×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - M A X

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 337
1
Bota Sot / Termet politik ne Austri
« ne: 18-05-2019, 23:32:43 »

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen 18 orë pas publikimit të video-skandalit, ku Zëvendës Kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, shfaq gatishmërinë për t’i siguruar një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ).
Teksa shpalli edhe zgjedhjet e parakohshme, Kurz e komentoi dorëheqjen duke u shprehur se u zgjodh kancelar për të ofruar ndihmesën e tij për Austrinë dhe jo për të siguruar një karrige pushteti. “Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë, por, unë nuk mund të qendroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot, jap dorëheqjen dhe thërras zgjedhje të parakohshme.”- tha Kurz në reagimin e tij pas dorëheqjes.

Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në këmbim të mbështetjes financiare. Në zgjedhjet e fundit, FPÖ-ja arriti 26 % të votave dhe u bashkua në një koaliacion paselektoral me ÖVP-në.

Videoja që u shpërnda  nga prestigjiozet “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung”, tregon për ambicien e oligarkes ruse për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë, “Kronen Zeitung”, me qëllim që të mbështeste FPÖ-në në peridhën paraelektorale. Organi i akuzës ka nisur hetimet për çështjen në fjalë. /lapsi.al

3
Temat e Dites / Armiqte e popullit
« ne: 17-05-2019, 14:26:31 »
I ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”, Bernd Borchardt ka folur dhe për politikanët e sotëm shqiptarë.

Sipas tij, politikanët shqiptarë mjerisht që nga koha e regjimit diktatorial dhe deri më sot përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin si “armiku të popullit” dhe me këtë po i shkaktojnë një dëm shoqërisë.

Ai ka thënë se duhet të marrë fund miti i “armikut të popullit”.

“Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.

Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”.

Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.

Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat.

Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri.

Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet –  janë përgjigjet e tij thelbësore.

Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore. /Lapsi.al

Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë”, është shprehur Borchardt.

4
Biseda | Diskutime / Rudina Hajdari
« ne: 16-05-2019, 23:29:58 »
Cfare ka kjo e shkreta?!

5
Moda | Estetika / Mode per meshkuj - Men with Style
« ne: 16-05-2019, 22:01:19 »


6
Art | Kulture / John Wick: Chapter 3 – Parabellum
« ne: 16-05-2019, 21:57:35 »
Sot ka dale John Wick: Chapter 3 – Parabellum. Dy filmat e pare, sidomos i pari fare, kane qene vertete filma zbavites. Edhe i treti nuk duket te jete zhgenjyes.

7
< Tech > / Kriptovalutat ne ngjitje spektakolare
« ne: 16-05-2019, 21:36:22 »
 

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera, te njohura si Altcoins, jane prej disa ditesh ne ngjitje spektakolare, qe per here te fundit eshte pare ne vitin 2017. Por ndersa ate vit Bitcoin e filloi me 1000 dollare ne janar dhe perfundoi me 20 mije ne dhjetor, kete vit Bitcoin ka pesuar 50% rritje brenda 3 muajve te fundit, duket pasur nje vlere prej rreth 8000$ per 1 Bitcoin aktualisht . Se cfare mund te ndodhe deri ne fund te vitit mbetet per t'u pare e mundet vetem te spekullohet, por nese vazhdon keshtu maksimumi i vitit 2017 do te kalohet dukshem.

8
Jonida Maliqi do te jete perfaqesuesja e Shqiperise kete vit ne Eurovision Song Contest.

9
Rreth 20% e martesave në Shqipëri përfundojnë në divorc. Krahasuar me fundin e viteve ‘90 ky fenomen është dyfishuar, ndërsa të dhënat e fundit të INSTAT që i përkasin vitit 2017 flasin për 4500 divorce gjatë këtij viti.

Në të tillë panoramë e gjen Dita Ndërkombëtare e Familjes Shqipërinë. Përfaqësues të Komuniteteve Fetare në një konferencë të përbashkët apeluan për forcim të vlerave të këtij institucioni.

“Zhvillimi i demokracisë dhe kapitalizmit ka ndërtuar kultin e individit dhe shpirtin e pavarësisë dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet familjare të dobësohen dhe familja si institucion të vihet në pikëpyetje. Ndaj para nesh gjendet sfida e ruajtjes tradicionale të familjes”

“Lidhja e burrit me gruan është një reflektim i lidhjes së njeriut me perëndinë. Prandaj ne të krishterët kurrë nuk e pranojmë divorcin”

“Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e mbarë shoqërisë”

Mesazhi i tyre shkon edhe për politikën.

“Lutemi zotit që tu japë mend politikanëve të sotëm se gjykojmë se shumë drama familjare lidhen me vështirësitë ekonomike”

Përmes një mesazhi më rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta shprehet se një familje solide ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. “Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja dhe të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre për politika më konkrete sociale dhe ekonomike” shkruan Kreu i Shtetit. /Lapsi.al

10
 

Artikull nga gazeta gjermane Bild. https://m.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/aufstand-in-albanien-warum-brennt-der-balkan-61894994.bildMobile.html

Flakë, bomba tymuese, trazira në rrugë, demonstrata masive çdo javë: Shteti ballkanik, Shqipëria, zhytet në kaos.

Gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin, Tirana, pati përleshje në rrugë.

Demonstruesit e opozitës hodhën koktejle molotov, shashka dhe bojë drejt ndërtesës së zyrës së kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe demonstruesish u plagosën.

Çfarë po ndodh në shtetin ballkanik?

Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë këtë vit.

Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Kryeministri dhe thashethemet e drogës

Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

“Qeveria mbron mafian”

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Manjani vetë dikur kishte kërkuar luftë kundër drogës- madje edhe nuk e përjashtonte edhe përdorimin e ushtrisë në vendin anëtar të NATO-s. Ai u lirua për këtë në janar të vitit 2017.

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Udhëheqja e policisë konsiderohet e korruptuar

Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë.

Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës.

Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorrëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë.

Konkluzioni i tij në Bild: Vendimi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”.

Por, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani për Bild, në Europën politike vështirë se interesohet kush. Së fundmi, kancelarja Angela Merkel i priti krerët e shteteve të Ballkanit në Berlin, për samitin e Ballkanit Perëndimor- mes tyre, kryeministrin Edi Rama. /Lapsi.al


11
 

Edhe nëse nuk dalloni asnjë shqetësim në horizontin martesor dhe keni plot miq, nuk ka asnjë garanci që kjo do të mbetet e pandryshuar pasi bebja të vijë në jetë. Ja disa ide:

Filloni hetimin e mëngjesit dhe pasdites.

Nisni të mbani kontakte të rregullta me njëri-tjetrin. Kontaktoni dy herë në ditë, një herë në mëngjes e një herë pasdite, thjesht e shpejt me një telefonatë, postë elektronike apo mesazh të shkruar. Përse dy herë? Mëngjesi ju lejon të shihni si ka nisur dita. Pasditja ju ndihmon të pregatiteni për darkën.

Programoni seks të rregullt.

Veprimtaria seksuale bie ndjeshëm pas lindjes së një fëmije dhe humbja e intimitetit emocional, që e shoqëron, mund të jetë shkatërruese për çiftet.

Zhvilloni refleksin e empatisë me partnerin tuaj.

Burimi më i zakonshëm i konfliktit është hendeku mes qëllimeve të panjohura të një personi dhe sjelljes që vërehet së jashtmi. Ky hendek mund të kapërcehet me anë të empatisë.

Pajtohuni me maturi:

Nëse ziheni përpara fëmijëve, pajtohuni po përpara tyre. Kjo i lejon ata të modelojnë mënyrën si të zihen, por edhe të pajtohen.

Balanconi ngarkesën e punëve të shtëpisë.

Djema, filloni të ndihmoni në punët e shtëpisë që tani. Bëni një listë të punëve që bën gruaja juaj. Pastaj një listë të atyre që bëni ju.

Adresoni pikat e nxehta.

Asnjë martesë nuk është e përkryer, sigurisht, por disa mund t’i mbijetojnë fëmijëve më mirë se të tjerat. E dini se në cilën kategori hyn martesa juaj? Programet e ndërhyrjes në martesë mund t’jua thonë. dy prej programeve më të vlerësuar në Shtetet e Bashkuara u zhvilluan në laboratorët e Filip dhe Kerëllajn Kouanit plot e përplot me mjete diagnostikimi, sesione praktike, libra të shkruar mbi këtë temë dhe formularë për të marrë pjesë në seminare.
https://shendeti.com.al/disa-hapa-te-nevojshem-per-nje-martese-te-shendetshme-pas-lindjes-se-femijeve/

12
 

Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për ta siguruar funksionin optimal të tij. Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit.

Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, por rregulli është se duhet t’i pini 8 gota çdo ditë. Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra.

Në Ayurveda, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, si antiseptik dhe si antipezmatues natyral.

Gjithashtu shafrani është edhe një produkt i njohur në kuzhinën indiane dhe, posa ta inkorporoni në dietë, menjëherë do të bini në dashuri me aromën e veçantë që e ka.

Shafrani ndër tjerash është agjent i fuqishëm antikanceroz, antibakterial dhe antiviral dhe është dëshmuar se i trajton shumë sëmundje, duke filluar nga aknet, problemet e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, diabetin dhe kolesterolin e lartë.

Ndër tjerash e parandalon edhe sëmundjen e Alzheimer-it, demencën, humbjen e memories dhe depresionin. Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të mbushura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, fosfor, acid pantotenik, etj.

Nivelet e larta të acidit citrik që gjenden në limon i zgjidhin problemet e tretjes, ndërkaq vitamina C e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, promovon humbjen e peshës, etj. Limonët e neutralizojnë aciditetin në trup, e forcojnë sistemin e imunitetit, ju mbushin energji dhe jua përmirësojnë funksionin mendor.

Në mënyrë që t’i korrni të gjitha përfitimet e limonit dhe shafranit, shtojani një lugë çaji shafran dhe lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur një gote me ujë, pastaj pijeni atë përgjatë ditës. Për t’ia përmirësuar shijen mund t’i shtoni edhe mjaltë. /rd.al

13
 

Ekspertët thonë se përgjigja e thjeshtë është kjo: ju nuk duhet t’i futni në vesh shkopinjtë e pambukut për t’i pastruar veshët. Sipas tyre, me përdorimin e këtyre shkopinjve, ju vetëm sa e shtyni dyllin më thellë në kanalin e veshëve.

Kjo pastaj ndikon që brenda në kanal të veshit vetëm të formohet një sasi më e madhe e dyllit e cila padyshim se nuk është gjë e mirë.

Veç kësaj, më e rrezikshmja është se ka raste kur njerëzit e kanë shpuar timpanin e veshit si pasojë e përdorimit të këtyre shkopinjve të pambukut.

Prandaj, cila është zgjidhja më e mirë? Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për pastrimin e veshëve është kur jeni duke bërë dush, t’i pastroni veshët me sapun dhe ujë, pastaj me peshqir t’i pastroni veshët.

Sidoqoftë, nëse veshi ju është mbyllur apo keni dyllë që ka ngecur brenda, është e domosdoshme të kërkoni ndihmë mjekësore.

14
 

Fakti se pijet alkoolike janë të mbushura me kalori boshe dhe nuk kanë vlera ushqyese është lajm i keq sepse kjo nënkupton që shtoni peshë të tepërt. Por, njerëzit nuk e kanë në konsideratë as faktin se pijet alkoolike mund të jenë të mbushura me sheqer.

Një gotë e caktuar alkool mund t’i përmbajë deri në pesë lugë çaji sheqer – sasi pothuajse aq shumë sa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mos e kaloni në ditë. Veç kësaj, alkooli në mënyrë negative i ndryshon nivelet e sheqerit në gjak dhe kontribuon në diabet.

Si ndikon sheqeri në trup
Sasia e tepërt e sheqerit është e dëmshme për shëndetin në shumë mënyra. Fillimisht, ka shumë kalori dhe konsumimi i tepërt mund të shpie në shtim të pashëndetshëm të peshës.

Mbipesha mund t’ju bëjë më të rrezikuar nga problemet afatgjate shëndetësore, siç janë edhe sëmundjet e zemrës.

Një dietë me sasi të lartë të sheqerit mund të shpie edhe në tipin 2 të diabetit, e cila ndodh kur nivelet e sheqerit në gjak të një personi janë shumë të larta. Përveç dëmeve që i shkakton në trup, sheqeri është po ashtu edhe shkaktari kryesor i prishjes së dhëmbëve.

Sheqeri në alkool
Të gjitha pijet alkoolike përmbajnë sheqer, mirëpo verërat e fortifikuar, likeret dhe sherit janë në veçanti shkaktarë të konsumimit të tepërt të sheqerit.

Është gjithashtu e rëndësishme ta keni në konsideratë se me çfarë i përzieni pijet alkoolike, pasi që edhe pijet të cilat kombinohen me alkool shpeshherë kanë përmbajtje shumë të lartë të sheqerit.

Alkooli dhe sheqeri në gjak
Sidoqoftë, nuk është vetëm përmbajtja e lartë e sheqerit në alkool ajo që ndikon në trup – konsumimi i tepërt është dëshmuar se ka efekt negativ edhe te sheqeri në gjak.

Kur një person konsumon alkool, trupi i reagon si një toksine dhe tërë energjinë e përqendron në largimin e tij. Kjo nënkupton se pengohen edhe proceset tjera – përfshirë prodhimi i glukozës dhe hormoneve që nevojiten për ta rregulluar atë.

Kjo më së shumti vërehet te konsumuesit e mëdhenj të alkoolit, të cilëve me kohën u zvogëlohet efikasiteti i insulinës, gjë e cila pastaj shpie në nivele të larta të sheqerit në gjak.

Alkooli dhe diabeti
Efektet e alkoolit te sheqeri në gjak, në veçanti hipoglicemia, mund ta bëjnë konsumimin e tepërt të alkoolit të rrezikshëm për çdo njeri me diabet. Alkooli gjithashtu mund t’i bëjë edhe ilaçet hipoglicemike më pak efikase, që nënkupton se pacientëve me diabet u nevojitet kujdes ekstra kur konsumojnë alkool.

Përveç kësaj, alkooli te personat me diabet mund të shpijë edhe në rreziqe më të larta të aritmisë kardiake, të dëmtimit të trurit dhe infarktit miokardial. /standard.al

15
Ndarja e zonës qendrolindore europiane dhe i asaj ballkanike në Konferencën e Moskës në tetorin e 1944. Qe cinizëm i vërtetë (siç besojnë shumë historianë) apo realpolitikë?

Dy të mëdhenjtë u takuan 75 vite më parë për të caktuar kufijtë e ardhshëm e asaj gjysme të kontinentit tashmë të pushtuar nga Ushtria e Kuqe. Marrëveshja u arrit, në një klimë përzemërsie ekstreme, mbi bazën e përqindjeve të sakta të influencës dhe pa i pyetur vendet e përfshira.

“Përqindjet që kam propozuar unë duan të jenë vetëm indikacione të metodës falë së cilës ne mund të kuptojmë mendërisht për afërsinë e pozicioneve tona dhe, për pasojë, të vendosim rreth hapave të nevojshme për të arritur në një marrëveshje të plotë. Siç kam pasur rast të them, nëse do t’i nënshtroheshin shqyrtimit të funksionarëve të ministrive të jashtme dhe të diplomatëve nga e gjithë bota, do të konsideroheshin tregues të sipërfaqësisë dhe deri cinizmi. Ama mund të shërbejnë dobishmërisht si guidë për kryerjen e punëve tona. Nëqoftëse ia arrijmë t’i sistemojmë mirë këto, ndoshta mund të pengojmë mjaft luftëra civile dhe shumë gjakderdhje e të vdekur në vendet e vogla të interesuara. Kriteri jonë i përgjithshëm duhet të jetë ai  që t’i mundësojë çdo vendi që të ketë formën e qeverisjes që dëshiron populli. […] Jemi shumë të lumtur që jeni deklaruar personalisht kundër tentativave për ta ndryshuar më forcë apo me propagandë komuniste sistemet tradicionale ekzistuese në vendet e ndryshme ballkanike”.

Është teksti i një promemorieje që Winston Churchill i shkroi Stalinit më 11 tetor 1944. Prej dy ditësh, Kryeministri i Madhërisë së Tij gjendej në Moskë për të përfunduar atë që do të hynte në histori si “pakti i përqindjeve”. Një marrëveshje që sipas shumë historianëve – dhe, siç edhe lë të kuptohet nga këto rrjeshta vetë Churchill – ka qenë fruti i një cinizmi të paparë, i siguruar duke zbatuar metodat e një diplomacie tip ancien regime dhe duke zgjidhur në harkun e pak minutave me një ndarje të sferave të influencës të Europës Qendrolindore dhe të Ballkanit. Me pak fjalë, sipas shumë vëzhguesve, dy shtetarët, duke shkarravitur mbi një copë letër përqindjet respektive të “influencës” në Hungari, Bullgari, Rumani, Jugosllavi e Greqi, vendosën gurin e parë të ndarjes bipolare të botës dhe Luftën e Ftohtë pasuese. Një “dokument i mbrapshtë”, kështu e quajti Kryeministri britanik.

Në vjeshtën e 1944 rezultati tashmë ishte vulosur. Rënia e Rajhut ishte vetëm çështje kohe. Por në frontin ushtarak operacionet po kalonin një fazë fluiditeti ekstrem. Ndërsa në Itali e në Francë aleatët po ecnin me hapa të vegjël, në frontin lindor ushtria sovjetike dukej e papërmbajtshme. Pas ofensivës gjiganteske të verës, që dukej se duhet të çonte drejtpërsëdrejti në Berlin, manovra ishte spostuar drej zonës ballkanike. Bukureshti dhe Sofja u pushtuan me shpejtës, Varshava dhe Beogradi ishin gati të binin, Budapesti do të vendosej nën rrethim pak kohë më pas.

Siç ka vërejtur historiani amerikan D. S. Clemens, Ushtria e Kuqe po ua kalonte në kohë aleatëve, duke realizuar ëndrrën e përkëdhelur për një kohë të gjatë nga Churchill: atë të një lëvizjeje të shpejtë nëpërmjet Ballkanit për të shkatërruar nazistët në territoret satelite. “Vendimi sovjetik u korrespondonte vendimeve të mëparshme aleate – të gjitha të motivuara politikisht – të prirura që të luftonin gjermanët në avampostet më të largëta naziste në Afrikë, në Siçili dhe në Italinë jugore. Tani, në vitin 1944, Perëndimi asistonte i pafuqishëm ndaj së pashmangshmes: trupat sovjetike u siguronin suksesin forcave vendore politikisht të pëlqyera, pikërisht siç kishin bërë aleatët në sferat e tyre të luftimit”.

Churchill e kuptoi se rusët po përhapeshin si një baticë në Europë dhe se kjo do të kishte reperkusione ndaj politikës britanike e mesdhetare të Mbretërisë së Bashkuar. Një bashkëpunëtor i tij kujton se në ato javë Winston nuk fliste kurrë për Hitlerin, por për rreziqet e komunizmit në Europë; shikonte edhe se “Ushtria e Kuqe po përhapej si kanceri nga njëri vend tek tjetri. I është bërë një makth dhe duket se nuk mendon për gjë tjetër”.  Nga ana tjetër, ishte para syve të të gjithëve sesi pjesa më konsistente e përpjekjes ushtarake në kontinent ishte  mbi shpatullat e Ushtrisë së Kuqe. Henry Stimson, këshilltari i Roosevelt pranë Departamentit të Mbrojtjes, ia kishte nënvizuar rreziqet e shumta në mesin e 1943: duke u lënë rusëve pjesën më të madhe të operacioneve ushtarake në Europë “mendoj se do të jetë një çështje e rrezikshme për ne në përfundim të luftës. Sigurisht që Stalini nuk do të ketë një mendim të mirë për njerëzit që kanë vepruar kështu dhe nuk do të ishim në gjendje të ndanim me të pjesën më të madhe e botës së pasluftës”.

Por edhe në kulmin e përpjekjes aleate, anglo – amerikanët impenjonin vetëm 1/3 e totalit të forcave gjermane. 2/3 e tjera përballoheshin nga rusët. Qysh nga fillimi i luftës, Stalini kishte thënë se pjesa më konsistente e përpjekjes luftarake binte mbi shpatullat e Bashkimit Sovjetik. Megjithëse Stalini ruhej mirë nga përmendja e ndihmave të konsiderueshme në mjete dhe mallra të dorës së parë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, pohimi i tij ishte në thelb korrekt. Edhe Churchill i ishte dashur ta pranonte. Në Dhomën e Komuneve, shpjegoi se kishte qenë Ushtria e Kuqe ajo që kishte goditur e para në zemër makinën luftarake gjermane dhe kishte impenjuar pjesën shumë më të madhe të forcave armike.

Kështu, aleatët qenë tmerrësisht në vonesa karshi rusëve. Një zgjidhje do të kishte qenë hapja, të paktën disa vite përpara zbarkimit në brigjet francezem e një fronti më afër zemrës së Europës. Stalini e kishte kërkuar qysh në muajt e parë e 1942. Vetë Churchil e kishte përkrahur në atë kohë një aksion ushtarak në zonën ballkanike, duke ripropozuar kështu një prej bindjeve të tij më të rrënjosura stratetgjike: në fakt, qysh gjatë Luftës së Parë Botërore, si Lord i Parë i Admiraliatit, kishte qenë idhtar i një manovre të madhe lehtësimi (më pas e dështuar) në Dardanele. Atëhere, ashtu si në vjeshtën e 1944, në lojë nuk ishin vetëm fatet supreme e konfliktit, por edhe nevoja për të ruajtur interesat britanike në sektorin lindor e basenit të Mesdheut.

Për Churchill, hapja e një fronti të fuqishëm juglindor duhej të ishte një alternativë ndaj zbarkimit në Normandi. Në optikën e tij, njëherazi politike dhe ushtarake, prania e forcave aleate që nga fronti ballkanik do të marshonin drejt zemrës së Europës do ta kufizonte ndjeshëm influencën sovjetike në zonë. Me fjalë të tjera, siç ka vërejtur historiani anglez William Deakin, në planet e Kryeministrit të Madhërisë së Tij mund të kapej ideja e rindërtimit të kordonit të vjetër sanitar të viteve ’20 apo të ravijëzohej ajo që pas pak vitesh do të bëhej e ashtuquajtura Perde e Hekurt.

Të hyrë këto projekte në historinë e qëllimeve të mira, realiteti me të cilin forcat aleate duhet të ndesheshin në gjysmën e dytë të 1944 ishte shumë më komplekse. Le t’ia japim akoma fjalën Churchill: “Me avancimin e vjeshtës, gjithça në Europën Lindore bëhej më e vështirë. Ndjeja nevojën e një takimi tjetër personal me Stalinin, që nuk e kisha parë më pas Teheranit dhe me të cilin, pavarësisht tragjedisë së Varshavës, ndjehesha më shumë i lidhur pas sukseseve të Operacionit “Overlord”. Ushtritë ruse po ushtronin akoma një presion gjithnjë e më të madh në teatrin ballkanik dhe Rumania e Bullgaria qenë tashmë nën kontrollin e tyre. Pasi fitorja e Aleancës së Madhe ishte bërë vetëm një çështje kohe, ishte e natyrshme që ambiciet ruse të rriteshin. Komunizmi kishte ngritur kokën, i riparuar nga forcave e armëve në frontin e luftës rus. Rusia ishte çliruesja dhe komunizmi Ungjilli që ajo sillte me vete”.

Nëse ishte krejtësisht e natyrshme që ambiciet ruse të qenë rritur, është po aq paqësore që nga pikëpamja e realpolitikës të ishte absolutisht normale që Stalini të kërkonte të impononte një “pax sovietica”, duke i vendosur aleatët në një pozicion të disfavorshëm në aktiv e traktativave të paqes. Ajo që po luftohej ishte një lloj i ri lufte. Vetë Stalini do t’ia rrëfejë Titos në muajt e para të 1945: “Kjo luftë nuk është si në të kaluarën; kush pushton një territor imponon mbi të edhe sistemin e tij shoqëror. Secili imponon sistemin e vet deri ku mund të arrijë ushtria e tij. Nuk ka sesi të mos jetë përveçse kështu”. Qe pikërisht për këtë motiv që Churchill vendosi të bëjë një takim kokë më kokë me Stalinin përpara se të ishte shumë vonë: “Isha i bindur se do të mund të arrinim marrëveshje pozitive me Rusinë derikur do të ishim të lidhur me detyrime kametratizmi armësh prej ekzistencës së një armiku të përbashkët. Hitleri dhe hitlerizmi tashmë qenë të dënuar, por çfarë do të ndodhte pas Hitlerit?”.

Më 9 tetor Kryeministri britanik dhe Ministri i tij i Jashtëm Anthony Eden u ulën në Moskë. Gjetën një mot të bukur dhe një atmosferë politike patjetër të përzemërt. Presidentit amerikan Roosevelt, i ftuar që të merrte pjesë në konferencë, ju desh që mos marrë pjesë për shkak të impenjimeve të fushatës elektorale presidenciale. Në vend të tij u dërgua ambasadori Harriman, por që e kufizoi praninë e tij në rolin e vëzhguesit të thjeshtë. Por tema e diskutimeve i ishte dhënë Presidentit amerikan disa kohë përpara edhe se vetë Churchill. “Kohët e fundit, i kishte shkruar, ka pasur shenja preokupuese rreth një divergjence të mundshme politike midis nesh dhe rusëve për sa i përket Ballkanit dhe sidomos Greqisë. Prandaj i kemi sugjeruar ambasadorit sovjetik në Londër se do të ishte oportune të vendosej një marrëveshje sipas së cilës qeveria sovjetike mund të ketë një rol drejtues në çështjet rumune dhe ne në Greqi. […] Natyrisht, nuk synojmë që ta ndajmë Ballkani në sfera influence […], por shpresojmë që marrëveshja e propozuar të rezultojë një instrument i dobishëm për të parandaluar çdo divergjencë politike midis nesh dhe jush në Ballkan”. Kësaj Roosevelt i ishte përgjigjur me një ftohtësi të caktuar, duke e kontestuar në thelb projektin, pasi kontribuonte në fakt që të krijonte zona të përcaktuara influence. Por përballë vrullit të Kryeministrit mbetej pak për t’u bërë. Roosevelt, që nuk kishte ndërmend të merrte pozicione zyrtare në thelb, preferoi kështu të hezitojë. Lufta do të zgjaste ende për disa muaj dhe shpresa e tij ishte ajo që të mund ta zgjidhte çështjen e sistemimit të ardhshëm global në një konferencë paqeje të veçantë. Jo rastësisht, megjithëse duke e refuzuar ftesën, u kujdes që ta paralajmërojë liderin sovjetik se nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara ishte e rëndësishme që të mund të ruhej liria e plotë e veprimit edhe pas përfundimit të konferencës.

Në mbrëmjen e mbrritjes së tyre, Churchill dhe Eden u ftuan për darkë në Kremlin nga Stalini dhe Molotovi. Qe nga fundi i darkës, e kaluar sipas asaj që lihet të kuptohet nga dokumentat e delegacionit anglez në një atmosferë gastronomike pantagruelike, që Churchill hyri menjëherë në zemër të problemit. Stalini u deklarua i gatshëm që të diskutojë për gjithçka. Tha se e kuptonte nevojën britanike për të risiguruar kontrollin e rrugëve mesdhetare dhe se donte të kishte zë në Greqi. Nga ana e tyre, anglezët duhej t’i kuptonin nevojat ruse në Rumani e Bullgari. Pasi mori një cope letër, Churchill i shkarraviti sipër termat e marrëveshjes, duke treguar përqindjet e influencës angloamerikane dhe ruse në vende të ndryshme të Europës Qendrore dhe Juglindore: Hungari 50 me 50; Rumani 10 me 90; Bullgari 25 me 75; Greqi 90 me 10; Jugosllavi 50 me 50. Stalni e lexoi pa bërë komente dhe me një laps blu shënoi një shenjë miratimi, që qëndronte për “parë”, por edhe si për një pranim thelbësor të metodës së përqindjeve. “Çështja, rrëfeu Churchill, u sistemua aq shpejt sa nuk mund të thuhet. […]. Pasoi një heshtje e gjatë. Letra e shënuar me laps ishte aty, në qendër të tavolinës. Në fund unë thashë: “Nuk do të konsiderohemi cinikë për faktin që kemi vendosur çështje kaq shumë të barsura me pasoja për miliona njerëz në mënyrë kaq të pëpritur? Le ta djegim letrën”. “Jo, ruajeni ju”, më tha Stalini. Dhe kështu bëra”.

Churchill nuk ishte i panjohur me këtë diplomaci “grafike”, të përbërë nga skema thjeshtëzuese dhe shkarravina. Gjatë takimit të tyre të parë në Moskë, në 1942, i kishte vizatuar Stalinit pamjen e një krokodili me bark të madh për t’i shpjeguar strategjine e sulmimit të forcave të Boshtit nga jugu. Por tani argumenti luftë ishte pothuajse i tejkaluar. Sigurisht, gjatë punimeve të konferencës u gjend edhe mënyra për përballimin e një teme të vështirë si kërkesa aleate për një sulm rus kundër Japonisë (foli Eden me Stalinin pak ditë më pas: Churchill ishte në shtrat me ethe). Stalini tha se ishte më shumë se i gatshëm në “thyerjen e shtyllës kurrizore Japonisë”, e mirëkuptuar pas humbjes së Gjermanisë dhe me kusht që angloamerikanët t’i siguronin furnizime dhe armë. Por çështja më urgjente për të cilën të eksponentët më të larta të qeverisë angleze qenë lëshuar midis krahëve të diktatorit gjeorgjian ishte e ardhmja e afërt e një pjese të mirë të Europës. Kështu që nuk duhet bësuar Churchill kur me një ton arrogant rrëfen se gjithçka u zgjidh sa hap e mbyll sytë. Nuk ishte në stilin e shumë dyshuesit Stalin, aq më pak në të tijin. Në fakt, diktatori sovjetik kishte shumë pak vlerësim për anglezët dhe sidomos për Churchill: “Gjëja që atyre u pëlqen më shumë është mashtrojë aleatët, i kishte shpjeguar një rrethi të ngushtë të bashkëpunëtorëve. […] Churchill është lloji i njeriut që, po nuk e pate mendjen, të vjedh lekët në xhep”.

Traktativa për përqindjet qe shumë më e gjatë. Zgjati disa ditë. Nga ana angleze, objektivi ishte i thjeshtë (megjithëse në vitet e mëpasme është spekuluar shumë dhe shpesh me tonë moralizuese lidhur me cinizmin e supozuar të marrëveshjes): t’i sqarojë Moskës objektivat – e kufizuara – e Foreign Office në rajon dhe ndërkohë të sigurojë aleatin mosbesues, në mënyrë  që të shmangej një sovjetizim i të gjithë Europës Qendrolindore dhe Ballkanike. Diplomacia angleze ishte e bindur për rrezikun e përfaqësuar nga  ideologjia komuniste, por mendonte se në planin politik Kremlini arsyentonte sidomos në termat e sigurisë të kufijve të tij. Nëse Stalini e kishte neutralizuar Trotskij, kjo donte të thoshte  se ideja e një revolucioni botëror ishte lënë përfundimisht menjanë.

Është me ketë shpirt që, pasi kishte futur në xhep “dokumentin e përqindjeve”, Churchill dëgjoi replikën e Stalinit: Bullgaria kishte dalje në Detin e Zi, një lloj deti i brendshëm rus, kështu që përqindja duhet të ishte me madhe se 75% i shkruar në letër. Churchill e pranoi, edhe pse, siç do të shpjegojë vite  më pas: “Nuk kisha menduar kurrë se marrëdhëniet tona të kaluara me Rumaninë dhe Bullgarinë do të kërkonin nga ana jonë sakrifica të veçanta”. Anglezët kishin më për zemër fatet e Polonisë dhe të Greqisë: “Për Poloninë hymë në luftë; për Greqinë kishim mbështetur përpjekje të mëdha. Qeveritë e të dyja vendeve qenë strehuar në Londër dhe ne e konsideronim veten përgjegjës për restaurimin e tyre, nëse kjo ishte vërtet dëshira e popujve të tyre”.

I sqaruar ky aspekt, detajet e traktativës ju besuan Eden dhe homologut të tij Molotov. Kur i rilexon sot këto përqindje të vjen të pyesësh sesi në realitet mund të përmblidheshin në pak shifra influenca politike, sociale dhe ekonomike e një vendi mbi një vend tjetër apo cilit detyrim i duhet përmbajtur ppër respektimin e kuotave që po përcaktoheshin. Fakti është që dy ministrat e jashtëm diskutuan goxha shumë për fraksione dhe përqindje. Përqindje të ngjashme u diskutuan nga Churchill dhe Stalini në seli të veçantë me të dy përfaqësiesit e qeverisë polake ne mërgim, atë në Londër (properëndimore) dhe atë të Lublinit (prosovjetik). Të parë do të donin një prani në qeverinë e re 80 me 20, Churchill dhe Stalini qenë të gatshëm të lejonin maksimumi 50 me 50. Në fund traktativa për Poloninë, e sapodalë nga mbytja e revoltës antinaziste të Varshavës, u reduktua në praninim e kufijve të rinj, të ashtuquajturën Linjë Curzon.

Pas disa ditësh të shpenzuara në traktativa në sallat e Kremlinit (Molotovi donte diçka më shumë në Hungari e në Jugosllavi, Eden ishte i gatshëm të lëshonte diçka në Bullgari e Rumani, por jo në Jugosllavi) marrëveshja për 5 vendet përfundoi. Aleatët siguronin një influencë prej 90% në Greqi, 50% në Jugosllavi, 20% në Hungari e Bullgari dhe 10% në Rumani. Harriman, vëzhguesi amerikan, tha atëhere dhe e ripërsëriti i dëshpëruar vite më pas në kujtimet e tij se nuk e kishte kuptuar se çfarë dreqin dëshirohej të sigurohej me ato përqindje. Një ndarje territoresh? Një ndarje të sferave të influencës? Një kontroll mbi firmimin e qeverive të reja në vendet në shqyrtim? Ndoshta dëshirohet që t’i referohej rolit të komisioneve aleate të kontrollit në 5 vendet. Por, më shumë akoma, të krijohej “një instrument i prirur që të shmangte rusët nga normalizimi (domethënë nga “komunistizimi”) i territoreve që kontrollonin ushtarakisht, duke i shfrytëzuar pikërisht praninë e trupave të tyre gjatë periudhës së armëpushimit. Dhe instrumenti qëndronte pikërisht në zbulimin Kremlinit në terma lehtësisht të kuptueshëm se cilat qenë planet britanike në secilin prej këtyre vendeve.  Domethënë nuk bëhej fjalë për Anglinë që t’i braktiste në fatin e tyre Bullgarinë, Hungarinë e Rumaninë, që t’ua shiste lirë sovjetikëve në këmbim të qetësisë në Greqi, por të vepronte në mënyrë të atillë që sovvjetikët, gjatë këtyre ditëve kritike, të mos i favorizonin komunistët vendorë as në Greqi, as tjetërkund. […] Domethënë, pakti i përqindjeve nuk synonte që ta ndante Ballkanin, por t’i shmangte një ndarje të pakthyeshme, sipas kufijve politiko ideologjikë”.

Nga ana tjetër, vetë Churchill e shpjegoi me urtësinë e zakonshme në një letër për Londrën pak pas përfundimit të traktativës: “Metoda e përqindjeve nuk synon aspak që të përcaktojë numrin e përfaqësuesve që do të ulen në komisionet për vendet e ndryshmme ballkanike, por më shumë shprehjen e interesit dhe shpirtit me të cilin qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të Bashkimit Sovjetik u qasen problemeve të vendeve të tilla; ai synon që t’u mundësojë  të dyja qeverive të shkëmbejnë reciprokisht qëllimet e tyre në mënyrë lehtësisht të kuptueshme. Nuk dëshiron të jetë asgjë më shumë se një orientim dhe natyrisht as nuk i impenjon në ndonjë mënyrë Shtetet e Bashkuara, as kërkon të krijojë një sistem të ngurtë sferash interesi. Megjithatë, mund t’i ndihmohë Shtetet e Bashkuara që ta kuptojnë qëndrimin e dy aleatëve kryesorë të tyre respektivisht këtyre rajoneve kur të konsiderohen në tërësinë e tyre”.

Churchill u nis drejt Londrës më 18 tetor dukshëm i kënaqur. 10 ditët në Moskë, shkroi, qenë shënuar nga festa shumë të gjata deri në orët e para të mëngjesit dhe “nga dolli të shumta e shumë të përzemërta”. Në letrën e dërguar Stalinit, në vërtetë shumë formale, gjysma e dytë e tekstit i kushtohet krejtësisht lavdërimit të mikpritjes ruse, “me të drejtë e famshme”, dhe që e “ka tejkaluar vetveten në rastin e vizitës tonë. […] Sa në Moskë, aq edhe në Krime, ku kemi kaluar disa orë të mrekullueshme, është bërë gjithçka ishte e mundur që unë dhe anëtarët e misionit të ndjeheshim komod”. Nëqoftëse nuk është e vështiirë të imagjinohet një Churchil, hedonist të vlerësojë kënaqësitë e tryezës të ofruara nga regjimi sovjetik, ngjall në fakt ndonjë dyshim një letër tjetër, e drejtuar Roosevelt pak ditë më pas. Aty shpjegohet rezultati i punëve, i konsideruar gjerësisht pozitiv, përjashto çështjen polake ende të hapur. Por më pas letra vazhdon kështu: “Uncle Joe [ishte nofka e dhënë Stalini, shënimi im.] dëshiron që Polonia, Çekosllovakia dhe Hungaria të përbëjnë një seri shtetesh të pavarur, antinazistë dhe prorusë; dy të parët mund edhe të bashkohen. Në kundërshtim me opinionet e shprehura më parë prej tij, do të ishte i gëzuar ta shikonte Vjenën të bëhej kryeqytet i një federate shtetesh jugore gjermane, që përfshin Austrinë, Württemberg dhe Baden”. Në këtë theksim shtetesh “të pavarur, antinazistë dhe prorusë” është ndoshta vetëdija se përtej çdo triumfalizmi konferenca praktikisht kishte bërë më pak se parashikimi: Greqinë dhe asgjë më shumë. Me mbarimin e konfliktit, temperatura midis dy aleatëve do të rritet në mënyrë marramendëse, duke i bërë të kota traktativat e shkëlqyera të përqindjeve. Dhe dokumenti i mbrapshtë për Europën Qendrolindore dhe Ballkanin nuk do të ketë më shumë vlerë se ai që Hitleri i dha Chamberlain në Mynih më 1938.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

16
Më 14 maj të vitit 1948 u mbyll drama mijëvjecare e diasporës hebreje.

“Shiko Tokën e Kanaanit, thotë Zoti, që unë do ua jap në zotërim bijve të Izraelit… kjo është toka që unë ia besova Abrahamit, Isakut e Jakovit duke thënë “Unë do t’ia jap sojit tuaj”. Është ora 16 pasdite e 14 majit 1948 dhe këto fjalë, që Moisiu i dëgjoi nga lartësitë e Malit Nebo përpara se të vdiste, duket se derdhen mbi turmën që ngjishet në një sallë të Muzeumit të tel Avivit. Për popullin hebre, i dënuar të bredhë nëpër botë prej shekujsh, i persekutuar, i poshtëruar, i burgosur nëpër getot monstruoze dhe të pista, i privuar nga të drejtat më elementare të njeriut, viktimë e masakrave të kryera nga legjionet romake, nga radhët e kryqëzatave, nga hordhitë myslimane dhe së fundmi nga ajo makinë kriminale e përfaqësuar nga SS-ët gjermanë, ky është një çast mallëngjimi i thellë dhe i patreguar. Sot lind Shteti i Izraelit.

I rrethuar nga një heshtje fetare, David Ben Gurion lexon shpalljen e pavarësisë. Zëri i tij është i tendosur, i prekur nga emocioni. “Eretz Izrael” (Toka e Izraelit) qe djepi i popullit hebraik. Qe këtu që u plazmua identiteti i tij shpirtëror, fetar e politik. Qe këtu që hebrenjtë formuan shtetin e tyre, krijuan vlera të rëndësisë kombëtare e universale dhe i dhanë botës Librin e Librave. Pasi është mërguar me forcë nga toka e tij, populli hebraik e ruajti besnikërinë e tij për të gjithë diasporën dhe nuk reshti kurrë së luturi e së shpresuari se një ditë do të mund të kthehej në atdheun e tij dhe të rifitonte lirinë e tij politike”.

“Të lidhur me këto nga këto detyrime historike e tradicionale, brez pas brezi, hebrenjtë luftuan për t’u stabilizuar në atdheun e vjetër. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë kthyer në masë. Pionierë, maapilim (emigrantët e ardhur në Izrael duke shkelur ligjet ndaluese) dhe mbrojtës kanë bërë të lulëzojë shkretëtira, e kanë sjellë në një jetë të re gjuhën hebraike, ndërtuar fshatra e qytete dhe krijuar një komunitet të begatë që kontrollon ekonominë dhe kulturën e vet, që e do paqen, por që është në gjendje ta mbrojë atë, që ua ndan përfitimet e progresit të gjithë banorëve të vet dhe aspiron për pavarësi… Me 29 nëntor 1947, Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që sanksiononte ndërtimin e një shteti hebraik në Eretz Israel; Asambleja e Përgjithshme u kërkoi banorëve të Eretz Israel-it të kryenin të gjitha hapat që do ishin të nevojshme nga ana e tyre për ta zbatuar një rezolutë të tillë.

Njohja nga ana e Kombeve të Bashkuara e të drejtës së popullit hebraik për themelimin e shtetit të tij “është e parevokueshme”. “Kjo është një e drejtë natyrore e popullit hebraik: e drejta që ta zotërojë fatin e vet, si të gjithë popujt e tjerë, në shtetin e vet sovran”. “Prandaj ne, anëtarët e Këshillit të Popullit, përfaqësues të komunitetit hebraik të Eretz Israel-it dhe të Lëvizjes Sioniste, jemi mbledhur këtu në ditën e skadimit të mandatit britanik mbi Eretz Israel-in dhe në virtyt të së drejtës sonë natyrore e historike dhe në konformitet me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklarojmë ngritjen e e një shteti hebraik në Eretz Israel që do të quhet Shteti i Izraelit”. Në pjesën përfundimtare të diskutimit, David Ben Gurion, që do të jetë kryeministri i parë (1948-1954) i shtetit të ri, deklaron vullnetin e paqes të vendit të tij”. “Ndërsa ngrihen armiqësi të drejtpërdrejta kundër nesh prej muajsh, do t’u kërkojmë banorëve arabë të Shtetit të Izraelit të qëndrojnë në paqe dhe të marrin pjesë në ngritjen e Shtetit mbi bazën e barazisë së plotë e të drejtës së shtetësisë dhe me pjesëmarrjen e përshtatshme në të gjitha institucionet e përkohshme dhe të përhershme.

U shtrimë dorën të gjitha shteteve fqinje dhe popujve të tyre në një ofertë paqeje dhe fqinjësie të mirë si dhe u kërkojmë atyre të vendosin raporte bashkëpunimi dhe asistence reciproke me popullin sovran hebraik që jeton që jeton në territorin tonë. Shteti i Izraelit është i gatshëm të japë kontributin e tij në një përpjekje të përbashkët për progresin e krejt Lindjes së Mesme”. Kur Ben Gurioni mbylli diskutimin e tij dhe deklarata u firmos nga anëtarët e Këshillit të Popullit, në sallë u mbajt një lutje: “Që t’i qofsh i lëvduar, Zotëri, Zoti ynë, Mbret i Universit, që na ke mbajtur në jetë, na ke mbrojtur dhe na ke lejuar të shohim këtë ditë”. Por momenti i paqes nuk kishte ardhur akoma për popullin e Izraelit.

Pak orë pas deklaratës së pavarësisë filluan në stil të gjerë sulmet e pandërprera kurrë kundër komunitetit hebraik në Palestinë. Këtë radhë – me 15 maj – u formua një “armatë e madhe” në të cilën e grumbulluan ushtritë egjiptiane, jordaneze, irakene, siriane dhe libaneze, të shoqëruar nga një kontigjent i Arabisë Saudite. Me agresionin masiv, të çuar në brendësi të shtetit të ri, arabët donin të demostronin në mënyrë të bujshme refuzimin e tyre ndaj Planit të Ndarjes të miratuar nga OKB-ja në nëntor të 1947.

Lufta, që u luftua me raunde të ndryshme, zgjati 13 muaj. Forcat izraeliane të mbrojtjes, që qenë të armatosura keq dhe inferiore numerikisht, por mjaft mirë të stërvitura, e përzunë “armatën e madhe” jashtë kufijve të Eretz Israel-it dhe në korrik të 1949, Shteti i ri nënshkroi marrëveshje të veçanta me Egjiptin, Jordaninë, Libanin dhe Sirinë. Si ka mundur ky David Izrael – 650 mijë banorë, një ushtri popullore prej disa dhjetëra mijëra ushtarësh – të përballojë goditjen e Goliathit arab? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është e domosdoshme të tërhiqesh në kohë me më shumë se njëqind vjet.

Fillimet e tij

Fillojmë nga viti 1840, që e sheh Izraelin akoma të përfshirë në perandorinë otomane tashmë në rënie. Kushtet e jetës së hebrejve që kanë mbetur në tokën e tyre të origjinës – janë disa mijëra – përmirësohen me ngadalësi dhe situata favorizon emigracionin drejt Evropës. Lindin vendbanime të reja por Jeruzalemi, Nablusi dhe Haifa vazhdojnë të jenë pole të mëdha tërheqjeje. Me ndihmën e hebrenjve që janë përhapur në të gjithë botën blihen terrene të ndryshme bujqësore. Nuk janë sigurisht toka të “mira”: efendijtë, latifondistët që jetojnë në Kajro, Damask apo Bejrut shesin me çmim të lartë vetëm duna dhe këneta, jo tokat pjellore të Samarias. Por dalëngadalë këto fonde transformohen dhe puna e rëndë e pronarëve të rinj i bën pjellore.

Për ta vendosur aktivitetin në mënyrë më racionale dhe për të shtuar kështu prodhimtarinë u themelua në Mikveh Israel shkolla e parë bujqësore. Është periudha në të cilën formohet skeleti i Yshuvit, ose vendbanimit të organizuar hebraik. Në vitin 1860 u shfaq edhe shtypi i parë hebraik. Ky moment i ngadaltë dhe i vuajtur historik është matrica nga e cila lind “ëndrra e madhe”: ndërtimi i një shteti. Propozimi i parë hidhet nga Sër Moses Montefiore, një financier hebre anglez me origjinë italiane, që u kontribuon bujarisht përpjekjeve të vëllezërve të tij të fesë, të cilët çdo ditë kryejnë mrekullinë e lulëzimit të jetës nga rëra armike e shkretëtirës. Nëse jo shtet – thotë Sër Moses – të paktën një komunitet autonom. Por ai që bëri kurdisjen e mekanizmit të papërmbajtshëm që do të çojë në realizimin e ëndrrës – sa e vjetër! – është gazetari hebre Theodor Herzl.

Në vitin 1896 ai shkruan një libërth, që megjithëse i pritur nga dikush apo nga ndonjë ambient si një dokument i dyfishtë, një kuriozitet historik më shumë se një program veprimi, ra si shkëndijë në një situatë mjaft inkandeshente. Yshuvi po forcohet. Në vitin 1878 ka filluar të marrë një fizionomi të saktë me themelimin e Petah Tikvas, nëna e vendbanimeve bujqësore hebraike. Në vitin 1887 popullsia shtohet ndjeshëm me arritjen në masë të hebrenjve të aliá-së së parë (fjalë për fjalë “ngjitja” në tokën e premtuar): janë njerëz që u ikin pogromeve të mëdha të shpërthyera në Rusi e Rumani kundër komunitetit “jude”, pogrome që paraqiten si “furi spontane të popullit”, por që në realitet janë të frymëzuara nga autoritetet për të shkarkuar gjendjet e këqija të një popullsie të keqtrajtuar nga tirania e pamëshirshme e Carit.

Dhe këto “furi spontane” lënë pas dyqane të shkatërruara, shtëpi të djegura, sinagoga të shkatërruara e të plaçkitura, gra të dhunuara, të vdekur e të vrarë; nga 1881 në 1921 llogariten më shumë se 2000 pogrome, 2000 masakra, 2000 lumenj gjaku që përmbytin shoqëritë civile e të gjithë botës. Komuniteti i larguar nga ferri rus hallakatet në fshatrat bujqësore ekzistuese dhe themelon të reja në Judea (Rishon le Zion, Ekron, Edera), në Samaria (Zikron Ya’akov) dhe në Galilean e Sipërme. Një pjesë shkon të jetojë në qytet. Puna për rindërtimin e identitetit kombëtar e personal fiton impuls edhe falë këtyre refugjatëve të përvëluar në trup, por edhe në shpirt, pasi në getot e tyre mjerane kanë mbajtur të ndezur flakën e kulturës kombëtare, të besimit fetar, kanë vazhduar t’u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën e thellë hebraike, historinë e lavdishme të mbretërive dhe të mbretërve të tokës antike të Izraelit.

Në Yshuv, hebraishtja kthehet të jetojë për të gjithë dhe bëhet element unifikues, zbulimi i hebraizmit. Në vitin 1892, një asamble mësuesish fikson termat hebraike për t’u përdorur në matematikë e shkenca natyrore dhe projekton një plan studimesh shkollore të unifikuar. Pas rreth dhjetë vjetësh, hebraishtja bëhet gjuha kryesore e një komuniteti që më parë komunikonte me vështirësi me anë të dialekteve të ndryshme apo asaj neogjuhe të përfaqësuar nga yidish, një koktej i hebraishtes me gjermanishten lindur në diasporë. Prapë se prap, Yshuvi jeton një jetë të vështirë. Popullsia është e pamjaftueshme dhe e shpërndarë, komunikacionet dhe transportet të dobëta dhe të pasigurta, pjesa më e madhe e tokës akoma në një gjendje braktisjeje, malarja është endemike prej pranisë së shumë kënetave, qëndrimi i administratës turko-otomane është armiqësor dhe shtypës.

Në fillim të vitit 1892 del një ligj që ndalon vendosjen e hebrenjve të Europës Lindore. Blerja e tokave u nënshtrohet detyrimeve, bëhet e pamundur ngritja e ndërtesave pa një leje të posaçme që duhet të kërkohet në Kostandinopojë. Politika shtypëse e qeverisë otomane e bën edhe më të vështirë zhvillimin bujqësor e prodhues të Yshuvit, por nuk arrin ta frenojë. Përkundrazi. Situata është një terren pjellor për rritjen e idesë së lëshuar nga Herzl në libërthin e ironizuar që vrapon në botë me atë titullin e tij të ekzaltuar” Shteti hebraik”. .

Lindja e sionizmit dhe Deklarata Balfour

Në vitin 1897, Theodor Herzl organizon kongresin e parë sionist dhe themelon në Bazel Organizatën Botërore Sioniste. Në këtë lëvizje organizohet dhe merr forcë pulsioni mijëvjeçar i popullit hebraik për t’u kthyer në tokën e tij. Sionizmi, lëvizje e çlirimit kombëtar, bëhet përgjigjja moderne ndaj shekujve të diskriminimit dhe pengimit, opresioneve dhe persekutimeve vrastare, si dhe ndaj ndërgjegjes në rritje që populli hebraik mund të çlirohej vetëm me vetëvendosje. Qëllimet e OBS-së janë të sakta: kthim i hebrenjve në tokën e Izraelit, rilindje e jetës kombëtare hebraike, arritja e një vendi të njohur dhe legalisht e siguruar hebrenjve në atdheun e tyre historik. Nga ky vit, marshimi drejt fitores finale bëhet më i shpejtë. Yshuvi merr një limfë të re me ardhjen e mijëra hebrenjve, që të zhgënjyer nga dështimi i revolucionit rus i 1905, përbëjnë valën e dytë të emigrimit në vend. Socialistë e sionistë entuziastë vënë qëllim që t’i japin jetë një klase punëtore hebraike, ta çlirojnë tokën me “djersën e ballit” dhe të impenjohen në çdo lloj pune dore me qëllim që të ngrenë një shoqëri plotësisht produktive dhe të vetëmjaftueshme.

Influenca e grupeve socialiste është përcaktuese: komuniteti hebraik fillon të japë një organizim politik. Kibbutz-i i parë (kështu quhet kolonia bujqësore kolektive e përmasave të mëdha) themelohet më 1909 në bregun jugor të Liqenit Kinneret (Tiberiade) mbi tokën e blerë nga Keren Kayemet (Fondi Kombëtar Hebraik). Pothuaj në të njëjtën kohë, themelohet edhe grupi i parë hebraik i vetëmbrojtjes, Hashomer (Gardiani) që merr mbi vete përgjegjësinë e sigurisë së fshatrave të reja hebraike nga sulmet e arabëve. Është embrioni i një ushtrie të ardhshme që do t’u japë leksione taktike strategjie një botë të tërë. Pak kohë më vonë, mbi dunat në veri të Xhafas, lindi Tel Avivi. Jeta e njerëzve të Yshuvit është e rëndë, si pionierësh; shumë prej të ardhurve të rinj nisen në kërkim të një kushti më pak stresues, por shumica mbetet të luftojë. Është viti 1914 dhe në Eretz Israel janë 85 000 hebrenj. Në 1800 qenë 10 000. 1914 është një vit i mbrapshtë për komunitetin hebraik që jeton në tokën e Izraelit.

Shpërthen Lufta e Parë Botërore që prek edhe Lindjen e Mesme, ku janë në lojë interesa të mëdha evropiane: një nga më të rëndësishmit përfaqësohet nga Kanali i Suezit. Dhe situata emergjente – janë në marshim trupat ruse, angleze e franceze – bën të shpërthejnë masave paraprake. Në dhjetor të 1914 qeveria turke jep urdhër të deportohen hebrenjtë e huaj, në pranverën tjetër sionizmi nxirret jashtë ligjit dhe mbështetësit e tij dënohen me mërgim. Midis njerëzve të përzënë janë David Ben Gurioni dhe Jitzhak Ben – Zevi, Presidenti i ardhshëm i republikës. Në fund të 1915, rreth 12000 hebrenj shtrëngohen të braktisin Eretz Israel. Pjesa më e madhe përfundon e grumbulluar në kampet e refugjatëve të Egjiptiti, 500 prej tyre mobilizohen në Trupën Sioniste Kafshare që lufton me aleatët në Gallipoli. Nuk është vetëm kontributi që hebrenjtë japin në luftën kundër turqve. Në trupën ekspedicionare angleze të komanduar nga Gjeneral Allenby, bën pjesë edhe legjioni hebraik, i formuar nga dy batalione pushkatarësh mbretërorë (38-i London dhe i 39-i American). Është edhe një batalion i tretë, i formuar nga 850 vullnetarë lokalë, “First Judean”. Më 11 dhjetor 1917 këta ushtarë bashkë me hebrenjtë e të gjithë botës jetojnë një tjetër prej momenteve të mëdha që në harkun e pak vjetëve do të modifikojnë fatin e “popullit endacak”: Gjenerali Allenby hyn në Jeruzalem në krye të njerëzve të tij. Pas katër shekujsh, perandoria otomane duhet të heqë dorë nga dominimi mbi Tokën e Shenjtë. Kjo fitore shënon një kthesë. Qysh në muajt e parë të luftës, Herbert Samuel, një ministër i qeverisë Asquith, u kish demonstruar kolegëve të tij se Anglia dhe hebrenjtë kishin një interes të përbashkët për ta shkëputur Palestinën nga perandoria turke, arësye për të cilën aspiratat sioniste duheshin inkurajuar. Në vitin 1917 Ministri Jashtëm britanik Lordi Balfour, formulon deklaratën e famshme të tij në të cilën njihet lidhja historike e popullit hebraik me Palestinën dhe që e impenjon Anglinë të mbështesë vendosjen në Palestinë të një national home (vatre kombëtare) këto pika miratohen edhe nga qeveri të ndryshme aleate dhe në qershor të 1922 theksohen edhe në një rezolutë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Në korrik të po këtij viti, Shoqëria e Kombeve i jep zyrtarisht Britanisë së Madhe një mandat, në të cilën Deklarata Balfour përbën pjesën integrante.

Arabët shpërthejnë luftërat, Izraeli i fiton dhe ndërton një shtet të fortë e modern

Edhe pse vazhdimisht në gjendje alarmi prej inkursioneve dhe aksioneve shqetësuese të arabëve, Yshuvi, ose vendbanimi i organizuar hebraik, vazhdon të ndërtojë një atdhe. Midis 1919 dhe 1929, popullsia hebraike thujase dyfishohet, duke arritur kuotën e 160 000 banorëve. Janë blerë 120 000 hektarë tokë dhe nga Metulla në veri dhe nga Be’er Tuvia në jug është një fashë e vazhdueshme territori që e populluar prej hebrenjsh përbën një territor kombëtar në kuptimin e vërtetë të fjalës, edhe pse në përmasa të reduktuara. Dalëngadalë, vendbanimi merr tiparet e një shteti të vogël të organizuar. Kultura klasike dhe shkencore (që hebrenjtë e diasporës e kanë konsideruar gjithmonë si një vlerë parësore, një vlerë që ka qenë një instrument i çmuar mbijetese morale e materiale) kultivohet si në ethe dhe me të njëjtën kujdes me të cilën kultivohen fushat që i shkëputen shkretëtirës. Letërsia, gazeta dhe teatro hebraike janë në aktivitet të plotë. në vitin 1927, Yshuvi njihet si entitet në vete dhe për pasojë krijon institucionet tipike të një shteti demokratik: asambleja përfaqësuese dhe ajo ekzekutive, këshilli kombëtar, anëtarët e e të cilit zgjidhen nga asambleja përfaqësuese. Agjencia hebraike, duke përdorur fondet e mbledhura jashtë, financon emigracionin, siguron sistemin shkollor, i jep impuls të fortë bujqësisë, industrisë e tregtisë dhe koordinon punën e organizatës mjekësore Hadassah, arka sëmundjeve, dhe organizatave të tjera shëndetësore. Në vitin 1920 themelohet Hagnaá, një organizatë e re e vetëmbrojtjes, për të mbrojtur komunitetin gjatë revolatave arabe të Jeruzalemit dhe të Haifas: vendim i domosdoshëm, po  të marrësh në konsideratë se Yshuvi nuk mund nuk mund të mbështetej në mbrojtjen e trupave angleze, duke parë që qeveria britanike e momentit u jepte përkrahje revoltave arabe.

Pikërisht prej pozicioneve kontradiktore të mara nga anglezët gjatë mandatit, hebrenjtë e Eretz Israel-it fitojnë bindjen se për të fituar pavarësinë duhet të mbrohen në dy fronte. Në fakt, terrorizmi arab nuk njeh pengesa: më 24 gusht 1929, ditë e shtunë, grupe myslimanësh vrasin me gjak të ftohtë 67 hebrenj nga Hebroni – burra, gra  e fëmijë – dhe shkatërrojnë sinagogat, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së komunitetit hebraik në këtë qytet patriarkësh ku kish jetuar për dymijë vjet. Kurse për sa i përket qeverisë angleze, i dorëzohet gjithnjë e më shumë agresivitetit të arabëve dhe arrin limitin kur bllokon emigracionin e hebrenjve në Palestinë, duke arritur deri aty sa kanë ndaluar zbarkimin 4 500 të mbijetuarve nga kampet e shfarosjes naziste të mbërritur përpara bregut palestinez, përpara Tokës së Premtuar, në bordin e piroskafit të pagëzuar në mënyrë simbolike “Exodus 47”. Anija u kthye mbrapsht nën shoqërim në Hamburg. Një fakt që do t’i linte të shushatur vetë gjermanët. Një episod që e çon Yshuvin në vendimin e pashmangshëm: të organizojë rezistencën për çlirimin e territorit nga dominimi anglez. Është e vetmja mënyrë për të fituar pavarësinë përfundimtare dhe për t’u dhënë një mënyrë hebrenjve të diasporës dhe refugjatëve të ndryshëm të kthehen në Izrael. Rezistenca është e ashpër dhe e vendosur: e udhëheqin Haganá, Irgun Zvai Leumi (Organizata Ushtarake Kombëtare) dhe Lohamei Herut Ìsrael (Luftëtarët për Liri të Izraelit). Organizatat veprojnë në mënyrë të pavarur, por secila prej tyre drejton me mjeshtëri një guerrilje e cila, prej lëvizshmërisë së rrufeshme të komandove, prej inteligjencës taktiko – strategjike me të cilat kjo task – forcë lëviz në terrene më të vështira, gjunjëzon trupat angleze dhe çon në atë ditë të madhe që është 14 maji i vitit 1948. Nga këto tre organizata, kur shteti i sapolindur hebraik gjendet përballë sulmit arab, lindin Forcat e Mbrojtjes Izraeliane.

Siç e kemi parë, edhe pse të pajisura me fuqi zjarri dhe mjete jashtëzakonisht më të vogla respektivisht “armatës së madhe” së ndërsyer kundër izraelit, kanë në favorin e tyre shpejtësinë e ndërhyrjes dhe një lloj stërvitjeje të çmuar: jo atë të fituar në kazerma apo në shkolla ushtarake, por atë të fituar në fushat e betejës. Ja pra arsyet e kësaj fitoreje të pabesueshme. Pas përplasjes së 1948, Izraeli gëzon për disa vjet një paqe relative dhe i kushtohet përsosjes së institucioneve të tij dhe organizimit në përgjithësi, njihet e drejta e çdo hebreu për të jetuar në Izrael. Është një pikë themelore e ligjit të shtetit hebraik: “ligji i kthimit” të 1950 i akordon shtetësi të plotë dhe automatike çdo emigranti të ri hebre. Në fund të 1951, Yshuvi dyfishon popullsinë me mbërritjen e më shumë se 750000 personave: gjysma janë hebrenj të ikur nga vende myslimane. Përballë këtij shtimi masiv të popullsisë, pionierizmi bujqësor bëhet një nevojë, kështu që i jepet një impuls mjaft i fortë bujqësisë dhe shkencave funksionale me këtë sektor produktiv. Vendi demonstron një aftësi të madhe krijuese në përpunimin e teknikave të çdo lloji për kalimin e pengesave të shkaktuara nga një terren i thatë dhe që askush më parë nuk kish tentuar ta bënte (dhe në këtë drejtim duhet kujtuar një dokument i vitit 1937 i hartuar nga komisioni anglez Piel, në të cilin konstatohej se Palestina, tradicionalisht vend i migracionit arab, ishte shndërruar në një vend imigrantësh arabe për shkak të zhvillimit të shpejtë ekonomik hebraik). Zgjidhen probleme të ndryshme sociale. Knesseti (parlamenti) miraton si masë të parë ligjin mbi arsimin e detyrueshëm dhe në 1951 sanksionohet barazia e të drejtave të grave. Është periudha që ka si Kryeministër Ben Gurion dhe President të Republikës Çhaim Veizmann, shkencëtar i shquar që kish jetuar në Angli dhe që ka pasur një ndikim të madh mbi Lordin Balfour, autor i të famshmes deklaratë. Tjetër hap i rëndësishëm, krijimi i shkollës së shtetit. Kjo periudhë paqeje dhe pune intensive, që sheh të impenjuar çdo izraelian në rritjen e vendit, nuk do të zgjasë shumë. deri në ditët tona do të pasojë një periudhë luftërash dhe trazirash që ende nuk duket se janë zgjidhur.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

17
Ndryshon ligji në Gjermani, tani me letra të rregullta nëse siguron një kontratë pune
 

Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE? Kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Gjermania asnjёherё nuk e ka parё veten si vend emigracioni. Por ndёrkohё mungojnё 1.2 milionë punonjёs tё kualifikuar.

Suhl ёshtё njё qytet i vogёl nё mes tё Gjermanisё. Ai ndodhet nё landin e Tyringjisё, nё kufi me landin e Hesenit. Qё pas rёnies sё Murit tё Berlinit Suhl ka pёrjetuar njё rёnie tё vazhdueshme. Njё e treta e banorёve janё shpёrngulur. Tani atje jetojnё vetёm 35.000 banorё. Mosha mesatare nё qytet ёshtё mbi 50. Kёsisoj Suhl ёshtё “qyteti mё i moshuar” i Gjermanisё.

Kjo ka pasoja: Pensionet ulen, kujdesi pёr moshёn e tretё mungon e po mungojnё gjithnjё e mё shumё forca pune. Njё projekt nё Suhl – i mbёshtetur nga Dhoma e Industrisё dhe Tregtisё tё landit Tyringji – ka pёr synim ta zbusё problemin e mungesёs sё forcave tё punёs duke tёrhequr punёtorё vietnamezё.

Njёri prej tyre ёshtё Cao Quang Truong. Qё prej tetё muajsh ai jeton nё Gjermani dhe po ndjek njё kurs kualifikimi profesional si punёtor ndёrtimi. 22 vjeçari ёshtё i kёnaqur qё ka kёtё shans: “Mё tё mirёt janё kolegёt e mi. Ndonjёherё puna ёshtё shumё e vёshtirё, por ne qeshim sё bashku e kjo ёshtё motivuese.”

Pas kualifikimit Cao preferon tё qendrojё Suhl. Por kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Sepse pёr kёtё vitnamezi duhet tё ketё njё leje qendrimi, e cila nuk lёshohet lehtё.

Kush ka punё, mund tё vijё
Gati 11 milionё njerёz pa pasaportё gjermane jetojnё nё Gjermani. Çdo vit marrin nёnshtetёsinё mbi 100.000 tё huaj. Megjithatё Republika Federale e Gjermanisё gjatё dekadave tё shkuara asnjёherё nuk e ka konsideruar veten si vend emigracioni.

Kjo tani duhet tё ndryshojё. Me njё ligj pёr imigracionin e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.

Tё enjten (09.05) nё Bundestag parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani.

Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet po ashtu si edhe shqyrtimi me prioritet i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Njё verifikim i tillё sidoqoftё mund tё rivendoset afatshurtёr nё nivel rajonal.

Kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё. Deri mё sot ky rregull vlente vetёm pёr ata qё mbaronin studimet e larta.

Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vet pёr tё ardhruat pёr jetesё gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesё vjeçare.

Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne migracioni”. Me ligjin e ri do tё ketё kritere tё qarta, se kush dhe nё çfarё kushtesh lejohet tё vijё dhe tё qendrojё.

Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё, se kush vjen nё vend, siguroi ministri i Brendshёm: “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”

Gjithnjё e mё shumё vende vakante pune
Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me statusin e kufizuar tё qendrimit “Duldung”.

Njё shans ky edhe pёr qytetin Suhl. Pёr dhomёn e Tregtisё nё Tyringji ligji pёr imigrimin e forcave tё kualifikuara tё punёs ёshtё detyrimisht i domosdoshёm. Projekte si ky nё Suhl mund tё jenё tё sukseshme edhe nё mbarё federatën.

Ky ligj ёshtё si shpresa e fundit pёr kёtё qytet tё vogёl tё Tyringjisё. Sipas pёrllogaritjeve tё Institutit Federal pёr Studimet e ndёrtimit, qyteteve dhe hapёsirёs, nёse nuk ndryshon gjё Suhl nё vitin 2030 do tё ketё vetёm 27.400 banorё

“DW”

18
Je kërcënuar nga një parullë?!! Shkullaku-Borchard: Nëse diplomati shndërrohet në kloun…
 

Një parrullë e shkruar nga një grup qytetarësh të revoltuar në afërsi të banesës ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borschardt, po reklamohet si kërcënim nga mazhoranca dhe jo vetëm.

Por analisti Armand Shkullaku, i ftuar në “Opinion” ka një tjetër qëndrim për këtë ngjarje.

Sipas tij, parulla “Shame on you” nuk është aspak kërcënim pasi të tilla shkrime shihen kudo.

“Nëse ka patur ndonjë të dhënë dhe kërcënim për atë është shumë serioze. Jo vetëm Borchardt por per këdo ambasador. Nëse është fjala për këtë parullë, ky është karagjozllëk. Të tilla parulla shkruhen kudo, kemi parë presidentë që gjuhen me këpucë. Ka shumë diplomatë që mbajnë qëndrime që herë na pëlqejnë e herë jo. Problemi është se këto deklarata, personi që e thotë të ketë një lloj autoriteti. Nëse diplomati shndërrohet në kloun e kur bën deklaratë më të fortë se Edi Rama, ti vij turp që çke me të”, u shpreh Shkullaku.

19
 

Rreziku që u kanoset njerzëve publike ose siç quhen ndryshe VIP-at, siç janë politikanët, pjesëtarët e familjeve mbretërore, sportistët, apo dhe yjet e show-biz, ka ndikuar që ata gjithnjë të jenë të shoqëruar nga truprojat. Megjithatë, krahas armëve moderne dhe taktikave mbrojtëse që zotërojnë truprojat e tyre, mbrojtja e VIP-ave nënkupton se ata duhet të udhëtojnë me makina të sigurta respektivisht, makina të blinduara, shkruan standard.al. Por, cilat janë ato makina që preferohen nga personat e famshëm? Sa kushtojnë, dhe kush i prodhon ato? Kemi zgjedhur shtatë makinat më të famshme të blinduara që preferohen nga VIP-at.

1. Cadillac Escalade ESV
2. Lexus LS 460 L
3. BMW 750Li Sedan
4. Audi A8 Security
5. Mercedes Benz S-Guard 600
6. Dartz Kombat T98
7. Conquest Knight XV

/standart.al

20
< Tech > / Lenovo ‘foldable PC’
« ne: 14-05-2019, 16:51:26 »

21
< Tech > / Brave Browser
« ne: 10-05-2019, 11:57:23 »
Shfletuesi Brave eshte nje tjeter shfletues i bazuar ne Chromium, por me theks me shume te privatsia.
 

Nese nuk gabohem eshte krijuar nga njeri qe kam pas punuar te Mozilla perpara. E vecanta e madhe e Brave eshte se me te perdoruesit mund te fitojne para ne formen e BAT (basic attention token) qe eshte nje kriptovalute dixhitale. Per me shume vizitoni https://brave.com

22
♩Muzika / Earth
« ne: 10-05-2019, 07:23:24 »


List of guest vocalists with a role they play in the music video.

Justin Bieber as Baboon
Ariana Grande as Zebra
Halsey as Lion cub
Zac Brown as Cow
Brendon Urie as Pig
Hailee Steinfeld as Mushroom ("Common Fungus")
Wiz Khalifa as Skunk
Snoop Dogg as Marijuana
Kevin Hart as Kanye West
Adam Levine as Vultures
Shawn Mendes as Rhinos
Charlie Puth as Giraffe
Sia as Kangaroo
Miley Cyrus as Elephant
Lil Jon as Clam
Rita Ora as Wolf
Miguel as Squirrel
Katy Perry as Pony
Lil Yachty as HPV
Ed Sheeran as Koala
Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend as playback vocalists
PSY, Bad Bunny, Kris Wu as the "We Love the Earth" choir
Backstreet Boys as the Credits
Leonardo DiCaprio as Himself

23
Balkan News & Politics / The "Albanian Mafia"
« ne: 08-05-2019, 12:05:36 »
The “Albanian mafia” are not really a mafia

Citoje
Some weeks earlier in New York, Sylvester Zottola, an alleged member of the Bonanno crime family, was in his car at a McDonalds drive-through when he too was shot and killed. And when Raúl Tamudo, a retired international football player, returned to his home in Barcelona on August 12th, he found someone had broken in and stolen his watch collection, worth more than €100,000 ($115,500).
The Economist

24
Foto | Video / Debat ne nje TV shqiptare
« ne: 08-05-2019, 08:56:15 »

25
Foto | Video / Pamje nga Vlora
« ne: 05-05-2019, 23:53:39 »

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 337