Show Posts - M A X

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - M A X

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 436
1
Edi Rama - Mos u ngopshin duke ngrene kokat e njeri tjetrit!
Erion Veliaj - Çunat shqiptare jane zdromsa!
Belinda Balluku - Lani rrobat me 30 grade!
Bledi Çuçi - Nuk ka zhvillim pa krim.
Niko Peleshi - Varet çfare ka konsumuar lopa.
Taulant Balla - Testet i hodhi poshte OBSH-ja.
Blendi Klosi - Covidi transmetohet nepermjet muzikes.
Erion Braçe - Me sarin laj duart.
Elisa Spiropali - Edi Rama eshte si Skenderbeu.
Milva Ekonomi - Edi Rama eshte brand nderkombetar.
Edona Bilali - Edi Rama nuk eshte bere akoma Zeus por eshte ne rrugen e duhur per t’u bere Zeus.
Pandeli Majko - Nuk fola per Teatrin se kisha operuar gojen.
Delina Ibrahimaj - Me 140 euro ne muaj nuk quhesh i varfer.
Frida Krifca - Do hapim akademine e barinjve.
Sander Lleshaj - Gjate karantines patem zero aksidente rrugore.
Bora Muzhaqi - Une si ministre jam e detyruar te vij ne pune me makine.
Besa Shahini - Te shtunen nuk pati asnje nxenes apo mesues te lenduar nga termeti ne shkolla.
Gent Cakaj - Atje dielli eshte lind i gezuar dhe hena e buzeqeshur.
Besfort Lamallari - Pse duhet te shqetesohet qytetari ne Shkoder per nje vrasje qe behet ne Vlore?
Damian Gjiknuri - Çunat e Londres te legalizojne parate ne Shqiperi.
Saimir Tahiri - Ta kishin bere si burrat, te me kishin denuar per trafik droge.

Mirela Kumbaro - If you go home with somebody and they don’t have books, don’t fuck them.

Jeni te lire te plotesoni listen!

Lolita Albania

2
Nuk rrëzohet Edi Rama me votë...thonë. Gënjejnë. Sa vite u bënë tashmë që e dëgjoni këtë refren? Nëse nuk rrëzohet me votë atëhere me çfarë rrëzohet? Me dhunë? Po pse nuk e kanë rrëzuar? U bënë plot 9 vite.
Në fakt çdo metod tjetër përveç votës e zgjat pushtetin e Ramës dhe kujtdo Kryeministri pavarësisht emrit. Ne jemi një realitet i vogël në hartën e realitetit politik rajonal e atij botëror. Nuk vendosim dot rregulla ne. Rregullat janë përtej nesh. Koha e rrëzimit të qeverive pa votë ka perënduar dekada më parë. Kush e mendon ndryshe le të na e vërtetojë të kundërtën.

Personalisht besoj se qeveria aktuale qëndron në pushtet pa e pasur shumicën e popullit me vete. A blen vota pushteti aktual? Unë besoj që po. A e kanë fryrë administratën me qëllim korruptimin e votuesve? Unë besoj që po. A jep pushteti aktual tendera të fryra për oligarkët me qëllime elektorale? Unë jam i bindur që po. A e përdor pushteti aktual shtetin për të mbajtur pushtetin? Pa asnjë dyshim që po...si çdo qeveri që ka kaluar, por tashmë shumë më shumë (legalizimet, liçensat, subvencionet, lejet e ndërtimit, paratë e rindërtimit pas tërmetit...etj). A bashkëpunon me krimin pushteti për vota? Përgjigjia ime është po. Po...pushteti përdor çdo mënyrë të paligjshme për ta mbajtur pushtetin, por prapë rrëzohet me votë. Pse? Sepse me para nuk e rrëzon dot kush pasi askush nuk ka më shumë para se ata (pastaj çfarë vlere do kishte të ndryshoje ca të korruptuar me modelin e tyre të ngjashëm, pra duke korruptuar). Sepse askush se rrëzon dot me dhunë pasi pushteti ka mjete dhune më të mëdha dhe sigurisht bandat me vete (sa kohë gjithë spektri opizitar thotë se bandat janë me pushtetin). Sepse asnjë kancelari perëndimore nuk do e pranonte kurrë një precedent të tillë pasi kthehej në model që cënonte rendin më gjerë se Shqipëria. Dhe më kryesorja, sepse shumica dërrmuese e popullit tonë janë qytetarë që e duan të mirën, por ndihen të tradhtuar e pashpresë.

Atëhere si i bëhet? Jemi pa shpresë? JO...ka shpresë. Po...këta rrëzohen. Çdo qeveri që keqqeveris rrëzohet. Si? Me VOTË. Me ALTERNATIVË. Me IDE. Me SINQERITET. Me FRYMËZIM. Me GARË brenda llojit. Me EKIP VLERASH. Me MERITOKRACI në përzgjedhjen e kandidatëve. Me HAPJE ndaj energjive të reja. Me SHEMBULL ndryshimi të vetes së pari. Me BINDJE.  Duke vrarë EGOT e njëshave. Me OBJEKTIVITET. Me FRYMË që ngre besmin dhe dallgën që i shumëzon me zero edhe paratë e korrupsionit, edhe bandat, edhe tenderat e oligarkëve.

Populli është i kthjellët tashmë. Nuk e përdor dot më askush mish për top. Nuk mund t'i thuash njerëzve se Rama nuk lejon garën e ndershme dhe nga ana tjetër të mos pranosh garën si koncept kur ajo të kërkohet ty. Po, Rama mundet me garë dhe votë, por votë dhe garë në çdo nivel. Ky standardi që bëni si them unë e mos bëni si bëj unë nuk e rrëzon pushtetin. Përkundrazi! Doni garë? Hajde ta hapim. Opozita ta kërkojë si kusht të panegociueshëm. Hapja e garës do afronte në politikë flukse njerëzish që kanë ideale dhe do krijonin flakën e duhur që do ndizte zemrat dhe shpresën e popullit.

Shqiptarët nuk vazhdojnë më të votojnë për inat. Shqiptarët duan alternativë bindëse. Ramën aty do e kemi sa kohë ne që jemi përballë kemi frikë nga vota dhe gara (unë e sigurtë që jo). Me ligësi nuk e mund dot kush këtë pushtet pasi janë në nivele galaktike. Këta munden me vlera. Doni ta kuptoni mirë...nuk doni...rrini! Këtë e kam për qytetarët...

Adriatik Lapaj

3
Tema Aktuale / TE VOTA NISET, TE VOTA BITISET
« ne: 08-09-2022, 10:30:36 »
Besoj nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e ka kuptuar se vendi është duke xhiruar në vend e ka ngecur në një rreth vicioz nga i cili duket se koha ka ndalur.

Kudo në vend gjen pesimizëm. Bizneset nuk gjejnë punëtorë. Ata që punojnë nuk e përballojnë dot jetesën. Çmimet rriten dita ditës, por jo rrogat dhe pensionet. Dita e punës për shumicën e njerëzve vlen sa 1 kg mish, apo sa 5 litra karburant.

Kreditë e këqija rriten me ritme të frikshme, por gjithësesi jo aq sa interesat bankare që janë lemeri. Aq shumë janë rritur kreditë e këqija nga pamundësia kthyese e qytetarëve sa biznesi i vetëm që po lulëzon në vend duket se janë kompanitë financiare që blejnë borxhet e këqija dhe për një detyrim fillestar prej 5 milion lekësh ta sjellin faturën 25-30 apo më shumë milion lekë. Të futen me dhëmbë e dhëmballë sa dhe çorapet e trupit t'i nxjerrin në ankand. Mbi 160 000 qytetarë janë rrjepur në vitet e fundit.

Të gjithë duan të ikin....Thuajse këdo takon të flet për përpjekjet që ka nisur për të ikur larg. Shprehja që dëgjon më shpesh është: "Nuk bëhet ky vend, po ik shpëto fëmijët". Çdo ditë marrim vesh se dikush nga rrethi të njohurve ka ikur. Prindërit i shkrijnë kursimet e jetës që fëmijët t'i nisin me shkollë jashtë me shpresën që kurrë mos të kthehen më. Sa e trishtë! Prindi që gëzohet kur e nis fëmijën vetëm e vetëm që të iki sa më larg të mundet!

Gjobvënia është kthyer në sistem. Gjoba shteti me taksidarët e vetë. Gjoba krimi ndaj atyre që i'a kanë dalë të ngrenë një ekonomi këtu. Gjoba lukunia e "gazetarëve" që në një rrumpallhanë pa ligj hapin tyta balte e hedhin baltë pa e rruajtur fare nga ligji...në fakt nuk ka fare një ligj për këtë këtu.

Drejtësi që vonon sa jeta....dhe ec e ta marrësh se shpesh korruptohet rrugës. Të nisësh gjyq sot është vendimmarrje e vështirë. Duhet të mendosh se do zgjasë me vite, madje shpesh me dekada. Ka shumë që vdesin pa mbaruar gjyqet me të cilët janë plakur. A i'a vlen?

Arsim mediokër. Vend ku mbahet radhë për libra shkolle. Si mund të ketë radhë për librat e klasës së parë? A mund të shkojë fëmija në shkollë pa libra? JO. Atëhere? Pse mbahet radhë? Shikoni çfarë ndodh në Tiranë në Verë. U lemerisën robt duke ndrruar gjendjen civile e ku di unë se çfarë se duan që fëmijët t'i regjistrojnë në ato pak shkolla ku ende jepet mësim cilësor. Imagjinoni në rrethe dhe periferi nivelin! Njerëz që kanë kryer studime në x apo y shkolla private dhe rrugës kuptojnë se diplomat nuk u vlejnë...se kanë qenë të paakredituar. Po a mund të imagjinohet të ketë shkolla pa leje?!

Nepotizmi në sistem. Futu shikoni rrethet familjare të zyrtarëve të lartë dhe të mesëm. Të gjithë punojnë në shtet. Nga 5, 10, 15 anëtar të një rrethi familjar në punë shteti.

Kalcifikim i çdo sektori të jetës publike. Të njëjtët njerëz prej 30 vitesh që qarkullojnë postet mes tyre. Ata që futen te klubi tyre ose janë zara ose nga bota e krimit me imponim. Garë nuk ka. Kjo është e vërteta. Po je popull mblidh rripat mirë dhe shiko si të rregullosh fëmijët jashtë. Po patën fat e kanë talent nisi me shkollë andej...po nuk patën gomonia mbetet alternativë gjithësesi më e mirë se mjerimi ku jemi.

Do thoni ju i dimë këto. Nuk na the gjë të re. Zgjidhja cila është? Unë e di që i dimë të gjithë, ajo që ende nuk di është si nuk e kupton shumica se ky rreth vicioz prishet vetëm nëse hapim vendin, hapim garën, thyejmë monopolet e kapjes së vendit. VOTAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAA...aty nis dhe aty mbaron e gjithë historia. Nga ajo dreq vote që si dhamë dot rëndësinë që ka, buron gjithë ky mjerim. Sistemi elektoral i mbyllur që mban peng mbarë vendin dhe shoqërinë.

Unë kam detyrë ta them. Ju si të doni.

Adriatik Lapaj

4
Gjuha Shqipe / Për hir të gjuhës shqipe, zoti President
« ne: 28-08-2022, 20:29:41 »
Para pak ditësh u njohëm me një shkresë zyrtare të dalë nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet së cilës urdhërohej shkarkimi i zotit Edvin Shvarc nga pozicioni i drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median. Lajmi mori dhenë dhe reagimet qenë të shumta. Madje, kësaj here pati nga ata që, edhe pse të lidhur me pushtetin, arritën të kapërcenin bindjet partiake, duke u shprehur kundër këtij shkarkimi. Kjo gjë duhet përshëndetur, sepse është diçka që nuk ndodh shpesh në nahijen tonë, madje as kur është fjala për raste shumë më të rënda se ky.

Shkarkimi i zotit Shvarc befasoi shumëkënd. Natyrisht, edhe mua. Megjithatë, arsyeja që më shtyu të shkruaj këto radhë lidhet me diçka tjetër, sipas meje, edhe më e rëndësishme, por edhe më shqetësuese se urdhri për largimin e tij nga puna. Është fjala për dhunën që ushtrohet ndaj gjuhës shqipe në shkresat zyrtare.

Përpara se të merremi konkretisht me këtë, dua t’ju jap një shembull, i cili na tregon se sa vlerësohet shkrimi i saktë i gjuhës amtare në vendet perëndimore. Tre vjet më parë, në një njoftim për vende të lira pune që publikonte një gazetë gjermane, kërkoheshin redaktorë dhe korrektorë gjuhësorë, të cilët si punë të tyre do të kishin redaktimin dhe korrektimin e etiketave që vendosen në shishet e ujit apo në shishet e pijeve freskuese.  Ishte fjala për ato letrat/plastikat që u vendosen shisheve rreth e qark, në të cilat shkruhen emri dhe një përshkrim i shkurtër i produktit, përbërësit dhe përmbajtja e tij, si dhe informacione të tjera.

Sigurisht unë nuk pretendoj që kjo gjë të ndodhë edhe në Shqipëri, por është vërtet shqetësuese, kur sheh se, edhe në shkresat zyrtare, që dalin nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar, gjuha shqipe dhunohet e përçudnohet në mënyrë të frikshme. Le ta shohim më konkretisht këtë te shkresa që urdhëronte largimin nga puna të zotit Shvarc.

Që në titull të saj, fjala “marrëdhënie” është shkruar me ‘r’ dhe jo me ‘rr’, siç e do rregulla. Përveç kësaj, është lënë pa u vendosur edhe një ‘ë’, çka e çon në dy numrin e gabimeve brenda së njëjtës fjalë. Fakti që shkruhet në të njëjtën trajtë edhe dy herë të tjera më poshtë, tregon se nuk kemi të bëjmë me një gabim shpejtësie, por me padije të mirëfilltë. Gabim shpejtësie mund të quanim rastin tjetër, në po të njëjtën shkresë, ku mbiemri ‘e ndryshuar’ është shkruar ‘e nryshuar’.

Përveç sa më sipër, titulli ka edhe mangësi në konceptim. Pra, është i shprehur gabim dhe, në të vërtetë, nuk thotë asgjë. Titulli në fjalë është emërtuar “Për përfundimin e mardhënies në shërbimin civil”. Së pari, për cilën marrëdhënie është fjala? Marrëdhënien shoqërore, marrëdhënien me punën apo marrëdhënien seksuale? Kjo mbetet e papërcaktuar, e paspecifikuar. Më anë tjetër, fjala “marrëdhënie” përbëhet nga dy njësi gjuhësore: marr dhe jap. Kjo do të thotë se përdorimi i saj në fjali nënkupton së paku pjesëmarrjen e dy individëve, dy palëve, ose të një individi me një institucion apo të dy institucioneve të ndryshme, të cilat marrin e japin me njëra-tjetrën ase nga njëra-tjetra. Nëse me njërën palë Institucioni i Presidentit të Republikës nënkupton të shkarkuarin nga puna, ndërsa me palën tjetër shërbimin civil, atëherë gabohet kur përdor parafjalën “në” (në shërbimin civil). Në rastin konkret fjala “marrëdhënie” duhet të pasohet nga parafjala “me” ose “ndërmjet”. Pra, marrëdhënia e njërës palë me palën tjetër, ose marrëdhënia ndërmjet njërës palë dhe palës tjetër, por assesi marrëdhënia e njërës palë në palën tjetër. Megjithëkëtë, unë nuk besoj se këtu është fjala për shërbimin civil si palë. E parë kështu, institucionit në fjalë i lind detyra ose të gjejë palën që mungon, ose të specifikojë/përcaktojë se për ç’mardhënie (sic.) bëhet fjalë. 

Në vijim përballemi me një fjali, gjatësia e së cilës shkon në shtatë rreshta, ose një paragraf i tërë. Kjo nuk do të përbënte problem, nëse do të përdoreshin si duhet shenjat e pikësimit. Po t’u shtojmë këtyre edhe përsëritjen e njëpasnjëshme të strukturave të tilla si “pika kaq e nenit aq të ligjit kaq të datës aq”, kalojmë në një situatë të rëndë keqtingëllimi, e ngjashme me rropamat e këngëve që na ofrojnë të ashtuquajturit rrepistë të muzikës shqipe, të cilave ua dëgjojmë tamtamet, por nuk kuptojmë asgjë.

Jam i ndërgjegjshëm se shkresa të kësaj natyre janë të ngjeshura nga pikëpamja leksikore, të ngarkuara kuptimisht e të ndërlikuara me pika, nene, ligje, data e vite, por pikërisht për këto cilësi që kanë duhen shkruar, strukturuar e menduar me kujdes. Në rastin e fjalisë-paragraf të shkresës në fjalë do të kishte ndihmuar shumë përdorimi i pikëpresjes. Pikëpresja është një shenjë pikësimi që mund të përcaktohet si diçka ndërmjet pikës dhe presjes, ose as pikë, as presje, por me një funksion mjaft të mirë për shkresa të këtij soji. Ajo do ta ndante fjalinë e mësipërme në pesë pjesë më të vogla. Si rezultat do të kishim një strukturë fjalie më të pranueshme, çka do të shmangte keqtingëllimin, për shkak se secili segment/secila pjesë do të mbante mbi vete “përgjegjësitë” dhe peshën që i takon. Pra, do të mbante pikën e vet, nenin e vet, ligjin e vet, datën e vet, vitin e vet, por edhe ngarkesën e vet kuptimore. Një ndarje e tillë do të shmangte çoroditjen e lexuesit dhe do t’ia lehtësonte ndjeshëm perceptimin e kuptimit të fjalisë. Këtu dua të ndalem pak edhe te një standard i dyfishtë që është përdorur në shkrimin e shkurtimit të fjalës “Numër”. Për shembull, në një rast fjala “Numër” është shkruar me shkronjë të vogël (nr.), në një rast tjetër me shkronjë të madhe (Nr.).

Një standard po i dy-e-trefishtë përdoret edhe në vijim, kur renditen pesë pikat e urdhrit të presidentit, secila pikë me “kokë më vete”. Kështu, në pikën 1 zoti President urdhëron "Përfundimin e mardhënies në shërbimin civil..."; në pikën 2 urdhëron "Marrëdhëniet financiare në këtë detyrë..."; në pikën 3 urdhëron "Z. Shvarc të bëj dorëzimin..."; në pikën 4 urdhëron "Njoftimin e Departamentit të Administratës Publike..." dhe në pikën 5 urdhëron "Ngarkohen Drejtoria e Buxhetit dhe Mirëmenaxhimit Financiar...". 

Por nuk ndalen me kaq. Në pikën 1 hasim në një fjali, e cila mund të jetë gjithçka, por vetëm fjali e gjuhës shqipe jo. Po e sjell këtu: “Konstatimit të diplomës të pa njësuar nga Ministria përgjegjëse e Arsimit, sipas procedurës së parashikuar në legjislacion, përpara se të konkurronte në shërbimin civil.” 

Në të njëjtën fjali (le ta quajmë kështu, sa për t’u dhënë drejtim argumenteve) ka edhe dy gabime të tjera, po aq të trasha sa ai që lamë pas. I pari ka të bëjë me përdorimin e nyjës, ku ngatërrohet gjinia femërore me gjininë mashkullore. Shkruhet “... diplomës të pa njësuar”, kur duhej shkruar “diplomës së pa njësuar”, sepse kemi të bëjmë me një mbiemër të nyjshëm të shkallës pohore, i cili vjen pas një emri në trajtën e shquar të gjinisë femërore.

Për më tepër, dhe këtu kalojmë te gabimi i radhës, edhe vetë mbiemri “e pa njësuar” është shkruar gabim, pasi duhej shkruar bashkë (e panjësuar) dhe jo ndaras. Pra, njësoj si i padrejtë, e pabarabartë, e paaftë etj.).

Ndërsa në pikën 3 të Urdhrit, mënyra lidhore e vetës së tretë njëjës të foljes “bëj” shkruhet “të bëj”. Pra, mungon një ‘ë’ në fund. Unë të bëj/ ti të bësh/ ai (zoti Shvarc) të bëjë.

Tani le të kthehemi edhe një herë te zoti Shvarc, zellin e të cilit për gjuhën shqipe e njohin të gjithë ata që kanë lexuar ndonjë vepër të përkthyer prej tij. Nëse shkresën në fjalë do t’ia kishin dhënë për redaktim vetë atij, pra, të shkarkuarit nga puna, jam i bindur se do të pranonte ta bënte me shumë kënaqësi, për një arsye madhore: për hir të gjuhës shqipe, zoti President.

Hysni Ndreu
 

5
 

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator. Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë në shenjë pakënaqësie për këto dy vendime. Kosova më pas shtyu zbatimin e tyre deri më 1 shtator.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat. Kosova për disa orë më 1 gusht zbatoi vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, derisa serbët hoqën barrikadat.

Prishtina ka argumentuar se lëshimi i një dokumenti të tillë u bë duke respektuar një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2011, në kuadër të dialogut. Serbia që nga ajo kohë kishte lëshuar një dokument të tillë për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.

Ndërkaq, më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Beograd se Serbia do të pranonte dokumentet e Kosovës, vetëm nëse në kufi do të lëshohej një deklaratë ku bëhej e ditur se kjo nuk do të nënkuptojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por, sa i përket targave, Vuçiç tha se ky vendim do të nisë së zbatuari më 1 shtator, pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur, siç tha ai, një “zgjidhje kompromisi”.

Vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti./REL

6
Tema Aktuale / Paradat e Edi Ramës
« ne: 26-08-2022, 20:35:47 »
Kur të mbarojnë këto paradat që po bën Kryeministri me kampionët e Shqipërisë në atletikë me shumë gjasë so fillojnë paradet e politikanëve shqiptarë të arrirë. Përshembull të Hënën do jete Arben Ahmetaj si ministri që vodhi më shumë. Të Martën do jetë Saimir Tahiri si njeriu që për 3 vite kanabizoi gjithë vendin. Të Mërkurën do jetë Ilir Beqja si ministri që abuzoi me më shumë tendera në mjekësi. Të Enjten do jetë Belinda Balluku si njeriu që një km rrugë e mbylli me 21 mln euro. Të Premten do jetë Elisa Spiropali, që ndryshoi mënyrën sesi vidhet duke u fshehur mbrapa kompanive të huaja me emër. Të Shtunën do jetë Sandër Lleshaj si njeriu që revolucionarizoi pëdorimin e gazit lotsjellës dhe blerjen e makinave të shtrenjta vetëm për 40 mijë euro. Të Dielën do jetë dita e Edi Ramës pasi edhe ai e meriton një ditë sepciale ku të ketë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Të Dielën të gjithë këta ministrat që festuan dhe bën xhiro me Cadillac në Tiranë do i bëjnë xhiro Edit si shenjë mirënjohje njeriut që për 10 vite në pushtet ka pasur më shumë skandale se cdo KM më parë dhe si njeriu që arriti ta bënte krimin edhe më keq se ishte në kohën e PD-së. Çdo ditë e javës do ketë një ministër ose deputetë të Rilindjes, ndërsa e Diela e rezervuar vetëm për të gjatin. Rituali do përsëritet deri në vazhdimësi kur të prishet Cadillacu.

Lolita Albania

7
 

Sipas Monitorit 50% e hoteleve ne plazhet e Jugut jane bosh ne kulmin e sezonit.

Sipas Barometrit te Ballkanit 60% e shqiptareve do rrijne ne shtepi kete vere.

Pra nga njera ane kemi hotele pa turiste, dhe nga ana tjeter kemi shqiptare qe do te donin te ishin turiste, por nuk i perballojne dot cmimet e ketyre hoteleve.

Ne nje ekonomi te paster, renia e fuqise blerese do sillte renie te cmimeve te hoteleve, sepse nje fitim i vogel eshte me mire se zero fitim.

Por turizmi jone eshte infektuar nga parate e droges, qe hidhen ne bregdet per tu lare, dhe jo per te gjeneruar fitim. Per pasoje, pronaret e hoteleve me mire i mbajne bosh, se tu sherbejne shqiptareve te zakonshem.

Se dyti, ne nje shtet normal kostot e dhomave do te perfshinin vetem shpenzimet dhe investimin e bere nga bizneset.

Por ne nje administrate te korruptuar, si kjo e jona, biznesmenet e hoteleve, restoranteve apo shezlongjeve duhet te paguajne edhe nen dore bashkine, ministrine, policine dhe inspektoret.

Keto kosto ata pastaj ua transferojne klienteve, duke rritur cmimet pertej asaj qe eshte e perballueshme prej shqiptareve te zakonshem.

Arsyeja e trete jane monopolet. Nese ne Shqiperi do te kishim nje treg te lire, cmimet e hoteleve do te ishin nje pikeprerje mes gatishmerise te turisteve per te paguar dhe nevojes se bizneseve per te qendruar konkurues ne treg.

Por Shqiperia ka nje turizem te monopolizuar. I gjithe bregu yne eshte i dominuar nga politikane, oligarke dhe trafikante, te cilet kane zaptuar pjeset me te mira te Shqiperise.

Dalengadale ata e kane perdorur shtetin per ta spastruar bregun nga bizneset e vogla, familjare, shpesh te drejtuara nga banoret e zones, qe ishin ngritur naryrshem ne keto 30 vjet.

Dhe duke mbetur te vetem ne breg ata i vendosin cmimet ne stratosfere, sepse nuk ka kush t’i konkuroje me me cmime me te lira. Nje turist ose shkon tek ata ose nuk ben pushime ne Shqiperi.

Ne keto kushte shqiptari i zakonshem i lihen tre zgjedhje: ose te marre kredi per te bere pushime ne Shqiperi, ose te shkoje jashte shtetit, ose te qendroje ne shtepi.

Dhe kjo eshte shume e trishte: Te kesh disa nga plazhet me te bukura ne Evrope dhe te mos arrish dot t’i shijosh, vetem sepse nje grusht horrash me pushtet nuk kane te ngopur...

E nderkohe qe bregdeti yne spastrohet perdite nga shqiptaret e zakonshem, ne vazhdojme te punojme qe me parate tona te bejne pushime politikanet e korruptuar dhe oligarket e tyre.

Nga dr. Endrit Shabani

8
Tema Aktuale / Me ne fund
« ne: 20-07-2022, 01:32:56 »
 

10
Historia / Ushtarët indokinezë në Korçë
« ne: 14-07-2022, 13:31:09 »
 

Foto e rrallë e ushtareve indokineze ne Korçe, shkurt 1917. Keta ushtare benin pjese ne ushtrine franceze, pasi dihet qe Indokina ishte nen kontrollin e Frances  gjate L.I.B, dhe luftuan kryesisht ne zonen Korçe - Pogradec.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se sa te veshtire e kane patur indokinezet, te cilet vinin nga nje klime tropikale musonike e nxehte dhe e lagesht, te pershtateshin me te ftohtin e acarte te Korçes ne shkurt.

Ledi Zeqollari

12
Qesh / Influencer be like 🤣
« ne: 13-07-2022, 15:30:00 »
 


Copyright Malukatet be Facebook

13
Aksionet botërore kanë pësuar disa lëkundje në tregtimin e tyre, ndërkohë që çmimet e naftës dhe yield-et e obligacioneve patën një rënie të martën teksa tregtarët janë të shqetësuar për perspektivat e shtrëngimeve të mëtejshme të politikave monetare nga ana e bankave qendrore, si dhe për shëndetin e ekonomive në mbarë botën.


Roli i dollarit si një valutë e sigurt për investitorët e shqetësuar për perspektivën ekonomike globale është dobësuar ndjeshëm në javët e fundit, pasi monedha amerikane ka rënë në nivelet rekord të dy dekadave përkundrejt shumë monedhave të tjera, ndërkohë që euro u barazua me dollarin.

Frika për rritjen ekonomike lidhet kryesisht me naftën, pavarësisht shqetësimeve për furnizimet e pakta. Çmimet e naftës ranë ndjeshëm ditën e martë, për shkak të presionit nga forcimi i dollarit, të rënies së kërkesës si pasojë e COVID-19 nga importuesi kryesor i naftës së papërpunuar, Kina, dhe si rrjedhojë e frikës për një ngadalësim ekonomik global. /lapsi.al



14
Diapazon / Një metaforë
« ne: 12-07-2022, 23:55:19 »
Një zjarr shpërtheu në teater dhe palaçoja doli në skenë për ta lajmëruar publikun. Publiku mendoi se po bënte shaka dhe duartrokitën. Ai e përsëriti lajmërimin, kurse publiku duartrokiti edhe më shumë. Unë mendoj se kështu do t'i vijë fundi botës: njerëzit do të duartrokasin, duke menduar se kjo është shaka.

Soren Kierkegaard

15
Astronomi / Mrekullia e ekzistencës së jetës në tokë
« ne: 12-07-2022, 23:54:07 »
 

"Sikur pozita e Tokës në krahasim me Diellin të ndryshohej ashtu që orbita e saj të jetë për 4% më e vogël, gjegjësisht 144 milionë kilometra në vend të 150 milionë kilometra, temperatura e Tokës do të rritej gradualisht deri në 450*C. Atëherë i tërë uji i saj do të avullohej dhe jeta do të shuhej si në Venerë. Përkundrazi, sikur pozita e Tokës në krahasim me Diellin të jetë vetëm 1% më e madhe, gjegjësisht 151.5 milionë kilometra në vend të 150 milionë kilometra, temperatura do të ulej gradualisht deri në -40*C. Uji në Tokë do të ngrihej dhe jeta në sipërfaqen e saj do të bëhej e pamundur, siç është në planetin Mars".
Kodi: [Zgjidh]
https://www.facebook.com/108724886479847/posts/pfbid02CNAqVxDLCBsBsfdzQJhgA6AiLBoPUGPirxzeLR26i3jJert5kQUeN2XVed377Zihl/

16
Astronomi / Pamje te reja nga universi
« ne: 12-07-2022, 23:48:00 »
 

Kjo është fotografia e parë me rezolucion shumë të lartë që vjen nga Teleskopi "James Webb" i NASA-s.
Në foto është grumbulli i galaktikave SMACS 0723, që ndodhen rreth 4.6 miliard vjet dritë larg. Vetëm në këtë foto, sipas shkencëtarëve, ndodhen miliarda yje si dielli ynë dhe miliarda planetë të ngjashëm me Tokën.
Edhe pse me mijëra miliarda yje dhe planete në këto galaktika në foto, sërish, kjo pjesë e universit është sa një kokrrizë rëre në Sahara përball madhësisë së universit.
Pajisjet e Teleskopit të ri të NASA-s janë të teknologjisë së fundit dhe shkencëtarët thonë se ky Teleskop çel një periudhë tjetër në studimin e kozmosit.

Sebastian Zonja

17
Zgjedhjet 25 Prill 2021 / Shqiperia votoi
« ne: 28-04-2021, 07:22:22 »
 

18
Tema Aktuale / Pse eshte e rendesishme te votojme?
« ne: 21-04-2021, 19:39:36 »
 

Nja dy gjera per voten... Kemi degjuar se eshte e rendesishme te votojme, po pse?

1. Vota eshte zë. Zëri zyrtarizohet me votë, të tjerat mbeten fjalë.

2. Ne Shqiperi nuk ka kuorum pjesemarrje ne zgjedhje, ndaj nese voton qofte edhe nje pakice shume e vogel, zgjedhjet certifikohen dhe rezultatet perkthehen ne mandate 4 vjecare te njerezve te zgjedhur nga pakica, por qe do bejne ligje per TE GJITHE ne.

3. Kete vit do kemi risi edhe nje vote preferenciale, jepja nje kandidati ose kandidateje qe e meriton dhe qe percjell vlera, qe mesazhi i njerezve qe duam ne politike, te jete i qarte.

4. Nese nuk votojme ne, ndoshta vazhdon dhe ajo tradita qe te tjere mund te votojne per ne, keshtu qe me mire te votojme vete.

5. Ne rast se eshte tendenca qe votat te vidhen apo te numerohen keq, kjo mund te ndikoje kur ka pak votues. Mund te vidhen e te tjetersohen, 100, 1000, 10.000 vota, por jo 100.000 e 1 milione! Sa me shume votues te jemi, aq me pak do na vjedhin dot.

6. Vota eshte nje mesazh, zgjidhni se cfare mesazhi do donit te jepnit. Mesazhi i votes se bardhe nuk eshte se i intereson njeriu ne Shqiperi dhe nuk u nxihet faqja per te, por mesazhi pro ose kunder, po. Ndaj voto, mos e digj voten. Ka gjithsej 735 gra kandidate dhe 1105 burra kandidate, ne rang kombetar, zgjidh njerin prej tyre.

7. Nese e shet, e tregton apo e këmben voten me nje favor, mendoje si nje kredi qe merr ne banke. Sot merr 5.000 leke, neser do paguash me interes 5 milione leke per gjerat qe nuk shkojne, ndaj mendoje a ia vlen.

8. Nese te kane bere presion per voten, mos harro se pertej asaj qe thone, ata nuk e dine dot se per ke do votosh realisht. Ndaj voto ke te duash sidoqofte, s'kane per ta marre dot vesh. 😉

P.S. Lista e arsyeve duket e gjaaate, por jam e sigurt qe ka edhe ide te tjera per te shtuar, ndaj lista eshte e hapur. Shtoni c'tju vije ndermend. 😁

Edlira Cepani

19
 

Në këtë fushatë Edi Rama u mor vetëm me vrasjen e shpresës: ATA NUK...ATA S'....ATA...ATA ATA...
Pra, pas KËTIJ ⬇️ vjen qameti!! ATA (domethënë kush nuk është me Edi Ramën ) qenkeshin apokalipsi. Që të " mos vijë fundi i botës" , s'kemi ç'bëjmë: duhet të mbajmë këtë që është shumë i keq, por jo sa ATA!

KY! U ka vjedhur qindra mijë shqiptarëve ATDHEUN! Sot qindra mijë  bij e bija nënash kanë lënë vendin me bindjen se KY VEND NUK BËHET!

KY! U ka vjedhur paratë mijëra shqiptarëve, përmes përqëndrimit të ekonomisë në pak duar dhe shkatërrimit  të shtresës së mesme, përmes borxhit që ka thelluar .

E nisi me " BURG! BURG! BURG"! rregjimin e tij dhe sot është krenar për fuksat që kontrollojnë nga bira e çelësit edhe bindjet tona!

LIRI - DEMOKRACI!!

Me këtë thirrje duhet shporrur kjo metastazë që trashëgon gjithë ADN - më më të ndyrë të sigurimit, AGPV -ve, sekretarëve të kuq, tallonit ushqimor dhe lej fenizmit

Shqipëria është Europë e jo Azi e tasit me oriz dhe skllavërimit të orizoreve!!

Sot java duhet shporrur kufoma dhe rikthyer direku nga Perëndimi.

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!!

Armir Shkurti

20
Shtepia ime / Bimet me rezistente per shtepi
« ne: 22-03-2021, 01:04:20 »
 

Përveç dhënies së shtëpive tona një pamje më artistike, të kesh bimë në shtëpitë tona gjithashtu ka përfitime si ulja e stresit dhe rritja e produktivitetit tonë.

Ndërsa duam të kujdesemi për bimët brenda shtëpisë sonë, mund ta gjejmë veten duke e lënë mënjanë idenë sepse mendojmë se bimët kërkojnë shumë punë shtesë.


Bright Side dëshiron t'ju ndihmojë të filloni udhëtimin tuaj si një ‘prind bimësh’ dhe bëri një listë të të bimëve me mirëmbajtje të .

1. Kaktus Krishtlindjesh
 

Ku ta vendosni: Vendosni kaktusin e Krishtlindjes në një zonë të ndriçuar mirë, por larg rrezeve të diellit.

Uji: Duhet ta ujitni atë vetëm kur pjesa e sipërme e tokës të jetë tharë plotësisht.

2. Coffea arabica
 

Ku ta vendosni: Vendosni bimën tuaj të kafesë pranë një dritare me blinds ose hije.

Uji: Të paktën një herë në javë dhe mbajeni tokën të mos thahet plotësisht.

3. Bima e lutjes
 

Ku ta vendosni: Vendosni bimët e lutjes në një dhomë të ndritshme, por larg rrezeve të diellit.

Uji: Këto bimë nuk u pëlqen të jenë të thata dhe pëlqejnë që toka e tyre të jetë e lagur (por jo e mbingopur).

4. Lule Shqiponje
 

Ku ta vendosni: Vendosni lule shpiponjen në një dhomë me dritë indirekte të diellit ose në një vend ku rrezet e diellit filtrohen nga një perde e tejdukshme.

Uji: Një herë në javë, dhe më rrallë gjatë vjeshtës dhe dimrit.


21
Jeta / Pse gjumi në divan nuk është ide e mirë?
« ne: 22-03-2021, 00:52:03 »
 

Të gjithë e kemi provuar dremitjen e ëmbël në divan por rezulton se fjetja në divan mund të jetë një aktivitet jo i shëndetshëm. Ne do t'ju provojmë pse miku juaj me 4 këmbë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Kolltuku juaj ka një aftësi të jashtëzakonshme për të mbledhur shumë pluhur. Nuk është për t'u habitur, ne e përdorim atë çdo ditë, hedhim thërrime mbi të dhe thjesht sjellim të gjithë pluhurin nga vendet e tjera në të.

Ne nuk ndryshojmë në pizhamet tona sa herë që ulemi në divanin tonë të bukur, apo jo?

Për t'i shtuar të gjitha, edhe mysafirët tanë ulen në të. Sigurisht, mund ta pastroni rregullisht nga fshesa me korrent, por do të ishte e pamundur të hiqni qafe të gjitha mikrobet. Alergjenët, bakteret dhe sporet e mykut do të shkaktojnë reagime alergjike në mënyrë të pashmangshme .

Pozicioni juaj i gjumit është i gabuar. Ju hidhni shtyllën kurrizore nga shtrirja kur flini në divan. Pavarësisht se sa modern është, është krijuar vetëm për një takim të këndshëm dhe jo për një gjumë të rehatshëm.

Në përgjithësi, kolltukët kanë struktura të papërshtatshme që nuk mund të sigurojnë pozicionin e duhur të gjumit.

Çuditërisht, edhe të flesh në dysheme nuk është aq e dëmshme sa të flesh në një divan.

Jeni më të ekspozuar ndaj shpërqendrimeve.


Si rregull, një divan i bukur është zakonisht në afërsi të një TV, llambave dhe i vendosur në dhomën e ndenjes.

Edhe drita më e vogël nga TV-ja juaj mund të jetë arsyeja e lodhjes suaj të përgjithshme.

Ju nuk mund ta vini re këtë në fillim, por përfundimisht, lodhja do të ndërtohet dhe do të bëhet dërrmuese.

Kolltuku juaj është i pakëndshëm.


Të gjitha ato shtresat dhe zbukurimet e vogla të shtratit nuk duket se janë aq të dukshme.

 Materiali gjithashtu mund të jetë arsyeja për gjumin tuaj të dobët.

Liria juaj e lëvizjes gjithashtu do të kufizohet.

Si pasojë të nesërmen në mëngjes, nëse ju pëlqen apo jo, do të keni dhimbje të tmerrshme në shpinë ose qafë.
 

 


© SYRI.net

22
Bota Sot / Racizmi në nivele të larta ne Europe
« ne: 22-03-2021, 00:31:20 »
Barazia është një shtyllë qendrore e rendit evropian të pasluftës, por racizmi strukturor dhe institucional vazhdon në shumë vende evropiane. Dunja Mijatoviç e Këshillit të Evropës thotë se është koha për të trajtuar pabarazinë racore.

Të gjitha qeniet njerëzore kanë lindur të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta. Vetë ky parim, i pranuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ishte në qendër të rindërtimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore dhe është themeli i sistemit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Për fat të keq, njerëzit e zinj shpesh nuk trajtohen si duhet. Megjithë progresin e arritur në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit, ata ende i nënshtrohen racizmit strukturor dhe institucional në shumë vende evropiane.

Nëse jeni i zi, ka më shumë të ngjarë të përballeni me diskriminim në tregun e punës, në arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim, dhe të ndaleni dhe kontrolloheni nga policia.

Megjithëse shumica e shteteve evropiane nuk mbledhin të dhëna mbi diskriminimin racor, disa raporte japin një paraqitje të shkurtër të përmasave të problemit.

Në Francë, një sondazh i autoritetit të pavarur Defenseur des Droits (Mbrojtësi i të Drejtave) tregoi se të rinjtë me origjinë arabe dhe afrikane kishin 20 herë më shumë gjasa të ndaloheshin dhe të kontrolloheshin sesa çdo grup tjetër meshkujsh. Probleme të ngjashme u identifikuan në vende të tjera, duke përfshirë Belgjikën, Danimarkën, Qipron, Irlandën, Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, sipas Equinet, Rrjeti Evropian i Organeve të Barazisë.

Në Rusi, një raport nga OJQ Levada Center, i porositur nga Kongresi Hebre Rus tregoi negativitet të shtuar ndaj njerëzve të zinj ose “migrantëve nga Afrika”, ndërsa në Finlandë, një raport i vitit 2017 mbi diskriminimin e përjetuar nga njerëzit me origjinë afrikane zbuloi se shumica nga të anketuarit përballen me diskriminim të rregullt.

Një raport i fundit parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar theksoi se shkalla e vdekjes për gratë e zeza në lindje është pesë herë më e lartë se për gratë e bardha dhe se më shumë se 60% e zezakëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk besojnë se shëndeti i tyre është i mbrojtur në mënyrë të barabartë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS), krahasuar me njerëzit e bardhë.

Ndikimi në arsim, trajnim

Sondazhi i fundit nga Agjencia e të Drejtave Themelore të BE-së mbi këtë temë tregon se 18% e të anketuarve të moshës 16 deri 24 vjeç nuk janë as në punë të paguar, as në arsim ose trajnim, me ndryshime thelbësore midis vendeve. Ai gjithashtu tregon se një në pesë të anketuar me origjinë afrikane ndjehen të diskriminuar në mënyrë raciale në qasjen e tyre në strehim.

Në një sondazh të botuar në vitin 2018 nga Komisioni Irlandez për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë, zezakët u zbuluan se ishin në disavantazh në hyrjen në vendet kryesore, pavarësisht nga kualifikimet e mira.

Dhuna fizike dhe verbale është një problem tjetër me të cilin përballen njerëzit e zinj. Në Portugali, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe ligjvënësit me prejardhje Afrikane u sulmuan dhe morën kërcënime me vdekje. Ish-ministrja italiane e integrimit, Cecile Kyenge dhe ish-ministrja franceze e drejtësisë Christiane Taubira, kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të sharjeve raciste.

Mohimi i përhapur

Unë shoh një vazhdimësi midis kësaj situate dhe padrejtësive që njerëzit e zinj në Evropë kanë vuajtur për breza të tërë, shkroi për Deutsche Welle Dunja Mijatoviç e Këshillit të Evropës. Megjithatë ka një mohim të gjerë të këtij problemi.

Premtimi i paprekur i barazisë tradhton një traditë të gjatë politike, filozofike dhe gjyqësore që vendos barazinë në zemër të demokracive evropiane. Si Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe Komiteti Evropian i të Drejtave Sociale dhe organet e traktateve të KB, kanë një praktikë gjyqësore të pasur mbi zbatimin e këtij parimi.

Megjithatë, shtetet duken të ngadalta për të frenuar praktikat diskriminuese që i mbajnë njerëzit e zinj si qytetarë të klasit të dytë në shoqëritë tona.

Për ta kthyer situatën, vendet evropiane duhet ta bëjnë luftën kundër racizmit dhe diskriminimit racor një përparësi kryesore.

Trajtimi i racizmit përmes legjislacionit, arsimit

Duhen trajtuar rrënjët e racizmit kundër njerëzve të zinj dhe të adresojnë trashëgiminë e së kaluarës koloniale dhe skllavërinë historike. Është gjithashtu e nevojshme të luftohet kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve raciste në mënyrë më sistematike. Një fushë tjetër thelbësore e ndërhyrjes është policia. Shtetet duhet të heqin dorë nga profilizimi racor dhe mosndëshkimi për krimet raciste të kryera nga agjentët e zbatimit të ligjit.

Ligji dhe praktikat gjithashtu duhet të forcohen për të siguruar barazi në qasjen në arsim, punësim, strehim dhe kujdes shëndetësor.

Sidoqoftë, ndryshimi nuk arrihet vetëm përmes legjislacionit. Përpjekjet në arsim janë thelbësore. Kurrikulat shkollore duhet të pasqyrojnë më mirë historinë dhe trashëgiminë kulturore të njerëzve me origjinë afrikane dhe kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërive tona.

Nuk ka mungesë të mjeteve ligjore, profesionale dhe financiare për të arritur të gjitha këto. Ajo që mungon është vullneti politik.

Vendet evropiane nuk duhet të injorojnë Afrofobinë. Highshtë koha që ata të veprojnë për të ngushtuar hendekun midis premtimit të barazisë për të gjithë dhe realitetit. /Përshtatur nga Deutsche Welle

23
Tema Interesante / Nje koncept i ri per turizmin
« ne: 22-03-2021, 00:29:58 »
 

Turistët në Itali së shpejti do kenë mundësinë të lëvizin me taksi fluturuese dhe të përjetojnë një përvojë luksoze të ngrënies në eko-kulla. Të shijojnë një vakt të mirë me pamje panoramike.

Ky koncept i ri për turizmin, vjen si rezultat i një bashkëpunimi midis kompanisë së avionëve pa pilotë Ehang Holdings dhe arkitektëve nga Giancarlo Zema Design Group me bazë në Romë.

Secila prej kullave të quajtura ‘vertiporte’, do të lejojnë që taksitë e ajrit të ulen vertikalisht në tarracën e tyre, një ambient eko-miqësor i mundësuar nga energjia e gjelbër.

Pas konsumimit të një vakti të kushtueshëm dhe marrjes së pamjeve panoramike, makinat fluturuese do t’i çojnë vizitorët në një fluturim piktoresk deri në hotelet e tyre.

Sipas dizenjatorëve, dizajni unik i kullave vertiport është frymëzuar nga Baobab, një pemë jetëgjatë e Afrikës dhe këto kulla do të ndërtohen nga një kombinim i drurit dhe çelikut të laminuar.

Brenda secilës kullë do të ketë një kafene, një dhomë pritjeje dhe një restorant panoramik. Ndërkohë tarraca e kulmit në majë të secilit vertiport do të jetë e pajisur me panele diellore që nuk rrëshqasin, të afta të gjenerojnë më shumë se 300 kilovat energji çdo ditë.

24
Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një mandat të tretë. Përballë një sistemi shëndetësor të kolapsuar deri në atë pikë sa qytetarët preferojnë të vdesin në shtëpi në vend që të shkojnë në spital, programi i qeverisë Rama për të ndërtuar një aeroport për çdo qytet duket se nuk po ngjit.

Në këto kushte, Kryeministri ka lënë mënjanë propozimet dhe po e fokuson fushatën te sulmi ndaj opozitës. Më shumë se arritjeve të qeverisjes, Rama thekson faktin se nuk ka kush ta bëjë Shqipërinë përveç tij dhe PS-së. Është një pranim publik i pakënaqësisë së thellë me qeverisjen aktuale që u thotë qytetarëve “e dimë se jeni të pakënaqur, por s’ka kush t’ju qeverisë tjetër, na duroni se ne jemi e keqja më e vogël”.

Në këtë fushatë negative ka një hipokrizi të trefishtë. Së pari, vendosja e sulmit ndaj LSI-së dhe Metës në qendër të fushatës ndërkohë që Rama jo vetëm e ka ricikluar, por edhe po e riciklon LSI-në si fenomen në zgjedhjet aktuale. Së dyti, sulmi seksist ndaj kandidateve gra të opozitës, teksa Rama prezantohet si politikan progresist që stimulon pjesëmarrjen e grave në politikë, tregon se emancipimi i tij është thjesht fasadë. Së fundmi, Rama sot po sulmon opozitën si një plaçkë e vjetër politike, ndërkohë që oferta e tij qeverisëse po riciklon dhe legjitimon të kaluarën tonë të dhimbshme komuniste.

Deklarata e Ramës se synon të çojë për skrap LSI-në, është hipokrite, jo vetëm sepse fsheh rolin e tij në legjitimin dhe riciklimin e Metës, si në qeverisje edhe në Presidencë, por mbi të gjitha sepse vazhdon të riciklojë këtë fenomen mjaft negativ në listat e kandidatëve për deputete që u ofron shqiptarëve.

LSI përfaqëson kapjen dhe përdorimin e pushtetit për interesa personale nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve klienteliste me elektoratin pa asnjë dimension ideologjik, historik apo social.

LSI do të thotë reduktimi i politikës në pazar dhe i qytetarit në klient. Ndaj, ajo nuk mund të reduktohet thjesht te Meta apo Kryemadhi.

LSI është edhe Lefter Koka, edhe Nasip Naco, ministra dhe figura të rëndësishme të LSI-së. Sot, të dy janë kandidatë për deputetë të PS-së. Pra, për të çuar për skrap individët Meta dhe Kryemadhi, Rama po riciklon fenomenin LSI duke kandiduar dy nga simbolet më të rëndësishme të tij.

E njëjta gjë ndodh edhe me sulmin seksist që Rama ndërmori kundër kandidates së PD-së, Grida Duma. Imazhi pornografik që Kryeministri përdori për të sulmuar një femër në skenën publike, nuk degradon Gridën, por imazhin emancipues dhe modern të vetë Kryeministrit. Ndaj promovimi që ai u bën kandidateve femra brenda qeverisë dhe partisë së tij duket më shumë si hipokrizi elektorale sesa politika të mirëfillta emancipuese.

Por nuk është vetëm maskilizmi që rrëzon imazhin që Rama do të projektojë si një politikan modern, i cili i përket së ardhmes përballë një opozite demode që i përket të kaluarës. Kandidimi i nostalgjikëve të komunizmit si Luljeta Bozo që udhëheq listën e Tiranës dhe një kryetar Parlamenti si Gramoz Ruci, ish-ministër i Brendshëm i diktaturës, tregojnë qartë se Rama po riciklon të kaluarën ndërsa na fton të votojmë për të ardhmen. /panorama/
Bledi Kajsiu

25
Tema Aktuale / Per nostalgjiket e Enverit
« ne: 19-03-2021, 13:11:55 »
 

Per nostalgjiket e Enverit kjo foto.
Koha kur u be shtet, u ndertuan uzina e fabrika, u zhduk malarja, analfabetizmi. Ku haej bio, kanceri e diabeti ishin aq te rralla si semundje sa sot nuk do besohej.
Nuk egzistonte droga, brenga e emigrimit e as nenat qe vuanin se nuk kishin femijen aty per cdo rast. Nuk egzistonte as pangopja si sot apo prostitucioni. Koha kur ishin te gjithe njelloj e per nje sebep merrnin rroba borxh, madje dhe artistet.
Lumturia dhe  begatia ndihej ne cdo cep.
Pastaj erdhi demokracia... dhe kuptuam qe nuk ishim aq te lumtur sa e dinim dhe as u be me mire.
Kuptuam se bota me gjithe ato te keqija qe ne si kishim, kishte ecur shume para nesh ne po te njejtat vite.

Burimi:
Kodi: [Zgjidh]
https://m.facebook.com/groups/1362125690559306/permalink/3521360704635783/

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 436