon literaturen e saj, është shumë pak i përgatitur qe t'u kunderpergjigjet mirefillsisht parullave eventuale për lufte te pameshirshme për zhvillim e çlirim kombëtar. Shpesh e kanë cekur këtë: ne territore te ish-kolonizuara, proletariati paraqet atë berthame te popullit te kolonizuar te cilën regjimi kolonial me se shumti e perkedhele!
   Ne vendet e kolonialisteve kapitaliste, proletariati s'ka ç'të humbase! Ai eventualisht mund t'i fitoj të gjitha. Ndërsa, ne vendet ne zhvillim e te kolonizuara ne shumë-plane, ky proletariat mund t'i humbase të gjitha.
   ç'është e vërteta, ai paraqet atë pjesë te popullit te kolonizuar qe është e domosdoshme dhe e pazevendesueshme për funksionimin e mirë te makines e kapitalisteve kolonial. Ky proletar paraqet dhe ithtaristet me besnik të tyre, e qe ne saje te pozites se privilegjuar qe zënë ne sistemin kolonial perbejne fraksionin 'borgjez'te popullit te kolonizuar.

   Vihet re se, partia "nacionaliste" gjithnjë shfaq mosbesim ndaj masave periferike te popullit. Këto masa, sipas ideologjise se tyre, duken te zhytura ne plogeshti dhe mosaktivitet. Anetaret e partise mjaft shpejt formojne për këtë masë te njëjtin gjykim percmues sikur dikur sistemi para-demokrati-zues. Mirëpo, nëse orvatemi t'i kuptojme arsyet e këtij mosbesimi ndaj kësaj masë, duhet ta marrim parasysh faktin se kolonialisteve te dikurshem (ndryshe nga te tanishmeve), e kanë mbeshtetur superioritetin e tyre duke e penguar zhvillimin e kësaj shtrese. Kjo shtrese periferike, madje mund te këtë pranuar ne një a tjetër mënyrë një gjendje te tillë, por, megjithatë, aparati administrator i sistemit kolonialist mbetet strategu!

- vijon -

A.T.

6
Bota Sot / Turqia: Jemi gati te pushtojme Irakun Verior
« ne: 22-07-2006, 13:50:48 »
Turku po hyri ne atë pjesë, ligeshtohet Bushi.Com. Sa do doja te futej kembesoria turke!

Megjithese Turku eshte aleate strategjike me SHBA, ne Irak ndryshe do te kendohej kenga.

7
Bota Sot / Turqia: Jemi gati te pushtojme Irakun Verior
« ne: 19-07-2006, 15:12:54 »
Turqia: Jemi gati te pushtojme Irakun Verior

Nëqoftëse Qeveria Irakene dhe SHBA-te nuk ndermarrin asnjë gjë konkrete për te parandaluar militantet kurd te futen ne territorin e Turqise, do ta pushtojme Irakun Verior.

8
Kosova Sot / Takimi i Elefandeve!
« ne: 16-07-2006, 13:26:28 »
Kështu është quajtur Samiti i Vjenes i rradhes qe do të zhvillohet ne nivel me te lartë midis Kosovës dhe Serbise.

Takimi i Elefandeve do të jenë bisedime te drejteperdrejta ku edhe fillon finalizimi për zgjidhjen e statusit final te Kosovës.

9
Historia Shqiptare / Shqiponja me dy koka
« ne: 16-07-2006, 13:02:14 »
Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.

Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

"Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."

Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan:

"Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare." Pra nese kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç'thote nje prej emrave me te njohur te studimit te historise dhe teologjise.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave.

Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: "Feniksi eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte edhe rrenje e feniks, FE_=cikel.

Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit."


Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere. / 05 07 2006/B.H. Lajmet.Com

10
Historia Shqiptare / Shqiponja me dy koka
« ne: 16-07-2006, 13:01:20 »
A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?

Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme.

Duhet pasur parasysh se Shen Pavli themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire.

Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene "shqiponje". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

Qe shqiptaret te jene "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjes me dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim te tille. "Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?ili.
Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate ilire fjala "ALP" do te thote i bardhe.

Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka (shqiptar).

Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).

Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.

Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me mbreterine Hitite.

Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: "The Kingdom of the Hittites(Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: "Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

Mes gjuheve semitike, prapashtesa ?ili, tregon thjesht Zotin." Hititet dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje arkeologjike.

Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane "pronaret e ligjshem" te nje simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te antikitetit.

11
Historia Shqiptare / Shqiponja me dy koka
« ne: 16-07-2006, 13:00:35 »
çfare eshte Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si "Hermeticizem".

Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:

"Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.

Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."

Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: çfare eshte sekrete e çfare jo?" shkruan:

"Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç' eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).

Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin.

Ne Egjyptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.

Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

"Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe puplash me ngjyre te ndezur.

Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

12
Historia Shqiptare / Shqiponja me dy koka
« ne: 16-07-2006, 12:59:34 »
Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.


Sipas historianit latin, Ovid:

Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.

Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.

Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."


Herodoti do te shkruante per Feniksin:

"Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."

Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

13
Historia Shqiptare / Shqiponja me dy koka
« ne: 16-07-2006, 12:58:56 »
Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

14
Historia Shqiptare / Shqiponja me dy koka
« ne: 16-07-2006, 12:57:53 »
Simboli i shqiponjës gjatë shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante një shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithë hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashtë, te cilët e trasheguan këtë te fundit nga pellazgët.) Për paganet, shqiponja, ajo natyralja (me një kokë), ishte një embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja është embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, është simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky është një simbol me origjinë Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rrallë". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.

Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja është pika nëpër te cilën rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shndërrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin për te kaluar ne botë te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me një kokë te bëhej simbol i Perandorise se Romes (me poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë).

Besohet se flamuri i parë standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike ne te, kjo për te qenë ne kundërshtim me flamurin kombëtar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte një shqiponje te zeze te vendosur mbi një sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka për ne qiell.

Shamanet turq te Azise Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndertonin një shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për te treguar një gjë te tillë.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Për te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne një trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kanë te njëjtin dinjitet. Është embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur një simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shumë popuj.

Shqiponjat janë te perdorura heraldike si ne formën e pikturave ashtu edhe ne atë te gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë te saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë perdorur si simbolika nga shumë vende.

Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qenë se ka një simbolike kaq te fuqishme, shqiponja është perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me një ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjës (si me një dhe me dy koka) është perdorur me shumë ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetëm ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), janë te pikturuara me sqepin, gjuhën dhe majat e flatrave me ngjyrë të ndryshme nga ajo e trupit. Një shqiponje mund te jetë e paraqitur me një apo edhe me dy koka dhe te paktën ne një rast (ne Gjermani) egziston edhe një variant ku shqiponja është me tre koka. Versioni i thjeshtë, ku dy kokat shohin ne drejtime te kundërta dhe shqiponja ka vetëm një trup, është edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i janë bërë si p.sh. kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnë ne njërën anë shqiponjen me dy koka dhe ne anën tjetër yllin e Davidit. Ndërsa shqiponja me dy koka e Bizantit është shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Një rast i veçante është edhe përdorimi i emblemes se shqiponjës me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky është një nga faktet më interesante?veçanerisht sepse bëhet fjale për periudhën e mesjetes. Dihet botërisht qe hebrejte, nuk kanë preferenca për te tjerët e kësaj botë, pasi konsiderojnë veten si popull i zgjedhur. Ne një doreshkrim Mahzor ( libër hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet një koleksion armesh, ku një shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithë shenjave te tjera.


Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjës me dy koka te sllavet

Ky simbol, një ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka është embleme shteti ne Rusi. Ajo është vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq për herë të parë ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit për Sofiya Paleolog, për shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se tretë, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndërsa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne gjoksin e shqiponjës me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi një kale te bardhe duke vrarë një dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mirës mbi te keqen. Këtë ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qenë pjesë e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka përdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

15
Historia Shqiptare / Shqiponja me dy koka
« ne: 16-07-2006, 12:57:09 »
Shqiponja me dy koka, simboli ynë, më i lashti i botës

Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte

Nga Albert Hitoaliaj


Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka


Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

16
Kosova legalizon të drejtën zakonore, Kanunin
 
Pleqnarët bëhen të ligjshëm - paguhen nga Buxheti
 
Nëse kalon në Kuvend projektligji për ndërmjetësim, i cili parasheh që në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të emërohen Këshilla të Pajtimit dhe pleqnarët do të paguhen nga Buxheti i Kosovës, atëherë në gjykatore do të ndajnë drejtësi fytyra epike, me plis e mustaqe të gjatë, me orë me qostekë dhe me tirq me gajtanë të zi.

17
Organizata Joqeveritare / "çohu"
« ne: 29-05-2006, 22:59:30 »
Rreth korrupsionit të përbashkuar
Koalicioni Antikorrupsion


Koalicioni Antikorrupsion të hënën në mëngjes ka shpërndarë postera Anti-korrupsion në qendrat e mëdha të Kosovës. Ky poster është pjesë e fushatës së organizatës "çOHU" dhe partnerëve të saj me qëllim të informimit të qytetarit mbi rrezikun që po vazhdon të paraqesë kjo strukturë aktuale politike e korruptuar. Motoja e posterit ka qenë "Rreth korrupsionit të përbashkuar" dhe "Banana Republic of Kosova" për të treguar kontrastin në mes frazave patriotike dhe rrezikut real në të cilin gjendet Kosova në rrugëtimin e saj drejt një mënyre kuazi-mafioze të qeverisjes.

Posteri dhe fushata që do të pasojë ka për qëllim që të bëjë të qartë se shkeljet e ligjit, pasurimet jolegale dhe sjelljet arbitrare të një pjesë të konsiderueshme të udhëheqësve të lartë politik janë duke instaluar një pushtet jodemokratik që për esencë ka keqpërdorimin në vend të zhvillimit të vendit dhe qeverisjes së mirë.

Përveç motove të shkruara, posteri përmban edhe porositë që shpjegojnë situatën e lidershipit lokal dhe ndërkombëtar në Kosovë. Ata thjesht nuk janë duke prekur në realitetin kosovar por sikur janë duke udhëtuar hapësirave të pakufishme të lirisë së bollëkut. Në ndërkohë kosovarët vazhdojnë të ngelin diku poshtë, krejtësisht jashtë kornizës së interesave të lidershipit që shihet në poster. Ndërsa demagogjia patriotike vazhdimisht është duke u përdorur për ta mbuluar korrupsionin.



Ky poster njëherit është edhe hapi i parë i një veprimi publik i koalicionit anti-korrupsion, i cili është themeluar me qëllim të përballimit të luftës jo shumë të popullarizuar anti-korrupsion, por që konsiderohet të jetë jetike për të ardhmen e një demokracie të qëndrueshme me karakter përëndimor.

18
RRJETI I GRUPEVE TË GRAVE TË KOSOVËS



Misioni i Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është të mbështesë, mbrojë dhe
promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në gjithë Kosovën, pavarësisht nga
religjioni, besimi politik, mosha, niveli i edukimit, orientimi seksual, dhe aftësitë e tyre.

RRGGK realizon misionin përmes shkëmbimit të informatave dhe përvojës, bashkëpunimit dhe
rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve të tjera ndaj anëtarëve.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është një nga rrjetet kryesore të grave në Kosovë
me më shumë se 40 OJQ anëtare nga e gjithë Kosova, të cilat punojnë në fusha të ndryshme për
arritjen e barazisë gjinore. Rrjeti përfshin edhe grupe të ndryshme etnike të grave dhe
bashkëpunon e përkrah Rrjetin e OJQ-ve të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, si dhe Rrjetin e
OJQ-ve të Grave Serbe të Kosovës "Zora". Rrjeti e nisi punën në fillim të vitit 2000 dhe është
rritur e forcuar si një organizëm udhëheqës në fushën e avokimit për arritjen e barazisë gjinore
në Kosovë dhe më gjerë.

Një nga fushatat më të suksesesshme të RRGGK-së ka qenë fushata "Së bashku kundër dhunës
ndaj grave" me pjesëmarrjen e grave dhe burrave në të gjithë Kosovën. Fushata u zhvillua gjatë
viteve 2001-2002 dhe u frymëzua nga një fushatë botërore për t'i dhënë fund dhunës ndaj gruas,
të quajtur V-Day.

Rrjeti mban mbledhjet e anëtareve një herë në dy muaj. Në këto mbledhje OJQ vendore dhe
ndërkombëtare që punojnë për avancimin e pozitës së gruas në Kosovë, shkëmbejnë informata e
përvoja dhe organizohen për të ndërmarrë aksione dhe fushata të përbashkëta.

Objektivat kryesorë të punës së RRGGK-së janë:

• Të sigurojë pjesëmarrje të barabartë, aktive dhe efektive të grave dhe vajzave të reja në
zhvillimet ekonomike, politike dhe shoqërore në Kosovë.
• Të avokojë për të drejtat e grave dhe vajzave të reja në të gjitha sferat e jetës.
• Të fuqizojë lëvizjen e grave në Kosovë përmes mbështetjes reciproke dhe solidaritetit.
• Të sigurojë rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave nga Kosova në iniciativat rajonale dhe
ndërkombëtare për promovimin e të drejtave të grave.
RRGGK drejtohet nga një Bord vullnetaresh që përbëhet nga gra të suksesshsme dhe me përvojë
në fushën e përpjekjeve për arritjen e barazisë gjinore në Kosovë dhe në rajon. Drejtore
Egzekutive e Rrjetit është Igballe Rogova.

Që nga janari 2004 RRGGK ka hapur zyrën kordinuese në adresën Adresa Rr: "Agim
Ramadani", A 2, nr.26, Prishtinë.  http://www.womensnetwork.org/shqip/index.html

19
Organizata Joqeveritare / "çohu"
« ne: 29-05-2006, 22:45:07 »
Organizata për Demokraci Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "çohu"



"çohu": Sinqeritet në luftimin e korrupsionit

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet "çohu" përkrah dënimin e gjyqtarit Gani Kelmendi dhe bashkëpunëtorëve të tij për korrupsion. Organizata "çohu" e sheh luftimin e korrupsionit si një çelës për fillimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ne presim që luftimi i korrupsionit të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të bëhet prioritet si për qeverinë e Kosovës po ashtu edhe për UNMIK-un.

Luftimi i korrupsionit në gjykata është shumë i nevojshëm, por ai duhet të përcillet paralelisht edhe me luftimin e korrupsionit në Qeveri dhe Legjislativ.

Po ashtu Organizata "çohu" e sheh si nismë të mirë edhe pse të vonuar krijimin e Zyrës Speciale me 10 prokurorë vendas dhe 10 të huaj për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo zyrë duhet të afirmohet sa më shumë në mënyrë që të gjithë ata që kanë fakte për denoncimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ta dinë këtë adresë.

Ne përsërisim kërkesën për funksionalizimin e Agjensionit Antikorrupsion me në krye persona me të kaluar të pastër si hap i parë në fillimin e luftës antikorrupsion.

UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës duhet të tregojnë sinqeritet më të madh në luftimin e korrupsionit meqë në 7 vitet e bashkëqeverisjes në Kosovë korrupsioni ka përfshirë nivelet më të larta qeverisëse.

20
Organizata Joqeveritare / "Mjaft" ne Kosovë?
« ne: 29-05-2006, 22:36:45 »
Levizja "Mjaft" tregoi se kush ishte.  Asgje nuk beri ne Shqiperi e po beka ne treva tjera. Levizje interesi dhe u diskreditua.

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 16