×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 737
1
Art | Kulture / Game of Thrones - Finalja
« ne: 20-05-2019, 19:45:04 »
LOL

Pak a shume u mor vesh qe ne fillim fundi por syrgjynosjen e Snow nuk e prisja...😁

3
Art | Kulture / Game of Thrones - Finalja
« ne: 20-05-2019, 09:13:54 »

4
Art | Kulture / Game of Thrones - Finalja
« ne: 20-05-2019, 09:08:51 »
Mu' m'pelqeu per vete


5
Art | Kulture / Game of Thrones - Finalja
« ne: 20-05-2019, 04:31:29 »
 

E hoqem me ne fund.

6
Bota Sot / Termet politik ne Austri
« ne: 19-05-2019, 18:58:11 »
Sikur te ma kishin lexuar komentin dhe nje nga gazetat me te medhaja ne Austri ben paralele mes asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi me rastin e Ilir Metes dhe asaj qe ndodhi ketu sefundi. Ndryshimi eshte se ne Shqiperi behesh president pas nje skandali te tille.
 

 

7
Edhe se personalisht nuk me pelqeu kenga nje vote e dergova per Nr. 02.

8
Bota Sot / Termet politik ne Austri
« ne: 18-05-2019, 23:38:36 »
Per te qene i qarte, ky shkaktari i skandalit, ish zv-kryeministri tashme, eshte nje kriptofashist i poshter qe e meriton totalisht kete qe i ndodhi, qe i beri gropen vetes dmth. Kur shoh dicka te tille me vjen ne mendje se cfare do te ndodhte, ose cfare ka pas ndodhur perpara me raste te tilla ne Shqiperi, si psh ai i Metes vite me pare, apo i Gjushit te Durresit pak muaj me pare. Asgje. Fatkeqsisht. Dhe gjera te tilla e bejne apo c'bejne shtetin.

9
Bota Sot / Termet politik ne Austri
« ne: 18-05-2019, 23:32:43 »

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen 18 orë pas publikimit të video-skandalit, ku Zëvendës Kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, shfaq gatishmërinë për t’i siguruar një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ).
Teksa shpalli edhe zgjedhjet e parakohshme, Kurz e komentoi dorëheqjen duke u shprehur se u zgjodh kancelar për të ofruar ndihmesën e tij për Austrinë dhe jo për të siguruar një karrige pushteti. “Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë, por, unë nuk mund të qendroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot, jap dorëheqjen dhe thërras zgjedhje të parakohshme.”- tha Kurz në reagimin e tij pas dorëheqjes.

Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në këmbim të mbështetjes financiare. Në zgjedhjet e fundit, FPÖ-ja arriti 26 % të votave dhe u bashkua në një koaliacion paselektoral me ÖVP-në.

Videoja që u shpërnda  nga prestigjiozet “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung”, tregon për ambicien e oligarkes ruse për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë, “Kronen Zeitung”, me qëllim që të mbështeste FPÖ-në në peridhën paraelektorale. Organi i akuzës ka nisur hetimet për çështjen në fjalë. /lapsi.al

10
♩Muzika / I don't care - Ed Sheeran feat. Justin Bieber
« ne: 17-05-2019, 23:30:03 »
Lyrics

12
Të Ndryshme / Llotaria Amerikane
« ne: 17-05-2019, 17:44:13 »
Lajm i keq për shqiptarët, Trump do të anulojë Lotarinë Amerikane
Shtetet e Bashkuara pritet të anulojnë Lotarinë Amerikane dhe të adoptojë një sistemi të ri emigracioni që avantazhon personat më të kualifikuar.

Plani i ri që pritet të prekë edhe mijëra shqiptarë u bë i ditur të enjten nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Ai cili shtoi se kategoritë ekzistuese “Grin Kard” do të zëvendësohen me një vizë të re të quajtur viza “Të ndërtojmë Amerikën”.

Sistemi i ri me pika parashikon të njëjtin numër kartash të gjelbra që lëshohen çdo vit për emigrantët, porse ndryshon raportet mes personave që pranohen mbi aftësive profesionale apo shkollore dhe atyre që kanë lidhje familjare në SHBA.

Për personat e kualifikuar, pranimi në SHBA do të rritet nga 12 në 57 për qind, ndërsa do të ulet numri i atyre që u lejohet qëndrimi në vend apo nënshtetësia për shkak të raporteve familjare.

Për të garantuar integrimin sa më të mirë të emigrantëve, aplikuesit e ardhshëm do të duhet të mësojnë anglisht dhe të kalojnë një provim për të drejtat dhe përgjegjësitë si qytetarë në Amerikë.

Presidenti amerikan tha se nëse për arsye politike rivalët demokratë shprehen kundër planit të tij të emigracionit mbi bazën e meritave, legjislacioni do të kalojë pas zgjedhjeve të nëntorit 2020 sapo ai të ketë fituar dy dhomat e Kongresit dhe presidencën.

Që të hyjë në fuqi, propozimi i presidentit Trump kërkon mbështetjen si të Senatit të kontrolluar nga republikanët edhe të dhomës legjislative me shumicë demokrate.

Kryetarja e kësaj të fundit, Nensi Pelozi, e bëri të ditur qëndrimin e partisë së saj duke e quajtur joserioz planin e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo shtoi se historia e Shteteve të Bashkuara është ajo që njohim edhe pse të ardhurit nuk kanë qenë të gjithë inxhinierë.

Në Amerikë emigrojnë çdo vit rreth 1,1 milionë, ndërsa dy e treta e tyre fitojnë kartën e gjelbër nisur nga raportet familjare. Me mijëra shqiptare aplikojnë çdo vit për të përfituar nga lotaria amerikane duke e pare atë si një forme ligjore për të emigruar në SHBA dhe ky numër çdo vit e më shumë është rritur./lapsi.al

13
Lajmet e Fundit / Mustafa Nano
« ne: 17-05-2019, 14:28:37 »
Mustafa Nano i ka bërë thirrje qeverisë dhe ndërkombëtarëve të mbysin dhunën e opozitës se “Unë e di, që apeli në mbrojtje të rendit e qetësisë publike shkon në favor të pushtetit. Por kështu si po shkojnë punët, nuk bëhem më
merak për këtë gjë. Nuk kam luksin për të jetuar me një merak të tillë. Askush nuk e ka më këtë luks. Madje, me këtë rast po i bëj një apel
qeverisë (edhe partnerëve të huaj që kanë ndikim e pushtet në Shqipëri): Është ok që merrni përsipër të mbroni të drejtën e dhjetra mijrave njerëzve për të protestuar, por në të njëjtën kohë duhet të merrni përsipër, mbi të gjitha, të mbroni të drejtën e qindra mijrave të, tjerëve për ditë jetuar në paqe në vendin e tyre” ka thene gazetari.

Një nga argumentat që ai ka dhënë për të mbërritur në këtë përfundim është ideja e tij se “…një kauzë e drejtë, e përfaqësuar nga njerëz të gabuar, është një kauzë e gabuar”.

Në realitet kjo qëndron, vetëm se me një ndryshim të vogël: kur PD ishte në pushtet, Nano predikonte se të gjitha qelbësirat duhej të bëheshin bashkë kundër tij. Ndërsa sot ka optikë tjetër: kauza e çdo qelbësire është kauzë e gabuar. “Vetem budallenjtë nuk ndryshojnë mendim” thotë një thënie e vjetër.

©Lapsi.al

14
Temat e Dites / Armiqte e popullit
« ne: 17-05-2019, 14:26:31 »
I ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”, Bernd Borchardt ka folur dhe për politikanët e sotëm shqiptarë.

Sipas tij, politikanët shqiptarë mjerisht që nga koha e regjimit diktatorial dhe deri më sot përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin si “armiku të popullit” dhe me këtë po i shkaktojnë një dëm shoqërisë.

Ai ka thënë se duhet të marrë fund miti i “armikut të popullit”.

“Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.

Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”.

Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.

Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat.

Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri.

Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet –  janë përgjigjet e tij thelbësore.

Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore. /Lapsi.al

Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë”, është shprehur Borchardt.

15
Moda | Estetika / Mode per meshkuj - Men with Style
« ne: 17-05-2019, 12:29:49 »

16
Miku im Borchardt, si të përdorën kështu?
Shkas për këtë shkrim u bë telefonata e një miku të vjetër, anëtar i Parlamentit Europian prej shumë vitesh. Ai ka mbajtur disa herë edhe poste ministrore në një nga vendet e mëdha të Bashkimit Europian. Miku im ishte i shqetësuar për kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE-së dhe po më kërkonte që unë të përcillja në rrugë informale këshillën e tij për drejtuesit e Partisë Demokratike, me qëllim që ata të dënonin hapur dhe pa vonesë këtë akt jo vetëm të shëmtuar, por edhe të dëmshëm për imazhin e opozitës.

– Po çfarë i kanë thënë? Si e kanë kërcënuar? – e pyeta unë.

Pa hyrë në hollësitë e bisedës sonë, miku im nuk dinte asgjë konkrete lidhur me përmbajtjen e këtij kërcënimi. Ai dinte vetëm se ambasadori i OSBE-së në Tiranë është kërcënuar, njoftim që e kishte marrë nga burime zyrtare brenda Parlamentit Europian. Unë i tregova pa shtuar as hequr asnjë fjalë çfarë kishte ndodhur. Madje i nisa edhe me Watsapp fotografinë e murit të pallatit ku jeton ambasadori, në hyrje të të cilit ishte shkruar “Ambassador Borchardt, shame on you”. (Ambasadori Borchardt, turp për ju!)

– Vetëm kaq është? – më pyeti ai. – Nuk ka diçka tjetër?

– Vetëm kaq. Nuk ka asgjë tjetër.

Pastaj, me dëshirën për ta kuptuar më thellë çështjen, miku im më pyeti nëse në kulturën tradicionale shqiptare damkosja me “turp” nxiste ndjenja urrejtje, të cilat sigurisht do të linin vend për ta menduar kërcënimin. Një pyetje e tillë në gojën e mikut tim vinte pse ai, me aq tekst sa kishte ngjarja, nuk po e shihte ku ishte kërcënimi në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. I shpjegova se edhe në kulturën tradicionale shqiptare, një vlerësim i tillë nuk shkonte përtej një degradimi moral të njeriut. Aq më pak mund të përbëjë kërcënim sot, kur turpi i burrit është bërë një shfaqje banale në shoqëri. Turpi ka rëndësi vetëm atje ku nderi ka rëndësi. Pra, turpi në Shqipëri e ka humbur vlerën si emocion, sepse vetë nderi në thelbin e tij e ka humbur rëndësinë.

Lexo më tej:

Me parullë tek shtëpia e Borchardt, në polici studentja

Me Bernd Borchardt jemi miq qysh në fillim të viteve 2000, kur ai erdhi në Tiranë si ambasador i Gjermanisë. Pas përfundimit të mandatit këtu, ai shkoi në Kosovë për të drejtuar Eulex. Jemi takuar po ashtu edhe në Prishtinë, kur unë isha Ministër i Jashtëm. Dhe kjo miqësi vazhdon me kthimin e tij në Tiranë, në krye të zyrës së OSBE-së. Shihemi herë pas here për kafe. Kam qenë i ftuar për darkë edhe në shtëpinë e tij. Po i përmend këto fakte për të pohuar vlerësimin tim për të si njeri dhe si diplomat. Me kaq sa e njoh, mbetem i bindur se ai e ka kuptuar shumë mirë që fjala e shkruar në hyrje të pallatit, ku ai banon, nuk përmban ndonjë kërcënim. Rrjedhimisht, mbetem i çuditur si pranoi ai të marrë rolin e një viktime të paqenë, duke u bërë protagonist deklaratash deri në nivelin më të lartë të diplomacisë evropiane, shoqëruar kjo edhe me teatrin e rojave që nxitoi t’i vinte qeveria e Ramës për ta marrë në mbrojtje, pra, për ta bërë edhe më të dukshëm kërcënimin që rëndonte mbi të.

Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Unë do ta kuptoja që ambasadori Borchardt të ndjehej i fyer dhe ta shprehte me plot zërin indinjatën e tij. Jo thjesht për solidaritet prej miku, por për parim do t’i bashkohesha në shprehjen e kësaj indinjate. Sepse ajo fjalë është një akt etik i papranueshëm nga ana e atij që e ka shkruar edhe shpresoj të mos përsëritet kurrë më ndaj një diplomati të huaj në Tiranë. Ma merr mendja se ambasadori Borchardt do të dilte shumë më i larë nëse këtë ngjarje të vogël, do ta trajtonte natyrshëm si një fyerje personale, morale, siç edhe është në të vërtetë. Konventat ndërkombëtare, në të cilat aderon edhe Republika e Shqipërisë, nuk i marrin në mbrojtje diplomatët kundrejt vlerësimeve morale, qofshin ato edhe padrejtësisht degraduese. Nga ana tjetër, duke e mbajtur incidentin brenda caqeve banale të përmbajtjes së tij, ambasadori Borchardt do t’i kishte hequr Kryeministrit Rama mundësinë për ta bërë manipulimin e tij të radhës me faktet, siç e bëri, duke dërguar skuadrën me roja. Në fjalë të fundit, me dëshirën apo pa dëshirën e tij, ambasadori i OSBE-së u përdor në këtë rast nga Kryeministri i Shqipërisë.

Andi Bushati: Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Rojet përreth banesës, zyrës apo çdo vendi ku gjendet ambasadori, për sytë e të huajve janë sot treguesi më domethënës për pasigurinë që sundon në vend. Përfshirja e këtij incidenti në raportet ndërkombëtare e prish imazhin e Shqipërisë shumë më tepër edhe se vjedhja e miliona eurove në pistën e aeroportit apo vrasjet për larje hesapesh midis bandave në Vlorë apo në Shkodër. E kam fjalën për imazhin që ndikon në udhëtimin e të huajve drejt Shqipërisë, kryesisht si turistë. Kërcënimi i një ambasadori nxjerr në pah pikërisht atë pasiguri, nga e cila tremben të huajt. Kryeministri ynë as që i mendon gjërat nga kjo anë. Ai madje gëzohet kur i jepet rasti të hedhë baltë mbi opozitën. Kështu veproi edhe kësaj here. Pa bërë asnjë hetim, ai nxitoi të niste drejt Brukselit, Vjenës apo Strasburgut mesazhe, ku fajësonte opozitën si kërcënuese të ambasadorit. Është pikërisht ky kryeministër, i cili ankohet kundër atyre që shajnë Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Nga ana e saj opozita iu përgjigj në të njëjtën mënyrë. Domethënë, pa asnjë profesionalizëm. Ajo akuzoi Ramën si porositës të “kërcënimit”, me qëllim për t’i kthyer aleatët europianë kundër saj (opozitës). Pra, de facto e pranoi se ambasadori ishte kërcënuar. Sigurisht që as Partia Demokratike nuk bëri ndonjë hetim për të arritur në këtë përfundim mbi fajësinë. Por ajo ndoqi rrugën e Ramës: shpifjes iu përgjigj me shpifje, duke përforcuar kështu tek “aleatët europianë” bindjen se, pavarësisht të vërtetës rreth fajtorit, ambasadori ishte kërcënuar. Opozitës do t’i mjaftonte një distancim nga ky akt, duke kërkuar një hetim serioz për përgjegjësit. Dhe, po t’ia thoshte zemra, le t’i shprehte ambasadorit mbështetjen e vet për të kryer detyrën. Nuk nevojitej asgjë më tepër.

Panorama

17
Lajmet e Fundit / Agon Channel
« ne: 17-05-2019, 12:26:10 »
Rama memec për humbjen e mbi 100 milionë eurove kundër Bechetit
https://lapsi.al/2019/05/17/rama-memec-per-humbjen-e-mbi-100-milione-eurove-kunder-bechetit/

18
Café "Zerion" ツ / Kënga që po dëgjoj
« ne: 17-05-2019, 11:36:13 »
In the Air Tonight

19
Deputetja e Kosovës përdori një foto pornografike nga Iraku për përdhunimet serbe (FOTO+18)
https://lapsi.al/2019/05/16/skandali-deputetja-e-kosoves-perdori-nje-foto-pornografike-nga-iraku-per-perdhunimet-serbe-foto18/

20
Lajmet e Fundit / Agon Channel
« ne: 17-05-2019, 09:21:09 »
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë shumë të shkurtër për lajmin se Shqipëria ka humbur në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut një çështje me biznesmenin italian Francesco Becchetti, pronarin e televizionit Agon Channel. I pyetur në emisionin “Opinion” Rama tha se nuk mund të bëjë asnjë koment për këtë çështje.

“Në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen. Ka një klauzolë konfindecialiteti që i obligon palët të mos shprehen pasi është gjykata që në përfundim të procesit do të shprehet. Për momentin kemi portalet”- tha Rama që nuk e mohoi se e di vendimin e marrë që në 24 prill, por që sipas tij nuk mund ta thotë. ©LAPSI.al


21
Café "Zerion" ツ / Mirmengjesi Zerista!
« ne: 17-05-2019, 09:15:16 »
Miremengjes
 

22
Art | Kulture / Game of Thrones - Finalja
« ne: 16-05-2019, 23:52:30 »
"The entire plot from the season finale of ‘Game of Thrones’ just leaked, and it’s even worse than we thought" https://bit.ly/2VusaDV

23
Biseda | Diskutime / Rudina Hajdari
« ne: 16-05-2019, 23:29:58 »
Cfare ka kjo e shkreta?!

24
Interesante, por u kualifikuam per ne finale. Urime.
 

25
Keta sikur kane shkuar ne festival folklorik. Nuk me pelqeu!
 

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 737